Beqir Sina: Biden-Trump, është më unik në histori

36
Sigal

Nga Beqir Sina

Ja pse?

Dy kandidatët më të moshuar ndonjëherë në garën për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, do të takohen ballë për ballë të ejten  më 27 qershor, në një debat televiziv si asnjë tjetër; Njëri akuzon rivalin e tij se përbën rrezik për demokracinë, tjetri e akuzon kundërshtarin se është i korruptuar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, 81-vjeçar, dhe ish-presidenti amerikan, Donald Turmp, 78-vjeçar, janë në garë të ngushtë, sipas sondazheve të opinionit publik, kur u kanë mbetur më pak se pesë muaj deri te zgjedhjet e 5 nëntorit.Shumë votues janë të pavendosur, dhe presin të shohin debatin që pritet të shikohet në shifra rekorde, më shumë për shkak të momenteve dramatike, sesa për shkak të diskutimeve të politikave të presidentit demokratik dhe konkurrentit të tij republikan.
Debati hapës i fushatës presidenciale 2024 është pothuajse unik, dhe do të jetë ndryshe nga çdo tjetër debat presidencial në historinë e SHBA.
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump do të jenë në të njëjtën skenë(studio CNN) të enjten, më 27 qershor, për herë të parë që nga debati i tyre i fundit më 22 tetor 2020. Ky debat vjen pas një sezoni të shkurtër fillimor jokarakteristik, pasi asnjëri nga këta dy kandidatët nuk u përball qofte edhe me një të fortë, dhe të ndjenin kërcënim për emërimin e partive të tyre, në primare. Ky debat presidencial gjithashtu vjen ndërsa sondazhet kan filluar të shtrëngohen, me Biden që herë e eklipson Trumpin, the Trumpi eklipson Biden. Por duhet cekur, se Trumpi, ka qenë gjithmonë udhëheqës i sondazhve, derisa presidenti Biden për herë të parë në këtë cikël sondazhes, në sondazhin e agreguar të FiveThirtyEight, kaloi lehtë me 3%, Trumpin, megjithëse Trumi mban një epërsi të lehtë në një numër sondazhes sidomos mes shtetesh të lëkundur.
Jo vetëm që debati i së enjtes, i organizuar nga CNN, do të jetë i domosdoshëm për të gjithë votuesit e mirëinformuar, por do të jetë gjithashtu një ngjarje historike unike, që mund të riformësojë dy fushatat presidenciale në vijim.
Biden, me pranimin e kërkesës së Trumpit në mars, për debat, simbas ekspertve demokrat të këtyre debateve presidenciale,  mendohet si do t’i jep “goditjen” e parë  Trump-it para se të fillojë debati të ejten më 27 qershor.
Ndërkohë, janë strategjistët republikan që thonë se pranimi i kërkesës së Presidentit Biden, për debat me kërkesën e Trumpit, Bideni ka marrë “goditjet e para” pa filluar debatin e tij me Donald Trump para se Trumpi të fitonte gjyqin.
Të dy kandidatët mund të përballen me pyetjet nëse janë të gatshëm fizikisht dhe në aspektin mendor, për të kryer detyrën e presidentit; “Trump pretendon se Biden nuk ka aftësi as fizike dhe as mendore për kryer këtë mandat, derisa Biden e quan paraardhësin e tij, “të turbullt” dhe të rrezikshëm për normat demokratike.”
Ekspertët e këtyre debate presidenciale thanë sot, se rregullat e CNN për përballjen në studion e rrjetit në Atlanta më 27 qershor janë aq të rrepta sa Trump mund të “pengohet” në përpjekjet e tij për të përfshirë presidentin në një debat të vërtetë kokë më kokë dhe për ta penguar atë, me qëllim “çekulbrimi”.
Gjendja mendore dhe fizike e Bidenit është tema kyçe që e ka përcjell atë këtë kohë, dhe për të cilën është spekuluar në shumë fronte, teksa presidenti aktual kërkon një mandat të dytë.Kritikët kanë thënë se ritmi i tij po ngadalësohet, duke marrë si shembull rrëzimet e tij të herëpashershme. Aleatët, në anën tjetër, pretendojnë se ai është në formën më të mirë.Trump e ka tallur shpesh Bidenin nëpër marshet që ka organizuar, duke thënë se nuk është në gjendje të mbajë pozitën e presidentit.
Mosha e presidentit rrit dilemat edhe te shumë votues tjerë, përfshirë demokratët.
Trump nuk është përballur saktësisht me të njëjtat kritika, mirëpo ka habitur shumë përkrahës të tij, kur me raste i ka përzier emrat, apo kur e ka identifikuar gabimisht Bidenin me ish-presidentin amerikan, Barack Obama.
Analistët thonë se nuk është për t’u habitur që CNN-i I pavarur, por i anaçuar si i demokratve, është përpjekur të krijojë një fitore në debatin e parë për Biden, por më e habitshme që fushata e Trump ishte mjaft e butë për të rënë dakord me rregullat.
Mikrofoni i kandidatit që nuk flet do të jetë i mbylluar gjatë gjithë debatit, që do të thotë se Trump e Biden, do të mbeten për pjesën më të madhe të kohës, vetëm në kohën e përgjigjeve. Katër vjet më parë, Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur Bidenin, duke e shtyrë Biden të thoshte në mënyrë as pak diplomatike “A do ta mbyllësh gojën, burrë!” – “Will you shut up, man!”
