Akademik Artan Fuga: Studentët kanë nivel të ulët të anglishtes, por sa laboratorë kanë shkollat?

272
Sigal

Rezultatet e provimit të Gjuhës Angleze këtë vit ka treguar një ulje të dukshme të nxënësve ekselentë, dhe një rritje domethënëse të atyre që kanë “ngelur”. Akademiku Artan Fuga, thotë se shifrat në vetvete nuk kanë kuptim, dhe rëndësi ka një krahasim.

”Të bëhet krahasimi midis notës që nxënësit kanë marrë në shkollë dhe notën e testit, dhe krahasimi do të më thoshte shumë, përshembull nëse shkolla është tolerante dhe në një test tjetër situata ndryshon. Sipas meje duhet të bëhet rregull që diferenca midis notës mesatare në tre vitet e fundit me notën në provimet e maturës, të jetë një e dhënë për rankimin e shkollave të mesme, sipas zonave, por edhe për mësuesit dhe përparësinë e tyre në karrierë”.

Fuga nuk mohon problematikat, pikërisht për njohuritë gjuhësore. Pedagogu i njohur thekson edhe se “vjet unë jam skandalizuar nga testi i letërsisë, me të famshmin Turi, ku nuk kishte metodologji shkencore, nuk dihej a ishe në gjuhësi a në logjikë, një kaos i jashtëzakonshëm. Nuk e di për matematikën sot, por nga momenti kur drejtuesja e ministrisë e njeh që ka një problem, dhe mbas konkursit premton që do të rishikohen pikët, e marr të mirëqenë problemin. Është rasti i dytë rresht, është shume e rëndë dhe nuk nxirret përgjegjësia”.