“Mirë mitrolozi, po laptop-et ç’i donin?!”, Artan Hoxha komenton kapjen e vrasësve me pagesë në Durrës: S’ka më qetësi, paqja mes bandave ka marrë fund

148
Sigal

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me arrestimin e tre personave në Durrës që po planifikonin kryerjen e një ekzekutimi me pagesë.

Hoxha thekson se atentati i dështuar ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ka bërë që Durrësi të mos gjejë më qetësi. Ekilibrat në Durrës janë prishur sipas Hoxhës dhe tashmë bandat janë në një përplasje me njëra tjetrën. Këtë gjë sipas tij e dëshmon ngjarja e sotme si dhe vendosje e 50 kg eksploziv në fabrikën e çimentos disa javë më parë.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

“Çunat”, “çunat”, mire mitrolozin dhe pistoletat, i kane “vegla” pune, po 2 laptop-et per çfare u jane dashur???!!!

Prej atentatit te deshtuar te 20 qershorit 2019, ku mbeten të plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetesi…

Ne kohe paralajmerova se kjo ngjarje prishi shume ekuilibra te brishte ne qytetin e dyte me te madh te vendit.

Ndersa apelova agjensite e zbatimit te ligjit, se nese nuk vepronin shpejt per te zbuluar autoret e ketij atentati, do ishte shume vone per te parandaluar ngjarjet e tjeta qe do te pasonin njera-tjetren.

Per fat te keq nga ajo kohe, nje seri ngjarjesh te njepasnjeshme kane vazhduar ta trondisin Durresin ne keto dy vite, por ende paqja nuk eshte vendosur ne portin me te madh te vendit.

Perkundrazi, gjate jajeve te fundit kane ndodhur disa ngjarje te renda, perfshire edhe vendosjen e 50 kg eksploziv ne fabriken e çimentos.

Ku me shume se sasia teper e madhe e eksplozivit, apo fabrika qe ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, terheqin vemendjen personazhet qe fshiheshin pas ketij biznesi.

Tashme duket qarte se vija e kuqe qe ka mbajtur per me shume se 20 vite ekuilibrat ne qytet-portin me te madh te vendit, eshte kaluar, dhe se askush ne Durres nuk eshte me i paprekshem apo i pacenueshem…

Po ti shtojme ketij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine ne kalatat e portit vetem gjate 4 muajeve te ketij viti, atehere prognoza duke me zymte…

Gjithsesi, policia sot, meriton nje falenderim per arrestimin ne flagrance, te “shokeve” apo “miqve” te personazheve, qe i kane shpetuar atentateve te fundit ne qytetin bregdetar…

Me shume se fuqia e zjarrit e mitrolozit te kapur me fisheke ne goje, apo saktesia e Glock-ve te sekuestruar, me trembin “gjahtaret”, qe qarkullojne me laptop rrugeve te qytet-portit me te madh te vendit…

Jo me kot gjate muajeve te fundit, grupet e medha dhe tradicionale te Durresit, i kane rritur ndjeshem masat e sigurise.

Disa prej personazheve qe kane shenjuar historine e ketyre 25 viteve ne kete qytet, jane detyruar te largohen jashte vendit, per ti shpetuar ekzekutimit nga atentatet e kundershtareve apo arrestimit nga policia.

Sigurisht ata nuk kane dale nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojne grupin, per te goditur ne çastin me te pare, qe do t’u krijohet mundesia….

Nderkohe, ata qe duken si fitimtaret e momentit, apo si “lordet” e qytetit, jane rigrupuar dhe pozicionuar qarte ne territoret e tyre te kontrollit.

Nuk kane shtuar vetem rojet e armatosura prane resorteve apo bizneseve te tyre, por edhe levizjen me eskorte e mjete te blinduara.

Per me teper, kane rekrutuar mercenare vendas dhe te huaj, ish-speciale te policise apo ish-ushtarake, te gatshem dhe te trajnuar posaçerisht per te marre jete njerezish…

Tashme eshte e qarte se prej me shume se dy vitesh, qytet-porti me i madh i vendit e ka humbur qetesine karakteristike te tij.

Ditet e paqes mes grupeve te organizuara kane marre fund.

Te mesuar qe viktima te atentateve ne rruget e Durresit te mbeteshin personazhe te botes se krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriut i vendit, tashme e kane kuptuar se radha u ka ardhur, vete atyre…

Kujtojmë se ditën e sotme në Durrës u arrestuan tre persona, dy prej të cilëve me precedentë të theksuar kriminal Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç. Në makinën e tyre u gjetën 3 pistoleta dhe 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje. Dyshohet se këta tre persona ishin nisur për kryerjen e një ekzekutimi me pagesë