Kur Arti dhe politika bëhen pis

1225
Mark Topollaj
Kino-Regjisor
Sintaksa dhe morfologjia e politikës nuk kanë një drejtim shpirtëror, prandaj e vërteta dhunohet çdo ditë. Në sfondin e një pasqyre të thyer lëvizin politikanët hajdutë e vrasës që projektohen, në terror e dhimbje. Këto shushunja askush nuk mund t’i gjykojë. Çdo përse e tyre ka një domethënie. Principet dhe idealet e popullit në vazhdimësinë i humbin vlerat përballë kopukëve të politikës. O Zot na ruaj e na ndihmo nga kjo klasë politike injorante, të cilët e kanë futur popullin në një vorbull të pazakontë! Ky vend i ngjan turbullimeve të Evropës që kanë ndodhur në mes shekullit VI e IX mbas krishtit. Në një faqe nga ungjilli i famshëm i Lidisfarmës u paraqit një kryq me gdhendje që prezanton një kualitet artistik mjaft të pasur me ndërthurje dragonjsh e gjarpërinjsh në sfond. Kjo është Shqipëria sot, e vendosur në mes labirinteve të gjarpërinjve helmues. Këtë përshkrim fantastik të ungjillit të Lidisfarmës ia ka dhuruar shqiptarëve, shkrimtari dhe kritiku i talentuar, Abdyrrahim Myftiu me përkthimin e historisë së artit të rrëfyer nga Ernest H. Gombrik. Shqiptarëve nuk iu interesojnë dokrrat e politikanëve të paformuar, por rëndësia e preokupimit për vazhdimësinë e jetës. Varfëria të bën me folë me veten! Pse na është mohuar e vërteta? Pse mendja na është frenuar? Edhe koha na ka tretur bashkë me shpirtin? Këto e shumë të tjera e kanë superuar realitetin dhe kanë krijuar një pështjellim që të trondit. Shterpësia e politikës mbylli kino-studion, e cila do të ishte një pikë referimi e Zhvillimit të artit e të kinematografisë për të gjitha trevat shqiptare e më gjerë. Këtë fat pati dhe lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Filloj të vihet në zbatim teoria shkatërruese gjoja demokratike. “Terapia e shokut” dhe “Çeku i bardhë” do të thotë të frenosh aftësitë krijuese.

Kurse fondin për zhvillimin e kinematografisë e kanë ruajtur për transportin e drogës. Nën erërat e kohëve moderne me anën e artit të kinematografisë duan të bëjnë lidhjen me Serbinë, duan t’i japin një shuplakë tjetër shqiptarëve. Futja e Xhevdet Ferrit një anti-shqiptari për të normalizuar shkatërrimin e së shkuarës me të ardhmen e kohëve moderne është një paradoks esencial, është një skandal absolut që nuk sjell kurrë kuptim real, por një mendim absurd. Këta njerëz të rrezikshëm kanë gjetur filozofinë e komunikimit dhe të penetrimit në ndjenjat e të rinjve në rrugën e filmit. Është krejtësisht e çuditshme që Sali Berishës, të cilit i del emri kudo është i preokupuar për kualitetin moral me Serbinë. Ai udhëzoi Xhevdet Ferrin për të bërë me Serbinë një lidhje interkulturore. Ky veprim real i ekzistencës esenciale do të fshehë pamjen sociale të kohës dhe të legjitimojë vuajtjet shekullore që na ka shkaktuar shovinizmin serb. Ky falsitet quhet tradhti. Kurse në gjuhën e artit ka vetëm një emër “Armik i dashur”. Pra ky Armik i dashur na pruri Goran Paskaleviçin dhe bëri me paratë e shqiptarëve një palo film që nuk i shërben askujt. Mirëpo ky fakt tek masat e paformuara dhe rinia rrezikon një vorbull estetike dhe i hedh pluhur kujtesës së historisë. Intelektuali i shquar Zoti Ekerem