Kadri Cakrani: Të vërtetat e luftës sime, 3-4 Shkurt 1944

343
Sigal

Ishja në Tiranë dhe kishte kaluar dreka, kur me një fytyrë që nuk e di si më ishte bërë nga inati vajtëm në Kursal dhe që andej në Dajti, për një tjetër kafe, të mbidhja veten. Zëmërimi vetëm më shtohej me këta njerëz që ishin kaq zëmër gjërë me Shqipërinë, se dhe ishin gati të binin aty Komunismën, demek se do të bjeri vetë më vonë, pasi nuk e do populli ynë. Po dinte Komunisma që të ecte me mëndjen e Mit’hat Frashërit, Ali Klissurës, Vasil Andonit e të të tjerëve? Ajo kishte vetëm një armë për të fituar: Terrorin! Ndaj të cilit kush do popull në botë një ditë do të përgjunjet, ndërsa këta më tregonin Parlamentin dhe popullin! Ku di Bolshevismi popull? Sa ç’diti Stalini për Rusët që vrau e nuk pushoi mbi popullin e Tij! Sa ç’ditën Sërbët që nuk pushuan që nga koha e Lidhjes së Prizërenit e Abdyl Frashërit e deri më sot, që nuk pushuan së vrari të jetë e mundur gjithë Kosovën! Shoferi me ordinansën po rrinin tek dera e sallës dhe unë i pashë egër, por dhe si me habi. Hynë nja dy nga të Qeverisë po nuk j’U fola se kur dëgjoje nga të tutë këto mendime, ç’do të kërkoja nga Qeverija? Ngrita kokën prapë dhe në këtë kohë njerëzit e mij kishin ikur.

E kishja pirë kafenë për gjysmë kur dëgjova disa të shtëna e krisma dhe një breshëri plumbash, jo shumë larg. Nxorra Ëalther-in dhe shkallëve dola jashtë. Tek dera e jashtme e oborrit po vazhdonin të qëllonin dhe unë ashtu përkulur pashë se kishin sulmuar maqinën t’ime. Me siguri kishin kujtuar se ishja unë kur po dilte nga porta. Pashë në krahun e djathtë të maqinës im nip, Isa Xhindolja  ndërroi pozisjon dhe po qëllonte me pistoletë. Dy xhandarë që patrullonin aty afër, po ashtu. Nxitova, si do që qëllonin dhe u afrova tek maqina, po nga dera e hapur shoferi im, i goditur nga afër, ishte vrarë mbi timon. Isa Xhindolja duroji deri sa shkova dhe ra në tokë i gjakosur dhe pa ndjenja. Kishin kujtuar se më kishin goditur mua, pasi maqinën e njihnin dhe kishin qëlluar shoferin nga drejtime të ndryshme njëherësh. Por shkëmbimi i zjarrit kish bërë që ordinansa të kish vrarë në vënd njërin, një djalë të ri që ishte jo shumë larg. Tjetrin që mbështeste me zjarr shokun e Tij, ai që goditi nga afër, ish qëlluar nga shoferi. Të gjithë kishin ikur me vrap dhe dy xhandarë që patrullonin aty afër, filluan të shtinin, por atentatorët nuk ikën dot si e kishin bërë planin. Mbase nuk ishin nga Tirana që mund t’i mbështesnin gueriljet nëpër rrugët e qytetit. Sulmi ishte i shkurtër dhe që nga maqina me të vrarin qëllova dhe unë një karikator pistolete në atë drejtim. Këto më shumë për zjarr, se po ngrija në atë moment nipin t’im të plagosur. Shpërtheu befas dhe një bombë që më bëri të ulesha, pasi mund të dukej ndonjë atentator pas tymit. Ata do të më njihnin me një herë nga që ishja i gjatë, prandaj kur pushuan të shtënat dhe u shpërnda tymi, pashë që Xhandarët shkuan të parët, kur u ndjenë qindra hapa si me trok, se po vinte Batalioni “Kosova”. Atentatorët ishin 4 vetë, po unë nxitova për në spital me nipin e plagosur. Atje e panë se po i dilte gjak nga goja, pasi plumbat e kishin goditur në mushkëri. Unë lashë këta të Xhandërmarisë e Batalionit dhe dola në këmbë, nga ku mund të vinte një atentat i dytë. Po më shpeshtohej frymëmarrja dhe zëmërimi po më rritej.

