Aty zoti kryeministër është pasuria më e madhe e popullit shqiptar: Kujtesa! Fshirja dhe asgjësimi i Kujtesës, së një kombi është shumë më tepër se tradhëti.
Nga Gëzim Zilja
Ish-Kryetar i Bashkisë Vlorë
Në pritje të shkatërrimit të RTSH-së, një dëm kulturor dhe historik i pazëvendësueshëm dhe ndërtimit të një blloku të ri banesash me 30 dhe 40 01

Ky Kryeministër çfarë ka thënë e ka bërë. Nëse mbani mend ju që ende u pëlqen të quheni shqiptarë e ta doni këtë vend, si dhe unë po ju rikujtoj:
- Iu qep Portit të Durrësit duke thënë se ishte në pozicionin e gabuar se shqetësonte qytetarët durrsakë me zhurmën e vinçave. Aty do të ngrihej Dubai Shqiptar. Sot kanë kaluar 6 vjet e Porto Romano nuk ka filluar. Balluku deklaroi se Porto Romano do të jetë më i madhi në Ballkan dhe shembull për Ballkanin Perëndimor sesi ndërtohen portet e bëhet tregëtia e madhe në kohët moderne. Sot flitet për një port me kapacitet më të vogël se ai i Durrësit, por ende jemi larg premtimit fillestar. Sa për Dubain, Alabbari po ndërton nja 4 pallate nga krahu i përroit të Agait.
- Porti i Vlorës. Në vitin 2019 BE-ja akordon një fond 15 milion euro për shtimin e dy kalatave dhe modernizimin e tij ( rrjedhimisht dhe rritjen e kapaciteve të përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve) por porti i Vlorës i jepet oligarkut Fusha me kërkesën e tij, falas për 35 vjet. duke ndërtuar një bllok pallatesh banimi 20 m larg vijës se ujit. U mendua që Porti i Shëngjinit të përdorej një pjesë nga vëllezërit e Kosovës, por me kusht (nën zë) që drejtuesit e Kosovës të ishin argatët e Ramës. Nuk ndodhi.
- Iu qepën bashkë me Erion Velinë ( tashmë në burg) Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa me arsyet nga më absurdet dhe ndërtuan një të ri pa pistë atletike dhe kapacitet më të vogël se ai ekzistuesi. Sot në vend të kishim dy stadiume kemi një ( pesë milion dollarë kushtoi prishja e Q.Stafës) në formën e kotecit të patave me një kullë që ende nuk dihet e kujt është.
- Nxorrën ujë të zi bashkë me Lali Erin sa e prishën, Teatrin Kombëtar. Kjo ndodhi kur qeveria angleze sa kishte inaguruar rindërtimin e Teatrit “Globus” ku luante Shekspiri, plot 400 vjet pasi ishte djegur dhe nuk dihej ku ndodhej vendi. Po anglezët e donin, e rindërtuan plotësisht si ishte, një karakatinë druri, me plate dheu, pa ndriçim, ku luhet vetëm ditën. Nga 12 Teatrot e Londrës “Globusi” është më i frekuentuari, më i vizituari dhe më fitimprurësi. Njerëz pa kulturë e budallenjë këta anglezët e sotëm!?. E meqënëse jemi në Tiranë ka mbi pesë vjet që Muzeu Kombëtar, Galeria e Arteve, Biblioteka Kombëtare (Teatri është zëvendësuar me një gërmadhë të quajtur “Turbina” jashtë çdo kushti teknik) sot janë të pafrekuentueshme.
- Shkatërroi Sheshin e Flamurit në Vlorë duke shndëruar pallatin tetë katësh në 15 katësh me hotel, parking makinash trekatësh, dhe stacion autobuzash jashtë, një shëmtirë që e fsheh përfundinmisht sheshin e Flamurit. Monumentit të Pavarësisë një vepër me vlera të larta Kombëtare, i zhduku piedestalin e vuri mbi karro arixhinjsh dhe e spostoi 50 metra, duke e rrethuar me qipariza varrezash. Të gjitha festimet për 28 nëntorin ose Vitin e RI, organizohen te sheshi i tre Tre Racave ose para “Kulaçit” në Skelë, jo në “Sheshin e Flamurit”. Shtëpia muze dykatëshe e pavarësisë, ku punoi qeveria e I-rë shqiptare është lënë në mëshirën e fatit dhe rrezik të zhduket fare me daljen në dritë të përbindshave tridhjetë dhe dyzet katësh. Nuk po flas për Republikën e Muxhahidinëve, të Mohamad Al Alabbarit, të bektashinjëve, Republikën në proces në Ishullin e Sazanit, për Republikën e të burgosurve të Melonit në Lezhë etj. Sot në Shqipëri prodhon vetëm kryeministri: Kryesisht dëngla, delir, gënjeshtra, grupe të organizuara kriminale dhe dështime pa fund në ekonomi e kulturë.

