Ndjehem i trishtuar dhe i deziluzinuar, me qasjen e re të Sadik Bejkos, në vlerësimin e intelektuales dhe shkrimtares popullore Diana Culi. Një fjalor i tillë, nga ana e intelektualit Sadik Bejko, nuk do të më besohej kurrë, se mund të përdorej nga një bashkfshatar i krahinës time të Buzit. Me Sadik Bejkon jemi nga fshatra malore tepër të varfra ekonomikisht dhe kulturalisht, pa asnjë traditë kulturore shoqërore dhe familjare. Ishte ai sitem shoqëror – socializmi – që na shkolloi dhe na hoqi morrat e fshatit, na futi në jetën kulturore e në mjedise elitare të pedagogëve tanë, të botës së artistëve dhe krijuesve të rinj, të cilët erdhën duke u shtuar nga viti në vit.
E kam njohur Sadik Bejkon në vitin 1972, kur pas drekës në menxën e arteve, futej në dhomën nr. 1 dhe me atë sjelljen e tij popullorce, na fliste për kuriozitete të RadioTelevizionit, për veprimtari të ndryshme letrare dhe vëllimin e parë poetik të tij, mbi tokën, fshatin, me afërsinë e temave të Dritëro Agollit dhe psikologjinë e tij. E adhuroja edhe për punën, që i kishin besuar në RTSH, si intelektual i ri, por edhe për shpirtin e tij babaxhan. Ndjehesha krenar, se kisha nga ana ime, një intelektual elitar, të cilin e përmendnim vazhdimisht me shokë te krahinës si model për ne, që ndiheshim inferior.
Ishte intelektual i vlerësuar dhe i respektuar nga pushteti i kohës dhe mjediset shoqërore kudo që shkoi, deri në pedagog universiteti në Gjirokastër. Si mund të shprehet ky edukator, iluminist, me kaq mllef dhe fyerje ndaj një kolegeje të tij, mbi të gjitha femër, e cila në fushën e letërsisë, rreshtohet në vendin e parë nga krijueset femra? Edhe kanuni s’e ka bërë një akt të tillë denigrimi të femrës!
Vet Bejko ka qenë një servil i figurave të mëdha, por ka edhe disa të tjerë që sillen si servila karshi Bejkos, sepse mendojnë; duke ndenjur me të, çoç do jenë edhe ata! Të tërë konstatojnë dhe lehim rrugëve për të meta dhe shkelje të funksionarëve të lartë të qeverisë, që ne i votojmë, por askush, si qytetarë të lirë, nuk kanë guximin të mbajë qëndrim publik, për t’i denoncuar në medja apo institucione përkatëse! Ku janë shqetësimet e shoqërisë shqiptare dhe ku godet … Sadik Bejko!
Me fyerjet, që Sadik Bejko i bënë një zonje të nderuar, një gazetareje letrare dhe krijuese e nivelit të lartë, i pozon opinionit, se ai të bën gjëmën me “kurajon” dhe “përgatitjen” e tij teorike!
Të dy gazetarë dhe krijues të fushës së letërsisë; Bejko në RadioTelevizion dhe Culi në Gazetën Drita, papritur ndedhen në një antagonizëm, të stisur nga arroganca e Sadik Bejkos; Duke e shpërfillur misionin e tij pedagogjik dhe iluminist, Bejko shpërthen me akuza të vjetëruara, sa dhe e ndiera gjyshja ime: “Kjo shkrimtare-bastarde, bijë sigurimsash, hartuese ekspertizash për dënime me vdekje të shkrimtarëve të kohës. Mbase jo hafije ordinere, por realisht një kufomë morale. Edhe sot kur viktimat e saj hanë dhė, ajo merr lavde, vlerësohet“.
Nëse Sadik Bejkos, instancat përkatëse do ti kërkonin të bënte recesionin e redaksisë së tij dhe të ndonjë botimi tjetër, ai do të bënte jo një recesion por dhjetë të tilla, madje edhe më të rënda, sepse nuk ishte aq trim Bejko, sa të kundërshtonte organet përkatëse, të ngritura nga shteti shqiptar për të siguruar popullin dhe vendin. Të gjithë ishim të këtij mendimi në atë kohë, madje edhe sot shumica e vlerësojnë rolin e sigurimsave, për qetësinë publike pa krime, pa drogë, pa vjedhje dhe korrupsion. Cdo shtet ecën me ligje dhe kushtetutë, jo me llafe prapa shpine dhe prapa kohe.