Erdhi pas pak maqina e Ministrisë së Brëndëshme dhe doli me një herë nga ajo Ministri Deva vetë. –I gjetëm kush ishin, tha. Atentatorë nga Fieri, dihet kush i ka dërguar dhe ishin nisur vetëm për t’a bërë atentatin. Nga informatat që kam në dispozisjon kanë komunikuar me guerilët e këtushëm. Ishin vetëm për ty, po të katërt u vranë. –Ata u vranë nga shkëmbimi i zjarrit me ne, se për këtë dy të vdekur mund të kem dhe unë! –Po pra, po edhe Xhandërmarija ka pjesën e saj. –Pra këtu rrotull ruajnë vëndin dhe nën hundë u bëjnë atentat, kështu?! Deva ishte shumëmë i shkurtër dhe po e dëgjoja duke shtrënguar nofullat. –Mitrovicës do t’i kërkoj që tani operasjon me të gjithë forcat e Xhandërmarisë, dhe ato të mija Kosovare dhe do t’a rrethoj Tiranën e Re. Se qëllojnë për të bërë terror dhe ikin fshihen atje. –Tiranën e Re mos e fut në llogarinë e Qeverisë. Sa të gjej kush i mbështeti nga guerilët e këtushëm dhe janë të mijtë. –Në asnjë mënyrë Zoti Cakràni nuk mund të lejoj në Tiranë ndërhyrje tek forcat e Xhandërmarisë, që varen nga Qeverija! Do bisedoj në se Gjermanët, që besoj do t’a bëjnë, të ngushtojnë rrethimin e këtyre lagjeve për në Tiranë të Re. Nuk dua të shpëtojë asnjë dhe të pastrohet Tirana nga Komunistët terroristë. Ata që kemi në burgje, sipas informatave do t’i shikoj edhe një herë, për të bërë një listë me ata më të rrezikshëm. Ky vënd po më plas! Duhet të shkoj për ndihmë tek Komanda Gjermane dhe të fillojë pa pritur asnjë minutë. Kur pa kaluar pas ditja, si t’a kishin marrë vesh, Komunistët goditën dhe maqinën e Devës vetë. E kishin ruajtur dhe e kishin goditur duke kujtuar se ishte ministri. E vranë dhe një njeriun e Tij dhe tani Deva po më besonte. Ishja tek Komanda kur më thanë se Deva po më kërkonte në zyrën e Tij.

