Numërohen me gishtat e dorës fshatrat e këtij rrethi që nuk kanë nxjerrë oficerë. Një pjesë e madhe e tyre kanë marrë arsimin e mesëm në Shkollën Ushtarake “Skënderbej. Djemtë e Skraparit që kanë kryer apo kanë punuar në atë shkollë, vetëm e kanë nderuar emrin e saj dhe vendlindjen. Ata kanë ecur dhe janë ngjitur me merita në detyra të larta në shërbim të Atdheut, shoqërisë, familjes dhe vetes.
Me rastin e 81 vjetorit të shkollës ushtarake “Skënderbej”
-Një foto e vitit 1961 me tetë skënderbegas
Në historinë mbi një shekullore të sistemit arsimor shtetëror shqiptar, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake”Skënderbej” zë vend të nderuar në mos më të nderuarin në krahasim me simotrat e saj të mesme, sepse kishte program të përzgjedhur ndër më të mirët e kohës, pedagogë me nivel të lartë profesional, ideologjik dhe edukativ, disiplinë të fortë në çdo segment të jetës së saj dhe rezultate të larta. Ideuar nga Partia Komuniste dhe shteti i demokracisë popullore,si institucion edukimi e arsimimi, ajo e filloi procesin mësimor-edukativ me ish-partizanët e vegjël në mars 1945 dhe në gjurmët e Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare, përgatiti më së miri,deri në vitin 1992 breza të shumtë kuadrosh për tërë ushtrinë, forcat e mbrojtjes së kufirit dhe strukturave të tjera të shtetit, si mjekësinë, diplomacinë, industrinë, inxhinierinë,etj. Është quajtur fidanishte e ushtrisë popullore, është quajtur e pazëvendësueshme,etj. Sepse ishte e atillë.Qe privilegj i madh dhe detyrim për tërë jetën të ishe nxënës i asaj shkolle. Është shkruar e do të shkruhet gjithnjë për atë shkollë. Madje ish-nxënësi i shkëlqyer i saj,koloneli në pension Bashkim Kozeli ka botuar një poemë shumë të gjatë e të goditur kushtuar asaj shkolle.Vetëm ata që kanë kryer studimet atje, të cilët janë quajtur me emrin e përveçëm ‘skënderbegas’,mund të flasin për ndjenjat, edukatën, rregullin, ecurinë pedagogjike, trajtimin prindëror dhe ushqimor, formimin e karakterit të oficerit të ardhshëm atdhetar, të kulturuar.Ishte ajo shkollë që përgatiste filizat e kuadrove me perspektivë, të aftë për të drejtuar, jo vetëm veprime luftarake të suksesshme kundër çdo agresioni të pritshëm prej armiqve ndaj lirisë dhe tokës së Shqipërisë, por edhe sektorë të caktuar të shtetit shqiptar në çdo hallkë të zinxhirit të vet.
Brenda caqeve të krenarisë së ligjshme e shumë larg mburrjes famëkeqe,duhet të themi se rrethi i Skraparit, bazuar në disa studime dhe hulumtime,përgjatë një shekulli shtet shqiptar,ka qenë dhe është treva që ka nxjerrë mbi njëmijë e tetëqind oficerë të mirëfilltë,nga lufta e pastaj me shkolla të ndryshme ushtarake. Vetëm Vërzhezha ka 73 bij të saj oficerë dhe të parin gjeneral të Skraparit.Vëndresha numuron 44 oficerë dhe një gjeneral; Sevrani 46; Staravecka 39; Nishica 23; Spathara 37;Zabërzani 25; Vlusha 18;Dobrenji 10 etj etj.Numërohen me gishtat e dorës fshatrat e këtij rrethi që nuk kanë nxjerrë oficerë. Një pjesë e madhe e tyre kanë marrë arsimin e mesëm në Shkollën Ushtarake “Skënderbej. Djemtë e Skraparit që kanë kryer apo kanë punuar në atë shkollë, vetëm e kanë nderuar emrin e saj dhe vendlindjen. Ata kanë ecur dhe janë ngjitur me merita në detyra të larta në shërbim të Atdheut, shoqërisë, familjes dhe vetes. Vetëm Çepani ka pasur 19 nxënës shumë të mirë që kanë kryer me sukses atë shkollë lavdimadhe, shtatë syresh patën kryer detyra që barazvlerësohen me gradën kolonel, ndër qindra të tillë skraparas me këtë gradë. Prej ish-skënderbegasve të këtij rrethi kemi edhe një gjeneral me tre yje,si dhe disa të tjerë ushtarakë të lartë me funksione që barazvlerësohen me gradën e gjeneralit.
