Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf
Në vend të kartolinës së urimit për Vitin e Ri 2024…!
/Telegraf.al/ Të dashur vëllezër dhe motra, nëna, baballarë, gjyshër, nipër dhe mbesa, miq kudo ku jeni, këtej Drinit në Shqipëri, apo matanë Drinit në Kosovë, si dhe në trojet tona në Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri.
Të shenjtët bashkatdhetarë që jetoni dhe punoni kudo nëpër botë dhe që me kursimet tuaja ushqeni dhe mbani me ilaçe një pjese të konsiderueshme të familjeve tuaja në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare! Gëzuar vitin e ri 2024!
Sot, data shënon 1 Janar 2024 ! Është dita e pare e Vitit të Ri, ndaj: Gëzuar! Kalofshi 2024-ën, si është më e mira për Ju, me miq e dashamirës. Uroj dhe lutem që Viti i Ri 2024 të jetë me këmbë të mbarë për të gjithë; gjithmonë një Vit bekimesh dhe begatish, por të jetë gjithashtu edhe një vit gëzimesh familjare, me sa më pak halle dhe realizim të ëndrrave personale.
Shumë të nderuar emigrantë shqiptarë, që jeni larguar prej papunësisë, mbijetesës, apo për një jete më të mirë për familjet tuaja: Gëzuar Vitin e Ri 2024! Shëndet për ju vëllezër e motra që në deje ju rreh gjak shqiptari…
Pensionistët
Është koha që të kujtoni suksesin e arritjeve tuaja, por edhe të nxirrni mësime nga dështimet e pushteteve me trajtimin tuaj. Një fjalë e urtë thotë: “Më të varfër se ata që nuk kanë të hanë, janë ata që nuk kanë të ngopur”. Trajtimi me Pension të Posaçëm, me mbi 1 milion lekë në muaj të disa klientëve të partisë ( patronazhistët e vjetër) është një turp i madh përballë 670 mijë pensionstëve, që iu dha gjysëm gjeli shpërblim për gjithë vitin. Këtu përjashton ata figura që kanë dhënë një kontribut të shquar për atdheun dhe e meritojnë vlerësimin shtetëror dhe bekimin e qytetarëve.
Për pensionistët që ndërtuan Shqipërinë, rrugët dhe urat, minierat, dhe HEC-et, zbuluan Naftën dhe ngritën rafineritë e përpunimit, hekurudha, shkolla, universitete dhe spitale, fabrika, uzina, teatro, cirkun, kinostudion dhe rrjetin e kinemave; thanë kënetat dhe elektrifikuan vendin; ish-kooperativist, punonjës të bujqësisë, ushtarakë, që mbrojtën me gjak kufijtë e vendit, etj. Luftoni më shumë për rritjen e pensioneve tuaja, pasi sot djersën dhe gjakun e brezave tuaj, po e përfitojnë Shushunjat e brendshme dhe Oligarkia ndërkombëtare. Ndaj është koha që të kujtoni suksesin e arritjeve tuaja, por edhe të nxirrni mësime nga dështimet e pushteteve me trajtimin tuaj. Një fjalë e urtë thotë: “Më të varfër se ata që nuk kanë të hanë, janë ata që nuk kanë të ngopur”. Trajtimi me pension të posaçëm, mbi 1 milion lekë në muaj të disa klientëve të partisë ( patronazhistët e vjetër) është një turp i madh përballë 670 mijë pensionstëve, që u dha gjysëm gjeli shpërblim për gjithë vitin. Këtu përjashton ata figura, që kanë dhënë një kontribut të shquar për atdheun dhe e meritojnë vlerësimin shtetëror dhe bekimin e qytetarëve.
Respekt për Heronjtë e Luftës dhe të Punës, por një përulje e veçantë shkon edhe për të gjithë intelektualët burra dhe gra, që u dënuan, u internuan dhe u pushkatuan gjatë sistemit të Diktaturës Komuniste për Fjalën e Lirë dhe se e donin Shqipërinë përkrah Perëndimit. Regjimet u munduan të këpusnin sa më shumë lule, por nuk e ndalën dot pranverën, që solli gjaku i kulluar i luftëtarëve të Luftës për Çlirim dhe atdhetarëve për Liri dhe Demokraci.
Të dashur vëllezër dhe motra
Le të jetë ky një vit i bekuar për Ju dhe familjet tuaja të ngushta dhe atë më të gjerë, të shoqërisë, miqve dhe mbarë Kombit. Qoftë ky një vit plot jetë, të lumtur, me shëndet dhe begati, por edhe qetësi dhe vëllazërim për një bashkpunim më të thellë për zgjidhjen e problemeve të vendit me Maturi, Drejtësi dhe Dashuri. Syçelur dhe mëndjemprehtë ndaj atyre, që nuk na duan si Komb ose dëshirojnë të na shohin keq e më keq, të huaj dhe të brendshëm në bashkpunim me ta.
Mirënjohje pa fund për të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë së sotme dhe atyre që na mbështetën që nga dita e parë e themelimit dhe Pavarësisë Kombëtare.
Mbetemi me shpresën për një vit të mbarë për të gjithë, por në veçanti për familjet e prekura nga tërmetet dhe që kanë mbetur akoma pa banesa ose me bonuse qiraje dhe pa shpresë, për t’u përdorur qëllimisht nga politika nëpërmjet premtimeve për fushatat zgjedhore.
Së fundmi, Zoti mos na lëntë pa miq strategjik si Europa Perëndimore dhe SHBA-të, por mbi gjithçka të jemi të bashkuar si popull, pa dallime fetare, krahinore, ngjyre dhe rrace. Në të kundërt politikanët e huaj dhe qeveritarët vendas do tallen dhe luajnë komedi me ne si popull….!
Si gjithmonë, Ju falenderoj nga zemr !



















