Analizë nga Nako Petro, ish-Drejtor i Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës
Eksperti i gjeologjisë dhe nëntokës deklaron se Shqipëria po paguan sot çmimin e një modeli ndërtimi rrugësh që ka më shumë propagandë se inxhinieri. Rrugët janë bërë me kosto marramendëse për kilometër, por pa studime serioze gjeologjike, pa projektim të qëndrueshëm të terrenit dhe pa mbikqyrje reale. Bllokimi i juglindjes s’është vetëm problem transporti, por edhe ekonomie, shëndetësie dhe sigurie publike. Në vend që të ndërtojmë rrugë që zgjasin 20–30 vjet, ne ndërtojmë rrugë që zgjasin sa një mandat. Paratë shkojnë për asfaltin sipërfaqësor, ndërsa ajo që nuk duket janë stabilizimi i terrenit, drenazhimi, muraturat mbajtëse, studimet gjeologjike. Në vendet e BE-së rrugët zgjasin 15-20 vite sepse ka standarde detyruese dhe garanci 5–10 vjeçare për firmën ndërtuese.

Shqipëria sot po paguan çmimin e një modeli ndërtimi rrugësh që ka më shumë propagandë se inxhinieri. Rrugët janë bërë me kosto marramendëse për kilometër, por pa studime serioze gjeologjike, pa projektim të qëndrueshëm të terrenit dhe pa mbikqyrje reale. Rezultati konkret janë çarje asfalti , shembje masive dherash, rrugë të bllokuara për ditë të tëra dhe një juglindje e vendit e izoluar nga qendrat ekonomike e shërbimet. Në vend që të ndërtojmë rrugë që zgjasin 20–30 vjet, ne ndërtojmë rrugë që zgjasin sa një mandat. Paratë publike shkojnë për asfaltin sipërfaqësor, ndërsa ajo që nuk duket janë stabilizimi i terrenit, drenazhimi, muraturat mbajtëse, studimet gjeologjike dhe gjeoteknike, të cilat anashkalohen ose bëhen “në letër”. Shembjet e shpeshta të dherave në akset malore janë provë e drejtpërdrejtë e mungesës së studimeve gjeologjike. Shqipëria është vend me terren të thyeshëm, me rrëshqitje natyrore dherash dhe me zona të paqëndrueshme. Të ndërtosh rrugë pa studim të strukturës së tokës është si të ndërtosh shtëpi mbi rërë. Nuk është fatkeqësi natyrore është paaftësi njerëzore dhe përgjegjësi shtetërore.
– Bllokimi i Shqipërisë juglindore për disa ditë nuk është vetëm problem transporti, por edhe problem ekonomie, shëndetësie dhe sigurie publike.
– Në vend që të ndërtojmë rrugë që zgjasin 20–30 vjet, ne ndërtojmë rrugë që zgjasin sa një mandat.
-Paratë publike shkojnë për asfaltin sipërfaqësor, ndërsa ajo që nuk duket janë stabilizimi i terrenit, drenazhimi, muraturat mbajtëse, studimet gjeologjike
Bllokimi i Shqipërisë juglindore për disa ditë nuk është vetëm problem transporti.
Është problem ekonomie, shëndetësie dhe sigurie publike. Ambulancat vonohen, furnizimi me ushqime ndërpritet, bizneset humbasin, qytetarët izolohen. Dhe askush nuk mban përgjegjësi. Institucionet që duhet të planifikojnë, kontrollojnë dhe mbikqyrin punimet si Autoriteti Rrugor Shqiptar shfaqen vetëm për deklarata pas ngjarjes, jo për parandalim para saj. Institucionet përgjegjëse shpesh firmosin kolaudime formale , nuk testojnë realisht trashësinë e asfaltit, rezistencën, drenazhimin dhe mbyllin sytë për devijime nga projekti. Në letër rruga është “perfekte”, në terren del e difektuar. Shumë segmente nuk kanë kanalizime të mira për ujërat, pjerrësi korrekte, uji futet poshtë asfaltit ngrin në dimër duke e çare rrugën nga brenda. Kjo shihet kudo, nga rrugët urbane në Tiranë te akset interurbane.
Në vendet e BE-së…
Në vendet e BE-së rrugët zgjasin 15-20 vite sepse ka standarde detyruese trashësie dhe materiali, ka kontrata garancie 5–10 vjeçare për firmën ndërtuese, firma paguan riparimet nëse rruga prishet para kohe,kontrolli bëhet nga laboratorë të pavarur, jo nga politika. Në vend që kompanitë të detyrohen të riparojnë dëmet brenda garancisë, paguhet sërish nga buxheti i shtetit , pra nga taksat e qytetarëve. Në Shqipëri s’ka garanci reale, s’ka penalizim për cilësinë, s’ka laboratorë të pavarur me peshë ligjore. Ironia më e madhe është se këto rrugë ndërtohen me çmime shumë më të larta se në vende të BE-së, por me cilësi shumë më të ulët. Ne paguajmë si për autostrada europiane, por marrim rrugë që shemben pas shiut të parë. Kjo nuk është thjesht dështim Teknik, është dështim i modelit që kemi zgjedhur. Kur tenderët fitohen nga më i lidhuri politikisht dhe jo nga më i afti teknikisht, rezultati është asfalt i shtrenjtë mbi tokë që rrëshqet. Shteti shqiptar sillet sikur problemi janë reshjet e shiut, jo, rrugët nuk po prishen nga natyra .Problemi është se rrugët janë projektuar pa respektuar gjeologjinë e territorit, pa masa mbrojtëse, pa mirëmbajtje dhe pa përgjegjësi kontraktore… Kjo histori përsëritet çdo dimër, rrugë që shemben, fonde emergjente, tendera të rinj, dhe asnjë mësim i nxjerrë. Në një vend normal, pas bllokimit të një zone të tërë do të kishte hetim teknik të pavarur, përgjegjësi administrative dhe penale, auditim të kontratave dhe studimeve gjeologjike. Në Shqipëri ka vetëm heshtje, justifikime dhe premtime për “rikonstruksion”. Kur politika 35-vjeçare e sheh asfaltin si fushatë dhe jo si infrastrukturë kombëtare, atëherë shembjet e dherave janë thjesht pasqyre e shembjes së institucioneve të shtetit.
– Shqipëria sot po paguan çmimin e një modeli ndërtimi rrugësh që ka më shumë propagandë se inxhinieri.
-Rrugët janë bërë me kosto marramendëse për kilometër, por pa studime serioze gjeologjike, pa projektim të qëndrueshëm të terrenit dhe pa mbikqyrje reale.
– Në vendet e BE-së rrugët zgjasin 15-20 vite sepse ka standarde detyruese trashësie dhe materiali, ka kontrata garancie 5–10 vjeçare për firmën ndërtuese
Ja disa nga arsyet kryesore pse ndodh që rrugët dëmtohen shpejt:
Dhënia e tenderave
Kur tenderat jepen mbi baza klienteliste (miqësi, lidhje politike, favorizime), rrezikohet: përzgjedhja e kompanive jo më të kualifikuara, oferta më e ulët që fiton, por me cilësi të dobët, mungesa e konkurrencës reale
Kontrolli i dobët teknik
Edhe kur projekti është i mirë në letër, problemi lind në zbatim: mungesë supervizimi serioz gjatë punimeve, mosrespektim i standardeve të trashësisë së asfaltit, materiale jo cilësore, mungesë testimesh laboratorike
Mungesa e mirëmbajtjes
Rrugët kërkojnë mirëmbajtje periodike. Nëse: nuk pastrohen kanalet kulluese, nuk mbyllen çarjet në kohë, nuk riparohen dëmtimet e vogla, atëherë dëmi përhapet shumë shpejt.
Kushtet klimatike dhe ngarkesa
Reshjet intensive, luhatjet e temperaturave, mjetet e tonazhit të rëndë pa standarde të forta ndërtimi, i përkeqësojnë dëmtimet. Në thelb, problemi nuk është vetëm “miqësia”, por kombinimi i: korrupsionit të mundshëm, mungesës së llogaridhënies, dobësisë institucionale, kulturës së mosndëshkimit. Nëse do të kishte: transparencë reale të tenderave, publikim të detajuar të kontratave, ndëshkim për punime me defekte, garanci shumëvjeçare të detyrueshme, rrugët do të kishin jetëgjatësi më të madhe.






















