Kastriot Myftaraj/ Endri Fuga, misteret e shefit të kabinetit sekret të Qeverisë Shqiptare

4310
Sigal

Kushërirën e vet, Shpresa Hoxhën, e cila ishte armiqësuar me familjen e saj, Enver Hoxha vendosi që ta mbajë në rrethin e nomenklaturës së lartë, dhe ta përdorë për të krijuar lidhje fisnore me një djalë të fisit Fuga, i cili gjithashtu ishte bashkuar me lëvizjen komuniste: Myqerem Fugën. Enver Hoxha donte të kishte një fije që e lidhte me qarqet çifute ndërkombëtare. Enver Hoxha ishte në dijeni të origjinës çifute të familjes Fuga, jo vetëm për shkak të fjalëve që qarkullonin, por edhe se një nga dërgatat e para të Moskës në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore ishte një grup special i NKVD (paraardhësja e KGB), detyra e të cilit ishte që të evidentonin kriptoçifutët në Shqipëri. Enver Hoxha u njoh me raportin e tyre dhe fitoi më tepër njohuri mbi atë se cilët qenë kriptoçifutët në Shqipëri. Myqerem Fuga, gjyshi i Endri Fugës do të mbante detyra të larta në kohën e regjimit komunist, duke qenë ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, si dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës. Pikërisht për Myqerem Fugën, gjyshën e Endri Fugës Ismail Kadare do të bënte dy vargje të famshme. Tek romani i Ismail Kadaresë “Koncert në fund të dimrit”, një personazh, shkrimtari Skën­der Bermema paraqitet duke shkruar këto vargje:

                                                  “Porsi çifuti i kthyer në fe tjetër,

Ia behu shiu i konvertuar në breshër”.

(Ismail Kadare: “Koncert në fund të dimrit”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 489) Shiu i konvertuar në breshër është një gjë tinzare, që të dëmton, duke të kapur në befasi. Krahasimi i tij me heb­reun e konvertuar aludon për çifutët e fshehtë, domethënë çifu­tët e konvertuar në fe të tjera, që e bëjnë këtë konvertim për të sunduar popujt e ndryshëm, ndërsa vazhdojnë të ushtrojnë në mënyrë sekrete ritet çifute. Ismail Kadare i ka thënë këto dy vargje në një tryezë te Hotel “Dajti”, duke pirë kafe, ndërsa Myqerem Fuga hyri në sallë. Edhe djali i Myqerem Fugës, Përparimi, i ati i Endrit, bëri një martesë në rrethin e nomenklaturës së lartë të regjimit komunist. Përparim Fuga u martua me vajzën e Iljaz Rekës, i cili ka mbajtur detyra të larta në kohën e regjimit komunist, si ministër, sekretar i parë i Komitetit të Partisë për Rrethin e Durrësit, kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor etj. Ironikisht, filmi “Rilindja Shqiptare” për të cilin kam folur më lart, fillon me një tablo të diktaturës së Enver Hoxhës dhe të gjendjes ku ajo e çoi Shqipërinë. Më pas në film shfaqen të rinjtë që janë shpresa e Shqipërisë dhe që do ta bëjnë atë të rilindë. Një prej tyre është Endri Fuga. Pikërisht Endri Fuga, djali, nga i ati dhe nga e ëma, i një familjeje të ish-nomenklaturës së lartë, që është përgjegjëse për gjendjen ku e shpuri Shqipërinë komunizmi, siç përshkruhet në film! Me këtë nuk dua të them se pinjolli i një familjeje të tillë duhet të vuajë a priori përgjegjësitë e paraardhësve të tij, por duket qartë se fati që e ka ndjekur Endrin në karrierën e tij përrallore ka të bëjë me origjinën e tij. Këtu qëndron dhe ironia e situatës.

