Nesër do të lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Dokumentet me laps, vetësigurimet, periudha e lejeve të lindjes, emigrantët…

574
Vetësigurimet për të plotësuar vitet e pensionit, a llogariten periudha pune lejet e lindjes, pensioni suplementar për kryetarët e komunave, çfarë është pensioni familjar dhe si ndahet ai
Dokumentet e shënuara me laps, vetësigurimet, periudha e lejeve të lindjes si vjetërsi pune, rillogaritja për emigrantët dhe pensioni familjar
Dokumentet e pensioneve të shënuara me laps, pensioni familjar 
Pyetje
Disa pensionistë në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” thanë: 
1. Sigurimet shoqërore nuk na njohin vjetërsi pune për pension periudhat e shënuara me laps në dokumentet zyrtare dhe na kërkojnë vërtetimet e pagave para vitit 1994, të cilat qendrat e punës nuk na i japin. Ju lutemi na sqaroni si veprohet në këto raste?
2. Kohët e fundit bashkëshorti im ndërroi jetë, ai merrte 24,000 lekë në muaj pension ndërsa unë marr pension të pjesshëm 11,000 lekë në muaj. Pyes, a kam të drejtë të ndërpres pensionin tim dhe të marr pensionin e burrit? 
Përgjigje 1 
– Mbështetur në Kodin e Punës vjetërsi pune për pension njihet periudhat e punuar e të siguruara në vendin tonë në ish kooperativën bujqësore, sektorë privatë e shtetërorë, nga mosha 16 vjeç pavarësisht nga gjinia. Sipas vendimit të qeverisë nr 482 dt 29.06.2016, botuar në fletoren zyrtare 122 thuhet: „Njihen vjetërsi pune për pension periudhat e punës të kryera nga personat e punësuar në ish ndërmarrjet shtetërore dhe anëtare të kooperativave bujqësore sipas dokumentimit në regjistrat e vjetërsisë së punës, në rastet kur në fletët e regjistrit ose vite pune të veçanta janë të dokumentuara me laps“. 
– Bazuar në vendimin e qeverisë 929 dt 29.12.2014 botuar në fletoren zyrtare 200 – „pagat deri më 31.12.1993 për pension nuk dërgohen në sigurimet shoqërore nga pensionistët pavarësisht se ku kanë punuar përfshi dhe personat që kanë punuar në kooperativa bujqësore, por merren nga vendimi i qeverisë nr 561, dt 12.08.2005. Pagat e përcaktuara në vendimin e mësipërm para llogaritjes së pensionit nga sigurimet shoqërore shumëzohen me koeficientin 8,59.
– Konform pikës 5 të vendimit të mësipërm të KM, në rastet kur dokumentet që vërtetojnë periudhat e punës janë të djegura ose janë bërë të papërdorshme, vërtetimi i vjetërsisë në punë bëhet në gjykatë dhe sigurimet shoqërore kur nuk kanë argumente….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal