Gëzim Tushi: Eshref Gjonça, partizani, intelektuali dhe “Qytetar Nderi” i Tepelenës

35
Sigal

Gjonça është një fenomen që nga pikëpamja psiko-sociale është i veçantë, i vështirë për t’u pasqyruar tërësisht në thelbin e shpirtit të tij të gjërë, të mendimit të thellë, që bashkohej me natyrën e vet mrekullisht modeste dhe me atë kodin e vet qytetar, që shumë gjëra i thoshte, por shumë të tjera i linte të nënkuptoheshin apo të interpretoheshin nga cilido sipas mendjes dhe botëkuptimit të tij.

Kanë kaluar 17 vjet  nga dita kur Eshref Gjonça u nda nga jeta, nga familja e tij e dashur, nga shokët e tij të luftës dhe të punës, nga miqtë dhe shoqëria e gjërë. Në kuptimin e distancës kohore, janë shumë për njerëzit e dashur dhe që kanë mall të kuptueshëm për të, por nuk janë aq të largëta sa që të na pengojë për të sjellë kujtime dhe mbresa personale, që ndihmojnë për të mbajtur gjallë kujtimin e jetës dhe punës së tij. Sepse ai ishte njeri që jetën e vet e jetoi me intensitetin e njeriut që e vuri atë në shërbim të familjes dhe shoqërisë, duke lënë kështu gjurmë të thella jo vetëm me imazhin e tij si njeri i veccantë, por edhe në marrëdhëniet e gjëra miqësore që ai i kishte me të gjithë. Eshref Gjonça, lindi në Damës të Tepelenës më 28 qeshor 1924. Ai ishte Antifashist që në Normalen e Elbasanit, luftëtar në Brigadën e XII Sulmuese, dhe pas cclirimit kontribuoi gjithë jetën e tij në Tepelenë në detyra të rëndësishme si Shef i Seksionit të Arsimit, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Drejtor i Minierës së Qymyrgurit në Memaliaj për 12 vjet, Drejtor i Shkollës së Mesme, deri në daljen në pension si Sekretar i Frontit Demokratik. Unë jam një nga ata që e kam njohur për një periudhë gati 30 vjeccare dhe në një farë mënyre mund të pretendoj se e kam njohur atë në thelbin e tij si njeri, por edhe në shfaqjen elegante si qytetar. E megjithatë jam i bindur që natyra e atij njeriu ka qënë tejet e veccantë dhe e pamundur të “deshifrohet” deri në fund vetëm duke sjellë mbresa, apo edhe duke shkruar kujtime. Eshref Gjonça është një fenomen që nga pikëpamja psiko-sociale është i veccantë, i vështirë për t’u pasqyruar tërësisht në thelbin e shpirtit të tij të gjërë, të mendimit të thellë që bashkohej me natyrën e vet mrekullisht modeste dhe me atë kodin e vet qytetar që shumë gjëra i thoshte, por shumë të tjera i linte të nënkuptoheshin apo të interpretoheshin nga cilido sipas mendjes dhe botëkuptimit të tij. Të gjithë që e kanë njohur e kujtojnë se ato kanë qënë toleranca, mirësjellja dhe heshtja e tij, që sipas mendimit tim ishte gjëja që fliste më shumë tek ky njeri. Atë mund ta përshkruash nga ana e jashtme, nga sjellja perfekte qytetare, nga modestia dhe shpirti komunikues, por askush, as unë që do përpiqem të bëj diccka për të pasyruar “anën që nuk duket” të tij e kam të pamundur që ta bëj deri në atë shkallë që të mos i mbetem borxh staturës së një njeriu të tillë sicc ishte Eshref Gjonça, i cili padyshim është tipologjia e një njeriu që për kohën e tij nuk mund të klasifikohet ndryshe, veccse si “rast i veccantë”. Të them të vërtetën qoftë që koha e solli të jetë vjehrri im, por edhe sikur të mos kishte qënë i tillë unë e kam të patundur bindjen se ai ishte një burrë me identitet të veccantë moral dhe qytetar, me integritet të pacënuar dhe shpirt të thellë tolerance, të cilat janë vlera të veccanta të cilat askush nuk mund t’i vërë në dyshim. Në qoftë se do përpiqemi që ta kujtojmë këtë njeri ashtu sicc ishte në të vërtetë dhe brenda kornizave politike të kohës së tij, unë them se tek Eshref Gjonça jo rastësisht u bashkuan në një qëndrim politikisht korrekt me kohën e vet, nga njëra anë dhe nga ana tjetër spikatja e disa tipareve të identitetit dhe integritetit personal, që të para nga ditët e sotme sipas meje janë një “asset më vete” i këtij njeriu që jetoi edhe kohën e tij politike me dinjitet por edhe ruajti brenda vetes disa cilësi njerëzore e tipare humane që nuk ishin domosdoshmeriosht të lidhura me “kohën politike” në të cilën ai jetoi.

