Hyqmet Zane: Fuqitë e Mëdha përballë sfidave të genocideve në Ballkan dhe kudo në botë

Ndryshimet e mëdha në politikat e shteteve të mëdha kanë ndikimi të mëdha te popujt e vegjël në sensin pozitiv ose negativ sa shpesh duket se për ne shqiptarët historia paska qenë e pamëshirshme se shumë dënime kemi marrë nga të ashtuquajturit Fuqitë e Mëdha. E them këtë sepse në thellësinë e historisë në shekuj nuk mund ti zbehet realitet i njerëzimit, të atyre ngjarjeve që kanë ndodhur dhe që po ndodhin si një përsëritje e historisë. Për Ballkanin veçanërisht, që është edhe rajoni ku ne jetojmë, shpeshtësia e genocideve dhe urrejtjes fetare në këto 100 vjetët e fundit, kanë ndëshkuar veçanërisht popujt me besim të fesë Islame. E trishtë, por e vërtetë, e pabesueshme, por edhe shumë e hidhur. Por një konstatim i tillë vlen edhe për ditët e sotme për çka po ndodh në rajonin e Lindjes së Mesme mes Izrealit dhe Palestinës, ku ngjarjet po ndodhin si në kohën që kanë ndodhur genosidet.

Kemi besueshmërinë e faktit se në fillimshekullin e njëzet, Presidenti i Amerikës Woodrow Wilson i tha ndal coptimit të mëtejshëm pas 1913 të kombit shqiptar nga shtetet fqinjë me lobim tek Fuqitë e Mëdha të kohës. U desh një president i një shteti t madh që të merrte një vendim të madh në favor të shqiptarëve.

NOA

Duhet thënë se në rrjedhat e historisë deri në largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, tendencat e fqinjëve të shqiptarëve, grekëve dhe serbëve, kanë qenë të shoqëruara me barbarizma dhe parapërgatitje për një moment kriminalizimi. Ata që erdhë në rajonin e Ballkanit si barbarë nga vende të largëta, këkronin të bëheshin zotër në tokat e shqiptarëve dhe gjetën edhe preteksin e dallimit fetar nga feja e tyre. dhe dihet edhe sot e kësaj dite se çfarë ka ndodhur me kombin shqiptar të shtrirë në hapsirën e njohur të Dardanisë, Ilirisë dhe Epirit.

Veç këtyre si për ironi të fatit të keq, Europa, kontinenti ynë i vjetër ka bërë sehirxhiun e këtyre realiteteve. Për më keq akoma edhe kanë favorizuar pushtuesit e territoreve shqiptare dhe e gjithë kjo për shkak të qenies së besimit islam. Më keq akoma Europa ka bërë edhe pretagonistin e atyre që në histori janë sigluar si genocide. Nëse ikja e Perandorrisë Osmane u cilësua si një shpëtim i Ballkanit dhe për Europën ishte një moment i dëshiruar, çuditërisht vende me besim fetar ortodoks krijuan situata të ndera ndaj popujve që i përkisnin besimit Islam. Gjithçka nisi me Konferencën e ambasadorëve në Londër me ndarjen e territoreve, që, më pas, u shoqëruan me luftën ballkanike ku të pësuarit ishin kombi shqiptar dhe ai boshnjak që kishin fe të njëjtë. Urrejtja fetare në këtë rast u pa hapur që do të zgjaste me prezencën e filozofisë së krishtërimit për të mos lejuar shtrirjen e fesë Islame.

Ç’borxh i kishte Shqipëria dhe kombi shqiptar Europës që edhe e ndau dhe heshti për barbaritë që bënë serbët në Kosovë dhe në troje të tjera dhe për barbaritë greke në Çamëri dhe në territore të tjera shqiptare që sot ndodhen në Greqi. Heshtja Europiane ishte vrastare si një semafor jeshil që hordhite e çetnikëve të martirizonin shqiptarët në veri dhe kryqëzatat greke të kryqëzonin shqiptarët në jug. Realisht gjatë kësaj periudhe pas L.I.B dhe deri në përfundim të L.II.B Kosova dhe Çamëria pësuan genocide të dhimshme, të përgjakshme, ç’njerëzore dhe me pasoja jo vetëm në territore, por edhe në psikologjinë e jetës. Dihet tanimë se çfarë kufizimesh ju bënë shqiptarëve për gjuhën, për shkollat, për vendbanimet dhe për jetën e tyre në tërësi. Me zjarr dhe me hekur, me ekzekutime dhe me therje me thika për së gjalli të njerëzve, groposjet masive dhe spastrimet etnike u bënë modë a thua se ja kishin fajin shqiptarët pse Perandoria Osmane u shtri në Ballkan.