Unë nuk di konkretisht se cfarë ka shkruar Diana për librin e të burgosurit, por di me siguri, se nuk ishte ky motivi, apo shkaku, që ata u dënuan, sepse recensa e Diana Culit, ishte e fundit në aktakuzën që iu bë dy krijuesve të Librazhdit. Duhet të shikohet dosja për gjykimin dhe dënimin, jo opinionet e përhapura për propagandë pas viteve ’90, kur shpërthu revanshizmi. Nuk kishte aspak arsye të dënoheshin kot tre krijues letrarë në Librazhd dhe Kukës, ata u dënuan për krime ndaj shtetit dhe shoqërisë; si njerëz me të afërm të arratisur në Jugosllavi, ata në tentativë arratisje, njëri asgjesoi policin, ndërsa dy të tjerët, tentuan të hidhnin në erë uzinën ushtarake.
Si mund të ekzekutonte kot, pushteti popullit, tre poetë dhe të financonte për përgatijen e dhjetra dhe qindra poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve, të cilëve u krijoi kushtet më të mundshme për kohën? Nëse disa prej atyre qindrave krijues nuk ditën të orientohen në dallgët e presionit të jashtëm, që nuk ishte imagjinar, por real, ose ishin me ndërgjegje kundër tij, patjetër do të dënoheshin sipas ligjeve në fuqi. Pse nuk ekzekutoi Pushteti popullor edhe poetin Sadik Bejko, Ndoc Gjetja, Fatos Arapi, Agim Shehu, Bardhyl Londo, Pano Cuka, Koco Kosta etj., nëse sistemi shoqëror do të ishte aq “diktatorial”?
Përse i ekzekutoi pushteti i kohës tre krijuesit nga Librazhdi dhe Kuksi, mos vallë kishte frikë nga tre poetët”?! Ata ishin krejtësisht të pafuqishëm për ta pickuar rendin shoqëror të kohës, por tentativa e tyre për krime dhe terririzëm, dënohej nga ligji.
Fatos Arapi, si poeti i thellimit të karakterit proletar të poezisë, në Kongresin e II të LSHA, do të diskutonte: ”Për një varg aryesh, poezia ishte e para ndër gjinitë letrare që ndjeu domosdoshmërinë e reflektimit, e pasqyrimit të gjithanshëm të transformimeve revolucionare, të realitetit, ajo ishte gjithashtu e para që ndjeu nevojën edhe të zhvillimit të vet të brendshëm. Në qoftëse e pranojmë se poezia jonë gjatë kësaj periudhe ka ecur përpara, duhet të pranojmë se edhe mjeshtëria artistike e saj është rritur. Zhdërvjelltësia në kapjen e shumanëshme të realitetit, aftësia që, në hapësiara sa më të vogla, të kondensojë një intesitet sa më të madh ndjenje e mendimi, komunikimi i drejtërprejtë, më i ngrohtë shpirtëror me lexonjësin, perceptimi më figurativ dhe një operim i lirshëm me metaforat, krahasimet, antitezat, pasurimi i ritmikës, jo vetëm dhe thjesht i ritmikës metrike të vargut, po të ritmikës së brendëshme të fjalës e të mendimit poetik dhe afrimi gjithnjë më i madh i kësaj ritmike me ritmin e madh të impulsit të jetës shoqërore…Poezia solli “këngët për të pathyeshmen Republikë”, “për klasën punëtore”, “qytetet e reja industriale”, “mendime vigane të hidrocentraleve”, “blerimin e nëntorit tonë”, “ritmin e logjikën e shekullit”, “këngët për fshatarët që me plug ngjallin tokën, që si nënë e mirë të vijë erë grurë”, dashurinë tonë “të betonuar nëpër ferrobeton” baladat “për gratë heroike të Drenicës e për kreshnikun A. Galica”, “këngët për vullnetarët, shinat e kapanonet”, “këngët për emancipimin e gruas”, “vdekjen e kanuneve”, “për trenat e autobusët që çojnë punnëtorët nëpër vepra industriale të atdheut.”