Mora një maqinë tjetër me dy vetë të armatosur dhe u futëm në ca rrugë lagje deri te Ministrija. Ai kishte zbritur në katin e parë dhe po fliste i inatosur sa më s’ka. Unë ishja me mëndje në spital, po Deva më tha se Gjermanët, që figurojmë si administrata e Tyre nuk duan të n’a ndihmojnë. Nuk mund të ndërhyjmë në Luftën tuaj Civile ne, thonë. Verprojmë vetëm kur goditemi direkt, nga cila palë qoftë! Xhandërmarija është gati! –Po qe se je i vetëm si po thua n’Operasjon, atëhere duhet të caktojmë zonat, se mos vrasim njëri tjetrin. -Unë i vetëm! Deva gati ulëriti nën fytyrën Time dhe hapi dorën duke e rrotulluar prapa. Po të kishja ardhur dhe të prisja ndihmë nga Ju do kishja vdekur me kohë! Po ja që unë nuk e lë terrorin Komunist të bëjë si të dojë nën hundën T’ime. 1500 Kosovarët e mij për këtë ditë i kam! Unë do t’U tregoj atyre se ç’do të thotë të bësh terror dhe të vrasësh njerëz të pafajshëm rruge! Vënë edhe gra që ndonjë bombë të mëshehur e vënë në rrugë. Tiranës jeta j’u bë e padurueshme nga terrori i kuq! Por anarkinë unë nuk mund t’a duroj. Do t’ju përgjigjem me terror! Nasjonal-Çlirimtarja e di se është nëpër Tiranë si më 943. Unë do të gjej dhe kush është simpathisant, jo komunistë terroristë! –Nuk bëhet vetëm me Xhandërmarinë që ke kjo punë, prandaj më ler mua zona që t’i kontrolloj me ushtarët e mij nga Tirana, dhe ata që do mbledh tek ty do ti sjell. Më ndodhi mua atentati i parë dhe im nip po është gjallë, po bën pazar me shpyrt! Ata ishin nga Fieri, i ka dërguar se s’bën Mehmet Shehu, po pas këtij atentati u ngjallën gueriljet e këtushme. Terrori kish rënë shumë. Kjo e ndezi, prandaj njëra vrasje pruri tjetrën. Ti si Qeveri do më ndihmosh, me atë që do bënin Gjermanët. Me ngushtimin e lagjeve, se atje i gjej vetë dhe të mallkojnë ditën e lindjes Komunistët terroristë pastaj! –Jo, ulëriti Deva, nuk i kërkoj ndihmë as Armatës e as Juve. Punët e mija i di unë! –Po shkaku është se u godita unë i pari dhe mund të kishja filluar pa të thënë fare, se aq informata i kam! –Në asnjë mënyrë nuk lejoj ndërhyrje as nga Armata tani, sikur edhe të thonë! Ngriti dorën lart para gojës sime, si të më ndalonte të të flisja dhe iku. –Nesër do të njoftoj, tha duke ikur. I kapa dorën në të ikur dhe i gati bërtita. –Xhaferr Deva, u godita unë i pari dhe të gjitha sa erdhën zinxhir me njeriun tënd ishin se Komunistët e këtushëm u zgjuan! Terrori i Tyre kishte rënë fare, prandaj nuk ka punë fare Xhadërmaria e Qeveria, se i zë vetë me forcat e Ballit. Pastaj e shikojmë se kush i dërgon e kush i përngreh për të vrarë e bërë terror! –Në asnjë mënyrë nuk dua të lejoj të futeni në kompetencat e Qeverisë dhe të Xhandërmarisë, pasi e kam fuqinë e duhur për Operasjon! Terrorin Sërb që është mbjellë këtu, Kosovarët e mij nuk e lënë në këmbë, jo të bëjë ç’të dojë! Në copri fuoco do të qëllohet pa para lajmërim! Prandaj të njoftoj të mos nxjerrësh asnjë forcë të Ballit, përveç atyre që patrullojnë në selitë t’uaja! Në qoftë se do të duhen përforcime dhe Gjermanët nuk n’a i sigurojnë, atëhere për një zgjerim kontrolli lagjesh do t’ju njoftoj nesër. Por nuk dua të ngatërrohen me shtetin fuqi të tjera, pasi administrata jonë është ushtarake dhe dihet që Gjermanët pastaj do të ndërhyjnë ndaj jush! Nesër do t’ju njofoj për të rejat, po ika tek Zoti Mitrovica që të zgjidh punën e Operasjonit! –Nuk mund të presim ne që Qeveria të n’a zgjidhi punët, nesër është vonë! Ju po thoni qëllo edhe një herë, pa të shikosh! Të kuqtë i ke lënë nëpër këmbë Zoti Ministër dhe duhet të kesh kujdes vetë qe mos të godasin prapë, ndaj refuzoj prerë që të mos përfshihemi n’Operasjon, ne si shkaku kryesor, qoftë si pozisjon parësor, qoftë dytësor për të zënë rruget dhe udhëkryqet, duhemi se s’bën!

