Frank Shkreli*: Të mos nënçmohet liria e votës së amerikanëve

540
Sigal

 

“Duhet të bëjmë një punë më të mirë për të
shpjeguar se Amerika do të thotë liri — liri e fjalës, liri e fesë, liri e
iniciativës.  Dhe se liria është diçka e
veçantë dhe e rrallë.” Ronald Reagan

Kështu ka thënë, ish-presidenti i
Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.  
Ishte periudha e luftës së ftohtë dhe politika që kishin ndjekur deri
atëherë presidentët amerikanë, përfshirë Riçard Nixon Xherald Ford dhe Xhimi
Karter — quhej “détente”, sidomos në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara
dhe Bashkimit Sovjetik.  Ishte një
politikë që kënaqte vetëm mbështetsit e saj që mendonin,gabimisht, se ajo
sillte një “bashkjetesë paqësore” midis lindjes dhe perëndimit. Por kritikët e
detantës,konsideronin se vazhdimi i kësaj politike nuk përmirsonte lirinë, as
nuk njihte të drejtat e njeriut për popujt e vendeve të ish-perandorisë
komuniste. Për më tepër, thonin ata, kjo politikëjo vetëm që nuk pengonte
përhapjen e dominimit komunist sovjetik anë e mbanë botës, por detanta në në të
vërtetë inkurajonte përhapjen e komunizmit. Njëri prej këtyre kritikëve të
politikës së deri atëhershme amerikane karshi Bashkimit Sovjetik dhe
komunizmit, ishte Presidenti Ronald Reagan i cili artikuloi për popullin
amerikan se politika e detantes me komunizmin botëror kishte dështuardhe si e
tillë duhej ndryshuar, pasi ajo nuk kishte sjellur as paqë as bashkjetesë midis
lindjes dhe perendimit, siç pretendonin mbështetsit e saj.  Për më tepër, Ronald Reagan besonte se
politika e “detentes” nuk do të sillte as një përfundim të kënaqshëm të luftës
së ftohtë dhe as nuk  ndalonte
ish-Bashkimin Sovjetik që të zgjëronte dhe të përhapte influencën e tij
komuniste anë e mbanë botës.  Sipas
presidentit Reagan, sovjetikëte konsideronin politikën dhe diplomacinë
amerikane të “detentës”, si të brishtë dhe si një dobësi e diplomacisë
amerikane në botë nga e cila mund të përfitonte vetëm komunizmi ndërkombëtar,
në kurriz të politikës së mbrendshme dhe ndërkombëtare së Shteteve të
Bashkuara. Ishte kjo një politikë që vzahdonte të mohonte lirinë dhe të drejtat
e njeriut të popujve, sidomos në vendet e sferës komuniste në Europë por edhe
anë e mbanë botës, mendonte ish-Presidenti Reagan.  Ronald Reagan ishte bindur se po të gëzonin
lirinë e vërtetë, popujt nën zgjedhën komuniste do të zgjidhnin demokracinë si
alternativë dhe jo të jetonin nën regjimet diktatoriale komuniste.

Mbrenda vendit, Amerika e fundit
të 1970-ave gjëndej gjithashtu në një situatë përkeqsimi eknomik, të rritjes së
inflacionit dhe të papunësisë, çmimeve të larta të naftës, e tjera.  Shtoja kësaj situate edhe turpërimin me të
cilin përballej Amerika në atë kohë, si përfundim i mbajtjes peng të
diplomatëve amerikanë nga regjimi islamik në Iran. Si president, Reagan i
kishte deklaruar luftë gjithashtu edhe terrorizmit ndërkombëtar. Pas provave se
regjimi i Kadafit në Libi kishte pasur gisht në një sulm kundër ushtarëve
amerikanë në një klub të Berlinit perëndimir – ai urdhëroi sulm ajror kundër
Libisë, gjë që ia mbylli gojën Kadafit për disa dekada.

