Marash Gilaj: Çdo “fitore” e zezonës rilindje sjell padrejtësi, krime, varfëri dhe braktisje të vendit

Me ndihmën e pakursyer të Sorosit, ata do të shkatërronin drejtësinë, pluralizmin, demokracinë, të drejtën e votës dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të drejtat e njeriut. Për të gjitha këto ishin përgatitur fort duke sjellë në parlament e bashki dhjetra e qindra deputet, kryebashkiakë apo zyrtarë të inkriminuar. Të gjithë së bashku e kalonin shifrën mbi 1500 të tillë, siç u vërtetua më vonë, kur u detyruan të pranonin “Ligjin e dekriminalizimit.” Nga ana tjetër, edhe pse kanë kaluar rreth 10 vjet, kur u aprovua ai ligj, përsëri gjenden prej atyre që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Pra, kështu veprohet, kur ke shpirtin katran e mendjen kobure. Rilindasit po bëjnë 12 vjet në pushtet, në radhë të parë, duhej shkatërruar drejtësia, pastaj vinte droga, krimi e korrupsioni galopant bashkë me zgjedhjet aspak të lira, të padrejta e të pabarabarta dhe pasojat që vinin pas tyre. Ato ishin dhe mbeten të lidhura zinxhir, dhe se do të shkaktonin efektin domino, duke përkeqësuar çdo institucion. Një katastrofë e paimagjinueshme, sidomos, duke pasur parasysh se jemi, me demek, në demokraci.. U arrit në atë shkallë, ku secili mendonte largimin nga vendi.

Kanë kaluar, tashmë, rreth 12 vjet, qëkur të vetëquajturit rilindas erdhën në pushtet. Siç u pa shpejt pas kësaj vakie, ata, dukej sikur kishin marrë me vete edhe “Kutinë e Pandorës”, që nuk duruan fare pa e hapur. Mbase, jo edhe aq shumë nga kurioziteti për të ditur se çfarë ka brënda, por më shumë si dëshirë për ta vënë në veprim, me të gjitha të këqijat që do të dilnin prej saj. Thënë kjo në mënyrë figurative e metaforike. Kutia kishte brënda dëshirën e madhe për pushtet të pakufizuar, shoqëruar me pasurimin e tyre të shpejtë përmes krimit dhe qëllimin për famë e lavdi të pamerituar. Idea e tyre djallëzore ishte edhe hakmarrja me opozitën sikur këta të fundit të kishin qënë pushtues dhe se “rilindasit” kishin ardhur ta çlironin vendin prej tyre. Por mënyra se si vepruan e çfarë sollën, tregonte të kundërtën. Pushtuesit kishin qënë “rilindasit.” Ata erdhën në pushtet si arrivistë e makiavelistë të tërbuar, thjeshtë, për të sunduar me metoda arrogante, autoritare, duke mos pyetur fare për ligje, rregulla, moral as parime. Me ndihmën e pakursyer të Sorosit, ata do të shkatërronin drejtësinë, pluralizmin, demokracinë, të drejtën e votës dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të drejtat e njeriut. Për të gjitha këto ishin pergatitur fort duke sjellë në parlament e bashki dhjetra e qindra deputet, kryebashkiakë, apo zyrtarë të inkriminuar. Të gjithë së bashku e kalonin shifrën mbi 1500 të tillë, siç u vërtetua më vonë, kur u detyruan të pranonin “Ligjin e dekriminalizimit.” Nga ana tjetër, edhe pse kanë kaluar rreth 10 vjet, kur u aprovua ai ligj, përsëri gjenden prej atyre që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Qëndrimi i tyre mbeti i njëjtë në zgjedhjen e tyre. Pra, kështu veprohet, kur ke shpirtin katran e mendjen kobure. Rilindasit po bëjnë 12 vjet në pushtet, por të frymëzuar nga babai shpirtëror, duan t’i ngjajnë atij, që paska qënë në anën e duhur të historisë, e pse jo edhe ta tejkalojnë, pa pasur kurrfarë merite që i vlen popullit dhe kombit tonë. Këtu qëndron edhe fatkeqësia që sollën këta lugetër, hiena e çakenj. Për t’i arritur të gjitha, në radhë të parë, duhej shkatërruar drejtësia, pastaj vinte droga, krimi e korrupsioni galopant bashkë me zgjedhjet aspak të lira, të padrejta e të pabarabarta dhe pasojat që vinin pas tyre. Ato ishin dhe mbeten të lidhura zinxhir, dhe se do të shkaktonin efektin domiono, duke përkeqësuar çdo institucion. Një katastrofë e paimagjinueshme, sidomos, duke pasur parasysh se jemi, me demek, në demokraci. Politikat e mbrapshta sa vinin e bëheshin më fatale. U arrit në atë shkallë, ku secili mendonte largimin nga vendi.

