Majlinda Sota: Protesta zë i shumë zërave!

381
Sigal

Pa ik Rama, nuk shpëton Shqipëria!

Gomonia mavi e zezë dhe flamuri shqiptar me atë anglez një pamje tejet e dhimbshme.

Rilindjae Bllokut ku po digjen fondet po jo plehrat.

Pankartat e protestës shprehin pakënaqësira, ultimatumin dhe mjaftueshmërinë e moskënaqësisë së shoqërisë. Nuk bije theksi tek asnjë parti, por tek një shoqëri e mbledhur dhe e shprehur në lirinë e dëshpërimit ku hendeku midis të mirës dhe të keqes nuk ekziston më, sepse e keqja ka gllabëruar çdo shpirt: E/di kush i mbyll kopshtet? Faleminderit që na qite në dritë !!Oktapodi i Shqipërisë!! Durrësi Proteston. Vlora proteston! Oligarku mban në prehër kë? Pa ik Rama nuk shpëton Shqipëria! Gomonia mavi e zezë dhe flamuri shqiptar me atë anglez një pamje tejet e dhimbshme ku përpara të cilës gjunjët e të gjithë shqiptarëve dridhen duke mos duruar më këto situata kritike të krijuar, të ngujuar dhe të mirë rehatuar në shtëpitë e tyre. Mjaft mjaft se u sëmurëm!! Shqipëria në rrezik! Maft SOROS no ngrata!!Rilindjae Bllokut!!Teatri ku ishte, si ishte! Po digjen fondet po jo plehrat! Shqipëria në rrezik. Lali inceneratori po ju vjedh ..,.

Janë të gjitha pankarta domethënëse aq sa domethënëse është pjesëmarrja e protestuesve. Çdo pankartë nëse analizohet me kujdes prek jetën e përditëshme të shoqërisë. Fjala kopësht, është e ardhmja e vendit. Është embrioni dhe krijesa e shoqërisë. Në pankartat e protestuesve nuk mungon sensi i ironisë që është shprehja me e mirë e kritikës. Është kjo ironia që simbolizon një vend me burime të papara natyrore, por pa dritë mjaftueshëm dhe pa ujë mjaftueshëm për qytetarët e saj, ndërsa qeveria lidh kontrata energjie dhe uji ashtu siç tregon dhe ajo e fundit me Italinë e jugut. Qytetarët e këtij vendi informohen për kontrata të tilla jo nga qeveria, por nga mediat e huaja, të cilat i japin dritë këtij eventi. Është i dukshëm, gjithashtu, dhe sensi figurativ apo paragonet që tregojnë larmishmërinë e imagjinatës duke personifikuar grykngrënësen qeveri sikurse fatin e keq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk lihet mënjanë pakënaqësia lokale, sepse sapo ndodhi që në parlamentin Shqiptar, maxhoranca kaloi me urgjence projektin e portit të Durrësit, duke injoruar konsultat me qytetarët sikurse dhe ato me ekspertët apo me opozitarët në parlament.

