Keni 11 vjet në ç’qeverisjen e vendit dhe premtuat se do të bënit shtet ligjor, por krijuat narkoshtetin ose shtetin mafioz. Nuk zbatuat asnjë ligj, sollët në parlament deputetë të inkriminuar, me të kaluar të zezë e plot njolla, disa prej të cilëve i graduat ministra dhe na thatë se këta ishin më të mirët, tamam ata që donit. Por kjo ishte fatëkeqësi dhe mallkim për vendin tonë.
Kur të vetëquajturit rilindas, që s’kanë asnjë lidhje me këtë fjalë, përveç leshit, dalin me slogane mashtruese e hipokrite nepër tribuna, në parlament e kudo tjetër, duke përsëritur qindra herë, deri në neveri, si: “Shqipëria që duam”, deputeti që duam” apo “ ministri që duam”dhe duken kaq qesharakë, cinikë dhe falso, sa ia kalojnë çdo lloj imagjinate skizofrenike. Arsyen e dini edhe ju, sepse kurrë nuk mësuat t’i quani gjërat me emrin e vet, kurrë nuk përqafuat të vërtetën as nuk e kthyet fjalën në vepër, me perjashtim të rasteve, kur ju ngrihen nervat, ju errësohet mendja dhe doni të hakmerreni për kritikat e drejta që ju bën çdo njeri i ndershëm i këtij vendi. Dhe këtë e zbatoni tek veprat e këqija që ju pjell mendja e sakatosur. Në këto raste na thoni se “s’ paskemi parë gjë akoma…” që do të thotë se do të kemi më shumë krime, skandale, dështime, drogë, shkelje mbi ligjet dhe çdo të keqe tjetër që mund t’i shkojë mendja një njeriu pa parime, pa moral, me etje të tmerrshme për pushtet, para dhe famë. Mjafton të flitet për personin apo rilindjen e leshit. Ju nuk e keni problem të jeni heronjtë e së keqes.
Le të kthehemi tek titulli i shkrimit për të vlerësuar dashuritë tuaja. Çfarë doni e çfarë nuk doni dhe sa e si i doni. Tashmë, keni 11 vjet në çqeverisjen e vendit dhe premtuat se do të bënit shtet ligjor, por krijuat narkoshtetin ose shtetin mafioz. Nuk zbatuat asnjë ligj, sollët në parlament deputetë të inkriminuar, me të kaluar të zezë e plot njolla, disa prej të cilëve i graduat ministra dhe na thatë se këta ishin më të mirët, tamam ata që donit. Por kjo ishte fatëkeqësi dhe mallkim për vendin tonë. Ligji i dekriminalizimit i zbuloi me vështirësi shumë prej tyre, por, edhe pse ka kaluar gati një dekadë, askush nuk u interesua të parandalonte, duke i kontrolluar çdo herë, para se të fillonte fushata elektortale, para se të zgjidheshin. Kjo nuk u falet organeve të drejtësisë apo KQZ – së, nëse e kanë detyrë të kontrollojnë kandidatin për deputet, kryebashkiak, etj. Për të vërtetuar se cili është deputeti, kryebashkiaku e ministri që doni, ju e keni provuar çdo ditë me të korruptuarit, me të pamoralshmit kryebashkiakë, që i kthejnë zyrat e tyre në bordello, me ata që nuk kanë deklaruar të kaluarën e tyre të përlyer keq jashtë vendit dhe se kjo histori vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pra, këta na qënkan ata që doni ju?! Me këta bëhet shteti? Me këta përparon vendi? Por krimi nuk krijon shtet as përparim. Duhet ta kishit kuptuar, tashmë, se ishit dhe jeni plotësisht gabim. Ata dinë vetëm të korruptohen e të korruptojnë, të vjedhin e të grabisin, të bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe, rrjedhimisht, shteti drejtohet nga krimi i organizuar , ku në krye qëndron mafia.
Ku jemi me të ashtuquajturat zgjedhje lokale apo të përgjithshme, me varfërinë, me pensionet, me shpopullimin, arsimin, reformat në sektorë të ndryshëm . Të gjitha kanë qënë shkatrrimtare, të dështuara dhe pa asnjë përfitim për popullin. Shpopullimi, me politikat që ndjek qeveriu, do të na bëjë minoritarë në vendin tonë. Mos vallë e doni Shqipêrinë pa shqiptarë dhe po prisni të largohet shqiptari i fundi ?

