Isuf Tushe: Festë popullore, politikë mashtruese, varfërim dhe korrupsion me taksat

370
Sigal

 

Isuf Tushe , Inxh. Gjeolog, Doktor i shkencave gjeologjike

 

U hap 2 ditë më parë, shëmben shkëmbinjtë në Rrugën e Arbrit. Cilësia e dobët dhe rrugë jashtë standartit, ku çmimet e tenderave dhe financimet shtesë që dëgjojmë se bënë qeveria herë pas here janë marramendëse, kurse rrugët prishen më para se të përfundojë ndërtimi i tyre. Për më shumë, ndiqeni në linkun: https://telegraf.al/politike/u-hap-2-dite-me-parë-shemben shkembinjtë-në-rrugën-e Arbrit. Kjo ndodh për faktin se, midis konçesionarit që i jepet tenderi dhe qeveritarëve apo institucioneve përgjegjëse që merren me to, ka një lidhje organike klientEliste shumë të fortë, që është vjedhja dhe korrupsioni marramendës i parave publike. Dalja në shëtitje e kryeministrit me ministreshën e rrugëve, për inagurime të parakohëshme ose reklama të tjera bajate elektorale që çfaqen në ecuri, pothuajse çdo ditë, dhe justifikimet e kësaj të fundit si “specialiste për gjithçka”, por që në fakt nuk ka njohuritë bazë për të drejtuar këtë dikaster kaq të rëndësishëm, ku cicëron edhe për përbërjen gjeologjike të shkëmbinjëve ku kalon traseja e një rruge apo tuneli, se gjoja nuk janë studiuar mirë dhe ka të pa pritura, etj., broçkulla si këto, janë paraprita të radhës se çdo gjë mund të ndodhi me këto ndërtime dhe për këtë ka plot fakte. Po atëherë, si ka mundësi që në një ndërtim kaq të rëndësishëm, ku do të hidhet një investim kapital prej qindra milion euro, nuk qënka studiuar mirë traseja e ndërtimit nga ana gjeologjike?, pra kjo do të thotë se objekti nuk ka garanci teknike.

Prandaj mos u çuditni nesër or popull, kur rruga apo tuneli të shëmben, pra faji të mbetet jetim dhe pa autorë, por njëkohësisht këto deklarata bëhen edhe për të justifikuar cilësinë e dobët të ndërtimit dhe shtesat e investimeve që bënë herë pas here qeveria, si dhe vjedhjen e tyre që ecën në sinkron të plotë me to. Profesorët tanë të nderuar dhe respektuar, na kanë mësuar ne gjeologëve dhe ndërtuesve se asnjë objekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqen e tokës apo nëntokës pa studim shkencor nga ana e gjeologjisë inxhinjerike, bile dhe një shtëpi e zakonshme, sepse gjatë dhe pas ndërtimit të tij mund të çfaqen pasoja të rënda në vlera materiale-ekonomike, por mund të marrin edhe jetë njerëzish. Nuk dua, të bëjë leksion apo t’i jap rolin e rëndësishëm që ka kjo shkencë në ndërtim apo në sektorë të tjerë të ekonomisë, sepse atë ja kanë dhënë shkencëtarët e fushës në mbarë botën. Por vetëm po rikujtoj se, me studimet e gjeologjisë inxhinjerike fillonte projektimi në çdo vepër ndërtimi, industriale, hidroteknike, etj., 30 vjet para se këta zotërinjë qeveritarë të ozurponin pushtetin. Studime të tilla kërkojnë investime dhe bazohen jo vetëm në vrojtimet gjeologjike sipërfaqësore, por mund të kërkojnë shpime pusesh, matje gjeofizike, analiza të ndryshme mineralogjike dhe inxhinjerike të kampionaturës në laboratore, bile mos të na duket çudi, por në zona tepër të komplikuara apo në vepra të kushtueshme dhe të një rëndësie tepër të veҫantë, mund të përdoren vrojtime sizmike të detajuara. Vlera monetare e tyre është e papërfillëshme në krahasim me vlerën e investimit të objektit që ndërtohet. Brezi ynë është dëshmitar se vetëm për shkak të një fenomeni tektonik që nuk ishte parashikuar në studimin gjeologo-inxhinjerik, më duket në tunelin e Qafë Thanës, vite të shkuara, ku gjatë hapjes tij u çfaqën ujra nëntoksorë në sasi të mëdha dhe me presion të lartë, të cilët u bënë shqetësim për vazhdimin e punimeve dhe kërkuan investime shtesë. Po ashtu, ne kemi akoma të freskëta ngjarjet e tërmetit të para 2 viteve, ku u shëmbën dhe dëmtuan shumica e pallatëve të rinj, sepse ishin ndërtuar pa studime gjeologoinxhinjerike të truallit dhe me materiale me cilësi të dobët. Kjo mori shumë jetë njërëzish, vlera monetare të konsiderueshme dhe akoma nuk janë likujduar pasojat e tij. Sa rrugë janë shembur dhe sa shpate malesh kanë rrëshqitur duke shkaktuar shqetësime në qarkullim, investime shtesë miliona EURO nga paratë publike dhe deri aksidente, gjatë qeverisjes së PD dhe PS, ndërkohë sapo kishte përfunduar apo vazhdonte ndërtimi i tyre dhe kush mban përgjegjesi për këto? A ka institucione shkencore shtetërore, siç është Instituti i Ndërtimit apo inspektor ndërtimi, që të kontrollojë në ecuri zbatimin teknik të projektit? Apo çdo gjë i është lënë në dorë ndërtuesve dhe spontanitetit? Të gjitha ndërtimet në akset rrugore me vlera monetare investimi shumë të larta, qeveria i jep vetëm me PPP dhe pa konkurencë, ku projektin dhe vlerën e investimit e përcakton vetë konçesionari, ndërtuesi, sipas qejfit të tij, ndërsa qeveria vetëm e miraton atë dhe lëvron paratë, si dhe për shtesat e tjera të parashikuara, që gjoja dalin gjatë ndërtimit. Pra, privati parashikon çfarë i duhet popullit apo ekonomisë dhe jo qeveria, kjo vetëm i jep atij thesin me para dhe asnjë s’mban përgjegjësi për cilësinë e ndërtimit. Ku ka më mirë se kaq, kjo është një vjedhje dhe korrupsion i sigurtë i qeverisë bashkë me privatin, që po i kushton shumë shtrenjtë ekonomisë dhe popullit. Këto që po ndodhin në Shqipëri, i thonë vidh të vjedhim sa më shumë dhe sa e kemi në dorë, sepse situata është kaotike dhe shumë e favorëshme për hajdutët, ku drejtësinë e drejton vetë “Lideri Suprem Evropian” dhe opozita është bërë çamur, është hallakatur dhe nuk di ku ka kokën, ndërkohë që gjysma e saj që ndjek kryehajdutin e heshtur Lulëzim Basha është pro-qeverisë dhe mazhoranca jo më kot i bënë ftesa për bashkë-qeverisje, bile po propagandon dhe kërkon ta bëjë me ligj atë. Pra, të zhduket opozitarizmi në qeveri dhe pushtet, të vjedhim bashkë, të dy palët me letra zyrtare dhe kështu korrupsioni shkon vaj.

