Ikja dhe ardhja e Mid’hatit

754
Sigal

Gëzim Llojdia, Studiues

Si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Mid’hat Frashërit në New York

  1. Kur lufta përfundoi në favorin e kundërt, Mid’hati dhe njerëzit që e shoqëronin kuptuan se kauza e tyre kishte marrë fund

Ehu flamur i vjetër

ehu flamur i ri

mërgimtar në dhe të huaj,

mërgimtar në qiej të zi..

Dhe ja shëndrit Fytyra jote

Fatlum, o Lumo, Drita jote

Ti frymë e fundit Frashëri

Vakëf për ne, për Shqipëri

Këto janë disa vargje të poemës “Drita jote” e Mid’hat Frashëri. Besoj se këto vargje janë shkruar në kohën e ikjes së Mid’hatit dhe bashkëpunëtorëve të tij. . Le të shprehem me disa rreshta të një anëtari të Ballit Kombëtar. “Nacionalçlirimtarja, që ne nuk e mendonim ishte një përroskë e vogël dhe u kthye në lumë.”

70 vjet më vonë, Mid’hati rikthehet në atdheun e tij. Rikthim ky i komentuar gjerësisht. Toka shqiptare, ka vend edhe për Mid’hatin djalin e Abdylit, nipin e Naimit , sikurse për çdo shqiptar. A duhej funeral apo jo ? A ishin kolaboracionistë? Përse bashkëpunuan me gjermanët? 70 vjet më vonë, duhet gjykuar ndryshe. Historia gjykon, për kontributin e secilit.

  1. Ikja e Mid’hatit dhe bashkëpunëtorëve të tij është e lidhur me disfatën dhe humbjen e kauzës së tyre. Nga veriu drejt Italia nëpër kampe dhe më tej në Amerikë. Le të bëjmë një histori të shkurtër të rrugëtimit të ikjes definitive të Mid’hathit. Shpirti i këtij njeriu të ndritshëm u shkëput ditën e hënë, dita 3, vjeshta e dytë, ora 9.25 minuta në Neë Jork, hoteli Ëinthrop. Dëshminë e Telat Karagjozit e disponon gazeta “Flamuri”: “Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë punë dhe për çudi e gjeta në shtrat. Kur e pyeta, se si ishte, më tha se i ishin marrë pak mendtë dhe nuk hëngri drekë, mbasi nuk ndihesh mirë. Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet, të fërkojë gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokërr me pak ujë, por pa dobi, sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi, por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mid’hatit që ti thërrisnin një mjek të huaj, mirëpo frashërlliu nuk e kish miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbërritjen e Dr Laci, Mid’hati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçart . Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë, Mid’hati i frashërllinjëve ky burrë i shquar i ka kujtuar miqtë e Ballit Kombëtar. “Tani biri im, që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë, për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë. Çfarë ngjau më tej në orët e asaj dite? Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbërritur me urgjencë Dr Laci, Ilia Chapulari, Nuçi Kota. I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz. Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte, por a ishte atak? Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z. Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë një gjumë të qetë, por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit. Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9:10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Çfarë ka përshkruar T. Karagjozi? Lajmërova doktorin dhe nga ana tjetër afrohem te shtrati t’i flas, e luaj por nuk përgjigjet, mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime, hap sytë ma bën me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy të hapur, ashtu mbaron menjëherë.
  2. Është për t’u admiruar se, ndonëse në mërgim i ndjekur nga regjimi, të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit, si dhe kanë folur për veprat e tij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin, djalin e Abdylit të madh për në shteg-ikjen e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ishte vendosur trupi i Mid’hatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim, duke shprehur pikëllimin e madh, për ikjen e djalit të Abdylit, njeriut të madh, Mid’hat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti. Gazeta përshkruan se trupi u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurorat nga organizatat, grupe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imami Vehbi, i ardhur nga Detroit ka bërë lutjet. Kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr Bistrev ish-deputet bullgar, në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”. Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa, At Paul V. Rado. Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet: “Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet: Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Nju Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashërllinjëve, Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare, ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni, pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vet, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, Mid’hat Frashëri, shuhet e fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mid’hatin:

Iku e s’kthehet më

qepallat i mbylli n vetmi

e mbeti fytyrë e pa zë?

me buzë që s’flasin më

me duar që s’dridhen më

të ikë Shërbestar i kombit e s’kthehesh më…

Përkujtim i bërë në Radio Londra: “Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Mid’hat Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie. Nji mot, që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lirë me i thye kokën agresionit komunist. Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit, që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës, për një Shqipni të lirë, të lumtur dhe të nderuar… Në këtë përkujtimore të kësaj radioje prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mid’hatit. Aty flitet se libraria “Lumo Skendo” ishte bamë qendra e të gjithë atyre shqiptarëve, pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëri me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë, për t’i dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mid’hatit që nga 7 prilli i 1939-s e deri në mërgimin e dytë, me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik…

  1. Kthimi i Mid’hatit do të gjykohet edhe për shumë kohë në këtë vend të sertë. Lindi në Janinë, më 1880, vdiq në SHBA, do të prehet në Shqipëri. Mid’hati është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim perëndimor. Do të kujtoja publicistin, emri i Lumo Skëndos mbetet i lartë në letra shqipe si dhe kontribute të tjera. Mid’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit. Gjurma e tij është e rëndë dhe e thellë në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor. Ai ishte -Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve