Dr. Zekri Palushi: Patriotizmin, dashurinë për familjen, dhe kombin Shqiptar, duhet ta tregojmë sot

26

“Çfarë kontrasti, Në vitin 1991, Sekretari i Shtetit Amerikan, James Bejker, vjen në Shqipëri, dhe në krah të Sali Berishës, dhe në prani të qindra-mijëra Shqiptarëve, pret kordonin e demokracisë së sapo lindur, ndërsa, në vitin 2024, po Sekretari i Shtetit Amerikan, në këtë rast Antony Blinkën, vjen në Shqipëri, dhe në krah të Edvin Ramës, dhe pa praninë e popullit, i thotë ‘’Lamtumirë Demokracisë’’ Shqiptare”

Sigal

Telegraf.al / Të dashur bashkatdhetar! Deri më sot, 20 Shkurti për popullin Shqiptar, simbolizon rrëzimin e shtatores së një diktatori të vdekur, ndërsa, nga nesër e mbrapa, kjo datë do të hyjë në histori, si një ditë tepër e shenjtë, që në historinë tonë kombëtare, do të kujtohet si dita e rrëzimit të një diktatori të gjallë. 

E dimë mjaft mirë, se ju tashmë jeni plotësisht të ndërgjegjësuar për çfarë do të protestoni sot, por unë, për të ndihmuar sado pak ndërgjegjen tuaj, po ju kujtoj poshtërimin më të fundit që Antoni Blinkën, Sekretari i Shtetit Amerikan, gjatë vizitës së tij në Tiranë, me një karshillëk të plotë, i përcolli popullit Shqiptar, ndërkohë që me një paturpësi të pashoqe, megallomajaku Edvin Rama, në emër të popullit Shqiptar, (pra në emrin tuaj), po i shprehte mik-pritjen Zotit Blinkën, duke cituar Kanunin e Lek Dukagjinit, kur të gjithë e dimë se ata njerëz, që mundoheshin t’i ruanin zakonet e këtij Kanuni, persekutoheshin nga babai i tij, Kristaq Rama, dhe daja i tij, Spiro Koleka.

Zoti Blinkën, gjatë 8 orëve të qëndrimit të tij në Tiranë, nuk hezitoi që me veprime konkrete, dhe naivitet të qëllimshëm, të demonstronte se arsyeja e kësaj vizite ishte një urdhër nga bosi i tij i vërtetë, mega-spekullatori kriminel internacional, George Soros.
Sigurisht që të gjithë e keni nuhatur se përgjegjëse protokolli, dhe suflere e Blinkën, gjatë këtij 8-orëshi, ishte Yuri Kim, ish-ambasadorja Amerikane, me një veprimtari të njohur anti-diplomatike, pro-socialiste, dhe thellësisht anti-demokratike, në favor të Edvin Ramës.

Edhe Antony Blinkën, me një sjellje prej servili, krejt me dashje, shkeli çdo normë diplomatike, duke e përqëndruar vemendjen e tij në lëvdata të neveritshme ndaj kryeministrit sharlatan, anti-shqiptarit më të korruptuar në historinë e kombit tonë, Edvin Ramës, -ndërkohë që ai, e dinte mjaft mirë se si rrezultat i manipulimeve korruptuese të Rama-Soros-McGonigal, Blinkën në emrin e DASH, kishte zyrtarizuar shpalljen e ‘’Non-Gratës’’, e si rrezultat, simboli i demokracisë, dhe Lideri i Opozitës Shqiptare, Profesor Doktor Sali Berisha, në rrugën e ndëshkimeve progresive, më 30 dhjetor, 2024, përfundoj në në arrest shtëpie.

“Prandaj, sot është rasti i vetëm, , që me protestën tuaj, të tregoni se Shqipëria s’përfaqësohet nga një anti-Shqiptardhe se ky ‘’Vend i Shqiponjave’’, i përket Shqiponjave, dhe vetëm Shqiponjave.”

Çfarë kontrasti, –Në vitin 1991, Sekretari i Shtetit Amerikan, James Bejker, vjen në Shqipëri, dhe në krah të Sali Berishës, dhe në prani të qindra-mijëra Shqiptarëve, pret kordonin e demokracisë së sapo lindur, ndërsa, në vitin 2024, po Sekretari i Shtetit Amerikan, në këtë rast Antony Blinkën, vjen në Shqipëri, dhe në krah të Edvin Ramës, dhe pa praninë e popullit, i thotë ‘’Lamtumirë Demokracisë’’ Shqiptare -si, me shumë të drejtë konkludon në shkrimin e tij të djeshëm, të botuar në gazetën ‘Telegraf’, ish-drejtori i VOA, -miku im i nderuar, Zoti Frank Shkreli.

Bashkatdhetarë të nderuar, -mesazhi ‘’pa dorashka’’ i zotit Blinkën ishte mjaft poshtërues, jo vetëm për ne, por edhe për popullin mik Amerikan, dhe vetë SHBA. Ai la të kuptohej se Edvin Rama, (edhe pse kishte korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI Amerikane, siç ishte Charls McGonigal, edhe pse ishte kryeministri më i korruptuar në Europë, edhe pse e kishte kthyer vendin e tij në një-person shtet, edhe pse kishte kthyer vendin në një qendër pastrimi parash, dhe dispeçeri droge, edhe pse kishte korruptuar disa liderë të PDSH-së, dhe vendosur në arrest shtëpie Liderin e Opozitës, edhe pse rrevolta e popullit Shqiptar po arrin pikën e vlimit ), prap se prap, për Zotin Blinkën, -Edvin Rama ishte një ‘’udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë’’!!!

Një interpretim më i thjeshtë i këtij mesazhi do të ishte: ‘’Edvin Rama, -ju do të jeni kryeministri i Shqipërisë, ndërsa ne (Sorosi) do të jemi pronarët e saj’’.

Prandaj, sot është rasti i vetëm, dhe më i miri rast, që me protestën tuaj, t’i tregoni Zotit Blinkën, se Shqipëria s’përfaqësohet nga një anti-Shqiptar, si Edvin Rama, dhe se ky ‘’Vend i Shqiponjave’’ (siç e tha edhe vetë Blinkën), i përket Shqiponjave, dhe vetëm Shqiponjave.

Në mbyllje, edhe njëherë, Ju, bashkatdhetarëve tanë të nderuar, në emër të Shqiptarëve të Australisë, ju shprehim mbështetjen tonë të plotë, dhe rrespektin tonë të thellë për misionin tuaj fisnik, në luftë për t’i kthyer nderin e rrëmbyer vehtes tuaj, vendit tonë, dhe kombit tonë.

Çohuni të gjithë, mos e turpëroni më tej vehten, mos prisni që të tjerët të sakrifikohen për ju! Kthejani krenarinë vehtes, dhe familjeve tuaja!

Mos u ktheni pa fitore!