U dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahirit i vihen prangat në Gjykatë

188
Sigal

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.

GJKKO ktheu dënimin e mëparshëm të Tahirit me 3.4 vite që u konvertua në punë publike.

Ish-ministrit të Brendshëm i janë vënë prangat në ambientet e brendshmet të Gjykatës dhe do të dërgohet drejt ambienteve të paraburgimit.

SPAK kërkoi 8 vite burg dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.

SPAK e akuzoi ish-ministrin socialist për trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale me grupin Habilaj.

Gjatë gjykimit Tahiri u shpreh se prokuroria nuk solli asnjë provë të re në apel. “Jam i pafajshëm”, tha ai.