Ballkani nuk është gogoli i Evropës, po fytyra e saj

778
Nga Ilir VATA

Ballkani, ose Gadishulli i Ballkanit, është një zonë gjeografike në Evropën Juglindore dhe Lindore me kufij të ndryshëm dhe të diskutueshëm me këto fjalë njihet çdo kush që kërkon të njohë këtë rajon, por a është në të vërtetë Ballkani pjesë e Evropës? Problemet që kanë vetë shtetet anëtare më qytetarët e tyre në raport me kërkesat në rritje, punësimin, të drejtat, pushtimi nga emigracioni e bëjnë politikën evropiane ta përngjajë Ballkani si kopje e keqe e dalë nga lufta, si një qytetërim primitiv, agresiv, thjesht dhe vetëm për të trembur civilizimin evropian!!! Nëse spostohemi një shekull më parë, Evropa dhe politika e atëhershme e ndau këtë rajon në copëza për ta bërë një fushë beteje ku përplasen identitete të ndryshme kombëtare, kultura të ndryshme, fe e mentalitete në diversitet që herë pas herë kur është e nevojshme të gërmohet në varrin e vjetër për të hapur varre të reja, nëpërmjet konflikteve. Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit pas luftës së përgjakshme në Kosovë dhe ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut, ka hyrë në një fazë të re, qasjeje me Evropën dhe bashkëpunimit rajonal, falë dhe kontributit të disa liderëve me vizion të Evropës së shekullit të ri, por moshapja është një mendësi që fle në sëndukun e vjetër, e që shërben si gogoli për të trembur të ardhmen. Tri dekada, rajoni i dalë nga diktatura dhe përgjakja po përpëlitet të integrohet në Evropë, ndërsa qasja është gjithë skepticizëm, dhe mosbesimi shpesh herë përbaltës, sepse vënë në plan të parë, krimin, të drejtat e njeriut, dhe kanabisin…etj. Po t’u referohesh këtyre problemeve, vetë Evropa ka paraprirë dekada më parë me krimi, madje strukturimi mafioz vjen pikërisht nga vendet fqinjë dhe në zemër të Evropës ku krimi është sofistikua në përsosmëri, madje ka qenë prezent në politikë për gjysmë shekulli bashkë me korrupsionin. Ndërsa droga është diçka që vjen nga civilizimi dhe jo vendet e varfra, madje disa vende në Evropë e kanë legalizuar bimën problematike kanabis stativa, aq problem për ballkanasit dhe po e përdorin Ballkanin si furnizues të paligjshëm për të fuqizuar kartelet e tyre dhe ndikuar në çmimin e hashashit në të gjithë Evropën, pra Ballkani po përdoret si një stan ku Evropa mund ta përdorë, herë për interesa të saj, ekonomike, narkotike, madje si gogolin e qytetërimit evropian. Ballkani është një rajon gjithë energji për të kapur kohën e humbur nën regjimet diktatoriale, gjithë shpresë për t’u dehur në liri me një moshë mesatare dy herë më të re se Evropa dhe vetëm 22 milionë banorë. E gjitha, një parajsë e vërtetë natyrore, gjithë ujë dhe energji, me popullsi vitale në të gjithë cepat e saj, një vend që jeton brenda Evropës dhe ka qasjen e Afrikës, sepse politika evropiane ende nuk është në stadin ku evropianët t’i trajtojë njësoj kudo ndodhen ata. Politika e dy standardeve që përdor politika evropiane për qytetarët e saj do ta bëjë Bashkimin Evropian në vite dhe në vijim më të pabesueshëm, dhe ata që do dalin nga BE do jenë më shumë se ata do të pranohen anëtar, madje mundet që ky cikël të mbyllet pas çarjes së rrethit nga Britania e Madhe. Ballkani është vendi ku përplaset lindja dhe perëndimi, ku fetë jetojnë në harmoni dhe diversitet, ku etnitete të ndryshme kanë bashkëjetuar dhe luftuar në shekuj si për të thënë se Evropa nuk mund të ketë qetësi pa u qetësuar Ballkani, se fundja është pjesa e saj. Dhe tani që është lënë pas dore, qarqe të vjetra politike po përpiqen ta nxisin Ballkanin drejt një skene të vjetër, pasi konfliktet e mbartura dhe dasitë janë të mëdha, varfëria dhe problemet sociale e kanë i kanë bërë ballkanasit të mbeten në shtegtim dhe qindra prej tyre janë mbytur në det, të tjerë kanë mbetur pyjeve dhe maleve, sepse porta e Evropës është ende e mbyllur dhe qasja ndaj tyre indiferente. Ky duhet të besojnë ballkanasit, nëse Evropa i zvarritën pa mbarim, a kanë ata një shpresë apo mbyllja e portës së Evropës për Ballkanin është shterja e vetë Evropës.
Sigal