Në këtë atmosferë të tensionuar
politiko-ekonomike, mbrenda dhe jashtë vendit, u zgjodh dhe veproi presidenti
Ronald Reagan.  Falë artikulimit të
besimit të tij në lirinë e shënjtë dhe në sigurimin e të drejtave të njeriut
për çdo person anë e mbanë botës, në vitin 1980, populli amerikan e zgjodhi president
të Shteteve të Bashkuarasi një alternativë për t’iu kundërvenë kësaj situate të
mbrendshme dhe botërore.  E gjithë
politika dhe programi i tij është cilësuar nga historianët si “Revolucioni i
Ronald Reagan”, që përfshinë rivendosjen e begatisë dhe të zhvillimit ekonomik
mbrenda vendit dhe sigurimin e paqës në botë, duke përmirsuar kapacitetet e
forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Mbrenda vendit dhe sidomos në
Europë, me përjashtim të ish-kryeministres britanike Margareth Thatcher, ishin
të shumtë skeptikët dhe kundërshtarët e programit të Ronald Reagan. Më  duhet t’i kujtoj lexuesit se si rrjedhim i
zbatimit fillimisht të politikave të mbrendshme dhe të jashtme të Presidentit
Reagan, në atë kohë u zhvilluan protesta të mëdha këtu në Shtetet e Bashkuara
ndërkohë që Europa perëndimore ishte çuar në këmbë, ndërsa miliona protestues
anë e mbanë kontinentit bënin demostratadhe protesta të shpeshtamadje edhe me
dhunë, kundër “kaubojcit” amerikan i cili me politikat e tija arrogante kundër
komunizmit, do të shkaktonte luftën e tretë botërore.Politika e mbrendshme dhe
e jashtme e dy mandateve të ish-presidentit Reagan është vlerësuar nga
historianët dhe vet presidenti Reagan konsiderohet  tani si njëri prej presidentëve më të
suksesshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara. 

Deshta që këtë histori ta lidhi
disi – ndoshta jo me aq sukses — me gjëndjen aktuale politike këtu në Shtetet
e Bashkuaradhe në botë, si rrjedhim i zgjedhjes së republikanit Donald Trump
për president, pasi ka disa ngjashmëri, ndoshta jo midis këtyre dy
personaliteteve, por ka krahasime të situatës së atëhershme me të sotëmen,qoftë
në marrëdhëniet e mbrendshme qoftë në punët e jashtme me të cilat përballet sot
Amerika.  Me këtë nuk dua të them se
Donald Trump është Ronald Reagan.  Këtë
nuk e besoj. Unë kam patur fatin, si shumë bashk-moshatarë të brezit tim që të
ishim dëshmitarë, nga afër dhe nga larg, tësuksesit të veprimtarisë politike të
Ronald Reagan si presdient i Amerikës,si në arenën ndërkombëtare  ashtu edhe në punët e mbrendshme të
vendit.  E them me bindje të plotë se nuk
besoj se Donald Trump është Ronald Reagan. Respekti im për Ronald Reagan është
tepër i lartë dhe nuk lejon krahasim. 
Por ajo që dua të them është se të gjithë ne, para se të bëjmë deklarata
paragjykuese dhe të pa baza,megjith kundërshtimet ndaj Donald Trump, duhet të
ndalemi dhe të marrim frymë qetësisht, ashtuqë të pakën të tregojmë respekt të
drejtën dhe lirinë e votës të popullit amerikan, të shprehur në zgjedhjen e
Donald Trump. Donald Trump mund të bëhet president i mirë, i keq ose disi
mesatar. Këtë gjykim nuk mund ta bëjmë tani, këtë vetëm koha do ta
tregojë.  E vërteta është se nuk e di
askush tani se çfarë presdienti do të jetë Trump, sepse ai ka edhe dy muaj që
të fillojë nga detyra. Duhet marrë parasyshë se historikisht, premtimet dhe
deklaratat e fushatave politike, ndryshohen, disa zbatohen e shumë të tjera
injorohen, varsisht edhe nga gjëndja dhe zhvillimet e pa-parashikueshme në të
ardhmen në Amerikë dhe në botë.