Oligarkët gjithashtu kanë shënuar, sipas protestuesve, politikën Shqiptare që sapo doli në arenën internacionale nuk i rezistoi dot tundimit të asaj që ishte e shpejtë, por e padrejtë arritja në mënyrë galopante e pasurisë galopante. Bindja se dy veta kanë kapur komplet politikën e vendit është një nga pankartat që valon pa asnjë problem në mes të turmës protestuese. Nuk dua të shtoj asgjë ose asnjë lloj opinioni apo sensacioni personal asaj që u pa, ndërsa dua t’i jap dritë pamjes rrënqethëse të gomones e shoqëruar me dy flamujt atë shqiptar dhe atë anglez. Sa e sa tragjedi ka shënuar kjo pamje rrënqethëse por, ta shikosh të ripërsëritur dhe pas 30 viteve do të thotë të kesh ndënjur në vend numëro ose të kesh keq punuar, duke renditur vetëm tragjeditë e jetëve të humbura në ujrat e hapura dhe të kesh krijuar, edhe pas tre dekatash, histori vuajtjesh dhe vetëm romane me fragmente antiumane apo me oktapod deti që të krijojnë pafundësisht memorie shpresash të humbura. Mafja një tjetër fjalë që rrënjosi me të keqen dhe moshën infantile sikurse dhe tre brezat e lindur dhe rritur në këto kushte. Prandaj fytyrat e nënave janë ato me të lënduarat dhe të rrënuarat, sepse të shikosh fëmijën tënd, djalin tënd, që humb jetën për “gabim”, të shoqëruar dhe në fundin e jetës së tij me epitetin më të fëlliqur, do të thotë t’ja huazosh pikërisht atë, atyre që i takon ta mbajnë mbi supe, sepse të tillë janë. Rilindja e Bllokut lexon pankarta e radhës, nuk e di, por më erdhi në mendje njëri prej artikujve të mi i titulluar: Për kë bije ora e kthimit, citoj: mos vallë sot çdo gjë bëhet për të kursyer sistemin e djeshëm dhe për të vazhduar mbijetesën e sagës së stërnipave të sistemit të pardjeshëm apo qoftë të atij të djeshmit që të munden kështu të krijojnë një serial të ri jo vetëm për të nesërmen, por dhe për të pasnesërmen.

Teatri një tjetër temë që ngre kulturën kur kurohet dhe e eliminon atë kur shkatërrohet.

Ç’hynë politika thonë analistë të ndryshëm!! Po si nuk hynë politika, e cila nuk ka ose nuk jep fonde për artin e fjalës, artin viziv apo artin në përgjithësi që duhet të jetë shpirti i ditës, dhe jo vetëm një festë apo një event ta thërrasi në “causa”. Teatri duhet të jetë atje, të shprehet në vazhdimësi, duke ndihmuar mëndjen e shoqërisë me të shprehurit që personifikon atë që jeta sot, dje dhe nesër do t’i paraqesi asaj si sfidë, qoftë ajo positive apo negative. Fondet një pikë dolente vetëm këto dy muajt e fundit me një konfrontim të shpejtë, rezulton që dikush paguan një shifër të majme taksash e dikush paguan zero fare. Si është e mundur!? Taksat duhet të trajtohen dhe paguhen njëlloj për të gjithë. Fondet tona ose taksat tona keq përdoren ose shpërdorohen.

Qytetari zgjedh juve si qeveri për t’i mirë menaxhuar lekun ose taksat! Ndërsa ju si qeveri farë bëni e shpërdoron lekun e tij pa marrë parasyshë ekzistencializmin e tij apo nevojat e tij si qytetar. Kjo është në linja të përgjithëshme arsyetimi që qytetarët e protestës vënë në dispozicion të mediave për qeverinë. Inceneratorët plagë e pakuptur dhe e pa shëruar. Shteti në rrezik nga se!! Nga inflacioni, nga varfërimi në mënyrë masive i shoqërisë, nga eliminimi i klasës së mesme dhe së fundmi edhe në rrezikim të mbijetesës. Populli shprehet në protestë: Të moshuarit protestojnë. Të bënë përshtypje pjesëmarrja e tyre ose dhe prezenca e tyre përpara kryeministrisë në mënyrë gati të anticipuar. Fraza sikur ajo e problemit të ekonomisë, pensionit jo vetëm të pamjaftueshëm, por edhe të pakonsiderueshëm, apo, të ardhurat kombëtare që po shpërdorohen ka bërë që të iki gjithë populli. Kemi ngelur ne, të vjetërit thotë një tjetër zë i lodhur nga fuqia e rrebeshit të kohëve të vështira. Suvencionet janë vetëm për patronazhistët. Protestojmë per korrupsionin galopant e njëkohësisht i themi “Jo” drogës, “Jo” shpopullimit të atdheut. “Jo” mafjes. “Jo”shpopullimit të Shqipërisë. Jemi mbledhur jo për eksistencën tonë, por për dashurinë për prindërit tanë për të mos i lënur vetëm ata. E gjithë Shqipëria ka besim tek qëndresa juaj. Së bashku t’i shëmbim blindat…