Kadri Hyshmeri: Historia e Ditës së Verës …!

65
Sigal

Shpresoj të pëlqehet nga ndjekësit e faqes sime , nga miqtë , shoqe dhe shokë, të cilët i uroj me zemër:

“Ardhtë e bardhë festa e Ditës së Verës në vatrat tuaja , festa e bukurisë që i madhi Zot ia bëri dhuratē Elbasanit tonë të dashur “!

Dita e Verës është festë e ripërtëritjes së gjithësisë , e gjallërisë së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës.

Kjo festë pagane vjen nga thellësia e shekujve pellazgo-ilire, si festë e mbarë trojeve shqiptare.

Thelbi i kësaj feste , përmendoren e vet gjatë gjithë historisë e ka pasur në Elbasan , pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës ( Djana Candaviensis) , me misionin e mbretëreshës së gjuetisë e pyjeve dhe gjithë natyrës.

Ajo në shekuj u përhap nga viset ilire deri në brigjet e Mesdheut.

Aq e vërtetë është kjo , sa shprehja : – Të shitoftë ( të shigjetoftë) Zana u përdor dhe përdoret dhe sot në viset ku kanë banuar e banojnë dhe sot ç’janë ilirë !

Statuja e Zanës sē bardhë u zbulua jo vetëm në Apolloni , por edhe në brigjet e Afrikës së Veriut dhe të Azisë së Vogël .

Invadues të shumtë, barbarë e Llazorët e Vangjelizmoit, Bizanti e soj e sorrollopi i tyre u munduan ta zhdukin këtë festë për ta zëvendësuar me të kremtet e tyre.

Por shqiptari e ruajti këtë festë si hajmali deri në ditët tona, të bukur, të paqtë e të bekuar.

Madhështia e natyrës e gjen mëshirimin e saj tek Manthoja i stërlashtë, me Rrapin e Mansit degëgjërë , me burimin ujëkulluar vendosur kryevendit.

Toponime bukurie gjen rreth këtij vendi peligrinazhi , si : Kurora e ullishtës , Ulliri i qejfit , Shën Gjoni , Çaire e baçe , Rrapat rreth burimit të Bushekut , Kroi i kalit , Burimi i Ali Xhinsit , Teferiçi , Llonxha , Çesmja e lepurit , etj.

Rilindasit tanë në librat e tyre shkruajnë me krenari për emancipimin e gruas elbasanase që shfaqej me bukuri të rrallë qysh herët.

Ky emancipim ze fill me pjesëmarrjen e femrës përkrah burrit në drejtimin e shtetit , në luftra të përgjakshme , si psh përgjigjia e thirrjes së kapedanit legjendar Gjorgj Golemi , drejtuar sopotarëve:

Sopotare , moj të ngrata ,

rrokni thika e rrokni shpata !

A do rrimë të luftojmë

a do ikim të shpëtojmë …!?

Ato një zëri u përgjigjën :

“Ne do rrimë të luftojmë ,

Gjorg Golemin s’e turpërojmë !

Ky emancipim dhe heroizëm u pa dhe në luftën kundër pushtuesit nazi-fashist , nga vajza e gra heroina që dhanë jetën në altarin e lirisë.

Elbasani është simbol i luleve dhe agrumeve. Aq e vërtetë është saqë në oborret e shtëpive të qytetit kundërmon era parfum e nektarit të luleve , sidomos e karajfilit , e trandafilit dhe luleve të agrumeve , rritur me kujdesin e nënave tona shamibardha.

Kjo festë simbolizon gjallërinë dhe pjellorinë , ndaj simbolizohej me gjyshet , nëna dhe nuset.

Ky trinom ruante zahiret e motit të shkuar , si : pala fiku , arra , mollë ftoj , shegë mjaltë e pegmez.

Rituali fillonte 1 ditē para me bërjen e ballakumeve dhe revanive , me enë të veçanta për këtë ëmbëlsirë tradicionale të Elbasanit. Si në çdo rit , në gatim , zbatoheshin forma të fshehta , si ëmbēlsira merreshe mësysh , prandaj nuk çohej në furra publike lagjeje, por piqej në çdo shtëpi me saç.

Çdo fazë gatimi i tyre shoqërohej me thithje buzësh , me fërshëllimë karakteristike që largonte qoftëlargun.

Heqja e saçit të fundit kishte rëndësi.

Revanija e pjekur, e ardhur mirë , ishte Ogur përsëmbari !