02
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Edi Rama. Imagjinoni RAI UNO-n ta bënte kulla Meloni
Zinxhiri i Artë që i dha Al Zaedi, Ramës, nuk do rëndojë në qafën e Ramës por në atë të Shqipërisë e shqiptarëve. Kulla 150 metra e Lartë e parashikuar në Bulevardin e Ri, stacioni i trenit, (arabët nuk harrojnë kurrë) kur Veliu nuk ishte në burg, tashmë ka të ngjarë të jetë spostuar pikërisht në vendin ku gjallon sipas Ramës, RTSH-ja. Mos harroni lexuesit e mi të nderuar, sesi filloi miqësia e fortë e Ramës me Alabbarin dhe Emiratet e Bashkuara. Duhet ta kemi të qartë se sot, por edhe më parë nuk ka qeveri që fal pa interes. Arabët janë të famshëm për tregëti. Ata habiten kur klienti blen pa bërë Pazar. Kjo ka të bëjë me kulturën e tyre. Po që të të japin arabat, apo turqit falas “se jemi vëllezër,” në këtë rast Emiratet Arabe, kjo është fare absurde. Në dukje është falas por kur i del tymi, arabi ka ndërtuar nja pesëdhjetë xhami aty rrotull, me hoxhallarë që predikojnë islamin radikal dhe ka gllabëruar katër ose pesë fishin e asaj që të ka “falur.” Mbajeni mend o shqiptarë, me qeleshe e pa qeleshe, me flokë ose tullacë, me kullaro e pa kollare, të kuq apo blu, dhe ju të shumtë që për fatkeqësinë tuaj, që kur lindni, jeni nevojtarë për bukën e gojës sesi e blenë me kontratë skllavëruese Portin e Durrësit arabët, një port modern për kohën. Dhanë fillimisht 70 miljonë dhe bënë “bamirësi” pa interes për tërmetin. Por ia kishin venë me kohë syrin Portit Mbret të Adriatikut dhe Mesdheut atij të Durrësit. Rasti erdhi me kryepalloshin shqiptar.
Më 3 dhjetor të vitit 2020 / Pas shumë takimesh të fshehta, qeveria dhe parlamenti ratifikuan marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. “Me ligjin 145/2020, ku janë përcaktuar detyrat e palëve, në 9 nene, që përmban ky ligj, kuptohet qartë që interesi i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është vetëm porti i Durrësit, por kanë ambicie për t’u shtrirë edhe në bregdetin e jugut.” Hapni sytë o njerëz sesi i zë miqtë andej dhe këndej botës kjo farë e keqe shqiptare rilindase duke shitur copëza Shqipërize (McGonigal, Alabbar, Blinken, Kim, Meloni, grekët, Kushner, Bankers etj etj.) dhe e presin me daulle e saze: “Palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike, që konsiderohen të një natyre strategjike: 1. Ri-zhvillimi i Portit të Durrësit; 2. Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil; 3. Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit”, thuhet në nenin 6 të këtij ligji.
Më 09.03.2022, Kryeministri Edi Rama, u nis në krye të një delegacioni të stërmadh për në Dubai. Mori me vete pothuaj gjithë kabinetin me zv.kryeministrin Ahmetaj. ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Delina Ibrahimajn e Financave, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Blendi Çuçin, Elva Margaritin, Endri Fugën, Arbi Maznikun, shumë këshilltarë dhe një grup nga ansambli i këngëve dhe valleve popullore. Këta të fundit ishin të vetmit që tërhoqën vëmendjen, duke kërcyer sa andej këndej në panair. Delegacioni nuk nënshkroi asnjë kontratë investimesh. Pasi ia nxorri “fundin me qejfe,” KM, u kthye fitimtar me gjithë lukuninë e ministrave dhe lajmin e madh se Emiratet e Bashkuara, do të japin 70 milion dollarë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Rama, nuk harroi të riktheksoi faktin se miqtë e largët do të ndërtojnë portin e jahteve, (ky ishte në fakt qëllimi i delegacionit) aty ku sot është porti i Durrrësit, ndërkohë që ky do të zhvendoset në Porto Romano. Për qejfet, drekat e darkat te Nustreti (qejf o qejf: Ku leh qen e ku del tym, ku ia bën daullja bym) e orgjitë ka filmime, por që i mbajnë si trysni ndaj njerëzve të veçantë dhe kryeministrit. Mbas shumë takimesh, deklaratash, puthjeve e fërkimeve me çallmaxhinjtë e Emirateve, (këta siguruan një kontratë, 86 ha tokë e 60 ha detë falas, me vlerë 2 miliard euro) dhe do të bënin Dubain e Durrësit. Kanë kaluar gjashtë vjet. Nja tridhjetë punëtorë indianë punojnë aty në lindje të portit (përroi i Agait) dhe Alabbari, kontratën ia ka dhënë një firme tjetër. Këtë e konfirmon lajmi: “Sot, 21 dhjetor 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pranoi zyrtarisht se as kompania e njohur dhe as Emiratet nuk janë pjesë e projektit të portit të Durrësit”. Nga kontrata sigurisht për 35 vjet, nuk e luan dot b…. asnjë qeveri shqiptare (Rasti Begeti) dhe për përfituesin kontrata nuk parashikon penalitete. Edi Rama tre muaj më parë, më 23.09.2021 këndonte sabah-sabah si kokoshi i përrallës: “Porto Romano mund të shndërrohet në një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm Do fillojë ndërtim në 2022!” Në 2026 jemi dhe Porto Romano është si ka qenë. Sidoqoftë ka të ngjarë që Durrësi (Vlora nuk ka më port tregëtar) dhe Shqipëria të ngelen pa porte e anijet tona të shkarkohen në Rijeka e Selanik. Do të jetë një katastrofë ekonomike.




















