Ilmi S.Qazimi: Qeveria qëndron larg qumështit dhe qepëve!

14

Shqipërinë si shtet e komb e njohu bota në vitin 1912 kur ngriti flamurin Ismail Qemali. Ai me zgjuarësinë dhe atdhedashurinë e tij si pakkush tjetër shkoi edhe nëpër Europë e botë që të njihej më mirë Shqipëria. Atij i këndohet kënga:”O shokë na mori malli/ ku bëhet Ismail Qemali,/ në Paris brenda te krali/fol o Ismail Bej me gojë/ unë flas po s’më dëgjojnë/”. Ismail Qemali u takua me Klemansonë, ia tha me diplomaci të shkëlqyer gjithëçka në sy dhe as nuk u tremb dhe as nuk u tërhoq kurrë.

Sigal

Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin francez, Makron, në këtë prill me diell, ka lënë përshtypje, sepse është prezantuar si i pari kryetar shqiptar që mezi arriti një të tillë sukses. Në një këndshikim objektiv njerëzit duhet të reflektojnë historikisht. Le t’iu referohemi ngjarjeve të shkuara që janë gurë kilometrikë për historinë tonë dhe mbeten një armë   më tepër dhe e fortë për të ardhmen e këtij populli.

Edi Rama, ky individ me personalitet, duke qendruar 11 vjet në krye të bashkisë më të madhe të vendit, 20 vjet kryetar i partisë së majtë (paçka se ai deklaron që punon përtej të majtës e të djathtës) dhe 11 vjet kryetar qeverie, ka pasur kohë të bollshme që të na njohë neve shqiptarëve me botën. Ndaj jemi dakord me lartvlerësimin që i bëjnë shumë njerës këtu dhe andej: ai kryeministër na ka bërë të njohur ne në botë! Duhet shtuar vetëm diçka (që dikush e thotë nën gjuhë ose e maskon me bujën e fjalisë së parë ): sipas mënyrës së tij aventurske për interesa të kultit personal.Por ama edhe bota e ka njohur atë! Dhe pastaj me zë të lartë ne themi se duhet shtuar: Shqipërinë si shtet e komb e njohu bota në vitin 1912 kur ngriti flamurin Ismail Qemali. Ai me zgjuarësinë dhe atdhedashurinë e tij si pakkush tjetër shkoi edhe nëpër Europë e botë që të njihej më mirë Shqipëria.Atij i këndohet kënga:”O shokë na mori malli/ ku bëhet Ismail Qemali,/ në Paris brenda te krali/fol o Ismail Bej me gojë/ unë flas po s’më dëgjojnë/”. Ismail Qemali u takua me Klemansonë, ia tha me diplomaci të shkëlqyer gjithëçka në sy dhe as nuk u tremb dhe as nuk u tërhoq kurrë. Deri në 1939 bota hileqare u mundua që Shqipërinë ta coptonte duke përdorur si mashë mbretin tonë Ahmet Zogu që tradhtoi aq armiqësisht këtë popull. Pastaj fashizmi e nazizmi e pushtoi Shqipërinë dhe shqiptarët u çliruan prej atyre vargojve me forcat e veta, nga ushtria partizane shqiptare me komandant Enver Hoxhën.Dhe bota, që për ne ka qenë e mbetet vetëm grabitqare, e mori vesh më  mirë se kush ishte  Shqipëria, në vitin 1946  kur Enver Hoxha foli frëngjisht në Paris.Ishte mbledhje e kombeve të bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, shkatërrimtare për globin e jo takim i dy individëve që i kanë sjellë nëpër kolltuqe të larta zgjedhjet e kohëve të sotme.