      Në 1999, pas eksperiencës që Endri Fuga pati si drejtues teenager i operacioneve të mëdha humanitare, ai mori diplomën e shkollës së mesme, ai u dërgua për studime universitare jashtë vendit nga puppet-masters të tij. Endri Fuga shkoi të studiojë në Universitetin La Sapienza të Romës. Nuk është pa ironi situata që ai shkoi të studiojë në vendin prej nga kishin ardhur të parët e tij tre shekuj më parë. Por Endri nuk mund të duronte gjatë që të bënte thjesht studentin dhe të mos merrej me projekte të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë. Sipas atyre që thuhen në filmin “Rilindja Shqiptare”, ku aktorët e ngjarjeve rrëfejnë vetë Endri Fuga u gjend në Shqipëri për pushimet dimërore të vitit 2002 dhe së bashku me mikun e tij Erion Veliaj dhe disa të tjerë, vendosën që të krijojnë organizatën “Mjaft”. Të bën përshtypje se në filmin “Rilindja Shqiptare” emri i Endri Fugës përmendet para atij të Erion Veliajt, kur përmenden themeluesit e Lëvizjes “Mjaft”. Në Lëvizjen “Mjaft” Erioni dhe Endri do të qenë dy drejtuesit kryesorë, duke qenë i pari drejtor ekzekutiv dhe i dyti drejtor i komunikimit. Lëvizja “Mjaft” ishte para së gjithash një skemë abuzive për të thithur paratë e donatorëve perëndimorë. Në shkurt 2006 unë isha i pari që denoncova në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se Lëvizja “Mjaft” i përdorte paratë e marra nga të huajt, ndër të tjera për të bërë orgji. Pas këtyre thënieve të mia, u publikuan dhe fotografi ku tregoheshin se si drejtuesit e Lëvizjes “Mjaft”, ndër të cilët edhe Endri Fuga merrnin pjesë në party homoseksuale të llojit të orgjive. Në atë kohë, shefi i “Mjaft” Erion Veliaj reagoi në një konferencë shtypi, duke thënë se këto ishin party normale ku kishin marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Nëse ky ishte kuptimi i Erionit dhe i Endrit për normalitetin, ai ende nuk është fiksuar nëpër fjalorë, ku këto gjëra definohen si orgji.

      Bëmat e Endri Fugës në Lëvizjen “Mjaft” janë të ngjashme me bëmat e tij në kampet e pritjes së të dëbuarve nga Kosova gjatë krizës humanitare të vitit 1999. Endri Fugës nuk i mjaftoi që i vuri vetes një pagë të lartë në si drejtor komunikimi në Lëvizjen “Mjaft”, duke pasur përveç kësaj edhe përfitime të tjera si shpërblime dhe dieta të mëdha për udhëtime luksoze jashtë vendit, të llojit të turizmit të shoqërisë civile. Endri Fuga i përdori paratë e dhëna nga donatorët për Lëvizjen “Mjaft” dhe shoqatat në orbitën e “Mjaft” për të krijuar bizneset e tij private. Kështu kur në 2007-2008 Erion Veliaj dhe Endri Fuga vendosën që ta mbysin krijesën e tyre Lëvizjen “Mjaft”, se tani kishin plane të tjera për të ardhmen e tyre, ata me kontabilitetin-abrakadabra që përdornin zhdukën 300 mijë eurot e destinuara për kreditimin e biznesit rinor. Një pjesë e këtyre parave pastaj u shfaq si kapitali fillestar prej 100 mijë euro me të cilin Endri Fuga themeloi kompaninë e tij Albanian Communication Group, ku Endri Fuga i shënoi vetes 70% të aksioneve.

      Në vitet 2004-2008, kur Endri Fuga ishte shumë aktiv për të bërë para në Lëvizjen “Mjaft” dhe në shoqatat e orbitës së saj, ai, sipas jetëshkrimit të tij zyrtar, supozohet të ketë kryer një master në Universitetin Ëebster, për komunikim. Por çdo gjë është e mundur për njeriun i cili në moshën 17 vjeç drejtonte operacione humanitare nga të cilat varej fati i mijëra e mijëra njerëzve. Në 2007, Endri Fuga mori një post nëe Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Edi Rama. Endri u bë këshilltar i kryetarit të bashkisë për marrëdhëniet me publikun. Në 2008 Endri Fuga u bë drejtor për median dhe komunikimin në Partinë Socialiste, post që e mban edhe sot e kësaj dite, duke qenë praktikisht shefi i atij që mund të quhet si kabineti sekret i Edi Ramës.