Një model “përtej kohës”…

Eshref Gjonça në jetën e vet, bashkë me gruan e tij Vangjelinë, e cila ishte jo vetëm e shquar për energjitë e pashtershme, por dhe që në një farë mënyrë ishte përshtatur me të në mënyrë komplementare duke ndërtuar një lidhje martesore që është e njohur për integritetin e njohur të këtij ccifti. Ata të dy së bashku edhe me fëmijët ndërtuan një model të veccantë familjeje dhe një arketip jete, që jo vetëm përbën me siguri një nga modelet më progresive të martesës dhe familjes së kohës, por sidomos duke e vlerësuar nga pikëpamja qytetare, cilësia dhe atmosfera e jetës dhe respektimi i standarteve të qytetërimit e bëjnë familjen e tyre dhe lidhjen bashkëshortore të Eshrefit dhe Vangjelisë një lidhje të qëndrueshme, një marrëdhënie me identitet të njohur, një jetë bashkëshortore më integritet të tillë, që kanë qënë realisht modele mbi limitet e kohës, përtej modeleve edukative që e rrethonin atë. Ai është dhe mbeti një model imponues për familjen, kohën dhe shoqërinë e kohës së tij, nw tërë figurën komplekse si njeri, qytetar, profesionist, familjar, koleg, etj. Ishte jeta intensive e një njeriu, që diti të ndërtojë një jetë të sukseshme, që diti të “dirigjojë shkëlqyeshëm” dhe të qëndrojë i sigurt me bindjet dhe vlerat e tij personale, por dhe cilësitë e spikatura të bashkëshortes dhe familjes së tij, në “majë” të shoqërisë, pavarësisht vështirësive të kohës, e cila jo gjithnjë ka qënë aq e favorshme dhe bujare për t’u përshtatur në tërë dimensionin e vet një tip social si Eshref Gjonça, që ishte në të njëjtën kohë figurë komplekse: sa parimor aq dhe modern, sa i kulturuar aq dhe modest, sa tolerant aq dhe intrasigjent.                                         Për mua jo vetëm tani që kohët kanë ndryshuar dhe mund të flasësh si të duash, por dhe atëherë më dukej më shumë se duhej një figurë e latuar, intelektual me kulturë dhe qytetari të spikatur, sa që shpesh nuk arrije të kuptoje deri në thelbin e vet, personalitetin e ndërlikuar të Eshref Gjonçës. Sepse shpesh kur bisedoje më të edhe publikisht por edhe privatisht, shpesh nuk dallohej lehtë se ku ishte komunisti dhe ku fillonte intelektuali, ku ishte militanti e ku mbaronte qytetari modern dhe humanist. Megjithëse ai asnjëherë dhe në asnjë rast edhe në marrëdhëniet publike edhe në familje nuk ka qënë “njeri me dy faqe” por një qënie koherente që mendonte atë që thoshte dhe thoshte atë që mendonte, duke qënë njëkohësisht vetja dhe duke ruajtur identitetin njerëzor, politik dhe intelektual. Në të vërtetë asnjëherë as atëherë, por as sot nuk jam i sigurt dhe nuk kam mundur ta zbërthejë raportin dialektik të figurës së tij, duke qënë e vështirë të ndash veprimin publik korrekt si qytetar nga subkoshienca e tij e komplikuar si njeri, që parimor nga njëra anë dhe në të njëjtën kohë “galant”, i sjellshëm, i ditur, me politesë qytetare deri në kufijtë e një qytetari perëndimor. Kjo simbiozë e këtij njeriu për mua ka qënë e cuditshme, të cilën as sot nuk jam në gjëndje t’i japë një përgjigje që të jetë shteruese. Megjithëse jetova më shumë se tri dekada afër dhe pranë tij, këtë gjë nuk munda ta “zbuloja” sepse me sa duket “kodi gjenetik” atij njeriu ka qënë shumë i vecantë dhe me sa duke tai e mori me vete pa na lënë asnjë mundësi ne të tjerëve që të mund ta “deshifronim”. Kjo përshtypje ka qënë e përgjithshme, këtë ide e kanë patur të gjithë ata, që e kanë njohur, apo që kanë patur marrëdhënie pune e shoqërore më të. Personaliteti i tij moral dhe intelektual ishte bërë “imazh publik” që edhe i “afronte” por edhe i “kompleksonte” njerëzit. Nuk ishte gjithnjë e lehtë t’i afroheshe Eshref Gjoncës pa gjetur kodin me të cilin do të komunikoje me të. Jo aq në kuptimin intelektual se sa në aspektin moral dhe qytetar. Vështirë e kanë patur ata njerëz që nuk ishin në gjëndje të kuptonin esencën qytetare dhe vlerat morale të këtij njeriu. Asnjëherë nuk e harroj atë që më ka thënë miku im i rinisë, i mënccuri dhe hokatari nga Tepelena Petro Done, e cila më është dukur “gjetje” interesante për të përcaktuar natyrën kompleke të Eshref Gjioncës. Ka qënë viti 1975 kur unë sapo kisha shkuar në Tepelenë si mësues. Një ditë duke shëtitur në bulevardin e njohur dhe të vetëm të Tepelenës, në momentin që Eshrefi kaloi pranë nesh, ashtu i veshur, korrekt, me atë përshëndetjen tipike të tij, Petro më thotë: “ A e beson ti Gëzim që Eshref Gjonça ka qënë partizan? Si ka mundësi që ky njeri me këtë pamje dhe sjellje të ketë mbajtur pushkën në dorë”? Qeshëm të dy. Natyrisht Eshref Gjonça kishte qënë partizan dhe për këtë tërë jetën e vet e ka treguar jo me mburrje, por asnjëherë pa krenarinë e ligjshme, që i jepte ky fakt. Por është e vërtetë që kur e shikojë këtë njeri, kur bisedoje me të të dukej se kishe përpara një tjetër lloj partizani të dikurshëm. Kjo mesa duket ishte e lidhur me faktin se ai para se të bëhej partizan ishte edhe intelektual, sepse shkoi në Luftën Nacional Cclirimtare kur ishte nxënës në shkollën Normale të Elbasanit.

