Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare: Janullatos të largohet

599
Sigal

Drejtues të shtetit dhe deputetët, ta bojkotojnë Anastas Janullatosin në kremtimin e Pashkëve Ortodokse më 5 Maj 2013

Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare, kërkon ndryshimin e kushtetutës në kapitullin ku sanksionohen besimi fetar dhe të drejtat e ushtrimit të tij në Shqipëri. Komunitetet fetare nuk mund të bëjnë marrëveshje me qeverinë, kur në krye të komuniteteve mund të jenë partnerë të huaj apo subjekte jashtë kombit Shqiptar. Besimtarët ortodoksë shqiptarë, të bojkotojnë çdo ceremoni fetare apo meshë ku flitet në greqisht, përjashtuar fshatrat me popullsi minoritare greke jo autoktone. Drejtues të shtetit, si dhe deputetë e drejtues partish, ta bojkotojnë Anastas Janullatosin në kremtimin e Pashkëve Ortodokse më 5 Maj 2013. Anastas Janullatos është shovinist grek, në shërbim të antishqiptarëve në të kaluarën si Sebastionos, Napolon Zerve dhe tani Agimit të zi Grek. Duhet ta dinë të gjithë këta përfaqësues të popullit, në nivele të ndryshme se, Anastasi përdor në dem të kombit Shqiptar, fenë, ekonominë dhe politikën, pavarësisht se Janullatos është në grahmën e tij të fundit ku perëndia i ka caktuar edhe vendin e prehjes në Greqi. Anastas Janullatosit t’i hiqen titujt që ka dhënë zoti Topi president dhe Edi Rama ish-kryetar Bashkisë Tiranë. Këto tituj u takojnë shqiptarëve dhe jo grekëve antishqiptarë.

Kisha Serbe, të ndalë thirrjet e saj drejtuar shtetit Serb më datë 6 prill 2013  për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Veprimet e kishës Serbe, janë veprime luftënxitëse në Ballkan dhe sidomos ndaj kombit Shqiptar. Krishti është ngjallur dhe për kombin Shqiptar, kështu që ne, nuk kemi nevojë për Pashkë që t’i lutemi Zotit me  kryeagjentin e shovinizmit kanibal Grek Anastas Janullatos së bashku me Vangjel Dulen dhe injorantin Vasil Bollano. Veprimi i deputetit Dule në komisionin e jashtëm parlamentar, ku shqyrtohej rezoluta për shqiptarët e Çamërisë, ishte i qartë në favor të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Bijtë dhe bijat e kombit Shqiptar nuk janë rrugaçë. Rrugaç dhe i shitur tek armiqtë e kombit Shqiptar është vetë Dulja me papunë e tij Janullatos dhe dallkaukun Vasil Bollano. Për veprimin e fundit të Dules dhe disa anti shqiptarë në të kaluarën, Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare e ç’kishëron, deri në reformimin e shpirtit të tij në dobi të shtetit ku jeton. Ndryshimi i statutit në vitin 2006 nga Janullatos dhe shërbëtorët anti shqiptarë, është i paligjshëm dhe përbën vepër penale me dashje, në dëm të identitetit fetar Ortodoks Shqiptar. Kisha Ortodokse e Pavarur Kombëtare Shqiptare, uron besimtarët Katolik të kombit Shqiptar për zgjedhjen e Papës Francesku-I. Pashkët e 5 Majit 2013 dëshirojmë dhe lutim Perëndinë, që të jenë Pashkët e fundit të Janullatosit në Shqipëri bashkë me gjithë antishqiptarët që ka rreth vetes së tij.

KËSHILLI KISHËS AT NIKOLLA MARKU