Engjëll Musai: Politika prishi drejtësinë, zyrtarët e lartë mbrohen nga “maliqi”

36
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

Politika prishi drejtësinë, vettingu “maliqi” i politikanëve. Katër grabitqarët e politikës dhe pse deklaratat e ish-kancelarit Adenauer për demokracinë dhe pushtetin e popullit, janë më aktuale se kurrë në Shqipëri.

/Telegraf.al/ Kur BE vendosi 5 kushte për integrimin e Shqipërisë në BE, të cilat sipas ish komisionerit për politikën e jashtme evropiane Stefan Fyler, do të shërbenin edhe si kritere për fillimin e negociatave, askush nuk e mendonte që këto kushte jo vetëm që nuk do realizoheshin, por përkundrazi e zhytën edhe më shumë Shqipërinë drejt hijes së të kaluarës moniste. Lufta kundër Krimit, Korrupsionit, Reforma në Drejtësi, të Drejtat e Njeriut, minoriteteve, integrimi i grupeve të caktuara si të përdjekurit politik, romët, reforma Administrative dhe ajo Zgjedhore mbeteshin kushte të panegociueshme për Perëndimin. Sot, edhe pse kanë kaluar 10 vite që nga 2014, jo vetëm që nuk janë realizuar, por përkundrazi, një pjesë e mirë e tyre, dhe që janë zemra e vlerave demokratike, janë kapur nga pushteti e një gjë të tillë e kanë konstatuar edhe ndërkombëtarët në raportet vjetore dhe qëndrimet për zgjedhjet, trafikun, drogën, krimin dhe kapjen e plotë të drejtësisë. Ish-kancelari i Gjermanisë Konrad Adenauer kur fliste për demokracinë në shtetin e së drejtës theksonte se: “Demokracia do të thotë pushtet i popullit, ku çdonjëri prej nesh është pjesë e popullit. Pushtet do të thotë përgjegjësi, ku çdonjëri prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm se është përgjegjës për të gjitha ngjarjet politike dhe ekonomike”. Në këtë fillim viti duke marrë shkas nga disa ngjarje, të cilat i kemi trajtuar që në shenjat e para të ‘majisjes’ së tyre vite më parë po sjellim si referencë, katër çështjet më të mëdha me të cilat po përballen sot shëndetësia shqiptare dhe botërore, orgjitë e politikës kriminale, grabitja nga ordinerët e 10.8 milion euro me Uniformat e Policisë, dhe Drejtësia Politike…!

“Ish-kancelari i Gjermanisë Konrad Adenauer kur fliste për demokracinë në shtetin e së drejtës theksonte se: “Demokracia do të thotë pushtet i popullit, ku çdonjëri prej nesh është pjesë e popullit. Pushtet do të thotë përgjegjësi, ku çdonjëri prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm se është përgjegjës për të gjitha ngjarjet politike  dhe ekonomike”.

2017

Së pari: Çështja e vaksinimit nisi me detyrim tek personeli mjekësor dhe arsimi që në 2017-ën , si provë – gjenerale, u realizua me Kovidin në 2021 e në vazhdim ku humbën jetën miliona njerëz dhe miliona të tjerë janë të rrezikuar nga keqtrajtimi dhe pasojat e maskaradës së mafias farmaceutike të oligarkisë Botërore dhe asaj vendase. Pas ndjesës që kërkuan drejtuesit e kompanive farmaceutike dhe laboratorëve të vaksinave, në SHBA, Kanada, Gjermani, Francë, Itali dhe shumë vende të tjera kanë filluar gjyqet dhe po shpërblehen familjarët dhe personat që janë vaksinuar me miliarda USD. Në fakt ata duhet të dënohen për genocid. Një tjetër rrezik janë pasojat që këto vaksina kanë lënë në zemër dhe gjak sidomos te moshat nga 35 deri 55 vjeç. Pikërisht këto ishin titujt e alarmit në “Telegraf”…

Së dyti: Orgjitë e zyrtarëve, institucioneve të pavarura shqiptare dhe rajonale, ka të bëjë me aksionin e para pak ditëve në Maqedoni, ku politikanë dhe zyrtarë nga  trevat ballkanike ishin të përfshirë në rrjetin e prostitucionit, dhe klubeve të natës që në 2017-ën në qytetet maqedonase…

2016

Së treti, mënyra se si u nis Reforma në Drejtësi, fati dihej se si do bitisej. Ja tek jemi! U mbyllën gjykatat, u shkarkuan njerëzit, që kishin më shumë integritet, pasi nuk ishin militantë, apo patronazhistë të Rilindjes. Anëtarët e KPA dhe KPK u zgjodhën sekserët e qeverisë me dokumenta të falsifikuara , ushtarë të partisë, të diplomuar në Shkollën e Filozofisë Marksiste Leniniste, ish drejtues prokurorie të demaskuar nga DASH dhe BE në raportet vjetore, zv.ministra politik dhe një pjesë e përfaqësuesve të ONM që janë fotografuar e përgjuar në orgjira të bëra publike në media.

2022

Së katërti: Grabitja e 10.8 milion euro në tenderin me Uniformat e Policisë. SPAK-ut do t’i mjaftonte analiza shteruese e njërit prej ekspertëve më të mirë të veshmbathjes në Shqipëri, që ka punuar 42 vjet me veshmbathjen në Ministrinë e Brendshme për të zbuluar kokat e kësaj masakre. Pa dijeninë e Ministrit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Policisë nuk mund të hidhej asnjë hap. Njëri (Drejt.Policisë) do bënte kërkesat, përcaktonte modelet dhe do i merrte në dorëzim, tjetri ( Ministri) do nxirrte urdhërat, dhe i treti (Sekret. Përgjithshëm) do realizonte Tenderin. Të tre këta dolën pa lagur, edhe pse KLSH i nxori fajtor! U dënuan ca komisionerë, që kishin firmosur, por edhe disa të tjerë, që nuk kishin pranuar të firmosnin me arsyetimin:- Përse nuk denoncuat Ministrin, Sekretarin dhe Drejtorin e Përgjithshëm? Që të katërta këto probleme janë trajtuar nga 2016-ta e në vazhdimësi në Gazetën “Telegraf”. Sot jemi në 2024 dhe ne sërish apelojmë për drejtësi !