Ilmi S.Qazimi: Drejtuesit idiotë janë mjeshtër të përçarjes

35

Posaçërisht prej disa bij komunistësh të hibridizuar keqas, në moral e në qëndrim ndaj familjes, punës e pronës, u bënë nxitës të degradimit shoqëror, moral, kombëtare familjar. Këta, ustai i huaj i joshi me para e pasuri, i veshi me pushtet dhe tani në Shqipëri, siç e thamë, sundojnë fjalë e mentalitete të reja, njerëz të rinj-realisht sterrë të zinj në karakter e moral- siç janë edhe idiotët.

Sigal

Është krejt e normale që ndryshimi rrënjësor i sistemit ekonomiko-shoqëror pas vitve 1990 nga socializëm të pa arrirë në kapitalizëm të fashistizuar, do të të sillte edhe ndryshime të pandërprera në superstrukturën e shoqërisë sonë shqiptare. Zjarrit antikomunist të ndezur nga pushtuesit e  huaj, që kishin afër gjysmë shekulli që punonin për këtë arritje, në këto vite, ia shtoi furinë djegëse edhe shtresa sahanlëpirëse e  një pjese të intelektualëve , komunistë trutredhur e tradhtarë.

Të përballemi guximshëm me dukuritë e reja  të karakterit dhe moralit

Posaçërisht prej disa bij komunistësh të hibridizuar keqas,  në moral e në qëndrim ndaj familjes, punës e pronës,u bënë  nxitës të degradimit shoqëror, moral, kombëtare familjar. Këta, ustai i huaj i joshi me pará e pasuri, i ngjeshi me celular, i veshi me pushtet dhe tani në Shqipëri, siç e thamë, sundojnë  fjalë e mentalitete të reja, njerëz të rinj-realisht sterrë të zinj në karakter e moral- siç janë edhe idiotët. Ndodhemi përballë disa dukurive që propaganda borgjeze, kapitaliste, neokolonialiste, neofashiste perëndimore apo lindore  ku ne  jemi fundosur  dhe  përulja servile e këpucëfshirëse shqiptarë ndaj këtyre shfaqjeve praktike dhe teorike, po e përkeqësojnë edhe mëtej çoroditjen e njerëzve, përçarjen e tyre, mpirjen e mendjes  me lloj-soj  mjetesh imponuese sa modern tekonologjike aq dhe empirike. Por intelektualët  e moshuar e të formuar, ata me pak shkollë, burra e gra, të martuar e beqarë, blegtorë e bujq, punëtorë të të gjithë llojeve e kuptojnë se është hapur një gropë e madhe, si humnerë, një humnerë e vërtetë vesesh, ku po noton dhimbshëm shoqëria dhe familja shqiptare. Madje, pa rënë aspak në  pesimizëm jemi në nivelin ku shtrohet pyetja:Të jetosh është tmerr, të vdesësh është frikë! Ama, ky stan këtë bulmet ka! Hajde të gjejmë udhët për të ndrequr aq sa mundemi që të mos shuhemi. Kjo është temë shumë e gjerë, por sot do të cekim sadopak vetëm  fenomenine idiotizmit, dukuri masive dhe e përgojuar si një “nevojë e kohës”.

Këta tipa që ne kemi pasur e kemi në krye nuk mendojnë thellë se çfarë është e mirë e çfarë konsiderohet e keqe, çfarë i mungon vendit dhe përse lëngon populli, boll që ai si kryetar të fitojë famë! Ata kanë kuptuar, se është më mirë që të përgojohesh e kritikohesh se sa të shpërfillesh.

Termi ‘idiot’, fjalë shqipe, e cila , sapo del nga goja sjell, ndjell e mbjell  neveri, antipati deri edhe urrejtje tek të pranishmit për atë që flitet,aq shumë është lakuar, le të themi”artikuluar e pasuruar” sa që, jo pak shkrimeshkrues (në tërësi mendjedëlirë, por midis tyre edhe ndonjë me të dhëna prej idioti), kanë nisur edhe klasifikimin e  njerëzve që bëjnë pjesë (vetfuten apo i fusin) në këtë kategori gjuhësore.Numurohen, hë për hë, idiot funksional, idiot i domosdoshëm,idiot politik, idiot i çmendur,idiot i dobishëm  dhe idiot sharlatan.

Pa dashur të hamë copëza nga koha e ndokujt, e vlen të themi se gjuha e begatë, shumë e lashtë dhe tepër e pasur shqipe, që ne e kemi në taban të ekzistencës sonë si komb e si truall,  për fjalën-emër-cilësor  ‘idiot’ në fjalorin bazë të saj shpjegon qartë se ajo ka zanafillë si term mjekësor. Përcakton “një njeri me zhvillim mendor të mangët që nga lindja.Në jetën praktike kjo fjalë përdoret,për të cilësuar një individ  të trashë nga mendja, që flet dhe vepron si i tillë!” Dhe me tej thuhet se “ tërë ato veprime, punë, sjellje të një njeriu të tillë quhen idiotësira.”

Erdhi rasti që ta kujtojmëse është botërisht i njohur libri ”Idioti” i shkrimtarit 59 vjeçar rus Fjodor Mihajlloviç Dostojevskij, (autor i 30 librave në gjinitë roman e novelë) që e botoi në vitin 1869- përkthyer në shqip- dhe është i vlerësuar sikur doli dje nga shtypi. Për të është shkruar shumë dhe në krye të tyre qëndron eseja e papërsëritshme e Stefan Cvajgut e vitit 1928 e përkthyer në shqip më 1998. Idioti ka disa cilësi si mashtrimi, intriga, gënjeshtra, veprime pas shpine, ryshfete, përfitime jasht ligjore etj. Bota kapitaliste e ka në  thelbin e saj mashtrimin, gënjeshtrën, hipokrizinë sepse sundon etja për fitim maksimal, i cili duhet të arrihet me çdo mjet, formë, mënyrë.Kësisoj ajo ka “ujdisur” edhe tërë mekanizmat mbrojtëse të idiotizmit dhe qytetarët e tërë rangjeve, bie fjala në Angli,  janë ambjentuar më ato, ndaj edhe nuk  iu bën aq përshtypje sa na shqetëson ne që vijmë nga socializmi ku  sundonte ndershmëria, sinqeriteti, drejtësia dhe dënoheshin me ligj gënjeshtra, mashtrimi  dhe ryshfeti,realisht e konkretisht.

Na intereson të flasim për idiotët tanë të ditëve plot idiotësira që po jetojmë. Mirëpo nga që njerëzit e paktë shqiptarë dhe ata të shumtë të huaj që kanë ardhur këtu për të jetuar, nuk ia dinë saktësisht kuptimin”idiotit”, dhe kjo është përsëri e natyrshme, këtë fjalë kaq keqtingëlluese e përdorin me vend e pa vend. Parë nga këndi dialektik i zhvillimit, si mund të quhet një idiot ‘i dobishëm’? E shumta mund të thuhej se fatkeqësisht,është i pranishëm shumëkund. Po qe se është fjala për metaforë, idioti nuk e meriton kurrë këtë ‘nder’ mbasi ai është vetëm idiot. Po si  mund të klasifikohet idioti si ’i domosdoshëm’ xhanëm? Mund të thuhej që idiotët janë një prani individësh  në shoqëri herë-herë me rol ndihmues sepse  tregojnë se ku, si dhe kë duhet të ndreqim apo të heqim’qafe’ për të na shkuar punët sa më mirë.Them kështu se ne shqiptarët jemi pak dhe gropa e veseve po na rrëmben tërë popullatën!

Përçarja dhe imoraliteti tipare të  idiotëve të sotshëm

Për t’i niveluar sadopak gjërat, le të  themi si fillim se idiotët ekzistojnë objektivisht dhe na duhet të merremi me ta, ngase janë të sëmurë. Në qoftë se do të flisnim për figura letrare, shumëçka mund t’iu atribuohen idiotëve, pa i fyer apo denigruar, sepse e meritojnë për rolin kryesisht vetëm negativ që luajnë në ecurinë e sotme shoqërore. Po çfarë t’u bëjmë atyre idiotëve -që janë shtuar shumë në vitet e demokracisë sonë- që bëjnë veprime idioti pa qenë të lindur të tillë!? Këta të dytët janë shumë të rrezikshëm-ky cilësim u përket dhe iu përshtatet mbasi ata, vetë sistemi shoqëror që i pjell e kultivon, i ka vendosur në poste të atilla që kanë diçka në dorë dhe  o të bëjnë ‘derman’,  o të bëjnë ‘hatanë’. Të tillët shumë lehtë kalojnë në cakun “idiot të çmendur” duke kapërcyer hekura e duke shqyer porta,duke  thyer karrige në sallën më të lartë  ku ligjërojnë ligjvënësit, duke hedhur bomba’ molotov’në ndërtesën e bashkisë,duke përmjerrë në dyert ndërtesës së qeverisë,apo duke futur bombat tymuese në kuti buzëkuqi femrash, etj. etj.Po atyre protoidiotëve që shprehen; “e ç’më duhet mua se çfarë bën vartësi im i drejtpërdrejtë lidhur më punën tonë që na imponon funksioni? Ai e ka vetë kokën mbi supe!?”-çfarë t’i themi?!

Termi “idiot politik” mendoj se nuk shkon, as të cilësohet e as të shkruhet,sepse vetë politika, në sistemin ekonomiko-shoqëror të kapitalizmit dhe tani në fazën më të lartë atë të imperializmit, është fusha e veprimtarisë njerëzore  që nuk ka asnjë moral, asnjë kufi, asnjë ligjësi, por vetëm idiotësira të përzjera me të vërteta, gjysmë të vërteta dhe mashtrime të të gjithë llojeve, duke e emërtuar të gjithë këtë konglomerat, thjeshtë,biznes. Quhen sipërmarrje biznesi ku tërëçka është mall dhe malli më i rëndomtë është njeriu.Ku marifetet mafioze për superfitime, krime, mashtrime janë nga më të sofistikuarat falë edhe teknologjisë.Kjo gjendje është e do të jetë, madje e vlerësuar si tejet e moralshme, përderisa  sundimtarët bosë të dollarit, për të mbajtur këtë sundim sa më gjatë, përdorin, siç thoshte Gjergj Fishta, dhelpërinë, dredhinë, intrigat, batakçillëkun, rrenat dhe tradhtinë. Ky termi modern ”idiot funksional” më duket se ka të bëjë me ata që janë të zgjedhur apo të emëruar në funksione politike,qeveritare dhe shoqërore. Shumëkush i njeh edhe me emra. Realisht ne kemi jo pak njerëz, drejtues të lartë e të mesëm( se me të tjerët , nga dollapi e poshtë-nuk meret kush, veç atij që e ka në vatër) që janë kthyer në idiotë.E them me keqardhje këtë,por është  e përjetuar. Shumë syresh kanë uzurpuar kryet e partive, organizatave, shoqatave,shoqërive, kuvendeve,bashkësive dhe realizojnë mrekullisht objektivat e tyre përçarëse, thikngulëse me mashtrime e manipulime gjithëfarëshe. U nis kjo punë idioteske me ecurinë qesharake të partisëdemokratike dhe vijoi me organizata, shoqata e bashkësi të cilat u ndanë në të djathta e në të majta! Jo vula jo pulla, jo dera e jo dritarja, jo burri po gruaja!? Të tëra këto për poste, privilegje, favoree përfitimie të pamerituara e të kundraligjshme.Janë drejtuesit e tyre, të aftë për dredhi, intrigë, hipokrizi, idiotësi, imoralitet që përdhosin emrin, qëllimet, objektivat e këtyre organzimave publikë e shoqërorë. Ajo që është atdhetare, kombëtare e vullnetare nuk kapse të rigrupohet  në të djathtë e nëtë  majtë. Aq më keq që ca idiotëve drejtues iu pjell mendja dhe përdorin metoda  pune ku policeske e ku aventureske, ku joshëse e ku përjashtuese, duke quajtur ideale  e të përkryera ato që janë formale dhe  idiotësira. Këto batakçillëqe bëhen se u mer lopata ujë nga lart, ku  në zinxhirin administrativjanë të tjerë idiotë të dukshëm, të maskuar dhe ish-burgaxhinj. Madje në pikat e larta qeveritare e partiake idiotët shqiptarë janë të nivelit sharlatan.Siç dihet,sharlatani është një njeri me dije të cekëta që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, ose që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve,mashtrues,i paturpshëm,cinik, batakçi, i pandershëm. Të tillët idiotë, të lehurën e tyre e kanë më të hidhur se sa  kafshimin.

Duhet ta themi me guxim se që në çastin kur votuam për një sharlatan, intelektualët e tjerë, thuajse pushuan së menduari, së gjykuari dhe zgjodhën që të mbyllin gojën. Mirëpo historia ka treguar se zjarri atdhetar, kombëtar shqiptar mund të goditet, venitet, zbehet, por kurrë nuk humbet. Sharlatanët do lëvrijnë si ngjalë, por Shqipëria do të mbetet përjetësisht e gjallë.

Hidhini një sy  ministrave, ministreshave, drejtorëve të  niveleve e llojeve të caktuara dhe posaçërisht kryeministrave  që kemi kaluar mbi kokën tonë për vitet 1990-2024, a nuk gjeni jo pak të tillë?Ja, ku është fundi i një farë S.Berisha, dhe ndonjë tjetri.Janë lënë krejt në harresë të tjerët si F.Nano. A.Meksi,P,Majko, etj. Një nga arsyet më kryesore, me keqardhje e themi, ka qenë se u kthyen,kush më shumë e kush më pak, në idiotë sharlatanë.Edhe fundi i këtij që kemi tash 12 vjet në krye,Edi Rama, i tillë do të jetë. Këta tipa janë munduar që të tërheqin vëmendjen e gjithë shikues-dëgjuesve, gjasme masave të popullit,  duke krijuar një imazh të veçantë, euforik, ‘i mrekullueshëm’, i zoti deri te Zoti, që nuk trembet nga skandali, nga gjykata,që shkëlqejnë  shumë më tepër se sa ata që ka pranë vetes. Këta tipa që ne kemi pasur e kemi në krye nuk mendojnë thellë se çfarë  është e mirë  e çfarë konsiderohet e keqe, çfarë  i mungon vendit dhe përse lëngon populli, boll që ai si kryetar  të fitojë famë! Ata kanë kuptuar, se  është më mirë që të përgojohesh e kritikohesh se sa  të shpërfillesh. Ata shohin se fuqi u sjell jo vetëm paraja (domosdo e vjedhur ose e përvetësuar në mënyrë mashtruese e të pa drejtë), jo vetëm eskorta apo maska e kaska e postit, por  edhe çasti kur ti bën një gjë që të jep nam, famë,emër! Nën shembullin e tyre kanë ecur edhe ca ‘vocrrakë’ e ca ‘vogëlushe’  me  sjellje prej idioti, që duan të duken se çoç janë!

Në thelb, idiotët sharlatanë ne shqiptarëve të këtyre 35 vjetëve na kanë sjellë dëme të pallogaritshme sepse  e shitën, e gremisën, e shkërmoqën vatanë! Kuptohet që atje ku vuri këmbë imperializmi amerikan nuk  ngre dot krye i vogli, i dobëti, i vonuari, por ama , kur  stani ka çoban edhe amerikani matet dhe bën aq sa mban. Duhet ta themi me guxim se që në çastin kur votuam për një sharlatan, intelektualët e tjerë , thuajse pushuan së menduari, së gjukuari dhe zgjodhën që të mbyllin gojën. Mirëpo historia ka treguar se zjarri atdhetar, kombëtar shqiptar mund të goditet, venitet, zbehet, por kurrë nuk humbet, nuk zhduket,nuk zhbëhet; ai  ringjallet në një formë më të re e  më të  fuqishme. Sharlatanët do lëvrijnë si ngjalë, por Shqipëria do të mbetet përjetësisht e gjallë.