Ëngjëll Musai: Edhe tapitë e legalizimeve, ndahen në fushat e basketbollit

500
Sigal

 

Dje qindra  banorë dhe kalimtarë të kryeqytetit u ndjenë
krenarë se më në fund  Pallati i Sportit
Partizani (sot Asllan Rusi) u mbush plotë e përplot. Ndoshta të gjithë mendonin
se do ishte ndonjë ndeshje e rëndësishme e basketbollit  ose ndonjë takim brezash dhe sigurisht
prezenca e rojeve të gardës së Republikës të linte të kuptoje se aty kishte
shkuar Kryeministri Rama, edhe pse ai nuk është shquar apo djersirë si
sportist. Por sapo futeshe brenda  godinës  apo kur televizionet filluan transmetimin
LIVE, shikoje shkallët e Pallatit të Sportit të mbushura plot dhe vetë fusha
ishte e zënë. Po vrisnim mendjen dhe menduam, mbase e kanë bërë qëllimisht për
të luajtur me fushë të vogël ose me një kosh. Por përsëri u gabuam. Ajo që na bëri
përshtypje dhe  që  ngjalli shumë 
nostalgji tek teleshikuesit kishte të bënte me faktin, se ajo skenë
ishte mot a mot me koncertet kur në Pallatin e Sportit shkonte “shoku Enver”
dhe para tij këndohej kënga “dhe kur thotë dita njëmijë nënës prapë i duket
pak”. Si duket rolin e nënës e kishte Tan Lame i cili me një hyrje model e la
shumë mbrapa  Shabanin që, për hir të së
vërtetës duhet pranuar, se  nuk para i
servilosej kaq shumë liderit të tij.

Shaban
apo Artan Tapia?

Shqiptarët më në fund nuk besojnë
më tek batuta  Shaban Tapia, pasi Tan
Tapia e ka lënë shumë prapa  personazhin
e kryekarvanierit të shtetit. Gjithsesi, Tani falë regjisë dhe milionave të pabëra
publike për këtë eveniment, arriti që të ngjallte entuziazëm sigurisht, jo tek
ata që kishin 20 vjet që prisnin një copë letër, por tek tifozët e shumtë elektoralë
që ishin porositur që sa herë përmendej një emër apo zoti Rama jepte një tapi të
duartrokisnin dhe fërshëllenin. Të  gjithë
duhet ta dinin se një tapi është baras me një kosh dhe kjo ka shumë rëndësi,
pasi hallexhinjtë  e zonave të  thella e hanë kollaj.

Premtimi  elektoral për legalizimin falas

Legalizim falas u premtua nga
Rama në fushatën e 2013-ës. Por tani që po afron fushata e 2017 ky premtim u
transformua dhe  mashtrimi arriti kulmin
kur ditën për diell apo edhe pa diell, por nën dritat e projektorëve të fushës
së basketbollit  u tha, se me legalizim
falas kishim parasysh pranimin e dokumenteve 5 mijë lekëshe apo geint planet 3
mijë lekëshe të shtëpive, të cilat ishin dorëzuar para se vetë basketbollisti, më
vonë kryeministër të vinte në pushtet.

Prologu

Dhënia e tapive në një fushë
basketbolli  ishte tregues, se loja
vazhdon dhe se shqiptarëve do u jepet një copë letër e pavlerë pasi  asnjë nuk ka mundësi në këto kushte të paguajë
miliona. Papunësia, situata  e rëndë
ekonomike, emigrimi për bukën e gojës e bëjnë të pamundur këtë mision dhe as më
shumë dhe as më pak këto tapi të Tanit dhe Edit do jenë si topi i basketbollit
që futet nga lart dhe del nga poshtë. Dhe loja vazhdon me të njëjtët lojtarë
pavarësisht se “qentë lehin, karvani vazhdon të ecë përpara”…