Revania tuç e qyllë , ishte shenjë e keqe.

Qoftëlargu e kishte prishur me anë të syrit të keq.

Askush veç amvisave të Elbasanit nuk mund t’i gatuante këto ëmbēlsira.

Ja si e këndojnë atë e bir ( Nevruz dhe Adil Nuredini ) këngën kushtuar këtyre ëmbëlsirave :

-2000 𝓿𝓳𝓮𝓽 𝓪𝓼𝓱𝓽 𝓹𝓪𝓴 𝓶𝓮 𝓽𝓱𝓪𝓷ë ,

𝓯𝓮𝓼𝓽ë 𝓴𝓪𝓷 𝓫𝓪 𝓷ē 𝓔𝓵𝓫𝓪𝓼𝓪𝓷.

𝓜𝓾 𝓴𝓮 𝓡𝓻𝓪𝓹𝓲 𝓲 𝓜𝓪𝓷𝓼𝓲𝓽,

𝓐𝓶𝓪𝓷 𝓿𝓳𝓮𝓷 𝓶𝓲𝓵𝓮𝓽𝓲,

𝓐𝓶𝓪𝓷 𝓹ë𝓻 𝓭𝓲𝓽ë 𝓿𝓮𝓻𝓮,

𝓪𝓼𝓱𝓽𝓾 𝓪𝓼𝓱𝓽 𝓪𝓭𝓮𝓽𝓲 .

——○——-

𝓟ë𝓻 𝓭𝓲𝓽ë 𝓿𝓮𝓻𝓮 𝓽𝓪 𝓭𝓸 𝔁𝓱𝓪𝓷𝓲,

𝓑𝓪𝓵𝓵𝓪𝓴𝓾𝓶𝓮 𝓔𝓵𝓫𝓪𝓼𝓪𝓷𝓲.

𝓚ë𝓼𝓱𝓽𝓾 𝓴𝓪 𝓽𝓱ë𝓷ë 𝓴𝓪𝓹𝓮𝓭𝓪𝓷𝓲,

𝓽𝓪 𝓭𝓸 𝓼𝓱𝓹𝓲𝓻𝓽𝓲 𝓴𝓾𝓻 𝓽𝓪 𝓱𝓪𝓷𝓲.

——–○——-

𝓑𝓪𝓵𝓵𝓪𝓴𝓾𝓶𝓮 , 𝓻𝓮𝓿𝓪𝓷𝓲 𝓭𝓸 𝓰𝓪𝓽𝓾𝓪𝓳 ç𝓭𝓸 𝓼𝓱𝓽ë𝓹𝓲,

𝓑𝓪𝓳𝓶 𝓼𝓱𝔂𝓺𝔂𝓻 𝓷𝓰𝓪 𝓱𝓮𝓻𝓪 ,

𝓼𝓱𝔂𝓺𝔂𝓻 𝓮𝓻𝓭𝓱 𝓹𝓻𝓪𝓷𝓿𝓮𝓻𝓪 !

———○——–

𝓑𝓪𝓵𝓵𝓪𝓴𝓾𝓶𝓳𝓪 𝓪𝓼𝓱𝓽 𝓵𝓮𝔃𝓮𝓽𝓲,

𝓡𝓮𝓿𝓪𝓷𝓲𝓳𝓪 𝓪𝓼𝓱𝓽 𝓼𝓮𝓴𝓻𝓮𝓽𝓲.

𝓓𝓲 𝓽𝓪 𝓫𝓪𝓳 𝓿𝓮ç 𝓔𝓵𝓫𝓪𝓼𝓪𝓷𝓲.

𝓢𝓱𝓾𝓶ë 𝓳𝓪𝓷 𝓵𝓸𝓭𝓱 𝓪𝓼𝓴𝓾𝓼𝓱 𝓼’𝓮 𝓫𝓪𝓷𝓲 !

——–○——–

Darka e Natës së Verës ,më 13 mars është vakt solemn.

Ajo pritej me padurim për ndarjen e dhuratave. Shtrohej “Sofra e madhe”dhe dilnin hiset barabartë , me dorë në zemër dhe me drejtësi qytetare.

Pjesë quheshin ballakumet ,palat e fikut , arrat , mollë , ftoj,shegë dhe kofshat e gjelit të detit.

Siguroheshin aq gjela deti , sa fëmijë kishte familja.

Nënëmadhja,zonja e shtëpisë, më plaka , qe personifikimi i pjellorisë.Ajo merrte atë natë një nur si shenjtore!

