Ish-themelues dhe kryeministër Aleksandër Meksi: Të rinjtë e sotëm të bëjnë realitet premtimin kur themeluam PD

522
Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste. me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë. Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëdërruam ato ditë. I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushë sheshet ato ditë me thirjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë. GËZUAR !!
Sigal