Skrapari është i lidhur me Shkollën Ushtarake “Skënderbej” edhe me një fakt tjetër kuptimplotë.Atje kanë dhënë mësim dhe kanë punuar si edukatorë disa kuadro nga ky rreth. Kujtojmë njeriun fisnik e të ndershëm Rexhep A.Meta nga Çepani,komisar dhe pedagog për disa vite që rrezatonte kudo virtyte dhe cilësi të larta moralo-politike dhe pedagogjike. Skënderbegasit dhe kuadri pedagogjik kujtojnë me respekt të thellë mësuesen tejet të nderuar e respektuar për nivelin e saj pedagogjik,shkencor mësimdhënës dhe figurën e pastër znj. Vasilika Vasi,e cila thoshte përherë:”jam nga Skrapari edhe pse kam lindur në Gjirokastër” pikërisht ngase ishte bashkëshorte e skraparasit të përveçëm intelektualit shqiptar të mirënjohur Sefedin Çela. Përmendim z.Përparim A.Celibashi i cili për 13 vjet kreu me sukses detyra komanduese dhe mësimdhënëse,duke mbetur në kujtesë të skënderbegasve;Fuat Dervishi gjithashtu, që ishte nga Muzhencka. Ishte një vlerë e veçantë fakti që në atë shkollë kanë punuar me devotshmëri si nënoficerë të nënreparteve e reparteve për një kohë shumë të gjatë Novruz Qamirani nga Sélani,i cili me punën dhe figurën e tij aq të sinqertë mbeti në historinë shkollës me emrin familjar”Kapter Nokja”. Kujtojmë kapter Tosun Alushin nga Therepeli,kapter Elmaz Barçi nga Barçi; kapterët Haziz Mustafaraj dhe Agron Shabani nga Radëshi, në sektorin armatmit.Të gjithë këta dalloheshin për punë të paqme në ruajtjen e vlerave materiale dhe edukim me shembullin personal. Në atë shkollë ka punuar për vite me përkushtim si ndihmëskuzhiniere znj.Tefta Bajraktari.
Në faqet e albumit të rinisë ushtarake kam edhe këtë foto, e cila flet për vlerat që kultivonte ajo shkollë -model edukimi, tek bijtë e thjeshtë të popullit, fshatarë e punëtorë, e do të tregojë se kush ishin tetë nga skënderbegasit skraparas ndër dekadat që jetuan.
Skrapari është i lidhur me Shkollën Ushtarake “Skënderbej” edhe me një fakt tjetër kuptimplotë.Atje kanë dhënë mësim dhe kanë punuar si edukatorë disa kuadro nga ky rreth. Kujtojmë njeriun fisnik e të ndershëm Rexhep A.Meta nga Çepani, komisar dhe pedagog për disa vite që rrezatonte kudo virtyte dhe cilësi të larta moralo-politike dhe pedagogjike.

Është foto e vitit 1961.Ishim duke u shkuar me pushime në fshatlindjet tona në Skrapar dhe qëndruam pak orë në Berat.Aty vendosëm të bëjmë një fotografi, që mbeti si kujtim i rrallë dhe tani ka një domethënie të fuqishme duke shërbyer si homazh; së pari për shkollën “Skënderbej’, ku u përgatitëm katër vjet për t’i shërbyer atdheut. Pastaj homazh i merituar për gjashtë nga personat e kësaj fotoje,tashmë ndarë nga jeta dhe ecurinë e tyre të suksesshme në shërbim të Shqipërisë aty ku ua ra ndarja shoqërore e punës dhe detyrës luftarake.
Nga e majta e lexuesit, në këmbë: Kujtim A. Basho,lindur në Çepan më 1945.I shkëlqyer në të gjitha shkollat ushtarake e politike që kreu, përfshi një fakultet në Universitetin e Tiranës. Në sajë të figurës së pastër, aftësive të spikatura drejtuese, organizative dhe politiko-ushtarake arriti në detyrën e komisarit të Divizionit të Ushtrisë Shqiptare. U nda nga jeta para një viti.
Novruz Xh. Gogo, lindur në Siticë më 1944,skënderbegas i dalluar.I mirëpërgatitur, i qetë dhe shumë punëtor. Kudo që e caktuan, në Fier, Tropojë, Krujë, ai punoi me ndërgjegje të lartë pa u tërhequr kurrë nga vështirësitë. Ishte organizator dhe dinte të mobilizonte masat e ushtarakëve për të realizuar detyrat me sukses.Kreu me sukses detyrën e komandantit të Brigadës në Fushë Krujë e më pas edhe shef operativ i Divizionit të Laçit.U nda nga jeta në vitin 2001.