Ministri u kthye duke vajtur në zyrë, kur të gjithë në sallon nuk po kuptonin se ç’po ndodhte dhe çdo të bëhej. Nga një dosje më nxorri disa letra me emra dhe adresa të shtypura dhe vazhdoi. -Unë si Ministër jam kategorikisht kundër përzjerjes së forcave të Ballit, që është një Organizatë dhe nuk ka lidhje me Qeverinë! Ja ku i kam emrat. Nesër i ke të gjithë pas hekurave! –Po qe ashtu duhet të vijë dhe unë tek Mitrovica që të ligjëroj ndihmën, si shkaku, që nuk mund t’a lëmë në kurris t’uaj të gjithë! Po është se duhet të vemi dhe tek Mehdi Beu dhe e shtrojmë dhe atje. Ai hoqi gjyslykët, i fshiu dhe j’a dha dosjen ordinansës që i rrinte pas. -Unë jam Ministër i Brëndëshëm fuqiplotë dhe vendos unë këtu për të kuqtë, edhe mbi Mitrovicën! Nga bërtitja zëri po i çirrej. –Po për Shqipërinë përgjigjemi të tërë Xhafer Deva, fillova dhe unë i inatosur. –Këto i zgjidh unë dhe nuk lejoj njeri tjetër, thashë! Regjencën mund t’a pyesë Krye Ministri dhe t’i marrë mëndje, që jam i sigurtë se do të thonë janë djem Shqipërije! Pse kanë mëndje Sërbie, nuk duan t’a besojnë, prandaj nuk më duhen këshilla sot! Nesër të njoftoj unë! J’a bëri me shenjë ordinansës dhe një grup njerëzish me Komandantin e Xhandërmarisë dhe disa civilë kosovarë, i shkuan pas.

Duhet të filloja vetë kontrollet, por përplasja me ministrin dhe Xhandërmarinë do të bënte që duke u futur në veprimet e Qeverisë, sikur një ankim, bënte të ndërhynin Gjermanët, nga varej ajo. E dija që Xhaferr Deva ishte fuqi plotë në veprimet e Tij dhe urdhëroi bataljonet Kosovare të qëllonin pa para lajmërim, sa të fillonte copri fuoco. Prapë nga rrugë e rrugica vajtëm në spital. Doktorët vuajtën shumë, po nga darka im nip thashë se mbaroji. Unë me një herë u njoftova urgjent forcave të Ballit se terrori u zgjua dhe kështu duhet të jemi dhe ne! Gjermanët nuk duan të futen n’Operasjon, por këtë gjë tha dhe ministri Deva për ne. Do t’a bëjë me bataljonet Kosovare që ka prurë, por ne s’mund të përkulemi para terrorit të kuq Komunist, që me këtë rast kërkojnë t’a paguajë popullata e Tiranës. Që të mos përplasemi me Xhandërmarinë dhe kosovarët e Devës, nesër do fillojmë dhe ne kontrollet, me lejen e Ministrit apo jo! Inat kam unë që shpyrti im e di si duroj, po deri nesër do t’i ketë ikur dhe atij inati. Zonat janë tek Tiranë e Re dhe duhet patur kujdes, nga që mund të hapet zjarr nga afër dhe nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit ikin. Do të kontrollohet në copri fuoco dhe po të shihet rrezik, të hapet zjarr pa paralajmërim ku mund të jenë Komunistëve terroristë që largohen rrugicave. Kjo për arsye se mbajnë me vete bomba që i hedhin, duke ditur që mund të vriten. Në copri fuoco nuk lëvizet nga shtëpia dhe popullata e di. Po ishte ndonjë i tillë, ikën se është terrorist, ndaj të vritet në vënd! Më mirë popullata e Tiranës pa ata se me frikën e Tyrej në zëmër.