Cfarë sollën me poezitë e tyre dy të dënuarit e Bejkos, bazuar në analizën e poetit Fatos Arapi? Ky hynin ata në pasqyrën e mësipërme të poetit të mirënjohur Arapi? Mbeti Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, për kritikat e Blloshmit dhe Lekës, ndaj sistemit, ndërkohë që familjet e qindra poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kishin dhënë gjakun për sistemin e ri dhe s’mund të lejonin përmbysjen e tij nga Blloshmi, Leka, Nelaj apo ndonjë tjetër! Ata ishin krejtësisht të sigurt në kritikat e tyre, sepse kishin qëllim të mirë, ndërkohë që kritikat e maskura të Blloshmit dhe Lekës, mund të kishin brenda helm dhe jo ndihmë për ta përmirësuar gjendjen.
Si nuk reaguan Lidhja e shkrimtarë edhe githë ata poetë dhe shkrimtarë, nëse dënimi i tyre do të ishte i parejtë? Pak raste janë reabilituar qysh atëhere për krimet që bënin krerët e Ministrisë së Brendshme, Kadri Hazbiu e Fecor Shehu? Sepse ajo nuk ishte fenomen përgjithësues, ishte nje fenomen i vecuar, që në rrethanat e presiont të jashtëm do të ndodhnin, atje ku ishin predispozitat biografike të elementit të lëkundur.
Vërtet t’i dhëmb kaq shumë Sadik Bejkos, për Blloshmin dhe Lekën, edhe sot pas shumë e shume vjetësh, apo shprehje hipokrizie, për të siguruar përkrahje nga pushteti i lartë, për t’u pështatur me situatat e sotme?!
Sadik Bejko propagandon edhe bustet e dy të dënuarve dhe hesht për buste krimineësh të ngritura pas viteve ’90. Gjenerali i Komandës së Përgjithshme Fashiste, Silvio Robino, më datën 13 tetor 1942, njoftonte Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Çeta e të njohurit Haxhi Lleshi asht ndër më të mëdhatë dhe të frikshmet…Në këtë çetë janë pjesëtarë një shumicë studentash ndër më të zotët me vue në veprim sisteme luftimi të rrezikshme. Me qëllim që të lehtësohet detyra e organeve të policisë, i propozoj asaj Kryesie të Këshillit Ministruer, me caktue një shpërblim prej 20. 000 franga kush ta vrasi Haxhi Lleshin dhe 10.000 franga atij, që ka me dhanë lajme të dobishme që mund të sigurojnë kapjen e tij”.( AQSH, F. 149, d. 1192, fl. 174)
Kryeministri Kruja, si një mercenar i bindur ndaj urdhrit të eprorit fashist, më 25 tetor 1942 njoftonte Komandën e Përgjithshme Italiane: “Në përgjigje të shkresës s’atjeshme Nr. 1656/2, dt. 12 tetuer 1942, Ju njoftohet, se kjo Kryesi, e aprovon plotësisht propozimin tuej për me caktue një shpërblim prej fr. shqip. 20.000 për vrasjen e Haxhi Lleshit, si dhe një tjetër prej fr. shqip. 10.000, atij që t’api lajme të dobishme që mund të shpien në kapjen e të arratisunit të naltpërmendur”. (AQSH, F.149, d. 1192, f.195)
Për eliminimin e Haxhi Lleshit do të organizoheshin përndjekje mafioze, sikurse edhe për shumë drejtues të tjerë të Lëvizjes Antifashiste. Kryeministri Kruja sqaronte: “Çeta e Haxhi Lleshit urdhrat i merr nga zona e Myslim Pezës. Detyra për ta ndjekur i mbetet Halil Alisë”.(AQSH, F.161, d. 105, f. 1)
Sadik Bejko nuk e di, se Halil Alia, i cili sot e ka bustin në shëtitoren kryesore të Peshkopisë, ishte krimineli i zonës së Labërisë. Kryeministri shqiptar, njoftonte Komandën e Përgjithshme dhe Ministrinë e Brendshme: “Fuqitë e të dy bandave vullnetare të kryetarëve Selim Kaloshi e Halil Alia, duhet të dërgohen në Vlonë, për t’u vu në dispozicion të Qazim Koculit, Ministër Shteti e Komisar i Naltë. Në zonën e krahinës Vlorë, do të zhvillohet një veprim policor me qëllim: Të zhvillojë çarmatimin e plotë të popullit. Të kapi rebelët dhe të arrestojë ndihmësat e tyre. Të arrestojë elementët kundërshtarë.” (AQS, F.153, d. …f.83)
