Fatos Lubonja: ‘Rilindja’ do e çojë Shqipërinë drejt humnerës

278
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryeministri ka punuar sistematikisht vetëm si të forcojë pushtetin e tij dhe të bëj të pamundur rotacionin në katin e tretë, për të lënë sistemin e pandryshuar. Tani e shikoj në pozicionin e një njeriu që ka triumfuar, por njëkohësisht e shoh si një person të rrezikuar. Ka dalë sheshit sistemi se si punon. Mendoj se për fat të keq, nuk është i vetëdijshëm, sepse mendon për sistemin.

Do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. Nuk di se sa mund t’i mbajë interesat e të gjithë atyre që ka përdorur, keqpërdorur. Është një sistem që funksionon nëpërmjet politikës. Është një aventurë, që do ta çojë deri në fund për ta çuar Shqipërinë drejt humnerës, nëse ne nuk e frenojmë. E shikoj në një rrugë pa kthim. Problemi është se si është PS, e cila nuk ka vendimtarë që e frenojnë, është futur në këtë rrugë me këtë shofer dhe të gjithë e shtyjnë drejt humnerës, jo vetëm veten e tyre, por edhe Shqipërinë.