Hyqmet Zane: Kush po e vret Elbasanin?

177

Që vrasjet e qytetarëve nga bandat kriminale në Elbasan, këtë e kemi si haber, sepse për vite e vite me rradhë. Elbasani ka një të veçantë në vrasjet që u bëhen qytetarëve si në asnjë qytet tjetër në Shqipëri, që krahasohet vetëm kryeqyteti me ndotjen  e mjedisit në ajër, në tokë dhe në ujë.

Sigal

 

Është një pyetje që të shqetëson sapo e lexon, sepse shtrohet shqetësimi se për çfarë lloj vrasjesh bëhet fjalë. Që vrasjet e qytetarëve nga bandat kriminale në Elbasan, këtë e kemi si haber, sepse për vite e vite me rradhë në këtë qytet nuk kanë munguar, aqsa policia ka pasur frikën e ndërhyrjes se mos vriteshin, por edhe policia ka pasur në vëmendje fjalën e kryeministrit Edi Rama që ka thënë “hëngshin kokat e tyre” !!!??? Nuk kanë të numuruar të vrarët në këtë qytet që ka qenë cilësuar si qyteti i qetësisë, urtësisë dhe i mirësisë.

Ka edhe vrasje të atilla që vijnë nga ushqimet si në të gjithë Shqipërinë nga moskontrolli i skadencës, cilësisë dhe përdorimi i koncentrateve, apo ndërhyrjeve me shiringa, apo me metoda të tjera që tregtohen nëpër supermarkete dhe askush nuk bën kontrolle, edhe pse ka një institucion për kontrollin e ushqimeve.

Edhe ilaçet që futen në Shqipëri kanë ndikimin e tyre në cilësinë e jetës së njerëzve dhe ato janë të pakontrolluara dhe nuk dihet se nga cili vend vijnë dhe si vijnë, sepse fallsifikimet e datave të skadencave apo të efekteve janë të panjohura, ashtu siç u bë edhe me vaksinat e Covid-19, prej të cilave pati edhe pasoja me vdekje apo me dëmtime të shëndetit të njerëzve që i përdorën ato.

Por Elbasani ka një të veçantë në vrasjet që u bëhen qytetarëve si në asnjë qytet tjetër në Shqipëri, që krahasohet vetëm kryeqyteti. Por Elbasani ka një të veçantë se ndotja e mjedisit në ajër, në tokë dhe në ujë ka qenë dhe ka mbetur si vrastarja më e madhe e një qyteti që njihej si “qyteti i lueve” dhe është kthyer në “qyteti i vdekjeve”.

Është e trishtueshme ta thuash këtë fakt, por në tabelat e njoftimeve të vdekjeve në qytet, shumica e tyre vijnë nga tumoret në organe të ndryshme e sidomos në mushkëri. Vetëm në muajin që iku rreth 25 vdekje nga tumore dhe kanceret, a thua se qytetarët e këtij Elbasani janë të destinuar të pranojnë me vuajtje vdekjen nga kanceret dhe tumoret.

Shumë e shumë qytetarë si unë, kemi qenë pjesëmarrës në ceremoni mortore të qytetarëve të njohur gjatë një muaji të tërë si edhe muajt e tjerë dhe si në emërues të përbashkët familjarët të thonë se “kishte një tumor në mushkëri, se ai ka punuar në metalurgji”. Thonë e çfarë nuk thonë familjarët që e qajnë njeriun e tyre të dashur për sakrificat që kanë bërë për familjen dhe ata nuk e gëzojnë moshën e pensionit ose sapo dalin në pension bien nën kthetrat e vdekjes mizore duke lënë në hall familjarët dhe pikëllimi bëhet pjesë e çdo pjesëmarrësi në ceremoninë mortore. Dhe nuk mungojnë bisedat e ndryshme të shkëmbyerit e eksperiencave të hidhura, që rrëfejnë qytetarët elbasanas.

Në këto ceremoni mortore nuk shoh pushtetarë vendorë dhe qendrorë jo e jo, sepse ata e dinë se janë bashkëfajtorë me shkaktarët e “vrasjeve” të qytetarëve nga mosveprimi ndaj ndotësve potencialë nga metalurgjia, që solli të zezat e saj në jetën dhe shëndetin e elbasanasve në vitet ’70 – ’80 kur intensiteti i ndotjes ka qenë shumë i lartë. Përkundër tyre, do shohësh pjesëmarrës kandidatin për kryetar bashkie Luçiano Boçi, që rrethohet nga miq dhe të afërm të njeriut që përcillet për në banesën e fundit. Dhe ai me gjysmë zëri me keqardhje të thotë”kjo është një e keqe që po na vret të gjithëve ndaj duhet të mendojmë seriozisht për t’i thënë ndal kësaj ndotjeje”.

Metalurgjia e të zezave jo vetëm për shqiptarët që nuk solli asgjë të mirë në jetën e tyre, por veçanërisht elbasanasve u mbolli vdekjen nga fenolet dhe cianuret që kanë thithur punonjësit e kësaj metalurgjie, pa folur pastaj për PM-10 e pluhrave që kanë thithur. Nga rreth 10 – 11 mijë punonjës të kësaj metalurgjie, sipas shefes së shëndetësisë në sigurimet shoqërore të asaj kohe në fund të diktaturës, Shpresa Bumi, në koefidencë më ka thënë se rreth 2.800 dosje ishin të punëtorëve të metalurgjisë nga sëmundjet profesionale në një qytet që kishte vetëm një doktoresh të sëmundjeve profesionale dhe që edhe ajo iku në emigrim në vitet e para të pluralizmit.

Specialistë të ndryshëm të mjedisit si ata të Klubit Ekologjik në Elbasan, por edhe në rang kombëtar kanë bërë matje të ndotjes me projekte të ndrihmuar edhe me aparatura speciale edhe nga institucione homologe të shteteve europiane, e pohojnë edhe sot e kësaj dite nivelin e lartë të ndotjes së mjedisit me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

Edhe doktori onkolog i Elbasanit e ka pohuar një fakt të tillë se para 30 vjetësh ishin rreth 250 dosje të pacientëve që vdisnin nga sëmundje kanceroze, kryesisht të atyre, që kishin punuar në metalurgji dhe që ky numër vinte gjithnjë në rritje. Shkak për këtë ishte edhe se këto sëmundje ishin dhe janë të trashëgueshme.

Pjesa vrastare e qytetit të Elbasanit dhe e qytetarëve të saj ishte se në këto 10 vite qeveritarët kanë rënë në ujdi me uzinat në punë që të mos përdorin filtrat sipas premtimeve dhe me paratë nën dorë ata, sidomos natën, bëhen ndotësit e mëdhenj të hapësirës së gjelbërt rreth e qark metalurgjisë me njëkontaminim të tokës deri në 32 cm, për të mos thënë më shumë siç e ka pohuar publikisht para ca vitesh një specialist amerikan në një takim me drejtues të ARM Elbasan ku edhe unë si sekretar i Klubit Ekologjik isha i pranishëm.

Përpos këtyre u shtua edhe ndërtimi i një inceneratori me një ndotje të përqëndruar, që gjithashtu me gazin toksik që lëshon të oksidit të karbonit ngaqë nuk janë vendosur filtrat që janë të një kostoje të lartë plus edhe teknologjia e vjetëruar e kohëve të shkuara dhe vënia në punë e tij me një kapacitet të limituar, përsëri ka krijuar problemet emergjente të ndotjes. Kjo sepse hiri që vjen nga djegia nuk depozitohet nëpër galeri të pafunsionueshme larg ujrave, por derdhen në lumin Shkumbin duke u bërë një e keqe e madhe si një vrastare.

Duket se qeverisja e majtë si trashëgimtare e diktaturës e ka caktuar Elbasanin si planifikim për një qytet të vdekur. Më e keqja se këta pushtetarë kanë edhe kurajon të bëjnë fushatë nën orientimin e  njerëzve të ardhur nga Tirana , paraardhësit e të cilëve ishin vrasës të jetë fizike të njerëzve në diktaturë. Këtë e dinë mirë ata që janë trashëgimtarët e drejtpërdrejt dhe as që u vjen në mendje të paktën të kërkojnë falje ose të mbyllin sa për sy e faqe këta inceneratorë që veç vjedhës të parave të taksapaguesve elbasanas për të cilin ka ministra në burg, por vazhdon me “sukses” vrasjen e jetëve njerëzore.

Sipërfaqja e shtrirjes së varrezave në qytetin e Elbasanit po shtohet dita-ditës edhe më shumë, ku viktimat janë qytetarët e këtij qyteti që ikin nga kjo botë pa asnjë depistim apo kontroll shëndetësor human për të gjithë ata veçanërisht që kanë punuar në metalurgji për t’i thënë ndal një të keqeje të madhe që po vret Elbasanin dita – ditës pa mëshirë dhe kanë surrat të dalin të bëjnë fushatë e të flasin për “suksese” apo të anatemojnë demokratët dhe liderin historik Sali Berisha me nofkën “nongrata”, kur të tillë duhet të jenë dhe janë këta qeveritarë me në krye kryeministrin Edi Rama si “non grata” e madhe e jetës së shqiptarëve me super ndotjet nga ushqimet dhe ilaçet, nga ndërtimet dhe ndotjes e trashëguara.

Këtu qëndron edhe besueshmëria e kandidatit demokrat Luçiano Boçi në sytë e qytetarëve që ka evidentuar dhe ka në program projekte për të bërë dekontiminimin  dhe dipestimin e shëndetit të qytetarëve me probleme kanceroze që po na mbushin varrezat dhe tabelat e lajmërimeve si një trishtim i madh për një qytet që vritet për ditë me qëllim ogurzi.