Më 20 nëntor 1942, Halil Alia i dërgonte letër Salvadore Melonit: “Si gjithmonë miqtë tuaj të zemrës, që kur ka ardhur fashizmi në Shqiperi deri më sot, kemi punuar me zemër e besnikëri për Ju dhe gjithnjë nën urdhrat tuaja, për të mirën e perandorisë dhe të Shqipërisë fashiste. Gjithmonë me gjakun tonë, jemi gati të tregojmë besnikërinë tonë kur paraqitet rreziku dhe nevoja… Nuk mundemi ne si fashistë, të ulim kokën para armiqve të fashizmit… Me komunistat, jo vetëm që nuk është marrë asnji masë, por ata shkojnë të armatosur me 150 mbështetës në Peshkopi dhe fshatrat e tjera. »(AQSH, F.161 d. 389, f. 11)
Më 25 nëntor 1942, Salvarore Meloni i kthen përgjigje Halil Alisë: Besimi në ju dhe në Selim Kaloshin mbetet i pa ndryshueshëm ashtu siç është e pandryshueshme besnikëria që keni tregue dhe vazhdoni me tregue tue dhanë prova të mëdha. Sidoqoftë gjeneral Volante ka për të ardhë aty mbas pak ditësh, ka për t’u spjegue gjithashtu dhe keni me u marrë vesh me të…” (AQS, F. 254, d.151, f.3)
Më 17 dhjetor 1942 kryeministri aporovon planin operativ të përpunuar prej gjeneralëve Meloni dhe Volante, për shkatërimin e krahinave të Vlorës nga çetat e Dibrës, të drejtuara nga Halil Alia dhe Selim Kaloshi. Kolonel Xhulio Gamuci, më 2 janar 1943, njoftonte Mëkëmbësinë, Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme dhe Komandën Eprore: “N/kolineli Mandanici komandanti i KK.MM Vlorës, të hyjë në kontakt me Halil Alinë e Selim Kaloshin, për me rregullue veprimin e tyre në pritje të urdhrave që ka dhanë gjeneral Xanini.” (AQSF, F. 254, d. 151, f. 7)
Më 3 janar 1943, Xhulio Gamuci njoftonte fillimin e opreracionit: “Çetat dibrane kanë fillu me hy në katundin Gjorm, të cilët në përpjekje kanë vrarë katër partizanë dhe njeri i plagosur.” ( AQS, F. 152, d. 90, f. 56)
Sadik Bejko, intelektual i njohur në botën shqiptare, njeriu i apasinuar pas buste “heronjsh” përse hesht pas busteve të kriminelëve të Luftës Antifashste. Ky ishte vetëm një detaj, për të provuar “objektivitetin” e intelektualit Sadik Bejko!
Në vitet ‘70 vazhdoi me ritme të shpejta e në përmasa të gjera lulëzimi i kulturës socialiste, ngritja e nivelit kulturor të masave, zgjerimi i veprimtarisë letrare e artistike, spikatja e shumë individualiteteve krijuese dhe pjesëmarrje e sukseshme e letrarëve të rinj e të talentuar. U përmirësua dukshëm cilësia në përmajtje dhe në formë, në teknikat dhe mjetet shprehëse. Të gjithë shkrimtarët dhe poetët që botuan në atë periudhë, u frymëzuan nga i njëjti realitet, me të njëjtën prirje ideopolitike e shoqërore. Ata krijuan vepra me përmbajtje të vërtetë dhe nivel të lartë ideo-artistik. Krijimtaria poetike solli dinjitet artistik, përjetime jetësore, duke i parë dukuritë shoqërore e politike në këndvështrime që i shërbejnë pasqyrimit artistik realist të jetës dhe çuarjes përpara të rendit socialist me hapësira më të gjera lirish demokratike dhe me ndërhyrje më të drejtpërdrejta të popullit në shtrimin dhe zgjidhjen e problemeve madhore.