 

Pse nuk planifikon çdo dikaster dhe qeveria, të paktën për çdo vit, se për çfarë ka nevojë ekonomia dhe populli? Por jo të bëjë plan 5 -vjeçar, se pastaj i quajnë diktatorë, sepse ashtu i bënte komunizmi dhe prandaj “falimentoi”. Vërehet se përdorimin dhe mirëmbajtjen këtyre akseve rrugore qeveria e jep me konçesion tek privati dhe ato pothuajse i marrin po vetë këto kompani ose simotrat e tyre, të cilët vjelin dhe taksat e qarkullimit. Mos vallë ndërtimi i tyre bëhet qëllimisht me cilësi të dobët dhe me mangësi teknike, në mënyrë që të sigurojnë nga qeveritë investime në vazhdimësi? Si mund të ndërtohen vepra të infrastrukturës ku traset e tyre kalojnë në fusha apo lugina lumenjsh ku zakonisht ka depozitime jorrënjësore apo në shpate malesh të paqëndrueshëm ose hapen tunele në brendësi të maleve, të cilët gjeologjikisht janë sipërfaqe ujëmbledhëse të baseneve ujëmbajtës pa studime të gjeologjisë inxhinjerike? Privati e urren shkencën dhe nuk ka shumë dëshirë të shpenzojë para për studime. Dihet botërisht se, shkenca ka çuar përpara prodhimin, prandaj këto institucione pothuajse tërësisht janë shtetërore, ndërsa qevetitë tona në këto 30 vite i shkatërruan ato dhe notojnë kundra rrymës. Pse, projektet infrastrukturore apo të tjera dhe gjithë studimet shkencore rreth tyre dhe koston e investimit, nuk i harton dhe t’i miratojë Instituti i Ndërtimit, por privati , bile ai të jetë pjesëmarrës në zhvillimin e tenderit, kur përcaktohet kompania fituese e ndërtimit dhe të kontrollojë cilësinë e zbatimit të projektit në ecuri, sepse është institucion tekniko-shkencor dhe duhet të mbajë direkt përgjegjësi, bile dhe ligjore. Vetëm kështu mund të minimizohet korrupsioni, rritet përgjegjësia e kompanive të ndërtimit dhe institucioneve, cilësia e punimeve dhe materialet që përdoren, shmangen pasojat katastrofike, rreziqet në qarkullimin rrugor dhe populli shpëton nga PPP, sepse po i merret fryma nga borxhet pa fund që merr qeveria. Mirëpo, vërehet se sa më shumë investohet aq më e madhe është vjedhja e parave publike në këto tendera dhe aq më e dobët është cilësia e ndërtimeve që bëhen. Vlerat e këtyre tenderave dhe investimeve në infrastrukturën rrugore, për kilometër rrugë, kanë kapur majat, janë shumë herë më të larta se në Europë, apo në Amerikë dhe në shtete të tjera të zhvilluara, ku krahu i punës dhe teknologjia janë disa herë më të kushtueshme, rrugët ndërtohen me cilësi shumë të lartë, janë beton-arme dhe me garaci absolute nga ana e ndërtuesit. Për ata që kritikojnë apo investigojnë si, mediat, gazetarët apo analistët, nuk kanë rëndësi për qeveritarët dhe kupolën politike mafioze, ata si dëgjon njëri, le të vazhdojnë si të duan dhe çfarë të duan le të thonë, nuk përbën problem dhe s’kanë ç’na bëjnë thonë ata se, ne jemi të mbrojtur dhe nuk na kap asnjë “plumb”. Kjo është drejtësia e munguar dhe situata do shkojë shumë më keq se kaq, sepse drejtimi politik, qeveritar, opozitar dhe drejtësia janë bërë një, bashkë me këta që qeverisin, të cilët nuk janë politikanë, por banda hajdutësh të lidhur me mafien vendase dhe atë ndërkombëtare. Korrupsioni ka kohë që ka dalë jashtë kontrollit dhe po zhvillohet bashkë me grupet mafioze dhe kriminale brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.