Ish Presidenti Alfred Moisiu: Akademik Rexhep Qosja personalitet i madh arbëror, emri dhe vepra e tij udhërrëfyes për brezat e rinj

Akademiku Rexhep Qosja një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar u nda nga jeta të enjten. Një mesazh ngushëllimi është përcjellë nga ish Presidenteti i Republikës, Alfred Moisiu për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar Rexhep Qosja. Në mesazhin e tij drejtuar familjarëve dhe të afërmve, Moisiu shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ai e cilëson Qosjen si një personalitet të madh arbëror, duke theksuar se kontributi dhe vepra e tij do të mbeten të pavdekshme.

“I dashur Isa, të dashur të afërm të mikut dhe luftëtarit të madh shqiptar,të nderuarit Rexhep Qosja, e kam të vështire të gjej fjalë për të shprehur hidhërimin dhe keqardhjen për humbjen të një personaliteti kaq të madh arbëror si Rexhep Qosja. Emri dhe vepra e tij do të mbeten të pavdekshme dhe udhërrëfyes për brezat e rinj. Miqësisht Alfred Moisiu!” thuhet në mesazh.

Sigal

Ndërkohë, në një përgjigje mirënjohëse, Isa Qosja falënderoi për fjalët ngushëlluese dhe vlerësimin e treguar:

“I nderuari dhe i respektuari mik i yni, jam shumë mirënjohës për ngushëllimin tuaj. Keni qenë dhe mbeteni shembull i qëndresës, nderit dhe përkushtimit kombëtar. Nga zemra ju falënderoj për fjalët tuaja dhe uroj t’ju kemi edhe shumë e shumë vite. Me respekt Isa Qosja!

Ky shkëmbim mesazhesh pasqyron respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë, si dhe ndikimin e thellë që Rexhep Qosja ka lënë në shoqërinë shqiptare, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin kombëtar.

Rexhep Qosja lindi në Vuthaj të Malit të Zi më 1936. Autor i mbi tridhjetë librave që përfshijnë studime letrare, kritikë, romane, tregime, drama dhe publicistikë.  Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe kanë qenë objekt studimi në qarqe akademike.