Ronald Reagan kishte të drejtë
kur thonte se një pjesë e madhe e botës nuk e kuptojnë ende se Amerika do të
thotë liri, se liria është diçka e veçantë dhe çmueshme për amerikanët.Prandaj,
kritikët e Donald Trump, sidomos ata jashtë vendit, para se të hedhin gjykimet
dhe paragjykimet e tyre ideologjike kundër vendimit të votës së amerikanëve,
bëjnë mirë që pikëspari të vlerësojnë lirinë dhe të drejtën e votuesve
amerikanë për të zgjedhur presidentin e vet, i cili sipas vlersimit të tyre, i
kupton sfidat dhe problemet me të cilat përballet vendi dhe bota dhe cilit
kandidat dhe cilës parti ia japin votën e lirë dhe ia besojnë qeverinë për
katër vitet e ardhëshme.  Donald Trump
ishte vetëm njëri prej fituese, pa dyshim më fituesi kryesor në këto zgjedhje.
Nuk duhet harruar se përveç zgjedhjes së Ronald Trump për president, populli
amerikan votoi gjithashtu republikanët me shumicë në të dy Dhomat e Kongresit,
në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve. Dhe jo vetëm kaq. Shumica e shteteve
amerikane, bazuar në votën e lirë të amerikanëve në zgjedhjet e fundit, Partia
Republikane ka siguruar fitoren e shumicës sëgovernatorëve si dhe asambleve të
shteteve  anë e mbanë vendit. Nga ky kënd
vështrim, Presidenti i zgjedhur Trump dhe Partia Republikane, kanë një mandat
jo vetëm në nivel federal por edhe shtetëror dhe vendas.  Shpresojmë se republikanët do të dinë ta
përdorin pushtetin që u kanë dorëzuar amerikanët me votën e tyre të lirë.  Zgjedhjet, natyrisht kanë pasoja dhe duan ose
nuk duan kritikët e Donald Trump, sidomos kritikët e jashtëm, se populli
amerikan, shumica e të cilëve mendojnë se vendi është tani në rrugë të gabuar –
me zgjedhjen e Donald Trump dhe të republikanëve në përgjithsi – kanë votuar
për t’i dhënë këtij vendi një drejtim tjetër në të gjitha fushat, përfshirë
sigurinë dhe marrëdhëniet ndëkombëtare.

Kjo natyrisht mbetet për tu parë,
por në këtë ndërkohë duhet të kemi durim dhe të presim. Kritikët e Donald
Trump, përfshirë edhe disa udhëheqës të lartë qeveritarë, sidomos në Europë, të
mos humbasin besimin tek populli amerikan dhe të kenë besim tek Amerika si
vendi i lirisë dhe të kuptojnë, siç është shprehur ish-presdienti Reagan – se
liria, sidomos vota e lirë, është diçka e veçantë për amerikanët.  Të jeni të sigurt se me zgjedhjen e Donald Trump,
amerikanët nuk kanë humbur as arsyen as gjykimin. Fatkeqsisht, kritikët e
rezultatit të zgjedhjeve të fundit në Shtetet, jo vetëm që nuk njohin mirë
Amerikën, por as nuk vlerësojnë të drejtën e votës së lirë të amerikanëve,
ndërkohë që e tregojnë veten edhe injorantë ndaj mënyrës se si, historikisht,
funksionon sistemi politik në Amerikë. 
Tri degët e qeverisë amerikane janë krijuar nga baballarët e këtij kombi
me qëllim që as njëra prej këtyre degëve, përfshirë degën ekzektuive të
presidentit, të mos mbizotërojnë njëra mbi tjetrën, por të kontrollojnë dhe të
balancojnë njëra tjetrën.  Ata që besojnë
në këtë parim, nuk kanë nevojë të shqetësohen se për cilin kandidat ose për
cilën parti hidhet vota e lirë e amerikanëve. Unë nuk pretendoj të them se presidenti
i zgjedhur Donald Trump dhe shumica republikane në Kongres do të jenë aq të
suksesshëm sa ishte ish-Presidenti Reagan. Kjo mbetet për tu pa në muajt dhe
vitet e ardhëshme, por besimi im në sistemin amerikan dhe nëlirinëe Amerikës në
përgjithësi dhe tek vota e lirë e amerikanëve në veçanti, më bëjnë të flejë
rehat natën. 

 

.