Mësuesja e Marksizëm-Leninizmit vendos për fatin e gjyqtarëve në demokraci

480
Sigal

Engjëll Musai, Drejtor i “Telegraf”

Mimoza Pano Tasi: juristja me shkollë marksizmi dhe juridik me korespondencë (nate) tek Vetingu. Si e gjeti shtegun predikuesja e Marksizëm-Leninizmit, nga shkollat, në edukatore kopshti deri tek anëtare e Vettingut në KPA, pasi mbaroi juridikun ‘natën’ me 5-a?


“Mimoza Pano për ata që nuk e njohin, zonja ka mbaruar marksizëm në kohën e Enverit dhe pastaj më 2000 ka bërë edhe juridik shkolle nate. Mimoza Tase ka qenë ish-edukatore kopshti aktualisht dhe drejtoreshë në Kuvend. Zonja në fjalë nuk ka qenë në nivele drejtuese për periudhën e kërkuar taksativisht nga ligji, pasi ka qenë thjesht sekretare komisioni, më pas këshilltare komisioni në Kuvend. Pra, nuk ka qenë në nivel drejtues siç e kërkon ligji…”

Rreth 32 vite më parë më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë u futën në ambasada. Kjo situatë u përsërit në mënyrë edhe më dramatike 1vit më pas më 7 gusht 1991, kur  qytetarët vlonjatë dhe ata të krahinave rreth saj do të mbushnin anijet për tokën e premtuar duke braktisur mes lotëve Atdheun e tyre Shqipërinë, dhe shkak ishin varfëria dhe burgjet politike sipas modelit  diktatorial komunist dhe teorive marksiste-leniniste që ishin futur në çdo qelizë të shoqërisë, nëpërmjet propagandës së shkollës së filozofisë marksiste nga kopshtet e fëmijëve, shkollave 8-vjeçare, të mesme, universiteteve, reparteve ushtarake, institucioneve shtetërore, ndërmarrjet e prodhimit e shërbimit, në miniera, hekurudh , në aksione dhe në çdo cep të territorit nëpërmjet parullave në fusha, kodra, male dhe bregdet. Dhe këtë propagandë e udhëhiqnin studentët dhe të diplomuarit e universitetit shtetëror të Tiranës për degën e Filozofisë Marksiste -Leniniste. Madje dhe mediat e centralizuar, RTSH, televizionet lokale dhe gazetat e kontrolluara nga sistemi duhej të propagandonin pikërisht filozofinë M-L, ku studentët e kësaj dege ishin ata që kishin kaluat të gjitha filtrat e partisë dhe Sigurimit të Shtetit.

Dhe pikërisht në ato momente të vështira që po kalonte vendi ynë, për të zhbërë teorinë Marksiste-Leniniste, centralizmin politik dhe për t’i hapur sytë shqiptarëve drejt Ekonomisë së Tregut, Lirive Themelore të Drejtave të Njeriut dhe vendosjes së Demokracisë, 31 vite më parë më 22 qershor 1991 mbërrin në Tiranë pas rreth 50 vitesh izolim të marrëdhënieve me SHBA-të, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker. Gjatë pritjes entuziaste në Tiranë, dy ishin mesazhet e dhëna nga Sekretari Baker: Shqiptarët të fitojnë Lirinë dhe Shqipëria të mbrojë Demokracinë e Kombit të saj të nëpërkëmbur gjatë 50 viteve nga regjimi i Diktaturës Komuniste dhe propaganda e Filozofisë Marksiste Leniniste.

E ndërkohë që shqiptarët mbushnin ambasadat e huaja Perëndimore dhe Sekretari i DASH fliste para mijëra qytetarëve në Sheshin Skënderbej në Tiranë, një mësuese e Marksizëm-Leninizmit u tregonte nxënësve dhe të rinjve shqiptarë rrezikun që i kanosej Shqipërisë dhe Socializmit nga Imperializmi Amerikan. Çuditërisht kjo mësuese e Filozofisë Marksiste -Leniniste e diplomuar përpara fillimit të proceseve demokratike, quhej Mimoza Pano. Ajo sot është përzgjedhur nga partia në pushtet si anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA ) për të kontrolluar figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj të demokracisë post komuniste si dhe aftësitë profesionale të tyre.

