Një Minutë ore një minutë…po vidhni ore me radhë..! çudi e madhe me ju gazetarët që thoni se vjedhim me sy hapur..!
(Intervistë e supozuar e “Kusurmadhit” me një nga tre Alketat )

Po ja more, më akuzojnë mua se gjoja në bashkëpunim me disa kolegë të tjerë, dmth si një grup bluzash të bardha jemi implikuar në korrupsion. Pra mua Alketën bashke me Gashin e ca të tjerë, me akuzojnë se të sëmurët me tumor i nisim gjasme në klinika private dhe se ilaçet e qendrës tonë dmth te repartit onkologjik jua u shesim nëpërmjet farmacive.

Pa folur këtu se kushedi se çfarë kurdisin për “kimio-terapinë” hyrje daljet nga spitali të dhënat e analizave që gjasme i bëjmë të tilla sikur të jenë me tumor dhe në të pastajmen ata mbasi ndërrojnë jetë na akuzojnë ne se jo vetëm se u kemi marrë pare, por dhe se me ato çka bëjmë u përshpejtojmë vdekjen. Mirë që nuk na kanë bërë vampira që hamë ushqimet dhe gjakun e tyre. Ja pra ky është problemi.

Kësaj here më ra telefoni në një moment kur po drekoja dhe më ngeli luga gati në fyt teksa dëgjova zërin e njohur të K/redaktorit, i cili me tha :
“Kusurmadh”… ! Kusur e ke po nxito urgjentësisht te enkologjiku se ka plasur një skandal i madh, dhe mbasi të mbarosh atje të shkosh e të intervistosh ministren e fatkeqësive shëndetsore….
E lashë lugën bosh…jo që bosh e kishja dhe u bëra gati të nisesha direkt. Vesha bluzën e bardhë…teksa dëgjova time shoqe duke më bërtitur: …Naaaaa ku shkon hiqe atë bluzë , se do të turren ty gazetarët. Kish të drejtë e hoqa por ç’të vishja?! Vesha një palë tumane si të Ramës një kollare si të Salës, u kreha mire e mire si Luli dhe dola para pasqyrës. Bëra të nevrikosesha dhe hakërrohesha si Lili, por jo nuk e bëra dot , sepse natyra ime e butë nuk mundej të realizonte pamjet e Metës. Gjithsesi u nisa… Kur shkova atje ç’të shikoja? Mbledhur gjithë ajka informative madje dhe gënjeshtarë kalibri, të cilët kishin vendosur në mes një femër duke i kërkuar asaj llogari për skandalin. Pa rënë në sy pyeta një kolegun tim: – Ore aman për kokën tënde, më thuaj çka ngjarë? Mos Salës nuk i kanë dalë mirë analizat dhe ja kanë ngatërruar, apo mos i ka ndodhë gjë Ramës, or aman… dhe na la kampin e përqëndrimit në Gjadër pa ndërtuar , duke i lënë ata afrikanët e zinj të sorollaten nëpër Mesdhe?!
– Po jo ore jo ! Ata shyqyr i kena mirë e shëndoshë si koqja e thonës, po lere lere e u ka bo nami pasha zotin u ka bo..! – mu përgjigj kolegu që as unë nuk e njihja e as ai nuk me njihte . E ndërsa unë po bëhesha gati t’i çoja afër gojës mikrofonin mjekes onkologe dëgjova:- Po një minutë, ore një minutë po vidhni ore me radhë..por menjëherë ndërhyri duke u vetkorrigjuar, po flisni ore me radhë, sepse ju gazetarët po e shtrëmbëroni të vërtetën, jo që mua më kini deformuar surratin, më kini hequr rimelin, më kini lenë pa vetulla e mi kini shtrëmbëruar sytë sikur të isha ajo shtriga në përrallën me “ Borëbardhën” që i nguli karficën me helm dhe e vuri në gjumë gati për të vdekur atë gocën e shkretë. Po ne jemi armata më humane në botë dhe për këtë ta dini që jemi betuar përpara popullit tonë me formulën e Hipokratit, teksa ju gazetarët na bëtë sikur ne mjekët e sidomos kirurgët të ishim hipokritër…
– Zonjë, ju drejtova unë, përse bëhet fjalë çfarë ka ndodhur moj aman dhe të me falni që nuk jam mirëinformuar !
