Ai që ka qenë pjesë e samiteve diasporake të sektit – sot na bën opozitarin e Samitit të radhës Rilindas të diasporës!
Ai që krijoi organizatën diasporake vetëm disa muaj pasi ishte shpallur ‘Ambasador i Kombit’ nga Edi Rama dhe ministri i diasporës i asaj kohe Pandeli Majko – sot bën kritikun e Samitit të radhës Rilindas të Diasporës!
Ai që pranoi të bëhet mashë dhe vegël qorre duke u përdorur në një padi të paligjshme për votën e diasporës në Gjykatë Kushtetuese duke i bërë regjimit një shërbim të çmuar – sot na flet si opozitar i Samitit të radhës Rilindas të Diasporës!
Ai që ja çoi në pjatë Votën (e patronazhuar) të Diasporës sektit rilindas egzakt siç e kërkuan ata pra me postën e TaoBallëve – sot pa pikë pendese dhe turpi del e na flet kunder Samitit të radhës Rilindas të Diasporës!
Ai që njollosi integritetin dhe votën e mërgatës e para duke vepruar pa autorizimin e tyre dhe e dyta duke i etiketuar (padrejtësisht) shqiptaret e mërgatës si mbështetës të regjimit soro-rilindas del e na dërdellit kundër Samitit të radhës Ramist të Diasporës!.
Më e dhimbshmja është që këtë e bën përmes një televizioni opozitar!
Gazetarët në vend që të bëjnë një investigim krejt të thjeshtë gazetaresk të nxjerrin në dritë shkeljet flagrante që ky individ i ka bërë ligjit shqiptar e intervistojnë dhe e promovojnë!
Shumë e dhimbshme!
Nëse do kishe një minimum mikroskopik identiteti dhe në rastin më të mirë të themi nuk e kishe kuptuar që të përdorën e të përdorën shumë keq….a nuk i detyrohesh të paktën një falje publike shqiptarëve të mërgatës që nuk të kanë asnjë borxh për njollën e padrejtë që ju vendose!?
Kjo do ishte minimumi i minimumit që mund dhe duhet të bëje!
Baltën e përballuam, tallja dhe cinizmi është i tepërt!
Të paktë hesht!





















