Pas një vështrimi të shpejtë në tregun “fshatar” pranë Portit në Sarandë, shikon se shumica e frutave janë importi. Rrush në forma të çuditshme, pjeshkë pa erë, mollë, që shkëlqejnë, kajsi apo dardha që dukshëm nuk kanë asnjë lidhje me fshatin.
Në një cep në dy kosha plastikë pashë fiq. Pak herët, por fiqtë kanë filluar të dalin me sa duket.

Fiqtë të kujtojnë gjithmonë fëmijërinë kur me shokët hypje në pemët dhe mbushje kanatjeren me fiq të bardhë apo të zinj. Gushti gjithmonë për mua është i lidhur me fiqtë, që dikur harliseshin bahçeve të lagjes.
Teksa më vinin në mëndje këto histori, hodha në një qese 8 kokra ”Pedhikul”. Fiku i jugut. I vogël por shumë i ëmbël. Zonja që i shiste pasi i peshoi më dha çmimin. 3 mijë lek. Sa është një kile e pyes për kuriozitet? Ishte 8 para ca ditësh po tani u bë gjashtë më tha. Nuk është shumë e pyeta? Çtë them ngriti supet, një fshatar mi sjell. Këta i marrin më tregoi me dorë ca të huaj që po blinin aty prane.
Mirë turistët që i blejnë- i thashe – po polici, mësuesit, infermierët e plot të tjerë ç’të bëjnë?
I bie më lirë të shkosh t’i mbledhësh vetë në fshat .Po ku mbeti fshat në këmbë tani mo Auron ma ktheu. Nuk e pe çu bë. U dogjën me fiq e rrush.
Duam s’duam prapë nga greku do i marrim edhe sivjet.
Eeee. Se mos vetëm Fikun. Nejse, ika, mesa duket edhe për këtë verë do kujtojmë si dikur hypnim në bahç’e për të mbledhur fiq, se për t’i provuar vështirë do jetë.




















