Intervista me Ama Musa /Universiteti Mesdhetar bashkëpunëtor i suksesit të studentëve falë trinomit vizionar : edukim me cilësi e standarte europiane, kërkim shkencor dhe praktika pune.
Thirrja ime si ish maturante, studente e bachelor ,master-it dhe tashmë si pedagoge që po mbron “Doktoraturën” për të gjithë maturantët që ende nuk janë regjistruar, si dhe studentët që kanë përfunduar bachelorin dhe do të regjistrohen në “MASTER” është: Nëse doni të shkëlqeni dhe të realizoni ëndrrat e jetës, zgjidhni dhe regjistrohuni në UNIVERSITETIN MESDHETAR TË SHQIPËRISË. Ku përveç studimeve, keni të garantuar edhe specializimet brenda dhe jashtë vendit , si dhe punësimin në institucionet e ‘Shqipërisë së re Europiane’, si dhe në vendet e BE-së, ku së shpejti do të jemi pjesë e saj.
Intervistoi Biora Vojka
Zv/Kryeredaktore e Telegraf
Ama Musa, ish studente ekselente e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, është histori suksesi që nisi me mbarimin e gjimnazit, ku si maturante zgjodhi UMSH si institucionin që do përkthente arritjet dhe ambiciet e saja akademike në sukses profesional. Nga 10 preferencat e plotësuara si maturante, ajo i fitoj të 10-ta, por Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ishte në toplistën e pritshmërive të saj si studente e ardhshme. Dhe UMSH nuk zhgënjen! Pasi ndër vite ka zgjeruar më së miri vizionin e tij, duke kombinuar kërkesën e mjedisit profesional dhe tregut të punës me mjedisin akademik.
Dikur studente e UMSH, sot Ama Musa mban pozicionin e Përgjegjëses të Sektorit të Financës në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Më herët dha kontributin e saj fillimisht si specialiste buxhetit dhe më vonë përgjegjëse e sektorit të financës dhe kontabilitetit në Drejtorinë Ekonomike të QSUT-së, ndër institucionet më të rëndësishme shëndetësore të shërbimit tercial në vend. Ndaj mund të themi me plot bindje se Musa është një ndër talentet që përfaqëson denjësisht Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si histori suksesi duke dhënë kontributin e vyer në shoqëri dhe në pozicionin ku ushtron profesionin. Përfundimi i studimeve në Bachelor dhe Master me rezultate të shkëlqyera i dha mundësinë, që të bëhej pjesë e ekipit universitar si pedagoge e jashtme, dhe fillimit të rrugëtimit akademik në mbrojtje të Doktoraturës. E pyetur për stafin e Profesorëve, Akademikëve dhe drejtuesve të UMSH-së, Ama nuk nguron të kujtoj dhe vlerësoj si gjënë më të veçantë mirënjohjen. Për pedagogen Ama Musa; “ mirënjohja është virtyti që e fisnikëron njeriun. Mirënjohja është më shumë se një faleminderit dhe shumë më shumë se një ndjenjë. Ajo është një virtyt që e pasuron atë që e shfaq,e lumturon atë që e merr edhe pse sot mund të jenë në përjetësi. Me çiltërsinë e saj Ama i nis vlerësimet dhe falenderimet nga Akademik Prof.Dr. Anasats Angjeli, profesori i Financës, por edhe themeluesi dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH).Prof.Dr.Greta Angjeli, që e bëri të ishte e apasionuar pas fushës së Kontabilitetit. Rektori i UMSH-së Prof.Dr. Adrian Civici , Prof.Dr. Lindita Lati Milo, Prof. Assc.Dr. Orkida Ilollari, Dr. Vladimir Mici, të cilët mbeten pjesë e diturisë që ndriçonin auditorët e UMSH. Jo pa qëllim e përmenda mirënjohjen,- na deklaron Ama, pasi nuk mund të rri pa përmendur dhe vlerësuar ish Rektorin, Prof.Dr. Gudar Beqiraj, në të njëjtën kohë dhe profesorin tim të “Matematikës” si dhe Dekanin e Ekonomikut në UMSH, Prof.Dr. Alqi Naqellari njëkohësisht edhe profesori i “Politikës Monetare”dhe “Ekonomisë Monetare”.