Civili Sadik A. Basho kish lindur në Çepan më 1942. Sadiku ishte i pari çepanlli i shekullit të njëzetë i shkolluar për artin e kuzhinës, i specializuar në Gjermani në vitin 1990, me një përvojë mbi tridhjetë vjeçare në qytetin e lashtë të Beratit. Atje është njohur si mjeshtri i të gatuarit të gjellëve në hotel-restorant “Tomorri”. Më pas punoi në Tiranë me moton “Jeto me djersë e me nder; lëru fëmijëve emër të mirë dhe mësoji ata të çajnë vetë në jetë”. Ai nuk do t’i ndahej kurrë punës tërë zell e art në kuzhinë deri në fund të jetës së tij. Ilmi S. Qazimi,lindur në Çepan më 1945.Pas shkollës “Skënderbej” u diplomua oficer i specialitetit të këmbësorisë në Shkollën e Bashkuar të oficerëve “Enver Hoxha” dhe pastaj u caktua të shërbejë në sektorin e zbulimit me trupa dhe komisar në shkollat ushtarake për përgatitjen e oficerëve rezervistë të Ushtrisë Popullore. E nxorrën në lirim në vitin 1995.Jeton në Tiranë. Kujtim Nj. Laço,lindur në Çepan më 1945.I qetë, punëtor, autoritar, me aftësi të dukshme politiko-ushtarake,specialist i njohur në armën e artilerisë, ai kreu detyra deri komisar Brigade në Bulqizë, Fier e gjetkë duke udhëhequr me shembullin e vet në përballimin e vështirësive të shumta. Gëzon jetën si pensionistw shumë i nderuar në Vlorë, ku banon e jeton familjarisht.
Flamur Shahini, lindi në Vërzhezhë më 1946. Tepër i shkathët, i zgjuar dhe me nerv ushtaraku shumë të përgatitur, korrekt, studiues, punëtor, ai kreu detyra të ndryshme deri komandant e komisar Brigade këmbsorie në Fier,Patos e gjetiu. Është ndarë nga jeta në moshë të re.
Ulur, nga e majta në të djathtë: Abdulla Braçaj, lindur në Muzhenckë.I shkëlqyer në mësime e në sjellje qysh në shkollën e Çepanit e deri në universitet. I urtë dhe i zgjuar.Në vitin e dytë të shkollës “Skënderbej”, bazuar në kriteret e rregullat e kohës, u përjashtua për arsye të një njolle në biografi që shkaktoi një vëlla i tij. Mbaroi studimet për agronomi dhe u dallua në punën si agronom në Skrapar,si gazetar në “Jehona e Skraparit” dhe si punonjës shkencor në Institutin e Kërkimeve Shkencore të perime-patateve në Tiranë.Ishte i përveçëm në shoqëri, në mençuri e urtësi.Është ndarë herët nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme.
Arshin H.Çela, kish lindur në Gostenckë me 30.11.1946.Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare i kreu shkëlqyeshëm në Çepan.Mbasi mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”,Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, u titullua oficer këmbwsorie dhe shërbeu në detyra të ndryshme në Tiranë e Pukë,deri instruktor për rininë në Drejtorinë Politike të ushtrisë shqiptare.Pas kualifikimesh,punoi pedagog në Shkollën e Lartë të Partisë “V.I.Lenin” ; këshilltar juridik i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.I përket plejadës së intelektualëve të lartë të ushtrisë dhe sociologjisë shqiptare për periudhën 1975-2010.Ka qënë autor i disa zërave në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985, bashkautor në disa libra me karakter sociologjik e juridik.Pedagog që zotëronte artin e komunikimit me studentët; për kompetencën shkencore e profesionale ka lënë gjurmë të pashlyera. Ishte talent në punët me rininë, këmbëngulës në studime, me aftësi të spikatura në marrëdhënie me të gjithë shtresat e komunitetit. U nda prej nesh nga një sëmundje e rëndë, më 25 prill 2013.Me plot meritë, të ndjerëve Arshin Çela dhe Abdulla Braçaj,iu është akorduar secilit, çertifikata ”Nxënës i Shekullit” me rastin e festës së 100 vjetorit të shkollës së Çepanit.Muhamet F. Bekteshi,lindur në Prishtë në vitin 1945. I urtë dhe shumë i kujdesshëm për mësimet e shokët; pas shkollës ushtarake ”Skënderbej” u caktua të studionte në specialitetin e kimisë dhe u diplomua si oficer për të shërbyer në repartet e mbrojtjes kundërkimike, bakteriologjike dhe atomike. Kudo u dallua për punë të pastër, për disiplinë shkencore dhe rezultate të larta. Së fundmi shërbeu në detyrë të rëndësishme në drejtorinë e Kimisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.Jeton si pensionist i aktivizuar e i nderuar në Tiranë.Të tilla qenë karrierat e ish-skënderbegasve në shërbim të mbrojtjes së atdheut. Lavdi të përjetshme Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake ”Skënderbej”!




