Dimensioni qytetar…

Nuk kam asnjë dyshim, që duke e vlerësuar me parametrat politike dhe kornizat morale të kohës së kaluar, përmasat intelektuale, sjellja galante, tipike qytetare të Eshref Gjoncës ishin në të vërtetë dimensione që mund të dukeshin jashtë kohës apo të parakohshme për të. Nuk ka qënë e lehtë të dalloje shtresat e qënies së tij, ca më pak të penetroje në botën e tij shpirtërore, për të dalluar “kufirin e brendshëm”, ku fillonte njeriut besnik deri në fund të idealeve të tij, për të cilat padyshim ai luftoi dhe punoi me konsekuencë, dhe ku ishte “njeriu apolitik”, intelektuali mendjehapur, që në biseda shpesh edhe në biseda private, por dhe në familje shumë rrallë bënte biseda me natyrë politike. Ai ishte njeri që e ccmonte shumë jetën private dhe pjesën apolitike të shoqërisë dhe miqësisë. Ata që e njohin e kujtojnë sensin e tij të njohur që në jetën private ai kishte të tjera objektiva, ishte i dhënë pas librit, kulturës dhe diskutonte për të gjithë temat tjera jo politike, disa prej të cilave mund të them pa frikë se për kohën ishin nganjëherë shumë delikate. Ai ishte gjithnjë i kujdeshëm në bisedat jashtë pune. Por për mua në ccdo kohë ai ka qënë një model i parw excellence i intelektualit më të mirë të kohës së vet, që në një farë mënyre ka qënë “jashtë kohe”, me përmasa të veccanta, mbi brezin e tij, tek i cili shkriheshin sipas mundësisë së kohës “njeriu besnik”, por dhe qyetari i lirw, tolerant dhe mwndjehapur.