Në darkë dhashë urdhër të prerë dhe unë që të mos përziheshin forcat e Ballit me Xhandërmarinë n’Operasjon, pasi do të ishim në dispozisjon të saj. Disa vetë kundërshtuan, por unë vazhdova. –Sa më dhëmb mua ai që u vra, e di vetëm unë dhe me vënd ishte që Operasjonin t’a kishim bërë ne. Po Ministri Deva është po kaq i zëmëruar sa dhe unë për njeriun e Tij që i vranë. Ai ka shpresë deri në minutën e fundit se këtë Operasjon, them se do t’a bëjnë bashkë me Gjermanët. Po Gjermanët nuk mund të futen se rrezikojnë ushtarët e Tyrej, për arsye se do të duhet të ekzekutojnë për një ushtar 100 Tiranas. Nuk ka gjumë dhe në qoftë se do të thirremi, njoftimi i Tyre do shpjegohet, se ku duhet të ndërhymë dhe ç’farë duhet të bëjmë! Gjithë natën të shtënat nuk pushuan, ku terroristët hidhnin dhe ndonjë bombë, pasi Xhadërmarija e kishte të ndaluar t’i përdorte. Shtëpitë prej qerpiçi shëmbeshin dhe vriteshin njerës nga popullata. Ata që kishin dalë natën në copri fuoco ishin goditur në vënd, si shkelës të saj, të kuq apo jo! Nuk doli siç pritej Operasjoni se me që u lajmëruan dhe me radjo e të gjitha, kishin ikur gjatë ditës terroristët e kuq dhe bataljoni “Kosova” nuk i gjeti gjithë atë natë dhe vrau nja 7 a 8 vetë nëpër rrugë. Edhe ne të katërt i vramë në moment! Dhe nga ata që kish në burgje ministri Deva kërkoi të pushkatoheshin, po Krye Ministri Mitrovica e vonoi urdhërin, pasi duhej të merrte dhe pëlqimin e Regjencës, që natën po flinte si duket.

Të nesërmen në mëngjes copri fuco u mbyll më vonë dhe Tirana atë të premte mezi doli për pazar nga frika. Ministri nuk njoftoi po unë nuk tërhiqesha nga vendimi im. Shkova prapë bashkë e Ali Klissurën dhe këtë herë takova sekretarin e Tij, që më shpjegoi se Gjermanët nuk donin të hynin nëpër kontrolle, për arsye se në qoftë se goditej një ushtar Gjerman, ata duhet të pushkatonin 100 të tjerë aty ku ndodhte goditja. Prandaj i binte llogarija që Tirana e Re për pesë terroristë të kuq që mëshehte nga frika, duhej të shuhej e tërë me gjithë shtëpi. Nuk lëvizëm, dhe pas gjysëm ore ai tha se forcat e Ballit nuk mund të ndihmonin forcat e “Kosovës” në zona të caktuara bashkë, pasi përgjegjësinë e kishte shteti për terrorin Komunist. Ali Beu këtë herë nuk u ndije se unë ishja gati që me ditë për Operasjon dhe do t’a kishja bërë të tërë atë, sikur të mos më kish dalë para kësaj gjëje Ministri, që më tregoi se pa pëlqimin e Tij Qeverija mund të përplasej edhe me ne. Gjermanët po do të ndërhynin, se kështu ishte ligji i administratës dihet, në krah të Qeverisë. Mit’hat Frashëri, që se s’bën kishte biseduar me Mehdi Beun e Regjencës, nuk më dha lejen dhe unë nuk mund bëja luftë pa urdhërin e Komitetit të nderuar Qëndror. Këtu ishte Tiranë dhe në Tiranë ata nuk të linin të hidhje një hap pa urdhër. Kështu ajo shkresë me emra i kish vajtur më parë atë natë Mitrovicës apo Mehdi Beut, nuk e mora vesh, se Ministria e Brëndëshme e kish të ndaluar informasjonin. Të burgosur u shtuan ato ditë, dihet nga Tirana e Re, po dhe ekzekutime u tha se pati, nga të burgosurit.

Komunistët terroristë u larguan që pas goditjes që i bënë maqinës t’ime më tre Shkurt 944. Ai më ka thënë vetë më vonë se duhej pushkatuar gjithë Tirana e Re, po Mitrovica ishte kundër, Mehdi Beu dhe Regjenca, po e po, Gjermanët u tërhoqën se nuk donin të futeshin në luftime për ne, qoftë dhe Ministri vetë që u godit. Kështu edhe këtë herë nja 10 apo 12 Komunistë të atentatit t’im me gjithë ata që u vranë në copri fuoco natën, shkoi gjithë ajo zhurmë Qeverije e shteti. Komunistët terroristë fituan prapë, se Ministri Deva e shkroi në gazetë të nesërmen se duhet larë me gjak Tirana e Re. Kjo bëri që Komunistët të terrorizonin këtë herë me dorën e Tij. Ata mbushën traktet dhe fletushkat e Tyre me masakra e terror, me afro 100 vetë të vrarë, se mund të shkruanin më shumë, po popullata aty ishte dhe i kish parë. Kështu ata bënë një rrugë e dy punë: Miletit i futën frikën me Ministrin, vetë që e nisën me të vrarë, bënë sikur ishin vikthima duke ç’pikur dhe shtuar vetët sa u vranë. Komunistëve për intrigë, nuk kish njeri që t’u dilte. Nga që ishte e pa mundur të beje Operasjon me këtë intat të Xhaferr Devës, ika fare për të krehur Fierin dhe të zija ata që i kishin dërguar. Ai që i mësonte, më kish ikur nga dora tani.

