Nëse do të mbyllësh një problem politik, krijo një komision hetimor parlamentar

278
Sigal

Ermir Gjinishi

Pas dështimit me komisionin e parë hetimor kundër Presidentit të Republikës, ramasekti menjëherë pas masakrës së zgjedhjeve të 25 prillit, u hodh në sulmin e dytë kundër institucionit të Presidentit. Është një furtunë në gotë, tipike e betejave të tij donkishoteske, për të larguar vëmendjen nga realiteti postzgjedhor. Sipas të gjitha opsioneve, parlamenti i partisë-shtet nuk ka asnjë mundësi ligjore të realizojë këtë sipërmarrje politike, krejtësisht nul.

  • Në bazë të ligjit për komisionet hetimore (kreu I neni 4 pika 6), 4 muajt e fundit nuk mund

të ngrihet komision hetimor parlamentar, dhe këtu nuk llogaritet dita e fillimit por dita e mbarimit të punës së komisionit e cila i bie të jetë përfundimi i kësaj legjislature.

  • Ky komision parlamentar është antikushtetues, sepse objekti i hetimit dhe ngritjes së tij ka

të bëjë me zgjedhjet parlamentare të cilat i përkasin kuvendit të ardhshëm, dhe vetëm ai kuvend ka të drejtë të hetojë mbi procesin zgjedhor të 25 prillit.

  • Legjitimiteti i aktivitetit kushtetues të institucionit të presidentit bazohet ekskluzivisht tek

mandati 5 vjeçar që kushtetuta i ka dhënë kreut të shtetit (neni 88 pika 1). Ky mandat përfundon më 22 korrik 2022. Ndërkohë, mandati i kuvendit është 4 vjeçar dhe përfundon atëherë kur zgjidhet një kuvend tjetër, qoftë edhe me zgjedhje të parakohëshme (neni 65 pika 1). Pra kuvendi ekzistues, i kushtëzuar edhe nga faktori kohë, nuk mund të ngrejë një komision hetimor me objekt hetimin e veprimtarisë zgjedhore të një procesi zgjedhor i cili juridikisht nuk ka përfunduar akoma. Vetëm kur ky proces zgjedhor përfundon ligjërisht, atëherë mund të ngrihet komision hetimor i posaçëm, por ky komision, në rastin konkret, do ti takonte vetëm parlamentit të ardhshëm.

  • Kushtetuta jonë, si në shumicën e kushtetutave republikane, parashikon vetëm përgjegjësi

jurudike, kryesisht penale për aktet e kreut të shtetit. Ajo qartëson saktë se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet vetëm në rast të shkeljeve të rënda kushtetuese (siç është tradhëtia kombëtare) apo në rastin e kryerjes së një krimi të rëndë (neni 90 pika 2).

  • Çdo lloj mesazhesh politike të kreut të shtetit gjatë procesit zgjedhor, mbeten në kufijtë e

mendimit apo opinionit të tij, qofshin këto edhe ekstreme, dhe përsa kohë nuk shoqërohen me veprime juridike ato janë nul, njësoj si në rastin e deklaratave të ngjashme të shprehura nga ndonjë deputet në kuvend apo ajo e kryeministrit kur kërcënonte publikisht Erjon Veliajn se do ta varte në pemë më 2019-tën (neni 73 pika 1).

  • Në çdo rast, edhe kur konstatohen thirrje që mund të kalojnë kufirin e një vepre të përshkruar

në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, ato mund t’i njoftohen prokurorisë e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore, pasi Presidenti i Republikës të lërë mandatin, për shkak të imunitetit që kushtetuta dhe ligji i ka dhënë kreut të shtetit (neni 77 pika 2).

  • Nuk mund të argumentohet asnjë shkelje e asnjë neni të kushtetutës që ka të bëjë me kopetencat

kushtetuase të kreut të shtetit, për sa kohë nuk janë të shoqëruara me akte jurudike të kreut të shtetit, por vetëm me veprimtari verbale. Në asnjë rast, ky kuvend apo ndonjë institucion tjetër, nuk ka ngritur pretendime penale dhe ligjore ndaj aktivitetit të Presidentit.

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sqaron ndarjen e pushteteve mes instutucioneve të

pavarura, ndaj saktëson dhe moskopetencën për shkarkim të kuvendit por vetëm të drejtën për komision hetimor (neni 73 pika 1). Të drejtën për shkarkim ja jep vetëm gjykatës më sipërore të vendit, Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka të qartësuar kur dhe si shkarkohet kreu i shtetit (neni 90 pika 3).

  • Opinionet e Komisionit të Venecias të vitit 2019 pas komisionit të parë hetimor ndaj

Presidentit, saktësojnë se në mungesë të një ligji të posaçëm për Presidentin e Republikës i takonte kuvendit ekzistues të hartonte një ligj të tillë të cilin ky kuvend nuk e ka hartuar.

  • Në kushtet kur mungon një ligj i posaçëm për Presidentin dhe aktivitetin e tij, kuvendit i lind

detyra të hartojë një ligj të tillë, siç ka hartuar ligjin për Këshillin e Ministrave, por për sa kohë ky ligj nuk ekziston ai nuk mund të ketë efekte prapavepruese.

Rama synon të largojë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit me alibinë politike ndaj kreut të shtetit, të krijoi kriza fallco duke dizenjuar veten si njeriu “institucional” i shtetit të së drejtës në sytë e ndërkombëtarëve. Por futja në objektin e hetimit të këtij komisioni ngjarja e rëndë e Elbasani e datës 21 prill, është vetëdenoncim fatal. Përfshirja e ngjarjes së Elbasanit është garancia që regjimi i ramasektit i jep aleatit të tij më të rëndësishëm, krimit të organizuar. Rama është krejtësisht i kapur nga krimi. Ata i shërbejnë pushtetit të Ramës dhe ky i fundit i ofron mbrojtjen e premtuar. Kjo është vetëm një pjesë e “shpërblimit”.

Rama nuk ka qëllim të zbardhë krimin zgjedhor, sepse e ka bërë vetë. Komision hetimor i ramasektit mbetet i paditur nga postulati së Andreotit: Në politikë, nëse do të mbyllësh dhe të mos zgjidhësh kurrë një problem, atëherë krijo një komision hetues parlamentar.