Njeriu kulturoman…

Nuk e teproj po të them se ai ishte një njeri me njohuri të gjëra dhe të gjithanshme për kohën e vet. Një lexues, që kishte një dimension të “intelektualit kulturoman”, që lexonte gjithnjë dhe gjithccka që të mundej. Nuk e zmadhoj fare poqe se them, që Eshref Gjonça ishte njeriu që përditë lexonte, por ca më shumë, ai ishte njeriu që kishte një aleancë të natyrshme me librin politik, letrar dhe veccanërisht atë enciklopedik. Sa herë që dilnin librat e rinj në librarinë e Tepelenës, para se të shkoja unë dhe Ariana për t’i parë titujt e rinj, ai i kishte blerë, i kishte sjellë në shtëpi dhe në ndërkohë kishte filluar nga “propaganda” për autorët dhe përmbajtjen e tyre. Ishte i ccuditshëm në marrëdhëniet e tij me librat. Unë gjithnjë për të bërë shaka me të, i thosha se je bërë njeriu, që ashtu si Marksi i ke bërë librat “skllevërit e tu”. Ai gjithnjë modest qeshte me atë sinqeritetin gati fëminor dhe po me elegancë nuk i pranonte komplimentet e tepërta, apo që nuk ishin në përmasa reale. Sasia e njohurive dhe natyra enciklopedike e tyre ishte një armë e fortë e tij, me të cilën ai të vinte shpesh para përgjegjësisë së konkurencës intelektuale. Natyrisht ai nuk kishte kushte të kishte as studio apo dhomë të veccantë për të lexuar apo shkruar. Ndaj shpesh librat i lexonte ulur në divanin e tij në hyrje të guzhinës, ose shtrirë në krevatin e dhomës së tij. Nuk mbaj mend ndonjë ditë që poshtë jastëkut në dhomën e tij të mos ishte libri i radhës që ai ishte duke lexuar. Interesimet e tij për leximin ishin të larmishme dhe dinamike. Por librat për historinë, filozofinë, ekonominë dhe veccanërisht ato me natyrë enciklopedike kanë qënë më të preferuarit e tij.

Realist

Nuk mund të mos e them që në fillim se ai ishte një njeri me një ndjenjë të thellë realizmi në jetë. Ai nuk zmadhonte, nuk hipertrofizonte, nuk humbiste sensin e masës dhe përmasat e të vërtetës. Në këtë pikë ai ishte skrupuloz deri në fund të jetës së tij. Jetova tri dekada më të dhe asnjëherë nuk munda të gjeja një rast, që jo të gënjente, por as të mos thoshte të vërtetën. Korrektesa, e vërteta, saktësia, preciziteti, koherenca kanë qënë konstante të natyrës së tij, me të cilat ai në asnjë rast nuk bënte kompromis, as me veten as me të tjerët, kushdo qofshin ata, apo cilido që të ishte vendi i tyre në skaierën e shoqërisë. Ai njeri që ishte aq shumë tolerant me ccdo gjë kur ishte fjala për gënjeshtrën, zmadhimin apo zvogëlimin artificial të gjërave bëhej i papajtueshëm. Një ndjenjë që e kanë trashëguar si vlerë edhe fëmijët e tij.