Moderatorët për debatin – thuhet se janë të regjistruar si votues demokratë, Dana Bash dhe Jake Tapper – “do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të zbatuar kohën dhe për të siguruar një diskutim të civilizuar”, sipas CNN.
Kjo është pikërisht ajo që Biden dëshiron, deri sa ekspertetët thonë se Trump dëshiron kaos dhe paparashikueshmërinë.
Por nëse Bash dhe Tapper do të duken se po “heshtin” Trumpin në mënyrë të padrejtë, pas këtij debati kjo mund të nxisë republikanët të shtojnë forcën e përkrahjes së Trumpit, dhe të nxisë ish-presidentin republikan Donald Trump drejt fushatës së “ashpër” kundrejt rivalit të tij Biden.
Nuk do të ketë audiencë debati që Trump të inkurajohet nga durtrokitjet dhe entusiasmi i audiencës së tij, si një dispozitë për të cilën këmbënguli fushata e Biden.
Fushata e Biden kërkoi gjithashtu podiume për të dy kandidatët, të cilët do ta “mbrojnë” nga ndonjë lëvizje e “pakontrolluar” presidentin 81-vjeçar demokrat nga ato çfarë i kanë ndodhur më parë Bidenit “ shpërndarja ose humbja” e vendit të tij në skenë.
Debati 90-minutësh i 27 qershorit do të përfshijë dy pauza reklamash, duke i dhënë Biden pak kohë për të marrë një pushim nëse gjërat përkeqësohen.
Kandidatëve do t’u sigurohet gjithashtu një stilolaps dhe një fletë letre për të mbajtur shënime, të cilat duhet ta ndihmojnë Biden nëse ai humbet fokusin.
Ekspertët e këtyre zgjedhjeve presidenciale mendojnë se pranimi nga strategjistët demokrat të fushatës Biden për debatin e parë më 27 qershor, disa muaj para zgjedhjeve – do t’i japë Bidenit kohë për t’u rikuperuar në rast të një performance të keqe.
Një tjetër lëshim nga Trumpi thuhet se është se debati nuk do të përfshijë kandidatë të palëve të treta si Robert F. Kennedy Jr., i cili simbas sondazheve tregojnë se po dëmton fushatën e Biden. Kennedy ka paraqitur një ankesë zyrtare duke shpresuar të futet në debat, por më kotë, rregullat e CNN nuk e lejonë atë.
Duke rënë dakord për debatin e CNN, Trumpi dhe Bideni po i shmangen Komisionit për Debatet Presidenciale, i cili tradicionalisht ka mbajtur takime televizive për dekada.
Trumpi hoqi dorë nga kontrolli i debatit duke thënë muaj më parë se ai do të debatonte për Biden në “çdo kohë, në çdo vend” – duke u dhënë demokratëve hapjen që u duhej për të pranuar ftesën nga CNN.
Ekspertët thonë se kësaj radhe “Trump duhet të ketë qasje presidenciale” për debatin i parë presidenciale.
Trump do të ketë edhe tendencë që të ankohet, siç ndodh shpesh në rrjetet sociale, se ka grupe që punojnë kundër tij, dhe duke e prezantuar veten si viktimë të komplotit politik.
Testi i temperamentit
Të dy kandidatët njihen për gjakun e nxehtë, dhe për pak durim. Ata njihen për zotërim të skenës, secili në mënyrën e vet. Të dy kanë qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Biden e ka ndërprerë vazhdimisht Trumpin në debatin e parë ballë për ballë, më 2020, dhe si përfundim performanca e Trumpit është vlerësuar si e dobët.
Këtë herë, Trump mund të tentojë t’ia rrisë tensionin Bidenit duke ia përmendur betejat ligjore të të birit, Hunterit, i cili është dënuar nën akuzat se ka gënjyer për abuzimin me drogë dhe posedim të paligjshëm të armës.
Si Biden, ashtu edhe Trump, mund të jenë të paparashikueshëm.
Trump ka refuzuar të marrë pjesë në debatet fillestare të republikanëve në garën për të fituar nominimin, mirëpo ai vendim nuk e ka dëmtuar aspak, pasi me lehtësi të konsiderueshme ka fituar në garën e partisë së tij.
Biden, po ashtu, nuk është ngjitur në skenën e debatit që pothuajse katër vjet.
Biden po rrezikon duke pranuar të debatojë në kushtet e një “kapaciteti” mendor të rënduar :”Një gafë e madhe ose një moment i trubullt-paqartë” mund ta çojë fushatën e tij në një kthesë, të “çuditëshme”.
Por është një rrezik që fushata e Bidenit është e gatshme të marrë, riskun, duke pasur parasysh faktin se vlerësimet e tij të ulëta të miratimit mbeten një problem i madh për rizgjedhjen e tij.
Vetëm një performancë “kalimtare” pra të marrë notë-“kaluese” për Biden mund të ringjallë fushatën e tij dhe të lehtësojë shqetësimet e votuesve për moshën dhe “kapacitetin” e tij mendore.
Ky është i pari nga vetëm dy debatet mes kandidatëve dhe nuk është planifikuar asnjë debat për N/presidentët- VP.
Debati i dytë mes Bidenit dhe Trump është planifikuar për në 10 shtator në ABC.