Mark Topollaj: Shkrimtarët dhe artistët pinë ujë në kroje të thata

636
Sigal

Xhamadani i plagosur i Mic Sokolit është bërë himn i  heroizmit kombëtar

 Poeti i madh Gjok Beci i harruar nga politika)

 Drita e kontinentit të vjetër asnjëherë nuk e ndriçoi Shqipërinë. Qysh në vitin 1663 Ipeshkvi Pjetër Mazreku është shprehur: “Populli shqiptar është më i varfëri dhe i braktisur nga të gjitha nocionet shtet”. Europa nuk përgjigjet edhe pse dheu i djegur e akuzon. Ndale djallin, ndale shkjaun për hir të Zotit dhe po se ndalove ta ndal vet, sepse ne jemi rrit me lisat që i kanë rrënjët në shkrepa guri, por përgjigjja ka qenë heshtja e përgjakur.

Shqiptari në troje të veta ka krijuar raportin njerëzor me perceptimin e kohës sepse synim pa armë nuk ja deshi balli”. Kjo do të thotë se shqiptari në shtëpinë e vet modifikohet në kohë dhe ka ndërtuar një kujtesë biologjike në arkivin e historisë.

“Kur është fjala për liri e hedhim firmën me dy allti”, Kosovë e Shqiptari. Por dhe djepit kur përkundet: I këndojnë ninullën se “buka e arbrit e piqet me barot”.

Në vazhdimësinë e jetës dhe të mendimit shqiptar lindi një fëmijë në fshatin Zajs të Mirditës më 30 korrik të vitit 1939. Emrin ja pagëzuan Gjok, Gjok Beci. Askush nuk mund ta merrte me mend që ky vocërrak do të lartësonte kombin në madhështinë e vet. Kjo ndodhi sepse kur lindi Gjoka, Shqiponja në fluturim e pa dhe e mori nën flatrat e veta, e mbrojti nga furtunat e jetës.

Mëngjesi i asaj dite kur erdhi në jetë Gjoka ishte i nxehtë dhe i ndriçuar nga rrezet e diellit. Avulli i argjend i bjeshkëve zbukuronte natyrën për rreth.

Era që përkëdhel degët e pishave të gjelbra lëshonte një melodi ngazëllimi. Kënga e bilbilave, të lehurat e qenve dhe blegërima e bagëtive prezantonin harmoninë e jetës.

I lindur në një familje të varfër ai u rrit, siç rritet bari në mes gurëve të oborrit. Muza e frymëzimit i lindi përnjëherë me shpirtin dhe u rritën bashkë. Lodra e parë e tij ishte macja e shtëpisë dhe zogjtë e klloçkës që vraponin në oborrin e gurtë. Çdo ditë shikonte malet për rreth dhe u çudiste se si ato putheshin me retë.

Në mbrëmje pranë vatrës i pëlqente të dëgjonte burrat që kuvendojnë “Këto male mbrojnë vetveten, por u vijnë në ndihmë shtojzovallet me krahë të hapura”. Ato krijuan kryqin njerëzor të hyjnisë. Dalëngadalë në rrugën e burrnisë Gjoka e kuptoi se në këtë jetë kemi ardhur për të dashur dhe jo për të urryer.

Filozofinë shqiptarët e kanë kuptuar herët. Ajo lindi kur mendimi u bë racional në sensin e procedurave logjike dhe në kërkim të realitetit mbështetës. Model i filozofisë tashmë dihet idealizmi e dogmatizmi.

Idealizmi shoqërohet me ndjenjat dhe si bazë ka intelektin. Kurse dogmatizmi prodhon hamendjen e supozim. Gjok Beci dogma e materializmit si doktrinë metafizike nuk mundi me ja ndali rrugën për t’u vënë në rresht me korifejtë e racës. Në vazhdimësinë e jetës nuk e pati të lehtë, por u rrit, u shkollua dhe menjëherë filloi veprimtaria kulturore e artistike. Aktivitetin e filloi në zonën e vendlindjes. Dalëngadalë u bë gjurmues e hulumtues i vlerave poetike, shumë të larmishme të folklorit tonë në të gjithë trevat shqiptare. Në këtë atmosferë emocionesh të mendimit shqiptar Gjoka nisi rrugën e krijimeve të para që ngjajnë si pika vese në ballin e shqiptarëve dhe vaditi lulet e historisë.

Një talent i ri në poezinë e kultivuar. Ai thotë se kur zgjohen bjeshkët zgjohet Shqipëria dhe Dardania.

Poeti ynë me vetëdije estetike filloi me dhënë ndihmesën në temën e heroizmit kombëtar.

Shkrimtari i madh Petro Marko (mësues i Gjok Becit) i dha një porosi: “Zgjidhni në shpirtin e popullit lulet më të rralla, me kusht që shportën ta keni tuajën”. Dhe ashtu ndodhi. Tek poeti ynë talenti është një fakultet produktiv. Gjenia dhe mundësia e ler është vendosur në mes natyrës të maleve të Mirditës dhe rregullave të artit.

Ajri i shqiptarisë e ushqen dhe i dha mundësi që xhamadanin  e plagosur të Mic Sokolit ta bëjë himnin e heroizmit kombëtar. Poeti thotë: “M’u ndeshën 10 vjet e 5 minuta për ta shkruar. Kosova është në mendjen e çdo shqiptari, por Gjok Beci i ka dhënë dhe zemrën”.