Kryeziu ka shpjeguar se komunikimi i së vërtetës shqiptare, i vendosur përballë (vëllezërve vrasës serbë) është pika kulminante ku vetëm historia e thotë të vërtetën”. Ky boshllëk i hapur është një rrezik i madh. Promemoria djallëzore e Çubrilloviçit që ma vonë u bë ligj është e destinuar që të mbajë ndezur qirinjtë e vdekjes për shqiptarëve. Kualiteti moral i kësaj ideologjie pansllave është e qartë qysh në lindje. Pra mendja e kësaj politike është e ngjashme me një pasqyrë të thyer ku çdo copë është e përgjakur. Kopukët e politikës që i kemi në krye e thërrmuan Kinostudion. Kinematografia është një libër i mrekullueshëm, shumë i detyrueshëm dhe mjaft i pa shpjegueshëm për të qenë perfekt. Ajo që thotë filmi është një sensacion i shpejtë gëzimi të një familjeje apo shoqërie ose të një personi ku suzheti shënon një qartësi mbi të vërtetën ose një trishtim të destinuar. Në kohë të demokracisë “i thënçin QKK u drejtua nga njerëz të pashpjegueshëm. Ata krijonin borde me njerëz të paaftë për të përfituar mediokriteti, të cilët dinjitetin e kombit e futën në rrugën e ofshamës që nuk ka forcë që të penetrojë psikologjikisht. Këta drejtues të emëruar nga politika nuk bënë gjë tjetër, vetëm se anuluan dëshirat e së vërtetës artistike duke shtrembëruar ligjet e shtetit, të cilët u shoqëruan nga varfëria dhe paaftësia. Edhe sot në institucionet kulturore është ulur këmbëkryq servilizmi dhe padituria. Kjo situatë përcakton edhe njëherë kohën e djallit Dostojevski. Gjeniu i letrave ruse thotë: “Në kohën e komunizmit çdo vepër arti nuk mund të quhet vepër arti pa prezencën e djallit brenda”. Veprat që prezantojnë realitetin e mendimit të Dostojevskit në hapësirën reale tonën pa prezencën e djallit janë të ndaluara. Por një protestë individuale e profesorit tonë dhe e regjisorit të madh Mihallaq Luarasi me dramën “Njollat e Murrme” të dramaturgut Minush Jero shprehën emocionet e tyre në vartësi të kombit, aq sa tronditën themelet e diktaturës. Talenti i burrërisë e fisnikërisë e paguan rëndë. I vendosën në qelitë. Diktatura si gjithmonë e vret mendimin e lirë. Vrau jetën e artistëve. Një fat të tillë patën dhe mjaft piktorë të talentuar e kurajozë, si Maksi Velo, Edison Gjeergo… Këta burra të talentuar me veprat e tyre prezantonin realitetin e kohës në interpretimin e figurës. Pëllumbi është simboli i ndihmesës hyjnore. Kurse këta artistë janë simbolet e sakrificës burrnore. Natyra në veprat e tyre ishte fjala e pastër e konvencionit artistik. Me vullnet e bindje këta artistë rrëfenin ngjarjet aktuale me një thjeshtësi e qartësi që vriste sytë e injorancës politike. Këta zorzopë rrinin në pritje për të luftuar bukurinë njerëzore, e cila meriton vetëm nderim. Me respekt për guximin e sakrificën që kanë shprehur ata goditën vrazhdësinë e censurës së shprehur me një kualitet të ndjeshëm dhe imagjinatën e thellë në interpretim. Çdo kush e di se ideja e nevojës dhe realitetit të ekzistencës janë në kornizën e koshiencës sonë, se këta memrukët e politikës janë derrkucët e dosës së komunizmit. Një nga korifejtë e racës njerëzore pat thënë: Në brendësinë e kabinetit komunist sot del në pah një mentalitet i ri i varfërisë mbarë popullore”.
Sigal