Nëse do ta shisni votën përsëri, do të friksoheni nga shantazhet, do të josheni nga premtimet që nuk mbahen, atëherë ju admironi kriminelët, ju doni që fëmijët dhe rinia të sëmuren e të vdesin si përdorues droge, si trafikantë. Ju doni që të mos kemi shtet, të mos ketë rini këtu, që drejtësia të zëvendësohet me vetëgjyqësi, që të mos ketë demokraci, të mbeteni më të varfërit. E doni Shqipërinë pa sindikata e pa mirëqënie. Doni që të mos ketë kush t’ju varrosë. Ju doni që inceneratorët, që s’ekzistojnë ose nuk punojnë, të gllabërojnë miliona euro nga taksat tuaja të shtuara.

NOA

Shokët rilindas kanë ndezuar motorët elektoralë dhe dashkan mandatin e katërtë për ta djallosur e katranosur Shqipërinë deri në ditët e saj më të zeza. Po si nuk u ngopën me pushtet pa lavdi, me pasuri të vjedhur e të grabitur, me krime dhe dëbim të shqiptarëve prej mënyrës së qeverisjes qorre, ku nuk vlerësohet aftësia as meritokracia, ligji as parimet. Dhe si rrjedhim, duket se është instaluar lufta e klasave. Kështu, kjo kastë, pa kurrfarë logjike e arsyetimi, më shumë se gjysmën e shqiptarëve i quan armiq, ndërsa për opozitën paguan vrasës me pagesë deri në SHBA për të goditrur liderin e tyre dhe çdo kundershtar që mnendon ndryshe. Arrin të gjejë e të korruptojë zyrtarë të lartë, siç ishte McGonigal, edhe me ndihmën e Sorosit, që është armik i demokracive kudo në botë. Si mund të arrihet deri në këtë derexhe dhe, në vend që të largohet me turp, duke u dorëhequr, kërkon të rrijë në pushtet si pushtues i vendit të vet. Për ta përforcuar këtë po citoj fjalët e shkrimtarit B. Blushi, dikur eksponent i rëndësishëm i partisë në pushtet, i cili, tek libri me titull “Letër një socialisti shkruan: “Asnjë pushtim nuk ka bërë më shumë dëm se PS – ja.” Edhe sa skandale, faje e krime duhen bërë që të kuptohet se ka prekur fundin, se nuk duhet votuar më? Nuk mjaftojnë këta 1500 kriminelët që i solli në pushtet? Nuk janë mjaftueshëm gjysma e qeverisë në burg, të akuzuar e të larguar për t’i shpëtuar drejtësisë, duke filluar nga zëvëndëskryeministri e me radhë deri tek Bequa që u tha gjyqtarëve e prokurorëve se edhe në më dënofshi me vdekje, nuk mund ta prishni biografinë e partsë time as të qeverisë së Ramës. Na shkoi mallin e byroistëve, kur i dënonte partia e Enverit. Edhe ata flisnin me këtë gjuhë. Thonin se po i dënonte partia jonë, dhe se për partinë nuk u dhimbsej as jeta. Tingëllon shumë qesharake, por kështu i kishte mësuar nëna parti skllëvërit e vet, pasi u kishte shplarë e tredhur trurin.

Duke votuar deputetët e partisë socialiste, ju e doni Shqipërinë pa nxënës, pa student, pa mësues, pa rini, pa të ardhme. Ju doni që asfaltimi i rrugëve të bëhet 3 – 4 herë më shtrënjtë se kudo tjetër në Europë dhe se ato para( 2/3) të shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe të oligarkëve. Por këto janë para të vjedhura. Prandaj nuk rritet mirëqënia e popullit, nuk rriten pensionet. Ndersa pushtetarët jetojnë në luks të tepruar, por duhet të na vijë keq për ta, pasi, siç duket, këta qënkan më të varfërit për derisa nuk dinë të ngopen kurrë.