Po kush është Mimoza Pano -Tase dhe pse u anashkaluan denoncimet e medias dhe qytetarëve që në ditën e parë të konkurrimit të saj dhe kualifikimit, fillimisht si zëvendësuese dhe më vonë anëtare e KPA. Ja denoncimi:

E zgjedhura nga Kuvendi si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Mimoza (Tasi) Pano ka filluar detyrën të martën më 1 shkurt 2022, pas vakancës së krijuar si pasojë e shkarkimit të Luan Dacit për falsifikim. Mimoza Pano për ata që nuk e njohin, zonja ka mbaruar marksizëm në kohën e Enverit dhe pastaj më 2000 ka bërë edhe juridik shkolle nate. Mimoza Tasi ka qenë ish-edukatore kopshti aktualisht dhe drejtoreshë në Kuvend. Zonja në fjalë nuk ka qenë në nivele drejtuese për periudhën e kërkuar taksativisht nga ligji, pasi ka qenë thjesht sekretare komisioni, më pas këshilltare komisioni në Kuvend. Pra, nuk ka qenë në nivel drejtues siç e kërkon ligji. Kuvendi i Shqipërisë miratoi më datë 17.06.2017 me 100 vota pro dhe dy kundër listën me 27 anëtarët e komisioneve të vetingut, duke i hapur kështu rrugën zbatimit në praktikë të njërës prej hallkave më të rëndësishme të reformës në drejtësi, siç është ajo e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në listën e anëtarëve të KPA është edhe emri i Mimoza Tasit, juristes nga Tirana. “Newsbomb.al” ka mundur të sigurojë listën e notave të zonjës Tasi, e cila ka mbaruar juridikun me 5-a. Gjatë viteve 1994–2000 ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës- juridik, në sistemin pa shkëputje nga puna (me korrespondencë), në përfundim të së cilës ka marrë titullin jurist. Mimoza Tasi (Pano) – Zëvëndësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka studiuar në vitet 1986-1990 pranë Fakultetit të Shkencave Politike, dega e Filozofisë Marksiste Leniniste me mesatare 8.9. Gjatë viteve 1994 – 2000, ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në degën Drejtësi në sistemin pa shkëputje nga puna me mesatare 6.9.

“Duke parë këtë maskaradë që ka groposur drejtësinë e tanishme, atë të së ardhmes , por edhe edhe vetë Shtetin më vjen ndër mend një filozof, (por jo si Mimoza Pano- Tase që ka mbaruar Filozofinë Marksiste-Leniniste) i cili thoshte: Më jepni një shtet, të formoj një komb! Një popull bëhet Komb, kur ka aftësi të mbrojë një “ interes kombëtar” dhe krijon Shtet kur fiton aftësinë të mbrojë një “interes publik”. Por Kombi, Shteti dhe interesi publik nuk mbrohen në vitin 2022, me një predikuese të Filozofisë Marksiste -Leniniste sikurse është anëtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA ) Mimoza Pano- Tase e shantazhueshme dhe e vënë në shërbim të Partisë-Shtet dhe grabitqarëve të pasurisë publike.”