Fullani në raportin e analizës, në institucion e shtëpisë botuese, rendit disa poezi që nuk mund të përfshiheshin në vëllimet poetike pse: “përmbajtja kapet me vështirësi”, për figuracion alogjik, jo funksional, për frymë sentimentale…mbasi mendimi poetik nuk mund të jetë i thellë kur është i errët e i paqartë, por mund të jetë i thellë edhe duke qenë i qartë.”
Sikundër shihet në atë kohë kërkohej përdorimi i një gjuhe të kuptueshme për njerëzit e thjeshtë, për masat e gjera popullore që prodhonin të mira materiale dhe i jepnin atdheut transformime të thella ekonomike e shoqërore. Në poezinë e realizmit socialist, veçanërisht pas Plenumit të IV, për shkaqe shoqërore, orjentimesh ideopolitike dhe prirje të poetëve, mori përparësi lirika politike e qytetare si shprehje e aspiratës për një letërsi që të pasqyronte shndrimet revolucionare, kërkesat për përparim në rrugë socialiste, hovin dhe entusizmin masiv, besimin në të ardhmen komuniste, heroizmin dhe sakrificat në emër të kësaj të ardhmeje, botën e pasur shpirtërore, e lëvruar nga një sërë talentesh të fuqishëm, duke sjellë prirje risie e origjnalitet kombëtar.
S’po ndalemi tek poema madhore “Nënë Shqipëri”, ku Agolli i dha viteve ’70 një kulmim të poemës shqiptare, po ashtu poezia e Kadarsë dhe Fagos Arapit, por shohim ugarin te vëllimi “Ecim” të Ndoc Paplekës. Me idenë e rrugëtimit dhe të vazhdimësisë, autori jep vazhdimësinë historike dhe njerëzore nga një epokë në tjetrën, me epiqendër një ideal të madh e të ndritur kombëtar e shoqëror. Efektin emocional e gjejmë tek veçoritë e motiveve, kthjelltësinë e ideve, që këto motive përmbajnë dhe stilin delikat të përcjelljes së gëzimit e të dhimbjes: “Ecim/ Rruga jonë ka një kahje të vetme,/…drejt dritës,/ drejt të bukurës,/ drejt Njeriut më të bukur, më të mirë.”
Xhevair Spahiu me shumë natyrshmëri, e bën të dashur tokën amtare, dinamikën e zhvillimit, forcën e vullnetit e të mendimit revolucionar, i përkushtohet punës, zbulon fuqinë e klasës e të popullit të bashkuar, thur vargje për dashurinë dhe ngrihet madhërishëm në bukurinë e jetës: “Kur ju mbi pistoleta mbështesni krahërorët,/ kur minat shprazni udhëve nëntoksore,/ më duket sikur thoni: /Merreni shokë prushin e nëntokës suaj, / toka mëmë për ju mijra vjet e ka ruajtur,/ që ju të zjartë të jini gjithmonë,/ në këngë,/ dashuri,/ revolucion.”
Te Moikom Zeqo spikat prirja drejt një poezie meditative me theks qytetar e atdhetar. Ai i jep lexuesit krijime të ndiera me forcë përgjithësuese duke përforcuar prirjen drejt trajtimesh e figurimesh metaforike e simbolike: “Çdo gjë shqiptare që më përket dhe i përkas,/ këtë popull bujar dhe këto/ vise të bukura,/ brigjet pyjore, që dridhen si mirazh,/ profilin e ëmbël të vajzës që dua,/ qytetet plot zhurmë, katundet plot dasma,/ njerëzit, që shtërngojnë dhe kazmën / dhe pushkën,/ gërxhet epike me kështjella të lashta,/ dhe kaudrin e vendlidjes të përflakur nga muzgjet,/ të gjitha dashuritë dhe vrullin e jetës,/ aksionet dhe digat e hidrocentraleve plot shkumë, kohën madhështore,/ që e ndjej thellë vetes,/ dhe revolucionin që na prin/ në çdo udhë/ i kam brenda në gjoks,/ i kam brenda në zemër.”