Si do e përshkruaje rrugëtimin si ish studente e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë?
E nisa rrugëtimin tim në Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë si student e programit të ciklit të parë bachelor në fakultetin e shkencave ekonomike në fushën e financë-bankë kontabilitetit në vitit 2017. Ky program studimi ka si qëllim formimin e specialistëve në fushën e financës dhe kontabilitetit, të aftë për të punuar në sektorin publik dhe privat, në pozicione të tilla si: financier, kontabilist, specialist auditi, menaxher finance etj. Programi universitar në Financë – Bankë – Kontabilitet përfaqëson një fushë studimi ndërdisiplinore, e cila ndërthur njohuritë teorike të ekonomisë me aftësitë praktike të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar. Struktura e tij është ndërtuar për t’i pajisur studentët me instrumente analitike dhe profesionale, duke i përgatitur ata për të vepruar në mjedise komplekse financiare dhe bankare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Në fazën fillestare, programi fokusohet tek bazat e shkencave ekonomike dhe menaxheriale, si mikroekonomia, makroekonomia, statistika, matematika financiare dhe e drejta e biznesit. Këto lëndë themelore krijojnë kuadrin konceptual të nevojshëm për të kuptuar mekanizmat e funksionimit të tregut dhe vendimmarrjen ekonomike. Paralelisht, studentët pajisen me njohuri në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke u përgatitur për të operuar në një realitet gjithnjë e më të dixhitalizuar. Një komponent i domosdoshëm i këtij programi është praktika profesionale, e cila u mundëson studentëve të aplikojnë dijet e fituara në institucione financiare, banka apo kompani audituese. Kjo përvojë praktike, e shoqëruar nga realizimi i një punimi diplome apo projekti kërkimor, i jep studentëve aftësinë për të analizuar, krahasuar dhe propozuar zgjidhje për problematika konkrete financiare.

Cila ishte dega që përzgjodhët në master, pse UMSH ? Dhe si ndërlidhej dega në teori me mundësitë për praktikë studentore ?
Më pas zgjedhja ime për vazhdimin e studimeve master ishte padyshim Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë për cdo gjë që ofronte për përgatitjen e një brezi të ri specialistësh në financë.
Teknikat bashkëkohore, pegadogët që ky univeristet ka si dhe më e rendësishmja akreditimi.
Vazhdova studimet në ciklin e dytë të studimit master shkencor në fushën “Banka dhe Tregjet Financiare”. Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme për sistemin financiar dhe bankar në subjektet dhe institucionet brenda dhe jashtë vendit. Për studimet master në Banka dhe Tregjet Financiare, niveli është më i avancuar se në bachelor dhe fokusi zhvendoset nga bazat teorike tek analiza e thelluar, menaxhimi strategjik dhe kërkimi shkencor. Studimet master në Banka dhe Tregjet Financiare përfaqësojnë një fazë të avancuar të formimit akademik dhe profesional, e cila i tejkalon bazat teorike të ciklit bachelor, duke u përqendruar në analiza kritike, strategji financiare dhe menaxhimin kompleks të riskut. Ky program është projektuar për të përgatitur individë të aftë të operojnë në nivel të lartë profesional në sektorin bankar dhe atë të tregjeve të kapitalit, në një mjedis financiar global të karakterizuar nga kompleksiteti dhe dinamika e lartë

Në thelb të këtij programi qëndrojnë lëndët e avancuara në bankë dhe financë, ku studentët trajnohen mbi menaxhimin e riskut bankar, stabilitetin financiar, operacionet e bankës qendrore dhe arkitekturën rregullatore ndërkombëtare. Për më tepër, studiohen mekanizmat e funksionimit të tregjeve financiare, ku theksi vendoset mbi analizën e produkteve të derivativëve, instrumentet e kapitalit dhe menaxhimin e portofolit. Një rëndësi të veçantë merr kuptimi i lidhjes së tregjeve vendore me ato ndërkombëtare, si dhe ndikimi i politikave monetare dhe fiskale mbi lëvizjet e kapitalit.