Nëse do ta shisni votën përsëri, do të friksoheni nga shantazhet, do të josheni nga premtimet që nuk mbahen, atëherë nuk keni kuptuar se njeriu që deshi timon, garuzhdë, tepse e kusi, ka prirje të theksuar narciste, se nuk i do njerëzit e ditur e të drejtë, se është një vetëlavdërues i paskrupullt, se nuk pranon kurrfarë përgjegjësie dhe se ka tendenca të theksuara përfituese nga të tjerët. Ai gjithnjë e ka treguar veten si njeri brutal, pa ndjenja fajsie, si manipulues që nuk njeh faj as pendim, nuk njeh rregulla, norma, zakone, ligje as parime. Përveç atyre që thamë, ai karakterizohet nga hipokrizia dhe se bën gjithçka për të mos zbritur nga kali i pushtetit, se është faji ynë, nëse e ulim kurrizin, bëhemi shkallë për t’u ngjitur lart një biçim lideri si ky që po përshkruajmë. Përse ju duhet njeriu që mendon se është i gjithëditur, i pagabueshëm dhe i pazëvëndsueshëm? A keni njohur ju një njeri të tillë gjatë gjithë jetës? A mendoni se, vërtetë, ekzistojnë këta në jetën reale? Mbase mund të jenë ata që do të krijojë inteligjenca artificiale. Të presim e të shohim.

Një shishe verë i kushton atij që thotë se jemi më të mirët, vetëm 33 000 dollarë, që barazohet me pagën e 156 pensionistëve, të cilët marrin 20 000 lekë të reja në muaj ose sa 312 prej tyre që marrin vetëm 100 euro në muaj.

Po qe se votoni përsëri zezonën rilindje, ju admironi kriminelët, ju doni që fëmijët dhe rinia të sëmuren e të vdesin si përdorues droge, si trafikantë dhe pastaj kryeministri t’u thotë: “Hëngshin kokat e njëri – tjetrit!” Ju doni që të mos kemi shtet, të mos ketë rini këtu, që drejtësia të zëvensohet me vetëgjyqësi, që të mos ketë demokraci, të mbeteni më të varfërit, më të keqpaguarit e Europës, të vjedhur e të grabitur nga ata që janë zhytur në korrupsion e llum. E doni Shqipërinë pa sindikata e pa mirëqënie. Doni që të mos ketë kush t’ju varrosë. Ju doni që inceneratorët, që s’ekzistojnë ose nuk punojnë, të gllabërojnë miliona euro nga taksat tuaja të shtuara.

Duke votuar deputetët e partisë socialiste, ju e doni Shqipërinë pa nxënës, pa student, pa mësues, pa rini, pa të ardhme. Ju doni që asfaltimi i rrugëve të bëhet 3 – 4 herë më shtrënjtë se kudo tjetër në Europë dhe se ato para( 2/3) të shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe të oligarkëve. Por këto janë para të vjedhura. Prandaj nuk rritet mirëqënia e popullit, nuk rriten pensionet. Ndërsa pushtetarët jetojnë në luks të tepruar, por duhet të na vijë keq për ta, pasi, siç duket, këta qënkan më të varfërit për derisa nuk dinë të ngopen kurrë.

Pensionistët janë, thuajse, një e treta e popullsisë së vendit dhe bash sikur të vuanin nga sindroma e Stokholmit, shumë prej tyre vazhdojnë të votojnë socialistët, edhe pse qeveriu tallet me ta gjithë ditën. U jep lëmoshë sa herë ka votime, por nuk ua rrit pensionet. Na duhen shumë shpenzime koti me satelitë, dronë, me dy Tecet në Vlorë, që nuk punojnë, por harxhojnë nga 90 000 euro në ditë e shumë të tjera si këto. Jeni ju, o pensionistë, që disa prej jush as ilaçet nuk i mbuloni me pagat që u jep qeverria.

Një shishe verë i kushton atij që thotë se jemi më të mirët, vetëm 33 000 dollarë, që barazohet me pagën e 156 pensionistëve, të cilët marrin 20 000 lekë të reja në muaj ose sa 312 prej tyre që marrin vetëm 100 euro në muaj. Shikoni çfarë bëjnë sheikët e një populli të varfër. Si tallen me njerëzit e varfër të vendit të vet. Nuk ka mjaftuar mbretërimi 12 vjeçar i të vetëquajturve rilindas për të kuptuar se keni vetëm dy opsione: të nënshtroheni ose ikni nga sytë këmbët. E dini ju se çdo grup vëzhguesish të OSBE/ODIHR, që ka ardhur në vendin tonë për të parë sa bukur i menaxhojmë zgjedhjet, ka bërë vërejtje e lënë porosi, por asnjë prej tyre nuk është vënë në zbatim dhe oreksi për t’i bërë edhe më keq është shtuar. Kam frikë se kështu do të ndodh përsëri në pranverë. Pra, duke votuar për rilindjen sorosiane, ju bashkoheni me ata që thonë se ndershmëria nuk sjell fitim, ndersa vjedhja dhe grabitja të bëjnë të pasur. Pastaj, i pasuri, pavarësisht si e ka vënë pasurinë, nderohet e respektohet si më i miri. Dhe ky është “njeriu që do rilindja.”

