Gjok Vuksani: Doni të dini se përse po braktiset fshati? Përgjigjen e keni pikërisht tek buxheti qesharak për bujqësinë

136

-Thuhet 260 perfitues nga skemat e IPARD III. Kjo skemë e BE u propogandua me të madhe, por shikoni se sa perfitues do të jenë vetëm 0.08% e fermerëve.

-Nga skema e subvencionit te naftës do të përfitojnë 1 000 fermerë më shumë se në vitin 2022.Pra do të perfitojne vetëm 0.3% fermere më shumë?

Sigal

 

Gjok Vuksani

Kryetari i Departamentit të Bujqësisë PD

Ky buxhet prej afërsisht 140 milion USD, përbën vetem 2.3 % të buxhetit vjetor të parashikuar për vitin 2023 kur Bujqësia jep afërsisht 20% të vlerës së GDP, dhe nuk garanton rritjen ekonomike të sektorit me më shumë se 1.5 %, një rritje kjo shumë nën nivelin e rritjes të ekonomisë në tërësi (e planifikuar me 2.6 %).

Dy nga programet më të ndjeshme të këtij buxheti janë: Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregjet; dhe Menaxhimi i infrastukturës së ujitjes dhe kullimit, programe të cilat, me buxhetin e parashikuar, nuk garantojnë asnjë përmirësim të situatës të vështirë në të cilën po kalon sektori bujqësor në vend.

“Buxheti i parashikuar për vitin 2023, ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit, në masën 70% do vazhdojë t’u jepet bizneseve të fuqishme, dhe tregtarëve spekulantë, të lidhur me qeverinë, të cilët marrin falas nga  subvencionet shuma që shkojnë nga 1-2 milion USD/subjekt, ndërsa ata pak fermerë dhe blegtorë që mund të përfitojnë, mbështeten me jo më shumë se 800-1000 USD/fermë.”

Programi Buxhetor: Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregjet

  1. Buxheti i këtij programi për vitin 2023 parashikohet me një rritje e cila vjen pothuajse tërësisht nga  rritja e financimit të  huaj, në formë grantesh, nga  Programi IPARD III dhe projekti i  financuar nga GIZ. Nëse i referohemi tabelës së investimeve të huaja ato rriten nga 24 milionë USD në vitin 2022, në 33 milionë USD ne vitin 2023, investime, të cilat do të jepen në formën e granteve, kryesisht për fermat e mëdha dhe agroindustrinë, pra siç e theksuam edhe më sipër do të jenë para të shtuara si grante falas nga BE dhe Agjencia Gjermane për Bashkpunim Ndërkombtar (GIZ).
  2. Pra para të dhëna drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, në formë subvencioni për fermerët për vitin 2023, do të jenë vetëm 37 milion USD nga 36 milion USD të dhëna në vitin 2022, ose një rritje e papërfilleshme prej 1 milion USD.
  3. Referuar prioriteteve për periudhën 2023- 2025, të parashikuara për këtë program, synohet shtim të numrit të përfituesve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4800 përfitues në vitin 2022, 5000 përfitues në vitin 2023, 5500 përfitues në vitin 2024 dhe 6000 përfitues në vitin 2025, dhe mbështetjes së 260 përfituesëve nga Programi IPARD II për 2023. Si dhe rritja e numrit të përfituesve nga Skema e Subvensionit të naftës për bujqesinë nga 17.500 përfitues në vitin 2022 në 18.500 përfitues në vitin 2025.

Për skemat kombëtare

Në vitin 2023 do të shtohen vetëm 200 përfitues. Sot Shqiperia ka rreth 320 000 ferma. Kjo do të thotë se do të shtohet me vetëm 0.062% e fermerëve.

Pra kur do te arrijnë që fermerët shqiptare të përfitojnë nga skemat e qeverisë??

Kjo është tallje. Kjo është e turpshme kur krahasohet me të gjitha vendet fqinje të ballkanit.