Bardhyl Londo priret drejt idealesh socialiste, frymëzuar prej shndrimesh revolucionare dhe dashurisë për njeriun: “Gjysëm diell, gjysëm mjegull,/ gjysëm ëndrra, gjysëm lotë,/ fudshekulli i njëzetë dihat nëpër botë”…”
Poezi të frymëzuara që pasqyrojnë vrullin e jetës, sollën edhe poetët Ndoc Gjetja, Prenç Zogaj, Natasha Lako, Foto Malo me “Pranverë Dropullite”, Niko Kacalidha me “Nusja Dropullite”. Llambro Ruco, Koçi Petriti, Agim Isaku etj.
Pavarësisht dobësive të kritikuara me kohë, zhvillimi i letërsisë dhe arteve në periudhën e socializmit ka qenë i shëndoshë e përparimtar dhe nuk mund të sulmohet duke marrë si shembull mediokritete e dështime individësh, apo denime të vecuara të dy-tri individëve.
Nuk na e do shpirti të dënohen edhe njerëz të thjeshtë, e ca më pak krijues të sferës shpirtërore, por nga doli gjithë llumi revanshist pas viteve “90 që e terrozuan popullin dhe u eliminiuan disa mijra kriminelë, me kapuc dhe pa kapuc.?!
Sipas statistikave që ka botuar Irakli Kocollari, deri në 1951, Zbulimi grek kishte hedhur brenda kufirit 16 banda diversante me 110 agjentë. Në vitin 1953, zbulimi jugosllav dërgoi 46 banda me 150 diversantë, zbulimet amerikane dërguan tre banda me 13 diversantë, zbulimi grek 2 banda me 7 diversantë, gjithsejt ishin 53 banda me 179 diversantë. Në vitin 1954, UDB dërgoi në Shqipëri 26 banda me 86 diversantë, ndërsa zbulimi grek dërgoi 4 banda me 15 diversantë. Humbjet njerëzore që iu shkaktuan forcave shqiptare të sigurisë, të Policisë e të Kufirit nga viti 1945 gjer në vitin 1962, ishin 134 të vrarë, pa llogaritur të vrarët nga radhët e popullit. Nga të arratisurit brenda vendit, që i takonin banditizmit politik, agjentëve me misione spiunazhi, u vranë 494 vetë, u kapën të gjallë 555 dhe 496 ishin dorzuar. Gjithsejt u vranë 628 shqiptarë, që luftonin kundër njëri-tjetrit! Pse gjith ky flijim?!
Me leximin e këtyre statistikave, lexuesit i lind pyetja: Si i përballoi Enver Hoxha gjithë këta agjentë që nuk kursenin as krimet, për ta përmbysur pushtetin popullor kur vendit i mungonte edhe buka e gojës?!
Kur isha student, kalonte para Institutit të Arteve një burrë fisnik, si lis i gjatë me pamje fisnike, me veshje të hijshme dhe tepër i pëqëndruar. Gjithmonë më emociononte dhe më ngjallte respekt pamja e tij impozante, por nuke dija se kush ishte, ndoshta ndonjë zyrtar i lartë i dalë në pension! Kohët e fundit mësova se ai ka qenë Pilo Shanto nga Vunoi, përgjëgjësi kryesor i grupit operativ, që me mencurinë shqiptare, likuidonte bandat e diversantëve. Shefi i CIA-s, amerikane, kur erdhi në Tirane, kërkoi ta takonte këtë legjendë të patriotizmit dhe trimërisë:
-Na kini vrarë shumë nga tanët.
-Ju na vratë më shumë. Nuk erdha unë në shtëpinë tuaj, erdhët ju në shpëpinë time. Unë kisha detyrë ta mbroja vendin tim dhe e mbrojta.
Përse e përjshton Sadik Bejko qenin e e Blloshit, Lekës dhe Nelajt, si pjesë e këtyre kontigjenteve kriminale, dhe i merr në mbrojtje, duke goditur koleget e tij?