Këto ditë u tha se SPAK paska ngritur një grup pune për t’u marrë me krimet zgjedhore, por sa efikase dhe e besueshme mund të jetë kjo, kur dimë që ajo ka amnistuar dosjet e rëndësishme si: 339 dhe 184, ku janë të përfshirë eksponentë të rëndësishëm të pushtetit. Si mund të luftohet korrupsioni që bën vetë qeveria? Kjo nuk ndodh dhe se kjo punë i takon kontrollit të shtetit fillimisht e pastaj drejtësisë. Pra, nëse drejtësia komandohet nga pushtetari kryesor dhe ai komisioni i famshëm antikorrupsion i ka duart e lidhura.

Pensionistët janë, thuajse, një e treta e popullsisë së vendit dhe bash sikur të vuanin nga sindroma e Stokholmit, shumë prej tyre vazhdojnë të votojnë socialistët, edhe pse qeveriu tallet me ta gjithë ditën. U jep lëmoshë sa herë ka votime, por nuk ua rrit pensionet. Na duhen shumë shpenzime koti me satelitë, dronë, me dy Tecet në Vlorë, që nuk punojnë, por harxhojnë nga 90 000 euro në ditë e shumë të tjera si këto. Jeni ju, o pensionistë, që disa prej jush as ilaçet nuk i mbuloni me pagat që u jep qeverria. Rreth 1/6 juaj ose 16% detyroheni të punoni për të plotësuar disi nevojat tuaja bazike. Shqipëria, me largimin e rinisë, të profesionistëve dhe trurit të kombit, e kthen vendin tonë në azil pleqësh. Po të mos kishin ca ndihma nga fëmijët që kanë në mërgim, jetesa e tyre do të ishte shumë më e mjerueshme. Një gazetar, duke pyetur njërin nga këta, i tha se për të pasur rritje pensioni, ju duhet të nxirrni në pension kryerilindasin e madh. Dhe pastaj e pyeti përsëri: “A e di si nxirret në pension ai?” Fillimisht, pensionisti u shtang, por ishte gazetari që e nxorri nga situata, duke i thënë se kjo arrihet duke mos e votuar më. Dhe urojmë që kjo të ndodh vërtetë, sepse në çdo vend të botës demokratike, një lider si ky, duhet të ishte larguar 100 herë deri tani për skandalet, krimet, korrupsionin, padrejtësinë, papërgjegjshmërinë, për drogën e shumë shkaqe të tjera, secila më e rëndë se tjetra. Duhet kuptuar se jetojmë në demokraturë dhe regjim mobokracie. Dhe se po luftove bandat e nuk bashkëpunove me ta, ikën nga pushteti. Fitoret në zgjedhje arrihen falë bandave dhe se këto lloj fitoresh quhen të turpshme, të pameritueshme dhe kriminale. Konsiderohen edhe grusht shteti. Në ndihmë të tyre vinë patronazhistët, aktivistët, lekistët , moralistët dhe më të pistët, pa përjashtuar edhe sejmenët, sekserët dhe kusarët. Për të arritur objektivat e veta, PS – ja ka punësuar një mori njerëzish dhe vazhdon t’i shtojë ata, thjeshtë, jo për punë, por për vota. Ditët e fundit thane se u duheshin edhe 1800 të tjerë, kur dihet se Shqipëria çdo ditë mpaket e plaket.

Këto ditë u tha se SPAK paska ngritur një grup pune për t’u marrë me krimet zgjedhore, por sa efikase dhe e besueshme mund të jetë kjo, kur dimë që ajo ka amnistuar dosjet e rëndësishme si: 339 dhe 184, ku janë të përfshirë eksponentë të rëndësishëm të pushtetit. Kjo më ngjan me komisionin e F. Xhafës që pritet të luftojë korrupsionin. Si mund të luftohet korrupsioni që bën vetë qeveria? Kjo nuk ndodh dhe se kjo punë i takon kontrollit të shtetit fillimisht e pastaj drejtësisë. Pra, nëse drejtësia komandohet nga pushtetari kryesor dhe ai komisioni i famshëm antikorrupsion i ka duart e lidhura. Si rrjedhim, dalin pa kurrfarë vlere si njëra dhe tjetra. Në përfundim, mund të themi se kush shkon pas djallit, në ferr përfundon. Po votove zezonën rilindje, mallkimi do të ndjekë deri në varr…