Dritan Shano: OBSH shërbeu si dordoleci i terrorizimit të njerëzve për 4 muaj

117

OBSH, pasi shërbeu si dordoleci i terrorizimit të njerëzve për 4 muaj, duke shkaktuar dëme faktike të paimagjinueshme ekonomike, sociale dhjetëra fish më të larta se dëmet e imagjinuara shëndetësore të Covid-19, del dhe thotë se virusi nuk do largohet asnjëherë.

Po mirë, mo ju të OBSH, dhe ju politikanë qelbësira që zhytët botën në mjerim, po cili virus nga 370 trilionë viruse që kemi në trup, pasi është shfaqur, është larguar ndonjëherë nga jeta jonë?

Virusi kur shfaqet, nuk largohet më, por mbetet ndër ne. Dhe transmetohet brez pas brezi, si dije genetike e çdo njeriu. Çdo virus vjen me sherr në këtë botë. Zihet me qelizën. Në këtë sherr fillestar, ka njerëz që humbin edhe jetën. Por në fund fiton gjithmonë qeliza. Gjatë këtij sherri krijohet rezistenca, imuniteti i njeriut. Virusi, gjithnjë humbet, zbutet, bëhet shtëpiak, i vlefshëm për jetën, më pas bën sherre të vogla por asgjë më shumë se kaq.

Intepretimi i Covid-19 sikur është i ndyshëm nga viruset e tjerë, që në fillim nuk ishte shëndetësor, por ishte politik. Rezultatet e këtij “interpretimi” vetëm sa kanë filluar të shpalosen, por të gjitha ato kanë të bëjnë me kufizimin e lirive të individit, duke minimizuar rezistencën e njerëzve ndaj vënies së tyre nën kontroll politik, ekonomik, shëndetësor dhe dixhital, përmes zvogëlimit të kontaktit mes njerëzve, varfërimit ekstrem dhe përkeqësimit të shëndetit imunitar të tyre.