Thuhet 260 përfitues nga skemat e IPARD III.Kjo skemë e BE u propogandua me të madhe, por shikoni se sa perfitues do të jenë vetëm 0.08% e fermerëve.Nga skema e subvencionit te naftës do të përfitojnë 1 000 fermerë më shumë se në vitin 2022.Pra do të perfitojne vetëm 0.3% fermerë më shumë ?

Për më tepër, nga qeveria u promovua me të madhe se vitin që vjen (2023) do të rritet numri i fermerëve që do të përfitojnë naftë falas.Theksojmë faktin se naftë për vitin 2023 do të marin vetëm 0.58% më shumë fermerë shqiptar. Qesharake…

Dhe qeveria thotë pastaj që është shtuar punimi i tokës nga fermerët si pasojë e masave të qeverisë…..

Doni të dini se përse po braktiset fshati?  Pergjigjen e keni pikërisht tek shifrat e sipërcituara nga MBZHR.

  1. Nga njëra anë buxheti total për mbështetje për vitin 2023, i parashikuar në nivelin e 86 milion USD dhe nga ana tjetër numri shumë i ulët i përfituesve të planifikuar, prej 5000 fermerësh, nxjerr në pah një problem seroiz në menaxhimin e fondeve të mbështetjes në bujqësi. Nga kalkulimet e bëra i bie që secili përfitues/fermer të mbështetet me shumën prej 16.000 USD/fermë, shumë kjo, të cilën fermerët tanë të prodhimit në fushë apo në fermat blegtorale nuk e kanë parë kurrë me sy. Mjaftojnë këto dy të dhena për të kuptuar se buxheti i parashikuar për vitin 2023, ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit, në masën 70 % do vazhdojë t;u jepet bizneseve të fuqishme, dhe tregtarëve spekulantë, të lidhur me qeverinë, të cilët marrin falas nga subvensionet shuma që shkojnë nga 1-2 milion USD/subjekt, ndërsa ata pak fermerë dhe blegtorë që mund të përfitojnë, mbështeten me jo më shumë se 800-1000 USD/fermë.

    “Siguria ushqimore në vend nuk garantohet, mungojnë  ambientet karantinore  dhe frigoriferike, mungesa e të cilave  kompromenton drejtpërsedrejti kontrollin e kryer nga inspektorët e AKU, ndërsa MBZHR mjaftohet vetëm  me blerjen e  paisjeve ftohëse dhe ngrirëse (frigorifer)”

Programi Buxhetor 2023:  Menaxhimi i  infrastukturës së ujitjes dhe kullimit

  1. Në këtë program, është parashikuar një rritje fare e vogël në buxhetin për investimet, nga 9.92 milion USD në vitin 2022, në 11.6 milion USD investime kapitale në vitin 2023, ose 1.72 milion USD më shumë. Kjo rritje e buxhetit të investimeve në këtë program është tejet e pa pëerfillshme dhe nuk garanton përmirësimin e situatës në këtë sektor.
  2. Slogani i hedhur disa vite më parë: “ujë në çdo parcelë” është harruar tashmë dhe sot 30 % e tokës bujqësore nuk ujitet fare dhe një pjesë tjetër afro 25 % ka ujitje të kufizuar( të pamjaftueshme). Në prioritetet  dhe synimet e percaktuara për periudhën 2023-2025 për ujitjen dhe kullimin, bëhet një “lojë shifrash” në përqindje, pa përmendur qartë se sa hektarë tokë do të vihen nën ujë dhe sa hektarë do të kullohen, nga investimet që do të bëhen  në këtë program për vitin 2023.

Nga Ministria e Bujqësisë rapotohet se ujitja e tokave në nivel kombëtar është 72.2%. Kjo nuk është e vërtetë, pasi është shifër shumë abuzive, pasi:

  • Tokat në Shqipëri, veçanërisht në ultësirën perëndimore, kanë nevojë për 4-7 ujitje në vit. Gënjeshtra e kësaj shifre të fryrë qëndron tek fakti se teorikisht ujitja mund të realizohet për vetëm një herë por jo më shumë. Realisht shifra është nën 30 %, përfshirë këtu edhe puset e hapura nga vetë fermerët.
  • q.s. toka do të ishte e ujitshme, fermerët do të mbillnin veçanërisht në verë. Kjo gjë vërtetohet nga fakti që në Shqipëri nuk po mbillen më kultura prashitëse që kërkojnë ujë.
  • Reduktimi i sipërfaqeve të mbjella me misër (duhej të ishte në shifrat rreth 100 mijë ha, dhe aktualisht ka më pak se 35 mijë ha – përfshirë hamullorin).