Dhe kjo ka shkuar aq larg sa edhe ligjet bëhen me porosinë e kriminelëve e bandave, siç janë: legalizimi i drogës, lojrat e fatit, që, medemek, i kritikonit fort dikur e shumë të tjera apo vendosja e kuadrove të larta në polici, të cilat i cakton krimi dhe një morí fatkeqësish për Shqipërinë që keni dashur e doni ju. Ku jemi me të ashtuquajturat zgjedhje lokale apo të përgjithshme, me varfërinë, me pensionet, me shpopullimin, arsimin, reformat në sektorë të ndryshëm . Të gjitha kanë qënë shkatrrimtare, të dështuara dhe pa asnjë përfitim për popullin. Shpopullimi, me politikat që ndjek qeveriu, do të na bëjë minoritarë në vendin tonë. Mos vallë e doni Shqipêrinë pa shqiptarë, e doni të mbetet përherë e varfër, me arsimin në ditët më të zeza, me shkollat që mbyllen, sepse kanë ikur nxënësit, me dështimin 11 vjeçar drejt integrimit me Europën e Bashkuar. Po prisni të largohet shqiptari i fundit, apo do të zbuloni, kur iku gjermani i fundit në vitin 1944 që të dihet data e saktë? Ju nuk bëni zgjedhje të lira as të ndershme. Ju nuk i doni zgjedhjet, nuk doni opozitën as pluralizmin. Keni punuar fort që të mos ekzistojnë. Keni korruptuar të huajt dhe, pothuajse, ia keni arritur qëllimit me ndihmën e McGonigall – it dhe keni gjetur përkrahës të tjerë, që ju kanë ndihmuar ose kanë heshtur. Keni izoluar në arrest shtëpie liderin e opozitës, njëlloj si Putini, keni lobuar që ai të shpallej “nongrata” dhe keni dalë “fitimtar” duke shkelur ligjet tona dhe ato nderkombëtare, falë drejtësisë tonë të padrejtë. Nga shkelja e ligjeve ju bëni vetëm votime të pjesëshme, por pa zgjedhje. Dhe kjo nuk quhet fitore as deputeti apo kryebashkiaku që duam, sepse këta janë të paligjshëm.

Ju nuk bëni zgjedhje të lira as të ndershme. Ju nuk i doni zgjedhjet, nuk doni opozitën as pluralizmin. Keni punuar fort që të mos ekzistojnë. Keni korruptuar të huajt dhe, pothuajse, ia keni arritur qëllimit me ndihmën e McGonigall – it dhe keni gjetur përkrahës të tjerë, që ju kanë ndihmuar ose kanë heshtur.
Që do të thotë se ju doni paligjshmërinë. Kujt i shërben paligjshmëria, përveçse krimit të organizuar, bandave që korrin fitore në çdo pale zgjedhje? Sepse zgjedhjet i organizon krimi. Thuaj sa të duash se morëm apo do të marrim 800 000 apo 1 000 000 vota. Të fitosh duke shkelur ligjet, do të thotë se ke bërë grusht shteti. Kështu thonë ligjet nderkombëtare. Këto nuk janë zgjedhjet që do populli. Pra, deputeti, kryebashkiaku bashkë me ministrat pa integritet janë të pavotuar, të paligjshëm dhe të papranueshëm. Kështu e do Shqipërinë rilindja enveriste?! Por populli nuk ka si ta dojë. Nëse mendon se kështu bënte edhe Enveri, dhe se ju jeni në garë me të, dhe doni të na bindni se, megjithatë, populli e donte, jeni gabim deri në çmenduri. Enveri nuk e donte Shqipërinë, por as populli nuk e donte Enverin. Mund ta kenë dashur vetëm një grusht njerëzish të punësuar pranë tij dhe nga kjo nuk bëni përjashtim as ju. Kjo ndodh, sidomos, kur punësoni dikë që s’ka kurrfarë merite ose i detyroni me marifetet tuaja djallëzore t’ju duan nga frika. Këtu hyjnë 200 000 të punësuarit ose gati trefishi atyre që duhen. Përse e lejon drejtësia e reformuar një shkelje të tillë? Nuk ka ligje për këto punë? Teprica ju duhet vetëm për votime, ku futen edhe patronazhistë e aktivistë spiunë si të kohës së Tarrasit. Dhe kjo na qënka Shqipëria pa shqiptarë që doni ju?!
Dixhitalizimi do shtesë punonjësish apo reduktim të tyre? Pse të mos përdoren diku tjetër këto para të shpenzuara padrejtësisht? Kjo është tallje me popullin fukara. Kur tek ne rrogat dhe pensionet i kemi më të ultat në rajon dhe çmimet më të larta se ata, nuk ju shqetëson fare? Mos ju duket se po bëni një punë të lavdërueshme apo kështu votat i blini më lirë dhe favorizoni ndonjë gjakpirës të popullit? S’ka turp më të madh se të thuash gjithnjë gjëra të pavërteta. Kur transportohet drogë me avion, nuk ka spërkatje mushkonjash, siç pohonit para do kohe. Pra, edhe një herë: Kjo nuk është “Shqipëria që duam.” As ju nuk duhet ta doni Shqipërinë siç e keni djallosur.






















