Nesër do të lexoni/ Brunilda Spiro: Këshilla për ju të dashur prindër

1246
Të dashur prindër, gjatë perëndimit, dielli struket duke bërë një hije të pazakontë, një hije që sikur na thotë, bijtë e mi, ndriçojeni tani tokën dhe veten, unë kam besim tek ju! Përgjegjësi të madhe na lë mbi supe, por ne as e kuptojmë dhe as e vrasim mendjen për këtë. Ne jemi të pavetëdijshëm për fenomene të natyrës, që na flasin me një gjuhë të ndryshme. Ne i urrejmë përgjegjësitë, që i njohim, jo më ato që shkojnë përtej të zakonshmes. Unë shpesh pas perëndimeve të tilla, në perëndim të ndryshëm nga tuajin, shumë larg tokës mëmë, mendoj për përgjegjësi, të cilat kaq larg, në vend që të zvogëlohen, marrin përmasa… Nëse po marr guximin t’ju shkruaj, jam e vetëdijshme që do më gjykoni, pasi edhe unë njësoj si ju kam vepruar. Po ju lutem të më dëgjoni dhe vlerësoni çfarë dua t’ju them, jo si prind, por si një mësuese, që me guxim kam shkruar për problemet e “reformave”, në arsimin shqiptar, ende pa ikur kaq larg. Meqë kam dhënë mësim në arsimin privat dhe në arsimin shtetëror, kam njohur dy sjellje të prindërve shqiptarë, që i kuptoje më mirë, në takimet e caktuara me prindërit: Atë ditë që kishim takim me prindër në shkollën private, shihja edhe tek vetja, edhe tek koleget që kishim tension. Qysh në mëngjes, dukej qartë që ishim kujdesur për lukun e flokëve, veshjen dhe thonjtë. Si azmatike që isha ndjeja pak mungesë frymëmarrje, pasi aromat pështjelloheshin mes tyre, si në një kopsht me lule të të gjitha llojeve. Ndërsa në fytyrë kishim stamposur një buzëqeshje klasike , të mirë se ardhjes pa dëshirim dhe me zor flisnim, për të mos e hequr dhe harruar si një maskë një përdorimshe. E tillë edhe ishte…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal