Çepani ka një lashtësi historike mbi dymijë e dyqind vjeçare si qendër e banuar-e këtë e provojnë shkenca të ndryshme si ajo e antropologjisë, e arkeologjisë. Por bazuar në shkencën e toponimisë, kemi edhe një fakt më shumë në të mirë të kësaj teze. Dimë se në territorin e fshatit të Çepanit toponimet e mirëfillta arrijnë tek tremijë zëra, pa llogaritur këtu mikrotoponimet. Do të ndalemi vetëm në tre-katër toponime të mirënjohura, të veçanta, tepër të rralla në Skrapar (në mos të vetme): Çuka e Micit, Rrahu i Gegës, Ara e Lilos(Halilit) dhe Ara e Mujës.

Me toponiminë e krahinës prej pesëmbëdhjetë fshatrash të Çepanit janë marrë disa studiues në kohra të ndryshme. Edhe pse nuk kemi një material të përmasave të plota me përmbajtje e shpjegime më të pranueshme gjithpërfshirëse shkencore rreth këtij subjekti, diçka është krejt e dukshme:Çepani ka një lashtësi historike mbi dymijë e dyqind vjeçare si qendër e banuar-e këtë e provojnë shkenca të ndryshme si ajo e antropologjisë, e arkeologjisë(materiale studimore të z.Nuri Çuni) etj.(shih Fjalori Enciklopedik Shqiptar botim 1985, faqe,152) Por bazuar në shkencën e toponimisë, kemi edhe një fakt më shumë në të mirë të kësaj teze.Në këtë parashtresë jepen disa argumente me veçanësi studimore. Dimë se në territorin e fshatit të Çepanit toponimet e mirëfillta arrijnë tek tremijë zëra, pa llogaritur këtu mikrotoponimet.Do të ndalemi vetëm në tre-katër toponime të mirënjohura, të veçanta, tepër të rralla në Skrapar (në mos të vetme): Çuka e Micit, Rrahu i Gegës, Ara e Lilos(Halilit) dhe Ara e Mujës. Ja, shkurt një përshkrim i toponimit Çuka e Micit.Nga pikpamja gjeografike Çuka e Micit është një kodër me kreshtë të rrafshtë e thuajse të rrumbullakosur,me një lartësi 966 metra mbi nivelin e detit,(ndërkohë që vetë fshati është ndërtuar në tërësi në lartësinë 810 metra- matje te sheshi i shkollës- mbi nivelin e detit),me një gjatësi rreth njëmijë e pesëqind metra në vijim të Qafa e Rrahut të Gegës deri te Korija e Abazllarëve. Ka shtrirje gjatësore veri-jug, me pjerrësi relativisht të buta në të dy faqet e saj. Faqja jug-perëndimore është shkëmbore e shtufore e vende-vende e veshur me pyje dushku e dëllinje; ana lindore është tokë e butë argjilore dhe e punueshme me të mbjella,e diku edhe me pyll dushnjeresh.Në faqen veriore ka pyje shtatshkurtër dushku, xane, shkoze dhe lëndina dikur të mbjella me okërr, tërshërë elb e grurë kallivogël.
Shtëpitë e banorëve të fshatit këtë çukë e kanë edhe mbrojtëse prej erërave të forta veriore, edhe kupolë nga maja e së cilës mund të kundrosh me ëndje të pangopur tërë hapësirën tomorriane të Skraparit nga Ostrovica, përgjatë luginës së Osumit deri në Malin e Vlushës prehistorike,Mali i Ramijes,Qafa e Dëvrisë dhe pak më tej Tomorri i gjithpushtetshëm madhështor mitologjik. E përballë tyre, në një kthim të plotë 180 gradë, vargmali që nismon në Qarrishtë,Taroninë, Tenda e Qypit, vijon deri mbi Vëndreshë, Therepel për t’u shkrirë me sistemet malore e kodrinore që zbuten drejt Beratit.
Nga këndvështrimi ushtarak,Çuka e Micit, ka patur e ka rëndësi si vijë mbrojtjeje, si fushë ulje mjetesh ajrore të lehta, si pikë vrojtimi me sheshpamje të gjerë,si qendër llogjistike dhe njëherazi edhe pikëmbështetje e fuqishme për vijueshmëri luftimesh në të dy drejtimet jug-veri e veri- jugë,po aq sa edhe si dhe nyje lidhëse midis dy luginave të Osumit e të Vjosës,por duke kapërcyer nga Taronina, pjesë e vargut kodrinor karshi Trebeshinës. Këto përfundime dalin edhe nga gjurmët e derivonëshme të luftës Italo- Greke(1940-1941) dhe aspekte të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit të kësaj krahine,(1939-1944). Çuka e Micit në këmbë të saj dhe zgjatimet me toponime në vijimësi ka fshatrat Çepan, Rok, Zabërzan. Banorët e moshuar e dinë fort mirë se deri vonë kanë qenë shpërndarë coprat e predhave dhe gëzhojat e armëve të lehta e të rënda të luftës italo-greke të vitit 1941, për gjatë gjithë kësaj Çuke historike. Nga ana gjeologjike nuk kemi studime të posaçme, por nga ana ekonomike, banorët e mençur të Çepanit e të Zabërzanit kanë ditur të shfrytëzojnë atë për mbjellje, kullota, pyje dhe ujë të pijshëm. Emri Mici në Çepan është vetëm këtu, në emërtimin e kësaj çuke e askund tjetër në të gjithë territorin prej më shumë se 13 km2. Kush ia vuri këtë emër kësaj çuke dhe kur…?
Të tre a katër këto toponime krijojnë në një farë mënyre, krejt natyrale, një trekëndësh këndgjerë me pikat-kulme: Qafa e Rrahut të Gegës,Ara e Mujës dhe maja e Çukës së Micit.Pra kemi tre – katër emra të lashtësisë historike shqiptare, Mici dhe Gega, ndërkohë që Muji e Halili janë emra të përkatësisë së eposit të kreshnikëve.

Fill më në veri të kësaj çuke ndodhet toponimi Rrahu i Gegës.Në këtë vend përfshihen edhe toponimet më të ngushta si koncept përfshirës: Korija e Rrahut të Gegës,Qafa e Rrahut të Gegës, Ara e Rrahut të Gegës, Bregu i Rrahut të Gegës, Shkoza e Rrahut të Gegës, Stena e Rrahut të Gegës,Gropa e Rrahut të Gegës,etj. Rrah- sipas fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1980, faqe 1676, do të thotë:”tokë buke a kullotë që hapet në pyll duke prerë drurët e shkurret ose duke i djegur.” Ka edhe kuptimin tjetër:”shtrirë për dhè, përtokë, në shtrat etj.p.sh. Ishin bërë rrah nga gripi, etj”Pra nga këtu del qartë se dikush, dikur vite e vite më parë ka prerë pyllin, ka hapur një arë, ka gjetur rrugën për të shkuar e punuar atje, ka gjetur një burim uji në afërsi, ka lëruar tokën me mundësitë e kohës, ka mbjellë diçka dhe ka mbledhur prodhimin.Në këtë arë gjatë kohës që mbahet mend, mbillet grurë, misër, okërr, koçkulla, urov. Rretheqark arës ka pyll me dushk,dëllinjë,shkozë,cermë delee bimësi tjetër të shkurtër për bagëti. Hamendësohet se ky person, së toku me të tjerë të familjes apo fisit të vet që ka kryer tërë këto punëra, ka qënë Gega. Dihet edhe fakti tjetër që toponimet tek ne në Shqipëri, ashtu si në tërësi gjetiu, edhe në Çepanin tonë, kanë patur e kanë si një nga piknisjet e tyre emrat e pronarëve apo bëmave të njerëzve. Kur ka ndodhur kjo? Përgjigja është e vështirë, sepse emri’Gegë’ në Çepan ekziston vetëm këtu dhe nuk dihet se kur ishte ai që bëri këtë rrah.Ama vendi e ka marrë emrin prej atij, që ka qënë quajtur apo mbiquajtur Gegë.
Ngjitur, në vijimësi të terrenit të pjerrët të Rrahut të Gegës, ndodhet një kodrinë e zhveshur nga bimësia pyjore, e bukur e kupuloshe, që quhet Ara e Mujos. Shqiptohet shpesh edhe Ara e Mujës. Kjo arë është si një kësulë e brishtë me madhësi disa dynymë tokë dhe si kreu i një pjerrësie të pyllëzuar që shkon deri në përruan e Lagshtës e më tej përroin e Shullërit që fillon te Furra e Cumanit dhe derdhet tutje në Osum, përrua i cili mban anash nga veriu fshatin Blezenckë e në të djathtë fshatin Zabërzan. Mujua(Muja,Mujo,Muji) është një nga personazhet epikë të Eposit të Kreshnikëve të legjendave të kahershme shqiptare. Po ky toponim si mbiu në Çepan dhe kur vallë?
Është vendi që të cekim edhe faktin që përtej Arës së Mujos, mbasi ke kaluar Lagshtën e Dilaverit, je hedhur në pyll në udhishtën drejt Furrës së Cumanit dhe do të hasësh toponimet interesante Ara e Lilos dhe Bregu i Lilos. Aty nuk ka arë qysh prej shumë vitesh, ndoshta prej viteve 1940, por toponimi ekziston dhe përdoret gjithnjë. Lilo, në anët tona është emër përkëdhelës i emrit mashkullor Halil dhe i emrit femëror Liri. I pari është emër i stërlashtë shqiptar (ndonëse e gjejmë edhe në kombe të tjerë si ai turk, arab, pers,etj.)kurse i dyti është emër plotësisht shqip, i gjerëpërdorur pasviteve 1945. A do të ketë lidhje toponimi Ara e Lilos me lashtësinë epike? Logjika, duke lënë menjanë naivitetin, të shpie në mendimin e arsyeshëm se këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një lloj rregullsie tashmë, do të thosha, të fosilizuar.