Po kur u rehabilitua Mit’hat Frashëri, jashtë dhe mbi meritat që ai ka pasur dhe aq më pak sa i kanë mbetur,duke iu thënë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që ishin gjallë:”Ulni kokën, ju nuk dini gjë!”!?A e sillni dot në mend,kur nisi detyrën e sipërme të kryetarit të qeverisë, se si punoi për hashashmbjelljen me stilin “shiko e mos fol” dhe fill pas të korrave të para luftoi aq ashpër kundër   drogës në Shqipëri!?

Enver Hoxha, kreu atë akt trimëror duke ua përplasur në sy fuqive të mëdha të vërtetat historike dhe sakrificën e shqiptarëve në atë luftë të paparë,ndaj  populli i këndon edhe sot :”Në Paris u mblodh UNO-ja/ fol Enver të lumtë goja/ Fol e mbro të drejtat tona/! Pastaj për 45 vjet përsëri bota e njohu Shqipërinë si vend komunist dhe ne shqiptarët e njohëm botën si kapitaliste që na kish halë në sy.Dhe si komuniste për aq sa na përkrahu e ndihmoi. Por themelore është se Shqipëria mbeti Shqipëri e nuk u kthye han me shumë porta,siç e transformoi  Edi Rama në këto 15 vjet. Eshtë e kuptueshme shtëpia  nuk mund të  rrijë vetëm e kyçur dhe e mbyllur, por ama edhe kështu siç e bëri Edi Rama, që ka hapur krejt dritaret kanatmëkanat dhe dyert i ka hequr fare, duke hyrë e dalë tërë bota- kjo nuk është njohje e botës, por vetasgjësim. Në këndshikimin më realist, kjo është historia e njohjes me botën që na kanë realizuar  drejtuesit tanë në këto 112 vjet shtet.

Duhet theksuar që kryetari ynë i qeverisë është tejet i zgjuar,bashkëkohor, madje i avancuar në veshje dhe në ironi,njohës e folës i disa gjuhëve të huaja dhe më shumë dashamirës i popujve dhe qeverive europiane se sa  drejtues konkret i  jetës ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë, ku i ra pjesa  të ushtrojë ndarjen shoqërore të punës. Është njeri që nuk e njeh kazmën dhe lopatën, as pushkën e as flamurin e përgjakur të kombit shqiptar sa njeh domosdoshmërinë e kthimit të  tërëçkaje që gjeti   në këtë vend, në atë stad që ai e quan idenditet, në atë  nivel që ai (dhe ajo pjesë e botës që e përkrah ) e quan ‘zhvillim i paimagjinueshëm i vendit’dhe kërkon që të merret vesh nga bota mbarë se është ky ideator, realizues dhe vulosës i këtij zhvillimi. Atij nuk se ç’i  duhet nëse populli i tij është në polarizim katastrofik me pak të superpasuruar  dhe shumicën e tejvarfëruar. Se prodhimi vendas  konkurrohet padrejtësisht e pandershmërisht nga mallrat e huaja.

Forumi i parë i bashkimit  europian në Shqipëri dhe pritja me tapet të kuq tek stadiumi ynë  emërndrruar (nga dëshmori Qemal Stafa në emër kompanie ajrore(!?) me pronar dikë atje!)  ka qenë realisht më impozanti, më i suksesshmi dhe më historiku për ne. Këtu kryetari ynë ka meritën e plotë. Ai organizon në vijimësi edhe të tjera takime e forume -pa flamur e pa logo- si ai për të mbrojtur Ukrainën. Mos vallë që të njihet Shqipëria nga bota?!

A ju kujtohet kur u zgjodh kryetar Bashkie -se realisht atëkohë ishte më i miri-, doli në bulevard me një sopatë në krah që të priste një shtyllë telefoni në një trotuar ku ajo ‘dreq shtylle’ kish ‘mbirë’ apo kish mbetur nga koha e komunizmit?!  Po kur rehabilitoi Mit’hat Frashërin, jashtë dhe mbi meritat që ai ka pasur dhe aq më pak sa i kanë mbetur,duke iu thënë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që ishin gjallë:”Ulni kokën, ju nuk dini gjë!”!?A e sillni dot në mend.,kur nisi detyrën e sipërme të kryetarit të qeverisë, se si punoi për hashashmbjelljen me stilin “shiko e mos fol” dhe fill pas të korrave të para luftoi aq ashpër kundër   drogës në Shqipëri!? Madje u sakrifikua edhe një ministër! Betonimet, pedonalet,  tunelet, asfaltimet me tre-katër herë e njëjta rrugë, ekspozita me qen dhe abstraksionizma, mbyllje e shprishje muzeumesh-në vazhdën e vandalit pararendës S.Berisha- ju kujtohen mirë të gjithë  atyreve që nuk kanë lëvizur nga trualli  i këtushëm. Ato ishin dhe mbeten idetë e Edi Ramës.I  përmendim këto si bëma të mirëfillta të kohës së qeverisjes së këtij  njeriu që na njohu me botën, duke nisur nga Greqia, bustin e një kryeministri të së cilës e vendos në një shesh të një qyteti  shqiptar mbasi, ka …mik të birin!? Duke vijuar me Italinë,kur me ‘motrën’ Meloni  nënshkroi aktmarrëveshjen për strehimin e mbi tremijë refugjatëve klandestinë afrikanë në Shëngjin. I pari akt i tillë në Europë dhe që po gjen sa kundërshtime aq edhe përkrahje  nga qeveritë dhe popujt e kontinentit të tejngopur me gjithçka, veç sinqeritetit dhe ndershmërisë. Dhe të mos harrojmë se këto bëhen  në emër të popullit shqiptar! Na ka njohur mirë me Serbinë e cila nuk njeh aspak dhe është ‘në thikë e në pikë’ me shqiptarët e Kosovës. Kryetari ynë, në këto vite qeverisjeje, ka bërë më shumë takime, përqafime e marrëveshje me Aleksandrin se sa me Albinin.

Na njohu edhe me Maqedoninë, mallrat e së cilës kanë bllokuar tërë prodhimet vendase nga qumështi deri tek qepa.Le pastaj njohjet me vendet arabike, islamike, nordike!Njohja me Anglinë, shtetin ishullor e sundues botëror, është më spektakularja,  sepse atje janë mbi dy mijë shqiptarë të burgosur e sa të tjerë të keqtrajtuar!Forumi i parë i bashkimit  europian në Shqipëri dhe pritja me tapet të kuq tek stadiumi ynë  emërndrruar(nga dëshmori Qemal Stafa në emër kompanie ajrore(!?) me pronar dikë atje!)  ka qenë realisht më impozanti, më i suksesshmi dhe më historiku për ne.Këtu kryetari në ka meritën e plotë. Ai organizon në vijimësi edhe të tjera takime e forume -pa flamur e pa logo- si ai për të mbrojtur Ukrainçn . Mos vallë që të njihet Shqipëria nga bota?! Jooo! Kjo bën ‘muuu’ që të tilla organizime bëhen që të njihet sa më gjerë Edi Rama si lider i vendosur në fasadën europiane.

Ndaj, ju të sotmit, që kini tetëdhjetë vjet në paqe të kërcënuar, dhe ju të lindurit pas vitit 1990, vërini gishtin kokës, kur përrallisni se Edi Rama është i pari që shkoi e takoi në Paris një president francez! Sapo u theksua se kanë qenë në Paris shumë vite më parë, burra të tjerë të vërtetë shqiptarë dhe kanë bërë thagmë, duke ruajtur si pasurinë më të madhe emrin, rolin dhe vendin e Atdheut të tyre në botë, Shqipërinë.  Edi Rama i ka dhënë dorën presidentit Makron për t’i dhuruar më pas edhe krahun. Aleancat e të voglit me të mëdhenjtë e shumtë janë më shumë një kafshatë në gojën e tyre se sa mbrojtje e vetvetes.Do të rrojmë e do të shohim.