– Po ja more , më akuzojnë mua se gjoja në bashkëpunim me disa kolegë të tjerë, dmth si nje grup bluzash të bardha jemi implikuar në korrupsion. Pra mua Alketën bashke me Gashin e ca të tjerë, më akuzojnë se të sëmurët me tumor i nisim gjasme në klinika private dhe se ilaçet e qendrës tonë dmth të repartit onkologjik jua u shesim nëpërmjet farmacive, pa folur këtu se kushedi se çfarë kurdisin për “kimio-terapine” hyrje daljet nga spitali të dhënat e analizave që gjasme i bëjmë të tilla sikur te jenë me tumor dhe në të pastajmen ata mbasi ndërrojnë jetë ( sepse dihet që mbi 80% e tyre përfundojnë në vdekje) na akuzojnë ne se jo vetëm se u kemi marrë pare, por dhe se me ato çka bëjmë u përshpejtojmë vdekjen. Mirë që nuk na kanë bërë vampira që hamë ushqimet dhe gjakun e tyre. Ja pra ky është problemi
– Zonjë. Por mesa u informova juve ju ka dalë emri dhe jo rastësisht, sepse jini nË mos përgjegjëse direkte ju mbani përgjegjësi për çka ndodh në këtë repart dhe mendoj se nuk ju akuzon askush kot për së koti.
– Po ne jemi këtu tre Alketa e ku ta di unë se për cilën Alketë bëhet fjalë, fundja unë jam figurë e pastër dhe sikur…
Unë ndërkohë e ndërpreva duke i thënë: Po në punë a do të shkoni me këtë megaskandal që ka plasur?!
-Po kush je ti more , po kush je ti ore çapaçul bashkë me këta të tjerët ? Arti i juaj i llafezanllëkut duhet të dije ta ruajë dhe etikën e jo të bëheni megafonë të prishur që vetëm çirreni e bëni zhurmë… e tashmë jam unë ajo të pyes : Po sikur unë të dal figurë e pastër a e di se kam për të të hedhur në gjyq për shpifje duke na akuzuar me pa të drejtë se në vend që ne t’u shërbenim me përkushtim pacientëve u merrnim atyre gjasme jo vetëm paratë, por në fund dhe jetën?! Ti a do e kesh burrërinë që të përballesh me mua dhe stafin tjetër që nga ata të ekipit të ndërhyrjeve kirurgjikale e deri te ato farmacistët që shisnin ilaçet tona të spitalit ?! Hëëëëë ta mba bytha të përballesh me mua ? E me që ra fjala te bytha po ta them pa as më të voglën ndroje se ne madje kemi bërë dhe operacionin më të vështirë që nuk e ka arritur deri tani asnjë klinikë në botë. Na ndodhi një ditë, që pacienti ynë kish tumorr në fyt, por për fatin e tij të keq ai kishte dhe bajamet të infektuara ?! Si të bënim ? Po të operonim tumorrin do na infekoteshin aty për aty bajamet (në gjuhën tonë ne u themi angina) po t’i operonim anginat do merrte zhvillim të menjëhershëm tumorri i fytit.. E di ti se çfarë bëri Mond Gashi bashkë me ekipin? Ja jua u them unë.
Gashi mendoi që atë fakir fukarain ta operonim . Në fillim t’i hiqnim anginat, por jo nga goja. Tani me aparaturat moderne ja futëm sondën nga bytha dhe i nxorrëm prej andej anginat pa as më të voglin shqetësim duke evituar infeksionin dhe shkallën e përhapjes me shpejtësi të tumorrit në fyt. Ishte një sukses i paparë!
Unë- Dhe shpëtoi?!
Alketa . – Jo ai nuk shpëtoi, sepse tumorri në fyt është mjaft i rrezikshëm, ama anginat ja u operuam me sukses të plotë. Puna e jonë u shpërblye dhe nga Ministria e shëndetësisë.
Mbasi dëgjova direkt këtë ndodhi nga Alketa nuk e pashë më aspak të nevojshme të intervistoja Ministren e fatkeqësive shëndetsore teksa në çast mendova: Këta na e futkan sondën nga bytha dhe ne nuk ditkemi gjë !.. Sos vetëm këta mor aman dhe në moment vura dorën mbrapa…
E kisha të kotë! Dora nuk të mbron dot madje as piastrat e çelikut përpara kësaj shoqërie të degjeneruar totalisht deri në qelizë.





