Një element tjetër thelbësor i programit është ndërlidhja me praktikën profesionale. Studentët inkurajohen të ndjekin praktika në banka tregtare, banka qendrore, institucione financiare ndërkombëtare ose kompani investimesh, duke krijuar një urë mes teorisë dhe praktikës. Në fund të studimeve, ata realizojnë një tezë masteri, e cila shpeshherë bazohet në kërkime origjinale ose në studime rasti mbi problematika reale të sistemit financiar.
Në përfundim, programi Financë – Bankë – Kontabilitet nuk është thjesht një rrugë akademike, por një platformë profesionale që ndërton ura midis teorisë dhe praktikës. Ai përgatit specialistë të aftë për të interpretuar dinamikat e tregjeve financiare, për të garantuar transparencën kontabël dhe për të kontribuar në stabilitetin e sistemit bankar. Kjo e bën programin një prej shtyllave kryesore për formimin e profesionistëve që do të udhëheqin sektorin financiar në dekadat e ardhshme. Ciklin e tretë në Studime Doktoraturë në Shkenca Ekonomike në drejtimin Financë po e ndjek përsëri në Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, së bashku me mundësinë e re që ky Universitet më dha për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të këtij universiteti si pedagoge e jashtme për të mbuluar fushen e bazave të finacës.
Sic e thash edhe me lart Financa është një disiplinë e gjerë. Megjithëse ajo ka përdorur teorinë ekonomike, parimet e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare, financa ka zhvilluar gjithashtu trupin e saj material. Lënda “Bazat e Financës” është një nga lëndët themelore në studimet bachelor për ekonomi, financë, bankë ose kontabilitet. Ajo shërben si hyrje në botën e financave dhe i pajis studentët me konceptet bazë mbi menaxhimin e parasë dhe të burimeve financiare.
“Bazat e Financës” përbën gurin themeltar të disiplinave financiare, duke ofruar kuadrin konceptual mbi të cilin ndërtohen njohuritë e mëvonshme të menaxhimit financiar, bankës, investimeve dhe tregjeve të kapitalit. Kjo lëndë synon të formojë tek studentët aftësinë për të kuptuar funksionin e financës si një mekanizëm vendimmarrës që ndërthur përdorimin optimal të burimeve me arritjen e objektivave të organizatës apo individit.
Pse është me rëndësi që studenti të njihet me konceptet që do i praktikoj në tregun e punës te individët, bizneset dhe institucionet publike?
Kjo lëndë trajton tri fusha të financës: institucionet financiare, investimet dhe financat e ndërmarrjeve. Studentët dhe të gjithë specialistët gjejnë në të konceptime dhe interpretime mbi termat, mjedisin dhe mekanizmat e marrjes së vendimit financiar. Në thelb, lënda shpjegon natyrën e parasë, kohën e vlerës së saj dhe rolin e interesit si element bazë i llogaritjeve financiare. Studentët njihen me konceptin e raporteve financiare dhe rëndësinë e tyre në analizën e gjendjes ekonomike të një ndërmarrjeje. Po ashtu, trajtohen instrumentet e financimit, të tilla si kapitali vetjak, huatë bankare apo emetimi i obligacioneve, duke u bërë hyrja e parë në tematikat e strukturës së kapitalit dhe kostos së tij.
Një dimension tjetër i rëndësishëm i kësaj lënde është analiza e riskut dhe kthimit. Studentët mësojnë të dallojnë lidhjen mes rrezikut dhe shpërblimit në vendimmarrjet financiare, duke përdorur modele të thjeshta të diversifikimit dhe parime të menaxhimit të portofolit. Në këtë kontekst, “Bazat e Financës” krijon bazën për kuptimin e mekanizmave që udhëheqin tregjet financiare dhe sjelljen e investitorëve.
