Kam dashur të besoj se njeriu qoftë ky politikan apo lider, është në momentin më të vështirë të jetës së tij do përpiqej të paktën të ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton më gjatë se lavdi e mjerë e çastit. Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi që dinjiteti personal është gjëja më e fundit që e shqetëson atë.
Normale për një individ që e mori “lidershipin” e PD si dhuratë në “pajë” nga Berisha dhe që i bëri programet e listat jo me zyrtarët e PD, por me gruan e kunatin. Ky lider që bëri një marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik thjeshtë duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo të PD-së.
Ky sot duhej vetë të deklaronte largimin pa asnjë kushtnga drejtimi i partisë, të cilën e çoi në greminë. U them atyre që ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD, nqs ai nuk jep dorëheqjen vetë deri nesër shkoni te selia e PD e dëbojeni, ate, gruan dhe kunatin, siç dëboi Jezusi tregtarët nga Tempulli.