Shkonte pas darke dhomë më dhomē e shtrat më shtrat duke vënë lule karakaftje në jastëkët e të rinjve dhe fëmijēve, e cila mbin në mars vetëm në kodrat e buta të Elbasanit , rit që nënkupton ripërtëritje e gjallëri .

Të nesërmen herët, niste ditë e re , Dita e Verës 14 Marsi.

Larë e krehur, veshur me të rejat e stinës së pranverës dhe fëmijët i pajisnin me VERORE.

Verorja ishte byzylyk ceremonial qē përbëhej nga 2 fije kuq e bardhë .

Simbol i gjakut të kuq dhe bardhësisë së brezit të ri.

Verorja ngjizej me bestytnitë e fuqisë mbrojtëse nga sëmundjet dhe syri i keq. Gjithashtu , ishte ogur i bardhë se dimri kishte ikur duke i lënë vendin bukurisë pranverore.

Asokohe thuhej , – dimri me cule , vera me lule.

Fëmijët dhe adoloshentët duhet të ishin gjithë sy e veshë , me përgjigje majē gjuhës … Në rast se të thirrurave nuk u përgjigjeshin me , urdhëro, civilizuese, atëhere nëmeshin me formulën :

Marrsh morrat e pleshtat, gjumin e sabahut ,ethet e verēs, me çekiça derës.

Pra , ishte shuplakē që të lëndonte shpirtërisht dhe të jepte një mësim…

Vizitat tek të afërmit e tyre shoqëroheshin me ritin , Këmbë…bëjnë këmbë. Ky rit është i lashtë sa vetë historia e festēs dhe vazhdon edhe sot.

Të bërit ,- Këmbë- është praktika e ndarjes së hiseve tek të dashurit e familjes që jetonin të ndarë, por edhe tek krushqia.

Këmbë bënin vetëm fëmijët, djalë ose vajzë, por edhe fëmijë bashkë si simbol i bardhësisë shpirtërore dhe çiltërsisë.

Dijetarët shpjegojnë se tek Rrapi i Mansit , kemi rrënojat e Rrugës Egnatia , stacion, që priste me bujari e përcillte peligrinë, që vinin në SKAMPININ e lashtë për t’ju falur Djanës së Kandavëve.

Këtij fenomeni , usta Isuf Myzyri arkitekti i këngës popullore elbasanase i këndonte ;

-𝒟𝑜𝓁𝒶 𝓃ë 𝓅𝒿𝒶𝒸ë 𝓉ë 𝐵𝑒𝓏𝒾𝓈𝓉𝒶𝓃𝒾𝓉 ,

𝑒 𝓅𝒶𝓈𝒽ë 𝓇𝓇𝓊𝑔ë𝓃 𝑒 𝑀𝒶𝓃𝓍𝒽𝒶𝓇𝒾𝓈ë ,

𝓈’𝓋𝓎𝓈𝒽𝓀𝑒𝓉 𝓁𝓊𝓁𝒿𝒶 𝐸𝓁𝒷𝒶𝓈𝒶𝓃𝒾𝓉 ,

𝓈’𝓂𝑒𝒽𝑒𝓉 𝓈𝑜𝒻𝓇𝒶 𝑒 𝒷𝓊𝒿𝒶𝓇𝒾𝓈ë !

Të parët tanë simbolin e 14 Marsit e kthyen nga tempull besimi , në tempullin e Shqiptarizmës për të gjithë shqiptarët kudo janë . Dhe sot Elbasani pret e përcjell peligrinë nga tërë kombi ynë , por edhe përtej , se as lulja e Elbasanit nuk vyshket , as sofra e bujarisë nuk mehet në këtë qytet.

Vetëm 14 Marsi i vitit 1944 nuk u festua , sepse atë ditë pushtuesit gjermanë përgjakën me gjak dëshmorësh atë vend ku populli shkonte për të festuar.

Kjo, të dashur miq e mikesha , shokë e shoqe , si dhe ndjekës të faqes sime në fb. është në thelb historia e festës së Ditës së Verës për Elbasanin dhe gjithë shqiptarinë.

E kalofshim bukur, me shëndet të plotë gjithë familjet kudo që janë dhe suksese e shumë fat fëmijëve tanë !

Harmoni dhe gëzim sjelltë kjo festë në shtëpitë e çdo shqiptari !

Zoti e bekoftë SHQIPËRINË !