U desh ndërhyrja e Presidentit amerikan Woodrow Wilson që denoncoi Traktatin e Fhsehtë të Londrës dhe shpëtoi kombin shqiptar me atë shprehjen e famshme “As unë, as populli amerikan kurrë nuk do të biem dakord që shqiptarët të sakrifikohen nga fqinjët”. Por edhe personalitete të tjerë me vizione të drejta nuk u pajtuan me veprimet e fqinjëve të shqiptarëve pëer copëtim in tërësor të territoreve shqiptare.

E njëjta situatë u krijua edhe në Bosnjë, veçanërisht ndaj popullatës me besim Islam, si një hakmarrje primitive e inkuizicionit fetar ortodoks, vetëm e vetëm se Boshnjakët donin besimin që kishin si një e drejtë e tyre. Pas tyre rradha i erdhi Kosovës më 1999 që historikisht dihet se çfarë ndodhi. Përsëri një amerikan si Uilliam Uolket pati fati ndhe rasti, e solli që ish-Shefi i Misionit të Vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë të merrte përsipër vëzhgimin personalisht në vendngjarje të masakrës që ndodhën në Reçak që bënë të njohur atë që po ndodhte nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lind pyetja : Përse e gjithë kjo vallë, përse kjo urrejtje dhe në sytë e Europës dhe përballë Europës që në heshtje miratonte dhe nuk dënonte shkaktarët e genocideve ndaj muslimanëve në trojet e tyre etnike. Me keqardhje mund të them, jo vetëm unë, por çdo njeri i këtij kontinenti, që shtete europiane, që flasin e bërtasin për të drejtat e njeriut, që hartojnë deklarata universale të këtyre të drejtave, shtete që çirren për njuë padrejtësi që u bëhet, ndërkohë që kanë stimuluar dhe kanë lënë rrugën e shtruar, jo më thjesht për shkeljen e të drejtave të njeriut, por për krime kundër njerëzimit. Ç’na kujton Srebrenica, sa mijëra të vrarë dhe të groposur në varre masive, ç’na kujton Drenica dhe e gjithë Kosova e vrarë, e gjakosur dhe e shpërngulur, ç’ na kujton Paramithia, Filati dhe e gjithë Çamëria.? Në të gjitha rastet kanë qenë hollandezët, francezët, gjermanët, anglezët dhe bashkëpunëtorët e tyre në historinë e këtyre genocideve. Asnjë gjyq nuk u bë si Nurenbergu, por sot e kësaj dite vazhdon farsa e nënqeshjes, e heshtjes dhe e asnjë deklarate zyrtare, pale për të folur pastaj për të vendosur drejtësi.

Për analogji të njëjtat situata po ndodhin mes Izraelit dhe Palestinës. Jo thjesht një konflikt i sotëm por shekullor dhe sidomos që pas zaptimit të tokave të palestinezëve nga kolonët hebrej që njëherazi edhe rrëmbejnë toka, por edhe vrasin dhe sot po bëjnë genocid me vrasjen e rreth 50 mijë të vrarëve, ku më shumë se gjysma janë fëmijë. Atë që gjermanët u bënë hebrejve në Luftën e Dytë Botërore, sot janë hebrejt që po u bëjnë palestinezëve, ku shkaku është besimi fetar. Edhe për këtë gjendje heshtet nga Amerika që dërgone dhe aeroplanmbajtëse dhe nuk po dënohet Izraeli, dnërkohë që në gjithë botën mbarë shprehen pakënaqësi dhe mospajtim me situatën që ka krijuar Izraeli dhe që protestohet edhe ndaj shteteve që janë Fuqi të Mëdha që heshtin apo bëjnë sehir se si një shtet që pretendon se është i barabartë mes popujve, bën të kundërttën.

Veprime të tilla janë të shkruara, janë të regjistruara në kujtesën e kombeve. Ka rezoluta të OKB, por për fatin e keq, vetëm në rastin e Bosnjës dhe Kosovës pati një reagim, ndërsa për Çamërinë heshtja ishte vrastare dhe genocidi vazhdon me të njëjtin ritëm, jo më me viktima njerëzore, por me viktimizimin e popullatës çame, e emrit Çamëri. Vazhdon me dënimet e banorëve të atyre trojeve nga një shtet europian si Greqia e cila me paturpësinë e të ashtuquajturit një shtet demokratik, sillet si diktatore e ballkanit dhe si e përkëdhelura e Europës për të realizuar qëllimet e saja të një genocidi që vazhdon e vazhdon.

Dhe e gjithë kjo vetëm e vetëm pse këto popullsi kanë dashur vendin e tyre, donin gjuhën, flamurin, simbolin dhe fenë e tyre, si një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese për të cilën nuk ka ligjësi ta mohojë apo ta përçundojë. Në kësi rastesh lind pyetja se këto genocide në këto vende me një fe të njejtë u bënë në emër të kirshtërimit, të ortodoksisë dhe katolicizmit ? Ndoshta kjo nuk thuhet me zë, por pranohet në heshtje në realitet dhe duartrokitet nga kancelaritë europiane si një fitore e krishtërimit ndaj islamit. Po të jeshë i besimit islam, detyrimisht që i shtohet edhe nofka “terorist”, në një kohë kur nuk quhet terrorisëm një vrasje masive që bënë francëzët në Algjeri më 1945 me eleminimin barbar të 45 mijë algjerianëve, nuk quhet terrorizëm ajo që bënë grekët në Çamëri, nuk quhet terrorizëm ajo që bënë serbët në Bosnjë dhe në Kosovë. E gjitha kjo vetëm e vetëm pse këto shtete dhe këta popuj i përkasin në shumicë besimit islam.