Me nivelin pedagogjik dhe intelektual, Bejko e ka për mision ta ngrejë nivelin e mjedisit shoqëror me një gjuhë të kulturuar dhe denoncuese, nëse ka dokumente të vërteta për të shtruar. Sadik Bejko ka luajtur rolin e të persekuturit, për të fituar privilegje. Ikja e tij nga Radioi Televizioni, edhe sikur të ketë qenw aksidentale, sepse ka shumë njerëz që ndonse janë përballur me aksidente të jetës, nuk e kanë ulur veten kaq poshtë sa Sadik Bejko, kanë pasur fisnikëri. Ne nuk e dimë pse e hoqën Bejkon nga RadioTelevizioni dhe nuk u besojmë thashethemeve, se gjoja kishte berë falsifikim dietash, por ka disa që kanë shkuar pak kohë në miniera dhe janë kthyer në profesion.
Enver Shëngjergji ka reklamuar shumë se e kanë hequr nga Instituti i Arteve, për festivalin e XI, ndërkohë që Shëngjergji ishte propozuar nga studentët për largim mga Instituti i Arteve qysh në 8 dhjetor 1972. Më 16 dhjetor 1972, gazetari i Zërit të Popullit, Luan Zelka ka shkruar: “Studentët kritikuan byronë e partisë dhe një lëmsh burokaratik që shkonte deri në Ministri…s’munguan edhe propozime për largimin e pedagogëve”.
Ka shumë njerëz që kanë spekulluar me gjoja dënime politike, rasti i Enver Shëngjergjit, është i tillë! Këtë paralelizëm nuk e sjellim për Sadik Bejkon, por e dimë se ai nuk kishte lindur për Radiotelevizion dhe për Tiranën, sepse ishn mijra intelektualë që punonin dhe jetonin jashtë Tiranës. Atij iu dha shansi, sikurse edhe Thanas Dinos, por nuk diti ta mbante, nuk ka pse ta konsideronte veten i persekutuar politik!
Aq poshtë ka rënë intelektuali Sadik Bejko, sa përgojon, pas vdekjes, edhe persnalitete politike si Sofokli Lazri, të cilit nuk i arrin as te fija e flokut. Tani, që për rrethana ndërkombëtare dhe kombëtare, systemi shoqëror ra, Sadik Bejko është bërë trim, duke terrorizuar jo vetëm elementin femër, por edhe ata që padashur lexojnë “pretencat” e Bejkos! Pa pikën e etikës, ndërgjegjes artistike dhe qytetarisë elementare, Sadik Bejko analizon biografitë, pa respektuar edhe krijimtarinë e Kadaresë për “gër-mërin” te shefi i kuadrit: “Një figurë bastarde e stërdiskredituar kjo Diana. Bijë e një drejtori në ministrinë e Sigurimit të shtetit. Mbesë e Sofokli Lazrit, e një ndihmësi të Ramiz Alisë, sekretari dhe anëtari të byrosë politike të Komitetit Qendror. Kultura shqiptare dhe sot i fut hundët në pleh e në …”
Sofokli Lazri kishte një autoritet absolut tek inteligjenca shqiptare, sepse ishte personi që e godiste më ashpër se kush, klikën titiste për të mbrojtur popullin kosovar. Veprime të tilla, sikundër bwn Sadik Bejko, bejnë vetëm mizantropët, sepse vepra e tij nuk është vecse përsëritje e atyre që kanë shkruar para viteve ’90, nuk ka asgjë të re për letersinë shqiptare, vetëm reabilitime të elementëve që nuk arrijnë vlerat e poetëve dhe shkrimtarëve të para restaurimit të kapitalizmit.
Tani që Sadik Bejko, e ka gëzuar idealin e përmbysjes së Blloshmit dhe Lekës, bën të keqardhurin, u bë deputet si i persekutuar politik dhe privatizoi godinën e Ndërmarjes së Veshjeve në Gjirokastër, duke e dhënë djersën e popullit për qiranë e tij. Kur Sadikut nuk i erdhi keq për përvehtësimin e djersës 40 vjecare të popullit, si mund t’i vijë keq per dy persona të dënuar në mënyrë të rregullt me gjyqin e popullit?!
Po të ishte i ndershëm me popullin dhe parimet Sadik Bejko, nuk e pranonte privatizimin e ndërmarjes, bashkohej edhe mijra mësues dhe pedagogë të tjerë. Por ai i ka shërbyer grazhdit, jo parimeve dhe idealeve.






