Qytetar mendjehapur për kohën e tij…

Shumë miq dhe shokë që e kanë njohur personalisht Eshrefin, kanë lënë kujtimet e tyre në librin “Kur kujtojmë Eshref Gjonçën” (botuar në 2010), megjithëse e kanë njohur në aspekte shumë të ndryshme të jetës, dakordësojnë mendimet për Eshrefin si një njeri sa modest aq dhe intelektual i spikatur e i dashur me njerëzit, jo vetëm si model i kohës së tij por dhe prekursor i qytetarit modern dhe mendjehapur. Ai është pse jo, edhe një model social, që kërkojmë të ndërtojmë në shoqërinë tonë sot.                                                                                                                                        Në të gjitha dimensionet dhe pikëvështrimet ai ishte një qytetar gati perfekt, një europian i parakohshëm në sjellje, komunikimin dhe në marrëdhëniet e jetës intime, private dhe sociale. Kjo do të thotë se e kemi të vështirë të ndajmë me “zigare floriri” se si tek ky njeri, të gjitha gjërat ishin sinkron edhe pamja edhe thelbi edhe forma edhe përmbajtja, të cilat në personalitetin e tij ishin të bashkuara çuditshëm. Ndaj tek ai qëndronin mirë pranë e pranë partizani i dikurshëm dhe komunisti i ndershëm i kohës që besonte në perspektivën e idealit të tij, njeriu shoqërisht korrekt dhe intelektuali i ditur dhe elegant, qytetari i kultivuar deri në ato përmasa që të bënin nganjëherë të mendoje që ishte i parakohshëm për kohën e tij. Tek Eshref Gjonça ishte prindi i mirë dhe komunikues dhe bashkëshorti model dhe i ngrohtë, njeriu i lirë në shpirt dhe nëpunësi i disiplinuar e skrupuloz, dinjitozi në jetën e përditshme. Ai ishte i tillë që lexonte edhe “veprat e Partisë”, por njëherësh dhe Frojdin, Niçen, Leon Tolstoin, Ccehovin, dhe autorë të tjerë të letërsisë së kohës modern. Ai ishte i aftë që në të njëjtën kohë dinte të ndërtonte “kufirin e mbyllur” të jetës private të familjes së tij, në të cilën nuk ndërhynte dot askush, me jetën e tij publike, që fillonte nga shëtitjet gati të përditshme pas pune në shumicën e rasteve me gruan e tij qytetare dhe të kulturuar, Vangjelinë, por dhe shokë e miq të tij, e deri tek “loja e shahut” që ai aq shumë e donte. Megjithëse jetoi në kufijtë e kufizuar të një qyteti të vogël deri sa doli në pension, ai ka ditur të ndërtojë një jetë personale, familjare dhe shoqërore me vlerë dhe rezatim publik të veccantë. Ai ishte një model bashkëshortësie që është me vlerë jo vetëm për kohën e tij, por mund të konsiderohet fare adekuat edhe për kohën moderne. Ajo që dukej ishte shumë pak në krahasim me atë botë shpirtërore, që nuk dukej nga që ishte i “fshehur” në thelbin e tij. Të mos harrojmë një fakt që ka të bëjë me esencën njerëzore të Eshref Gjonçës. Ai ishte njeri që më shumë mendonte dhe meditonte me veten dhe fare pak fliste, duke qënë një njeri që kishte elegancë dhe sens mase të natyrshëm dhe të mrekullueshëm në komunikimin me të tjerët. Ai ishte një njeri që fliste pak në publik, por kur fliste fjala e tij peshonte shumë dhe respektohej nga të tjerët. Këtë tipar të personalitetit ai nuk e kishte vetëm “jashtë” dhe vetëm në marrëdhënie me të tjerët. I tillë ishte ai edhe në marrëdhëniet brenda familjes. Nuk ka dyshim që ata që e kanë njohur nga afër e kanë të qartë se ai më shumë se fliste me gojë, fliste me dy “mjete”, që i përdorte në perfeksion, shikimin kuptimplotë dhe heshtjen që fliste. Dhënia e titullit Eshref Gjonçës “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tepelenës,  me motivacionin: “Për kontributin e dhënë gjatë Luftës Nacional-Cclirimtare si partizan i Brigadës XII Sulmuese deri në çlirimin e plotë të vendit, për përkushtimin intelektual për gjatë 40 viteve pune në detyra, përgjegjwsi dhe funksione në organet e pushtetit vendor, model i njeriut që reflektoi kulturë dhe emancipim në jetën shoqërore të qytetit të Tepelenës”, jo vetëm bën krenar familjen, por dhe memorizon emrin e tij në listën e njerëzve të shquar të këtij qyteti të dashur dhe historik.