Xhaferr Deva kujtonte se shqipëtarët e donin Shqipërinë si ata Kosovën. Ata ishin një copë T’ona jetime, që mund të bënte ç’do gjë xhelati që i kish marrë në punë. Ishte si në kohën e skllevërve, që shiteshin e bliheshin dhe si nuk i pëlqente pronarit, i vriste. Ishte një zëmërim i madh i Devës, Mitrovicës, imi, i Ali Klissurës e Mit’hat Frashërit dhe ç’do shqipëtari që e ka parë këtë gjë, që Sërbët kanë që më parë nga koha e Lidhjes së Prizërenit që bëjnë hapur terrorin. Dhe s’ka njeri t’u mbajë dorën! Sërbët, e kam thënë, janë shumë më të egër dhe nuk lënë më gjë pa bërë që të ketë nga njerëzit e Tyrej këtu në këtë vënd, Shqipërinë, që po e ruanim me shpirt ndër dhëmbë.

Ata e krijuan Partinë Komuniste për turp, në shtëpinë e Nasjonalistit më të vendosur në Tiranë, Bahri Omarit. I kunati i Tij, Gjirokastriti Enver Hoxha, që sot bën ç’të dojë me Shqipëtarët, në një darkë aty nga fillimi i 942-shit që kish shtruar Bahriu me këta miqtë e Tij Nasjonalistë, më tregonte Eqerem Peshkëpia që ishte atje, si djalë i ri shërbente godat me verë me gjithë të motrën. Ishin kohët që unë desh u vrava me t’im ungj për Mehmet Shehun, që e kish shokun e djalit dhe këta në darkë talleshin me idetë Komuniste që i kunati, fëmijë nga mëndja, thoshte se është më mirë Rusi,se me ju. –Mos të shikoj të më bjesh në avlli ca lypsarë dhe hamenj, që do më thuash për të dalë nga situata se i kam shokë, se do të të them që prandaj e ndrite në Francë, se thuajmë me kë rri, të të them cili je! Turpëron t’ët motër, jo mua, se unë do të them se i meriton ata shokë, dhe shporru me gjithëta në Sërbi a Rusi, po deshe dhe me Komunismën! Të gjithë qeshnin dhe e përqeshnin duke i thënëse as Sërbi nuk i qas shërbëtorët si ti! Ai po shërbente ca goda verë dhe ishte skuqur nga inati. E gjithë tavolina po qeshte me ato fjalë dhe ai i shtrëngoji godat e verës aq fort, sa i theu fare. E motra, sa bëri një leckë me raki gati ai u kish folur mysafirëve. -Po është se më kërkoni që të vete në Sërbi a Rusi për Komunismën, atëhere dhe unëj’Ua them se do t’Ua pres kokat të gjithëve po fitoi Komunisma!–Ti po hysmeton dhe atë nuk e di mirët’a bësh, do presësh koka ti, kishin vazhduar të tallet Bahriu me të. Ata kishin qeshur deri në mesin e natës, aq të pa mundur e shikonin në këtë popull me gjysmat e fjalëve turqisht,që të ishin lidhur dhe urdhëroheshin, vrisnin dhe bënin terror në emër të Sërbëve.