Pjesëmarrja e studentes dhe pedagoges së Filozofisë Marksiste-Leniniste Mimoza Pano- Tasi, pas 30 vitesh demokraci në një nga institucionet më të rëndsishme të Lirisë dhe Shtetit të së Drejtës që qeverisja aktuale pretendon të ndërtojë është një turp dhe një krim ndaj sakrificave të miliona shqiptarëve që kanë marrë arratinë në këto vite. Por emërimi i saj në pozicionin më të rëndësishëm të certifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një sfidë në radhë të parë ndaj shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, që në këto 30 vjet i kanë shkolluar ata si brenda vendit, ashtu edhe në Perëndim dhe SHBA, dhe jo të gjendej një mësuese e Marksizëm-Leninizmit. Kjo është një nga ato arsyet që të rinjtë shqiptarë braktisin vendin, apo mbarojnë studimet jashtë dhe nuk kthehen, sepse nuk i afron njeri dhe se dinjiteti i tyre nuk e pranon faktin që të edukuar me shkollën Perëndimore, të vihen nën urdhërat e një të indoktrinuare me Filozofinë Marksiste -Leniniste dhe që pas viteve të demokracisë ka punuar si edukatore kopshti. Sigurisht që profesioni i edukatores së kopshtit është nga më fisnikët e kësaj bote, por edhe këtu, kjo zonjë i ka zënë vendin një specialiste të fushës që i do vërtetë fëmijët, ndryshe nga kjo që në atë vend ka vajtur nga “halli” dhe jo nga malli për t’u shërbyer vogëlushëve të këtij vendi. Në radhë të dytë ky emërim është një “thikë pas shpine” ndaj vuajtjeve, sakrificave, burgosjes dhe pushkatimit politik të qindra e mijëra njerëzve gjatë periudhës së diktaturës komuniste të cilët vetëm për faktin se donin Lirinë, rrëzimin e shtetit komunist marksist-leninist dhe e donin Shqipërinë si gjithë Europa dhe Amerika. Mimoza Pano Tasi  është një arsye më shumë për të treguar se sa “Rilindja” dhe drejtuesit e saj as e kanë dashur sinqerisht NATO-n dhe as e duan integrimin e vendit në BE. Në fund të fundit mësuesja e Marksizëm-Leninizmit Mimoza PanoTasi është me mision në ndihmë dhe shërbesë të shefave të saj, bijë dhe pasardhës së Bllokut Komunist dhe Nomenklaturës së Kuqe. Edhe pse historia e emërimit të Mimoza Pano- Tasi, u dënua me ashpërsi nga media dhe shtypi shqiptar, ajo ende vazhdon të japë vendime, pavarësisht botëkuptimit Marksist-Leninist dhe nivelit të ulët me të cilën ka mbaruar shkollën me korespondencë dhe që është në shkelje të Ligjit për Rivlersimin Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, neni 7: “Kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve në organet përgjegjëse”.

“E ndërkohë që shqiptarët mbushnin ambasadat e huaja Perëndimore dhe Sekretari i DASH fliste para mijëra qytetarëve në Sheshin Skënderbej në Tiranë, një mësuese e Marksizëm-Leninizmit u tregonte nxënësve dhe të rinjve shqiptar rrezikun që i kanosej Shqipërisë dhe Socializmit nga Imperializmi Amerikan. Çuditërisht kjo mësuese e Filozofisë Marksiste -Leniniste e diplomuar përpara fillimit të proceseve demokratike, quhej Mimoza Pano. Ajo sot është përzgjedhur nga partia si anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA ).”

Duke parë këtë maskaradë që ka groposur drejtësinë e tanishme, atë të së ardhmes, por edhe vetë Shtetin më vjen ndër mend një filozof, (por jo si Mimoza Pano- Tase që ka mbaruar Filozofinë Marksiste-Leniniste) i cili thoshte: Më jepni një shtet, të formoj një komb! Para mëse 1 shekulli Fuqitë e Mëdha (1913) na dhanë një Shtet, me bindjen se mund të formojmë një Komb. Koha, sidomos kjo periudha e tranzicionit, ku më e rënda është 10-vjeçari i Rilindjes, po tregon se jemi folklorikë, as Shtet nuk bëmë dhe as Komb nuk ndërtuam. Keqardhje nga vimë, fatkeqësi e madhe, ku po shkojmë! Një popull bëhet Komb, kur ka aftësi të mbrojë një “ interes kombëtar” dhe krijon Shtet kur fiton aftësinë të mbrojë një “interes publik”. Por Kombi, Shteti dhe interesi publik nuk mbrohen në vitin 2022, me një predikuese të Filozofisë Marksiste -Leniniste sikurse është anëtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA ) Mimoza Pano -Tase e shantazhueshme dhe e vënë në shërbim të Partisë-Shtet dhe grabitqarëve të pasurisë publike.

