VIDEO/ Presidenti Meta shëtitje në Çarshinë e Shkupit, në 110 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe

634
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kanë dalë shëtitje në Çarshinë e Shkupit, me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Presidenti u shoqërua edhe nga deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.