Ismail H Xhaferri: Lukunia, kurvat dhe pordhet e ambasadoreve…

695
Ne e duam Shqiperine
Si rilindasit atehere
Pa nje lukuni me ujqer
Pa te varfer pa te mjere
Ne e duam Shqiperine
Nga Tropoja ne Sarande
Pa mashtrus e te mashtruar
Pa nje parlament si bande
Ne e duam Shqiperine
Vend Ku qesh e jo te qash
Pa nje popull te perulur
Pa nje popull mitingash
Ne e duam Shqiperine
Plot me grure e jo me krunde
Edhe popullin e shkrete
Mos ta terheqin per hunde
Ne e duam Shqiperine
Cep me cep e skaj me skaj
Por partite politike
Ç’thone tani se thone pastaj
Ne e duam Shqiperine
Ne cdo rruge ne cdo rrugice
Te mos kete Shtepi publike
Edhe kurva me shumice
Ne e duam Shqiperine
Nga Vermoshi gjer ne Dropull
Pa te vrare dhe pa vrases
Me pak arme se sa popull
Ne e duan Shqiperine
Pa te keqen pa te vjetren
Qeverite qe vene e vijme
Te mos shajne njera – tjetren
Ne e duam Shqiperine
Me ligje qe tu shkoje vula
Dhe te mos futen ne burg
Vec ata qe vjedhin Pula
Ne e duam Shqiperine
Te, ndricoje si pishtaret
Deputetet te votohen
Jo ti zgjedhin kryetaret
Ne e duam Shqiperine
Brez pas brezi te jetoje
Peshku madh mos haje te voglin
Dhe Gerdeci mos renkoje
Ne e duam Shqiperine
Kudo te ndizen motoret
Komande te beje qeveria
Jo cfare thone ambasadoret
Ne e duam Shqiperine
Edhe qeverine ne pune
Dhe cdo pordhe ambasadori
Mos na duket si parfum
Ne e duam Shqiperine
Pa zvarites pa zhapinj
Zot te fateve Te veta
Dhe shqiponje ne fluturim….
Sigal