Të tre a katër këto toponime krijojnë në një farë mënyre, krejt natyrale, një trekëndësh këndgjerë me pikat-kulme: Qafa e Rrahut të Gegës,Ara e Mujës dhe maja e Çukës së Micit.Pra kemi tre – katër emra të lashtësisë historike shqiptare, Mici dhe Gega, ndërkohë që Muji e Halili janë emra të përkatësisë së eposit të kreshnikëve.
Rrahu i Gegës. Në këtë vend përfshihen edhe toponimet më të ngushta si koncept përfshirës: Korija e Rrahut të Gegës,Qafa e Rrahut të Gegës, Ara e Rrahut të Gegës, Bregu i Rrahut të Gegës, Shkoza e Rrahut të Gegës, Stena e Rrahut të Gegës,Gropa e Rrahut të Gegës,etj.

Na lejohet të paramendojmë që në qendrat e banuara të zonës së Çepanit ka patur emra të besimit katolik (në shekullin e parë pas Krishtit deri në ardhjen e sllavëve).Vetë toponimi Çepan, sipas dokumenteve arkivore të hulumtuara deri tani del i shkruar në vitin 1431;në këtë fshat ka patur emra ortodoksë deri në vitin 1520 (vit kur në Çepan del i dokumentuar banori me emrin Kozma ,bazuar përsëri te studimet e kryera në arkivat tona) dhe deri në ditët e sotme kanë sunduar emrat islamë me prejardhje të largët nga Arabia, Persia,Turqia,emra të sektit fetar bektashian.Në vitet 1945-1960 veç emrave tejetej shqiptarë të rinj, ka patur tek-tuk edhe ndonjë emër rus.Vetëm në vitet 1990-2025, dalin edhe emra krejt të rinj evropianë, amerikanë, që pas këtyre viteve tashmë sundojnë emrat tërësisht të rinj, të formuar,të marrë nga filmat, interneti, rastësia, kombinime emrash të prindërve, bukuria etj. etj.Po këta tre a katër emra, Mujo,Gegë,Halil dhe Mic, kur kanë ardhur për herë të parë në Çepan?A kanë qenë vendas njerëzit me emra të tillë apo ardhës, nga veriu i largët në jug? I mëshoj më tepër mendimit se kanë qenë vendalinj, si pasardhës të ilirëve që kanë pasë qenë shtrirë në të gjithë trevat e bregut lindor të Adriatikut, nga Kroacia e sotme deri në Artë, gjer edhe në thellësitë e mesme malore të territorit të sotshëm shqipfolës, fill pas dyndjejve sllave.
*
Është e udhës që të rikujtojmë diçka shkurt për Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve. Ato janë cikël këngësh epike, heroike, legjendare. Radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958) pajtohet se këto këngë “rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800”. Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arsealin e epikës botërore. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Hase e mjaft rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin …
*
Prania për disa shekuj e zaptuesve sllavë dhe osmanë, ardhja e kalimi pushtuesve bizantinë, grekë, italianë, austriakë, gjermanë nëpër udhët shekullore, ngulmimet e tyre kohëshkurtra, apo qindravjeçarë, patën ndikim të dukshëm edhe në toponimi. Është e pranuar dhe njohur tashmë historikisht se edhe në Çepan, si në tërësi në krahinat etnike të mbyllura të Skraparit e Tomorricës, ka jo pak emërtime të gjuhëve sllavo-bullgare,(bazuar edhe në studimet e gjuhëtarit shkodran David Luka, i cili ka qenë edhe mësues në Therepel). Por, pushtuesit nuk patën arritur kurrsesi që të zhduknin toponiminë e mirëfilltë ilire në këto treva. Kështu ka ndodhur edhe me këto tre-katër emra njerëzish, tashmë toponimikë vendas shumë të lashtë të Çepanit.As feja,as pushka, as çizmja e të huajve nuk ka mundur që të asimilojë jo vetëm traditat luftarake, doket e zakonet, këngët e urtësinë, por edhe pasurinë toponimike të zonës së Çepanit tonë dhe të të gjithë Skraparit. Përkundrazi, ato, e midis tyre, emërtimet kanë mbetur si statujë e gjallë e lashtësisë historike të banorëve të kësaj krahine, si shumëkund edhe gjithë trevave të tjera shqiptare.



















