FOTO/ Prangoset lushnjari i shumë kërkuar, i dënuar me burg për jetë. Ja emri

581
Një i shumëkërkuar shqiptar nga ana e Interpol është arrestuar nga Policia e Lushnjes gjatë ditës së sotme.
43 vjeçari i arrestuar, Altin Dhamo është i dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin grek, për disa vepra penale që përfshijnë dhe vrasjen.
Gjykata e Përbërë në Trikalon, Greqi, me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale:
“Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.


Sigal