Kamer Loshi bënte dasmë, dasmë me flamur siç e ka zakon Shqiptaria. Poeti me fjalën e burrit i thërret shkjaut me piskam: “Naçallnik largo taborret, mos ma shkel barin mbi varret sepse jam shqiptar nuk e ul flamur, se kam themelin tek ky gur, jam Kosovë e nuk shuhem kurrë”.

Këto fjalë të fuqishme lëshuan rrufe nga qielli dhe sistemi diellor fillon të lëkundet.

Dardania, i lutet tokës nanë mi merr plagët në përqafim dhe Arbënia i përgjigjet: Dardania o loti im, krah me plagë në trupin tim. Kur dhimbja përcillet me burrëri dhe nanat derdhin lot nga këta bajlozë të zinj, shpirti i Gjergj Fishtës del nga varri dhe rri në krah të Gok Becit dhe këndojnë së bashku. Gurrat të lira kurrë si pata, kam pi ujë në kroje të thata, Dardani je vetë flaka asht Shqipëria me shumë flatra.

Në vitin 1981 studentët e Kosovës i thirrën përsëri Europës: “Pash njat Zot na e largo natën e zezë nga vatra, se djepin thatë nuk e përkund Shqiptari! Përgjigja ishte përgjakja masive e studentëve kosovar. Si shqiponjë ngrihet Prishtina po i kullon gjaku nga shpina, po i kullon gjaku nga shpina. E kjo është pabesia.

Zëri i nanave kosovare bashkojnë zanin e protestës: “Ndale hovin moj Serbi se jam Kosovë me histori.”

Stinët vijnë e shkojnë  e lulet nuk po çelin sepse Marsi erdhi pa pranverë se ka trokitur vdekja derë më derë.

O ju nuset e Kosovës ai mbani mend unazat që jua patën dhanë?! Qyqja në degët e lisave në vajtimin e vet shpreh malle e gjamë njëkohësisht. Ku, ku, ku, ku…..

Poeti lëviz brenda shpirtit njerëzor  dhe e gjen forcën për rigjenerim. Ai nuk pranon që shqiptarëve t’u hidhet mbi kokë hiri i kufomave të Gërdecit siç bëri qeveria në ikje. Ai thotë se inteligjenca e Kombit ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se kushti themelor për të mos venë zjarrin vatanit është mbyllja e derës avantazhit të shovinistit serb. Kjo vjen me vetëmohim e kulturë Kombëtare e me një kapacitet kreativ për t’i dhënë kombit në mënyrë të vazhdueshme ekuilibrin e historisë dhe i thërret Arbërisë: “Na jemi këtu, jemi lisa e s’dimë me u tha”.

Shpirtin e heroit legjendar Adem Jasharit poeti e nxjerr nga varri dhe i jep në dorë flamurin e kombit dhe e ngul në shkëmb të përjetësisë.

Me poezinë e vet Gjoka e shndërroi vdekjen në të kundërt të saj dhe lidhi epikën legjendare me harkun e historisë dhe krijoi harmoninë e madhe të traditës.

Poeti kombëtar ka punuar me  kompozitor të cilët në mendjen e zemrën e çdo shqiptari kanë skalitur harmoninë e melodisë shqiptare si: Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Femi Ibrahimi, Edmond Zhulali, Kol Susaj e shumë të tjerë.

Krahas këtyre kanë shpërthyer fuqishëm jehona e zërave hyjnor si: Vaçe Zela, Gaqo Çako, Kastriot Tusha.

Epika dhe legjendat, lavdia e etërve tonë dhe ëndrra e UÇK mbollën palmën e artë të çështjes kombëtare. Kjo rrugë e lavdishme e harmonizuar me emocionet e mendimit shqiptar të poetit dhe nga talente të fuqishme si Arif Vladi, Ilir Shaqiri, Shkurte Kejza e mjaft të tjerë.

Gjoka në jetën e tij ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në aspektin politik. Pluralizmi e gjeti në gjirin e partisë republikane. Në fillimet e veta kjo parti pati një platformë politike të qartë. Me kalimin e kohës kjo parti humbi vitalitetin e saj dhe mori rrugën e servilizmit. I harroj njerëzit e vet dhe poetin e madh.

Çdo shqiptar e di se politikanët tonë, kanë një parandalesë mendore. Ata krijuan shumë varre, e varri i heshtur me sa duket nuk flet. Por eshtrat e viktimave të tyre po ulërijnë kundër hipokrizisë e padrejtësisë. Kjo vjen se mitologjia dhe e vërteta komuniste jetojnë bashkë në kohët moderne.

Diskutimi për vuajtjet është materi e krenarisë, është burrëri e mohuar, është mangësi e një kujtese të vullnetshme. Sot poeti ynë kombëtar nuk ka një shtrat të mbështesë kockat e sëmura. Ashtu i sëmurë e gjen fuqinë e fjalës për dëshmorin e UÇK, Kol Mirditën para se të vdiste. Amanet ka Shqiptari me bashku dy jetët e mija Kosova e Shqiptaria. Të gjithë ne, politika e qeveria duhet të përulen për fjalën e mendimin kombëtar të poetit tonë.

Ky njeri i fjalës është rritur e burrëruar bashkë me talentin dhe është skalitur në altarin e korifenjve të racës.

Kino-regjisor