Shqipëtarët e kanë të qartë shumë apo pak se ç’kanë bërë Sërbët me Shqipëtarët në Kosovë, si pa Zot që janë. Por Komunisma është si mola. Kur e ke parë a dëgjuar, e kish ngrënë gjysmën e drurit. Por Nasjonalizma në Jug i kish akoma rrënjët të thella dhe me gjithë që kishte me Komunismën nga Vlora, Gjirokarstra, Tepelena e gjithë fshatërat, Mallakastër e Egër, Skrapari, e të tjerë u shkuan prapa Sërbëve, kur nuk i njeh. Këtë bëri Jugu i Shqipërisë, që ndihmoji Sërbët duke i vënë në krye, dhe ata i mësuan terrorin të gjithë, se si bëhej, e dinin. Kjo nuk mund të bënte punë pa armët e Englezëve, që bënë kërdinë mbi Nasjonalistët.

Nuk mund të rrihej më me Komitetin Qëndror që ishin mëndje më vete dhe mezi bënë traktin e deklaratën t’onë, prandaj u nisa në Berat. Me të mbërritur aty mora një kompani nëpër maqina dhe i thashë shoferit se do të shkonim në Fier, pasi që aty ishin nisur atentatorët. Eqerem Peshkëpija me t’im vëlla që kishja lënë unë aty, nuk dinin asgjë para atentatit. Me të shkuar u thashë se që tani do t’a krehim Fierin, që të gjejmë kush i nisi, pa kush i urdhëroi e di. Në të gjitha zonat e dyshuara në Fier, nuk u gjet ndonjë gjë e madhe që tregonte se ata e kishin bërë planin për të vrarë mua këtu në Fier. –Dua këtu ata që i kanë dërguar po j’U them, jo llafe, j’U drejtova, kështu që në Fier filloi Operasjoni për së dyti. Informatat erdhën në fillim për 14, pastaj në 19 vetë, gati të gjithë emra bujqërish orthodoxë, që kryesohej nga një Sokrat Bufi, i Njësitit Gueril, Ai që kish spiunuar të bijën e Milto Tutulanit kohë përpara. Në kohë tjetër do kish qeshur kush do me emër fillosofi nga Greqija e Vjetër, e mbiemër kënete Shqipëtare, po mua nuk më mbante vëndi. Ai vetë duke patur frikë mëshihej, dhe i kish dërguar ata Orthodoxët që u vranë në Tiranë tek maqina ime. Me që një forcë Gjermane lihej nga ata në posto blloqet në hyrje dalje të Fierit, duhet të nxitoja brënda Tij. Fillova vetë në këmbë vetëm me katër vullnetarë të Ballit, tjetër rrezik ky, për të kontrolluar ç’do dyshim bashkë me Reuf Fratarin. Im vëlla kishte marë radhëkontroll bujqërinë në Myzeqenë e Fierit. Kontrollet T’ona ishin nëç’do kryqëzim rruge dhe të parëngjë nga ata kërkoja informata. Nga që të tjerët ishin nëpër kontrolle, tek rruga gjeta dy djem të Ballit, po në këtë kohë nga kryqëzimi po vinte një grup me katër ushtarëtë tjerë. Djali i gjatë filloji të më raportonte, se rruga ishte e qetë, veç një gruaje dhe një fëmijë, që i kontrolluam. Djali as një metër tutje më humbi nga sytë, se m’U zbardh vëndi si në Munchen. Me dorezën e Ëaltherit që mbaja në dorë, e qëllova me sa fuqidhe nuk e pashë ku e godita me ç’munda pa pushim, deri sa Reuf Fratari më kish kapur për mesi, pasi djali kish rënë. Kur fillova tëç’quaj njerëzit, pashë se të katërt me gjithë Reufin pesë po më mbanin, duke ngrënë ata goditjet. Djalin e sjellë në vehte, e kishin ngritur dhe ç’armatosur, po atij çerek fytyre i dukej, nga që e kish mbuluar gjaku. Sa pashë Reufin e bështyta, më shumë nëpër duar, se u mbrojt, kur kish ardhur aty dhe Eqerem Peshkëpija. Po merrja frymë me zor, ndërsa ata nuk e kishin marrë vehten dhe aq më keq nuk po kuptonin tërbimin T’im. –Ka qënë ajo gruaja! Ai orthodoxi Bufi që kërkojmë, j’U ka ikur i maskuar si grua! Ata dy që e mbanin djalin i përthyhen duart prapa dhe larguan kokat e Tyre, pasi Ëaltherin e kishja të drejtuar nga ai.