Edhe pse për një moment mund të rikthehemi në thellësi të historisë dhe të kujtojmë të ashtuquajturat heroizma që bënë shqitparët me Skënderbeun në krye që thyen osmanllinjtë  për 25 vjetn ë emër të krishtëroimit dhe Gjergj Kastiroti u quajt “atlet i krishtërimit  dhe parzmore qyteterimit europian”. Ne nuk dimë asnjë fjalë se cili ishte ky Skënderbe që në emër të fesë islame dhe në emër të sulltanatit bëri luftra, fitoi beteja, ishte një besimtar i devotshëm si “palla e parë e Perandorisë Osmane”.

Një personalitet i fesë islame është shprehur se “Për europianët, Lindja ishte “Një mijë e një Netët”. Ajo përfaqësonte pasurinë, veshjet e bukura, konkubinat e reja, lulëzimin e jetës publike, këngëve dhe kulturës”, thotë Elias al-Kattar, profesor historie në universitetin libanez. Dhe këto të vërteta quhen herezi po të mësohen, a thua se e keqja e këtij kontinenti ka ardhur nga Lindja dhe jo që ka qenë vetë Europa dhe shtetet e saj që, megjithsëse të krishtera në besimine  tyre. Kanë bërë luftra dhe kanë kryqëzuar popuj, kanë shpikur armatime dhe kanë realizuar dy luftra botërore që regjistruan rreth 100 milion të vrarë dhe të vdekur. Në emër të kujt u bënë këto shfarosje njerëzore, a kishte dorë feja islame? Jo që jo e megjithatë themse ato ishin frut i mendjeve vrastare që emritojnë vetëm ndëshkim dhe përbuzje, por kurrësesi nuk mund të përbuzet e të shikohet shtremvër një komb apo një popull që beson në një fe të Zotit pa i prshur punë kujt, por që beson fenë që do dhe që ia mbush shpirtin me paqe e jo me genocide.

Të mos dënosh genocidet dhe të heshtqësh para tyre, kjo do të thotë të favorizosh genocidbërësit dhe të kënaqesh me viktimizimin e këtyre popyujve që duan vendin e të parëve të tyre, duan fenë e tyre dhe që nuk duan as dhunë, as terror, as pushtime, por vetëm të drejtat e tyre të mohuara në emër të së drejtës njerëzore që i ka falur Zoti i madh. Në fatkeqësinë që ndodhi në Xhenova të Italisë, dëgjuam një zë të fortë e të trishtuesëhm që thërriste “o dio mio, o dio mio” (O Zoti im). Ishte një thirrje e drejtë për një Zot të përbashkët që të gjithë njerëzit i ka të njëllojtë dhe që nuk ka urdhëruar asnjë genocid në emër të tij, por gjith çka ësht ëbërë në emër të njereëzv të padrejtë dhe të shteteve që nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur për genocidet e bra.

Nëse Ballkani ka qenë si një mollë sherri për Fuqitë e Mëdha europiane, nuk besoj dhe asnjëherë nuk është provuar që sebepi kanë qenqë muslimanët dhe, nëse sot hidhen hipteza për një Ballkan të trazuar, këto janë reminishenca të një kohe të shkuar dhe nuk ka se si genocidet të bëhen ndaj atyre që asnjëherë nuk kanë qenë mollë sherri dhe pretekste për luftra dhe që për fatin e keq kanë qenë ortodoksë apo katolikë. Zoti na gjykoftë, por kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e provuar.

Ndoshta sot një fuqi e madhe si Amerika zgjedh një president që mendon si amerikan dhe që nuk i do luftrat, me siguri që do të dojë që të bëjë drejtësi edhe për shqiptarët në një vend që, veç genosideve që ka provuar, iu shtua edhe sjellja diktatoriale e një kryeminsitri që urren drejtësinë, që nuk e donte presidentin e zgjedhur dhe që foli e shkroi, indtrigoi e pagoi për të lobuar në Amerikë kundër demorkacisë dhe lidershipit të demorkatëve. Sot ky nedidiktator po mendon dhe vepron që të “vrasë” shpresën e shqiptarëve me të gjitha mënyrat për zhveshjen e një vendi nga banorët e saj autorktonë tamam ashtu siç bënë serbët dhe grekët. Besoj se do jetë ky një president i ri i Amerikës që do verë dorë për ta shpëtuar kombin nga e keqja që i ka pllakosiur.