Në aspektin praktik, lënda u mundëson studentëve të aplikojnë njohuritë e tyre përmes ushtrimeve numerike, analizave të rasteve dhe simulimeve financiare. Kjo e bën më të qartë mënyrën sesi teoritë financiare përkthehen në vendime konkrete të përditshme për individët, bizneset dhe institucionet publike
Analiza dhe interpretimi i njohurive bëhet nga këndvështrimi i përdoruesve dhe ofruesve të fondeve. Lënda ndahet në pesë pjesë kryesore: institucionet financiare, mekanizmat financiare, investimet, financa e ndërmarrjes dhe produktet derivate. Problemet numerike të shoqëruara me zgjidhjet me makinë llogaritëse financiare dhe me programin Excel pasurojnë tekstin dhe e bëjnë një mjet mbështetës për përvetësimin e dijeve të marra dhe rritjen e aftësive praktike. Gjithashtu kjo fushë mbështetet më mirë procesi mësimor në nivele të ndryshme të studimit universitar duke inkurajuar të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë që të përvetësojnë më mirë aftësitë teorike dhe praktike në financë.
Cila është risia inovatore që sjellë UMSH te departamenti i Financës?
Duke qënë se teknologjia është bërë pjesë e pandashme dhe gjen përdorim të gjërë në cdo fushë në ditët e sotme, ajo është implementuar dhe ne fushën e financës duke krijuar atë që ne quajme “FinTech”.
Fintech është një terminologji që vjen nga kombinimi i dy fjalëve: “finance” (financë) dhe “technology” (teknologji). Kjo fushë përfshin përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar funksionimin e sistemit dhe shërbimeve financiare. Në fakt Fintech është integrimi i teknologjisë me financat për të krijuar zgjidhje të reja dhe efikase për konsumatorët ose bizneset, ai është bërë një nga industritë me rritjen më të shpejtë ne botë. Në ditët e sotme në fakt Fintech ka shpallur një transformim thelbësor në sektorin financiar duke përdorur teknologjinë për të ndryshuar mënyrën se si bëhen transaksionet, si informacioni financiar ruhet dhe përpunohet, si dhe se si klientët kanë qasje dhe përdorin shërbimet financiare. Kjo fushë e inovacionit ka zgjeruar gamën e shërbimeve financiare nga sistemi bankar duke filluar me pagesat elektronike deri te investimet, kreditimi, sigurimi dhe shërbimet e tjera. Kompanitë Fintech janë të specializuara në përdorimin e teknologjisë për të krijuar zgjidhje inovative, duke ofruar shërbime më të shpejta, të lehta dhe më të përshtatshme për përdoruesit. Në vitet e fundit, teknologjia financiare, njohur ndryshe si FinTech, ka qenë një fuqi transformuese në sektorin financiar duke sjellë ndryshime radikale në mënyrën se si operojmë, investojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin, kompanitë dhe institucionet financiare. Kjo valë e re e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik ka krijuar një mjedis të ri, ku lehtësia e aksesit dhe efikasiteti janë tashmë pikëpamje themelore. FinTech ka shërbyer si katalizator për zhvillimin dhe përmirësimin e shumë shërbimeve financiare, duke hapur rrugën për një ekosistem financiar më të përshtatshëm, transparent dhe inovativ. Në këtë kontekst, roli i FinTech është thelbësor në të shpallurin e një epoke të re financiare.
Në përfundim, “Bazat e Financës” është më shumë se një hyrje në terminologjinë financiare; ajo është një platformë formuese që u jep studentëve një kuptim të qartë mbi funksionet e financës dhe rëndësinë e saj në jetën ekonomike. Duke qenë një disiplinë e ndërthurur midis teorisë dhe praktikës, kjo lëndë përgatit terrenin për studime më të avancuara në menaxhim financiar, bankë, investime dhe tregje ndërkombëtare.

























