Myzejen Konduri: Mos lejojmë të derdhet durimi  

S’dua të vjellë vrer për krimin makabër, po dua të bërtas! Lexova me vëmendje shkrimin e Mjeshtrit të Madh, Gëzim Tushi, botuat para disa dtësh në gazetën “TELEGRAF”, ku veç analizës mjeshtërore dhe sugjerimeve profesionale e mbështes kur thotë të ngrihet zëri…Unë do të përdor sinonimin BËRTAS. Si Shkrimtare për Fëmijë (ndonëse kam kohë pa dalë me botim, për arsye objektive) vendosa të shkruaj pasi dëgjova lajmin nga shtypi Viziv dhe i Shkruar, për ngjarjen në Frashër. Nganjëherë Njeriu, dëshiron të mos i jetojë disa ngjarje, prej ligësisë çnjerëzore, po egoja ime, më thotë se duhet të bërtasim me Fjalën, armën më të fortë që kemi ne krijuesit. E dini pse? Se jam e tmerruar dhe shumë e inatosur. Të mbysësh Babain?! Tmerr! Po kjo nuk ka ndodhur në një ditë… Si Nënë, krijuese dhe qytetare, bëj çmos për të njohur realitetin me njerëzit dhe botën e tyre, veçanërisht Fëmijët e të Rinjtë & të Rejat, komunitetet me të cilët punoj më shumë, por nuk pranoj Arsyet e Çmenduritë që po shfaqin në këtë tranzicion të tejzgjatur.  Është dobësuar shumë edukimi në Familje. Është shpërfillur mungesa e kohës kushtuar Fëmijve. Një pjesë janë dhënë pas rehatit. Të tjerë pas punës. Të tjerë, pas celularëve dhe ekraneve. E si mund t’ci rregullojmë këto mardhënie nqs nuk ju ushqejmë dashuri e mirësi, për të dalluar detyrën, nga kërkesat. Për të dalluar të mirën nga e keqja. Për të njohur sakrificën e këmbënguljen?! Si mund të gjejmë Paqe kur flasim vec me gojë, pa i ushqyer me ndjenjat e shpirtit?! Fajin s’duhet ta lemë të lirë që të godasë.Vajza mbyt Babain…Jo Atë të Dhunshmin, Pijanecin, Përdhunuesin, po Babain që e rriti deri 26 vjeç dhe e jetonte jetën e saj, pa punuar, pa përgjegjësi, por vetëm duke kërkuar nga Babai. Ende se kishte kuptuar kjo vajzë, se nga varfëria dilet me punë e shumë djersë?! Leku, leku, leku…po harruar Dashuria, Besnikëria, Mirësia që sjell këto tmerre.Vjen një Pikë dhe disa Fëmijë tregohen të pa edukuar, Mosmirnjohës, të etur nga Lakmia, me pretendime idiote dhe mbysin, vrasin pa mëshirë, pa turp. Kjo Mosmirnjohje me ligësinë, të çojnë në Ferrin e së keqes. Këto 2- 3 vitet e fundit, vërej se këto sjellje të pazakonta kanë nisur të shtohen. Njerëzoria po del jashtë Mode. Patrioti, Ëndërrtari dhe i Miri, duhet të ngulmojnë që të punohet  më shumë me Fëmijët, në Familje, Shkollë e Shoqëri. Dua të theksoj se veçanërisht detyra e Prindit është që ta pasurojë me informacionin e moshës Fëmijën për jetën dhe të reduktojë keqinformimet e mara nga çdo drejtim.S’po kërkojmë Përsosmërinë, po të analizojmë çdo hallkë të Edukimit të tyre nga Familja, Shkolla, Shoqëria, deri te Institucionet Vendore e Qëndrore. Ne kemi Tradita të Mrekullueshme të Familjeve Tona. Ti ruajmë më të Mirat. Të përmirësojmë Ato që të rrugëtojnë me Kohët Moderne, pa stonuar, pa devijime me pasoja të pa rikuperueshme. Pra të imponojmë Vlerat. Çfarë tjetër të bëjmë? Kërkohet të qëndrojmë më shumë afër fëmijve e t’u spjegojmë rëndësinë e Dijeve, Punës, Virtytit. Ti mbështesim Fëmijët tanë për të gjetur e realizuar Ëndërrat. Tia bëjmë të qartë se këto realizohen me punë, lodhje, përkushtim dhe jo rrallë dhe vuajtje e zhgënjim. Vetëm kështu do të gjejnë e ruajnë Bujarinë e zemrës e ndriçimin e reciprocitetit në jetë, ku secili të plotësojë Mrekullitë e Familjes. Nëna, Babai, Gjyshja, Gjyshi, Motra, Vëllai, Mikesha, Miku, Shoqia, Shoku, mos të arratisen nga Përgjegjësitë e të eleminojnë  mangësitë e Edukimit që të mos qajmë pasojat e këqia. Arsyeja e jonë të ketë Qëllim, Lumturinë e Suksesin e Jetës së tyre.Sdua të vazhdoj duke nisur fundin nga fillimi, po uroj që të mirëkuptohemi. Fajin s’duhet ta lemë të lirë që të godasë. Mos e zhvendosim vëmëndjen dhe fajin veç te Politika, te Moda te Skupet. E para është Familja. Të mos mjaftohemi vetëm me fjalë. Mos të lodhemi për t’i Prefeksionuar menjëherë. Qëllimi është ti mësojmë, ndihmojmë e t’i kontrollojmë derisa ATO, të jenë të gatshëm për të fluturuar në kufijtë e së mundëshmes. Kështu do të shmangim Tragjizmin e ngjarjeve të tilla makabre. Mos ndalemi të kultivojmë më të Mirat Vlera të Familjes. Ne duhet të jemi fatlumë për Fëmijët tanë.Mos të lejojmë të derdhet Durimi. Mos të lejojmë të humbasim Identitetin tonë.

NOA