Në numrat në vijim do të japim të tjera fakte tronditëse për zgjedhjen e Mimoza Pano- Tase si anëtare e KPA, kriteret, mesataren e juridikut me korespendencë në kohën e universiteteve kioska, por edhe të anëtarëve të tjerë të KPA dhe KPK, për shkeljet flagrante, emërimin dhe karrierën e tyre, të cilat janë objekt i hetimit nga SPAK. Gazeta Telegraf do të bëjë  denoncimin me fakte edhe pranë organeve të hetimit dhe SPAK, në kohën dhe momentin kur këto organe të kenë fuqinë e të hetuarit dhe vepruarit, pasi politika aktuale nuk i lejon të kryejnë misionin nëpërmjet shantazhit, shpesh herë të bëra publikisht dhe mediatikisht.

Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve: Faktet, duhet të na bëjë të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi

Ideatori i reformës në drejtësi, ripërsëriti rezervat e tij për mënyrën si është kryer vettingu deri më tani dhe për integritetin e emrave të zgjedhur në këto organe. “Duke i njohur këto merita shumicës prej tyre në KPK dhe veçanërisht në KPA nuk kemi pse të mos pranojmë se disa ndër ta nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe me mungesën e integritetit e ndershmërisë publike kanë cënuar vlerat e këtij procesi. Ky është fakt që më së pari ne duhet të na bëjë të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë kur kemi shtypur butonin për ta. Gabim që e kemi bërë edhe me disa zgjedhje në KLP e KLGJ dhe që mesa po shoh edhe sot vështirë të ndahemi nga kjo praktikë me qasjen që kemi”.

Eduard Halimi, ish anëtar i Komisionit Parlamentar për Vettingun: Reforma në Drejtësi prodhoi ato probleme, që i kishim paralajmëruar së bashku me Venecian.

E kam ngritur që në fillim se kandidatët nuk kanë integritet, dhe se pa u bërë Vetting-u i anëtarëve të KPA dhe KPK, ata nuk mund të Vetting-onin të tjerët. U refuzua me arrogancë, dhe u bë kompromis vrastar për reformën. Ata janë lehtësisht të shantazhueshëm. Dhe janë më shumë se 5 të tjerë në dijeninë time, të cilët mbahen vetëm, sepse janë lehtësisht të shantazhueshëm dhe mediokër, që firmosin çfarë iu vendosin përpara. Është e paimagjinueshme se si mund të mbrohen anëtarë Vetting-u, të cilët kanë falsifikuar prova, janë juristë me mesatare 5, kanë fshehur të dhënat, kanë falsifikuar diplomat e gjuhës së huaj, kanë fshehur prona. Nuk kanë deklaruar pasuri, tatime, kanë lidhje të afërta bashkëjetese me njerëz me rekorde të tmershme kriminale. Kush i mbron i bën një dëm të madh reformës dhe Shqipërisë.

Barometri i Euronews Albania

Sipas këtij studimi Drejtësia në Shqipëri është në kontroll politik të plotë. Studimi i Barometrit provon se:

1-Vetëm 31% e shqiptarëve besojnë në pavarësinë e gjyqësorit nga politika, kurse 60,9% e tyre e konsiderojnë të varur nga politika.

2-Vetëm 35,9% besojnë se ky sistem jep drejtësi për qytetarët kundrejt 59,1 që mendojnë të kundërtën, se nuk jep drejtësi për qytetarët.

3- Vetëm 38,9% e shqiptarëve besojnë se ky sistem ndëshkon politikanët, kurse 57,6% besojnë të kundërtën.

4-Studimi gjithashtu provon se për shqiptarët SPAK-u është institucion i PS pasi atij i besojnë rreth 70% e votuesve socialistë, por vetëm 31% e votuesve neutralë dhe 12% e votuesve të PD.