Artan Fuga: O shtet, ndërtoni një bibliotekë ndëruniversitare në Tiranë

819
Një bibliotekë gjigante ndëruniversitare në Tiranë! 
O shtet, 
të përulem si robërit padishahut të madh dhe rreze-ndriçues, a ka mundësi të ndërtoni një bibliotekë të madhe ndëruniversitare, si një kullë, më e madhja në Tiranë, ku dhjetë kate poshtë toke dhe dhjetë kafe sipër toke, të kishte libra pa fund, dokumente digjitale pa fund, librat më të mirë të botës, salla pa fund për studentët ku ata të kishin oazin e dijes? Bëni atë kullë dhe do të shihni se nuk do të ketë: as veting, 
as ping-pong, 
as gjoja akademi, 
as gjoja reformim, 
as lesheli,
as kazan,
as tepsi,
as majmunëri. 
as borde, 
as bordello. 
A ka mundësi? 
Kulla e vetme që do të ishte legjitime në Tiranë. Aman se sa një kamion a kontejner me drogë kushton. Është pika kyçe që ndan Shqipërinë në hezitimet e saj mes Mesjetës dhe Evropës! 
A ka mundësi? 
Se na mbyti padija, injoranca, skamja! Jemi bërë pocaqi në mendje. Duket se jetojmë në një çmendinë të madhe! Mure, beton, hekur, llaç, drogë jemi bërë. Vlen sa dymijë ministra kulture, 
sa tremijë ministra arsimi, sa dhjetëmijë profesorë, dekanë, rektorë, bordista, sa dyqind mijë akademikë, sa një milion deputetë, sa një vapor plot me zëvendësministra. 
A ka mundësi?
Sigal