Raportohet në projekt buxhet nga Ministria e Bujqësisë që për tre vjet siperfaqja e ujitshme do të shtohet me 2.8%.Kjo do të thotë se shtimi i sipërfaqes nën ujë për një vit do të jetë më pak se 1%, d.m.th. sipas kësaj  përllogaritje do  të shtohet rreth 3 mijë ha në vit.

Por kjo është qesharake pasi do të duhen plot 27 vjet që toka bujqësore në Shqipëri të kthehet e ujitshme.

Pra sipas kësaj logjike do të kenë dalë në pension edhe studentët që janë në shkollë dhe akoma toka bujqësore nuk do te jetë kthyer e ujitshme. Pa përmendur këtu që do të ujitet vetëm një herë në vit…..

Më poshtë thuhet se “35 000 hektarë sipërfaqe ujitëse me infrastrukturë kryesore të përmirësuar/mirëmbajtur (si proces ciklik vjetor në ha)”

Është pikërisht ajo që thame më sipër. Qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për ujitjen me këtë shifër, pasi ne e kemi këtë sipërfaqe të ujitshme aktualisht…..

  1. Referuar listës së investimeve në infrastrukturen e mbrojtjes nga permbytja, në të cilën parashikohet të shpenzohen 60 % e shumës totale të inevstimeve të këtij programi, vihet re që vazhdon të investohet në të njëjtat objekte, në të cilat janë investuar miliona dollarë para 4-5 viteve, të tilla si argjinatura e lumit Buna, lumit Vjosa, lumit Devoll, etj. Eshtë i njohur fakti që për shkak të aferave korruptive dhe punëve pa cilesi dhe standarte, të kryera në këto objekte, ato janë demtuar dhe nuk e kanë kryer funksionin për mbrojtjen nga përmbytjet.

Më poshtë thuhet: “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë), kundrejt totalit të nevojshëm (300 km) nga 35% në 39% në vitin 2025”

Kjo do të thotë që në Shqipëri vetëm pas 17 vitesh do të mbrohen tokat nga përmbytjet. Dmth edhe 17 vite fermerët te mos mbjellin tokat në vjeshtë se do të jenë të përmbytura dhe askush nuk do të siguroje prodhimin e tyre.

  1. Në pikën tre të objektivave të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se: “Përqindja e hidrovoreve të rehabilituara/ndërtuara/ rikonstruktuara, kundrejt totalit të nevojshëm (14 hidrovorë) nga 57% në vitin 2022, në 64% në vitin 2023, në 68% në vitin 2024 dhe në 72% në vitin 2025”

Kjo do të thotë jashtëzakonisht pak pasi:

  • Me rregullore rikonstruksioni i hidrovoreve duhet të bëhet detyrimisht çdo 4 vjet.
  • Ne baze te rregullores se detyrueshme që të mos përmbytemi do duhet që çdo vit rikonstruksioni te jete 25 % dhe jo 4%.
  • Nëqoftëse do t’i ribëjë nga e para, pasi këtë thotë edhe ndërtim, është OK, por duhet të jetë + 4 hidrovore çdo vit rehabilitim.
  • Vetë futja ne një zë të rehabilitimit + ndërtimit + rikonstruksionit është bërë qëllimisht për të mos thënë asgjë.
  1. Është shqetësues fakti që Ministria e Bujqësisë parashikon të japë fonde në këtë program, pa patur asnjë monitorim, apo vlerësim të efektivitetit të shpenzimeve të kryera me parë në këto objekte, dhe pa nxjerrë asnjë përgjegjësi për keqmenaxhimin e fondeve.
  2. Përsa i përket investimeve në përgjithësi të parshikuara në buxhetin e vitit 2023 nga Ministria e Bujqësisë një pjesë e fondeve shkojnë për mobilime zyrash dhe salla luksoze , blerje të 7 makinave  madje edhe rikonstruksionit të një dhome të vogël për serverat në vlerën 20 milion lekë dhe konkretisht:
  • Blerje paisje kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR 7 milion lekë
  • Rikonstruksion salla e mbledhjeve 4 milion lekë
  • Ndërtim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme të AKVMB në vlerën 51milion lekë.
  • Përmiresimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për skemat kombëtare 187milion lekë
  • Sisteme online për skemat IPARD dhe sisteme të reja AZHBR 163 milion lekë
  • Blerje Kondicioneri AZHBR  1,2 milon lekë
  • Blerje 7 Automjete  3,3milion lekë
  • Pajisje për furnizim energjie të pandërprerë (bateri + inventer) 9,6milion lekë
  • Rikonstruksion i Dhomës së Serverit të AZHBR 20 milion lekë
  • Pajisje kompjuterike në AREB të blera 4,2milon lekë
  • Blerje pajisjesh kompjuterike, Laboratorike dhe mekanike për disa QTTB në vlerën 15milion lekë.
  • Ndërtim i bankinës në Portin e Durrësit Loti I 100milion lekë edhe pse porti do zhvendoset.

Buxheti i propozuar nuk është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e përafrimit ne BE madje as me vetë Strategjinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Ky projekt buxhet pretendon rritje punesimi kur në fakt rritja e fondit për bujqësinë nuk është i mjaftueshëm;

Gjithashtu në këtë projekt buxhet nuk ka investime në kuadër të nxitjes së konsolidimit të tokës dhe fermave si dhe per identifikimimin e pronësisë së tokës (LPIS) nje nga gjetjet edhe të progres raportit të BE.

“Slogani i hedhur  disa vite më parë: “ujë në çdo parcelë” është harruar tashmë dhe sot 30% e tokës bujqësore nuk ujitet fare dhe një pjesë tjetër afro 25 % ka ujitje të kufizuar( të pamjaftueshme”

Programi Buxhetor 2023: Siguria  Ushqimore

Përsa i përket garantimit të sigurisë ushqimore në vend objektvat që duan të arrijnë janë thjeshtë një makiazh i lehtë që i bëhet këtij komponenti.  Siguria ushqimore në vend nuk garantohet duke ulur numrin e penaliteteve apo rastet e asgjësimit të produkteve, pasi ka elementë shumë të rëndësishëm të cilat nuk janë marrë fare në konsideratë nga MBZHR.

  1. 1. Aktualisht në PIK (Pikat e Inspektimit Kufitar) mungojnë ambientet karantinore dhe frigoriferike, mungesa e të cilave  kompromenton drejtpërsedrejti kontrollin e kryer nga inspektorët e AKU, ndërsa MBZHR mjaftohet vetëm  me blerjen e  Paisjeve ftohëse dhe ngrirëse (frigorifer), (Sektorët e Laboratorëve dhe PIK)

Inspektorët e AKU nuk mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve karantinore tek kafshët apo bimët pasi në PIK mungojnë ambientet karantinore .

Mungesa e ambjenteve frigoriferike (jo e pajisjeve frigoriferike) pamundëson kontrollin fizik  dhe marrjen e mostrave nga inspektorët për importet e produkteve ushqimore  me origjinë shtazore (kryesisht mish )që kërkojnë një regjim termik të caktuar .

  1. MBZHR nuk ka asnjë objektiv në lidhje me tregjet e shitjes së kafshëve të cilat aktualisht nuk plotesojnë asnjë kusht higjieno-sanitar .
  2. Treguesit e monitorimit për sigurinë ushqimore janë tërësisht të keqformuluar, pasi ulja e numrit të gjobave nuk tregon forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore në vend.