      Anëtarët dhe votuesit e PS, të cilët irritohen nga fjalët që thotë Henri Çili nëpër studiot televizive, duhet të dinë pazarin që ka bërë Endri Fuga me Henri Çilin. Me ndërhyrjen e Endri Fugës, Henri Çili e bëri të atij e Endrit, Përparim Fugën, prorektor në Universitetin Europian të Tiranës. Një emërim i çuditshëm ky se Përparim Fuga është profesor në fizikë, dhe specialist në fizikën bërthamore dhe në UET nuk ka një departament të fizikës, aq më pak të asaj bërthamore. Por Henri Çili, si burrë i shkathët që është e ka rregulluar që Përparim Fuga të ligjërojë në UET për sigurinë kombëtare dhe statistikën, ndonëse profesor Përparim Fuga nuk ka asnjë specializim për këto lëndë. Por Henri Çilit aq i bën. Në fakt Henri Çili ka dashur që të blejë shërbimet e Endri Fugës nëpërmjet një rroge të mirë për të atin. Dhe Endri Fuga ia dha shpërblimin e parë Henri Çilit para dy vjetësh duke e emëruar atë pedagog në Akademinë Politike të ngritur pranë Partisë Socialiste. Por pazari është më i madh dhe Henri Çili e shikon qenien e profesor Përparim Fugës në UET si një CDS (Credit Default Swaps), siç quhen në tregun e derivateve financiare. CDS janë sigurime të një veprimtarie biznesi, duke përfshirë edhe kreditë. Henri Çili ka marrë 18 milion euro kredi bankare, të cilat shpresonte t’ ia paguante kryeministri Berisha në këmbim të shërbimeve mediatike të Çilit. Duke qenë se Henri dyshonte se Berisha mund të mos ishte më kryeministër pas zgjedhjeve të vitit 2013, ai mori në UET të atin e Endri Fugës si një CDS, që Endri Fuga të ndërhyjë që qeveria e re e PS të paguajë kredinë për llogari të Henri Çilit. Tekefundit kush më mirë se Endri Fuga mund t’ ia bëjë këtë shërbim Henri Çilit. A nuk u shfaq Edi Rama në rresht pas Endri Fugës?

      Shfaqja në media e kryetarit të PS, në rresht pas Endri Fugës, ishte një veprim i llogaritur për të qetësuar kancelaritë ndërkombëtare që janë të shqetësuara për sjelljen e Edi Ramës si kryeministër, duke qenë se ai ka një natyrë ekcentrike dhe mund të bëjë gjëra të paparashikueshme. Edi Rama, me anë të fotos së famshme ku ai qëndron në rresht pas Endrit, u dha një mesazh kancelarive ndërkombëre, se nëse ato kanë dyshime për aftësitë e Edit për vetëkontroll, ja se ku është Endri Fuga që e ka nën kontroll atë. Dhe Endri Fuga është një njeri të cilin diplomacia e huaj në Tiranë e njeh mirë. Endri është mysafir i shpeshtë deri në orët e vona në Ambasadën e Israelit në Tiranë. Por Endrin e njohin mirë edhe në ambasadat e tjera, duke përfshirë dhe atë amerikane. Edi Rama në rresht pas Endri Fugës tregon në mënyrë simbolike se më në fund Çeta Plakë (po të përdor një fjalë që përdorej dikur për çetat e vjetra partizane) e Sorosit erdhi në pushtet në Shqipëri. Unë nuk do të kisha asnjë kundërshtim që çeta sorosiane të qeveriste Shqipërinë nëse financat ndërkombëtare çifute do t’ i jepnin qeverisë sorosiane të Shqipërisë disa miliarda euro që do të shkonin në dobi të Shqipërisë. Por nuk besoj se do të ndodhë kështu. Me treshen Edi-Erion-Endri, që përbën boshtin e ekipit të Rilindjes, duket se Rilindja socialiste është më tepër Rilindje e kriptoçifutëve të Shqipërisë. Vetë fjala “Rilindje”, siç e kam treguar më lart, është ideuar në skriptin e ESI-t, që në 2008 dhe është rimarrë në fushatën e vitit 2013.